unix beats windows.....
http://blogs.zdnet.com/Murphy/index.php?p=459
nuk dolem pak si shume jashte teme??? :P
unix beats windows.....
http://blogs.zdnet.com/Murphy/index.php?p=459
nuk dolem pak si shume jashte teme??? :P
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga werewolf : 19-11-2005 mė 05:20
The truth may be out there, but lies are inside your head.
Ne fakt jemi pak jashte teme por une nuk doja te nxirrja asnje nga te dy sistemet si me te mirin thjesht thashe se sejcili ka difektet e veta dhe varet se per cfare e perdor.
Zakonisht per lehtesi programimi une perdor linux sepse ka sys_call shume te thjeshta dhe mund te mesoj edhe duke pare kodin etj ose eshte me e lehte te kontrollosh hardware (per ata te automatikes) por kjo nuk do te thote se eshte i perkryer dhe te gjithe e dine se nje hacker mund te thyej sigurine e linuxit ashtu si edhe te windowsit, fundja shumica e tyre bejne viruse per windows jo se nen linux nuk behen dot por se ashtu i do qefi atyre.
Por edhe windows eshte e shpejte. Disa thone se nuk ka stabilitet por mua nuk me ka ngecur ndonjehere, megjithese jam dakord qe bllokohet kur shume perdorues qe bredhin ne internet sa here u del "click yes to install" klikojne "yes" pa u menduar dhe me duket normale pasojat.
Ne windows ka lehtesi per instalimin dhe disinstalimin e programeve , nuk flas per veglat qe ofron por per faktin se ka nje hierarki dhe ti e di se programi qe instalove e ka vendin atje ku duhet ta kete.
Kurse ne linux nuk ka nje gje te tille, nje program qe instalon do fusi ca librari me nje vend , ca dosje me nje vend tjeter , ca dosje me nje tjeter dhe hajde gjeje se si ta pastrosh pastaj. Nuk me duket e veshtire te krijohen programe kompakte edhe linux.
Prandaj pa share linuxin e windowsin them (sidomos qoskes :-)) qe mos e ngrini aq lart linuxin dhe mos e ulni aq poshte windowsin se eshte e vertete se kush e shan e perdor dhe vete. Dhe microsoft ka shume teknik e programues te zotet madje me shume se hackerat.
te dyja jane te mira per qellime te ndryshe.
Postuar mė parė nga werewolf
werewolf,
Nė radhė tė parė ai blog i ZDNet ėshtė shkruajtur nga njė person i Unix. "Written by Paul Murphy, IT consultant specializing in Unix". Sė dyti ai ėshtė artikulli i vetėm nė internet qė flet pėr kėtė studim tė Microsoft-it. Nėse rezultatet do ishin aq tė dukshme, nuk mendon se do ishte shkruajtur diēka nė njė faqe serioze si CNET, PCWORLD, PCMAG, etj.? Sė treti, po tė lexosh vetė artikullin e Microsoft, ke pėr tė parė se interpretimi i blog-erit ėshtė tepėr i ekzagjeruar.
Edi
lexoni kete artikull ketu: ne kernelthread.com
http://www.kernelthread.com/publicat...curity/uw.html
qe krahason sigurine e Windows dhe Unix dhe po ta lexoni te gjithin qe fillon nga ketu http://www.kernelthread.com/publicat...ity/index.html do te keni dhe disi idene e problemeve qe diskutohen ne pjesen qe krahason dy OS.
Ky me eshte dukur mjaft objektiv me fakte te cilat mund ti diskutojme dhe jo te leshoni fraza si "S'të dëgjon koka o qoskë." dhe pastaj te me jepen nje mori emrash gja teknologji qe bazohen te gjitha ne nje model te vetem COM(kjo vetem sa per shembull) pasi ACTIVEX <--- problemi me i madh i sigurise ne windows.
edspace,
^^^^^^^^^^Windows Marketing^^^^^^^^^^I vetmi argument që mund të kesh kundër Windows është prekshmëria ose dobësia kundrejt programeve keqbërëse si virusët, reklamat, spiunët, etj. Microsoft vuri re pakënaqësitë e përdoruesve dhe u përgjigj duke azhurnuar Windows XP me SP2, duke përmirësuar sistemin azhurnues, duke nxjerrë murin mbrojtës (firewall), duke nxjerrë Microsoft Antispyware, si dhe ka plane për të nxjerrë Internet Explorer 7.0, mbase dhe ndonjë antivirus.
Pse ekzistojnë probleme të tilla?
1. Sepse nuk ka programues të përkryer që të shkruaj kod 100% të sigurtë dhe Windows ka me miliona rreshta kod, disa herë më shumë se sistemet e tjerë.
2. Sepse ka tipa (si ca e ca në forum) që nuk u pëlqen Microsoft për arsye të ndryshme, që nuk kanë lidhje fare me informatikën, dhe mundohen natë e ditë të gjejnë gabime.
3. Sepse ekzistojnë adoleshentë që duan të njihen në internet e televizor si hackera të famshëm dhe domosdo që do sulmojnë sistemin më të famshëm, Windows.
4. Sepse Windows nuk është sistem vetëm për ekspertët e programimit dhe rrjeteve, por për njerëz të të gjitha niveleve, që nga ata fëmijët në fillore, deri tek pleqtë e plakat. Këta të fundit nuk kanë shumë njohuri për të përdorur kompjuterin qysh duhet, kështu që sado i sigurtë të jetë Windows, prapë do e dëmtojnë kompjuterin për shkak të injorancës e pakujdesisë.
5. Sepse nuk mund të kesh një sistem 100% të sigurtë pa sakrifikuar lehtësinë e përdorimit. Windows, ndryshe nga sistemet e tjerë, nuk mund të sakrifikojë shumë lehtësinë sepse siç u përmend më lart, ka përdorues që nuk dinë ç'është interneti e emaili, e jo më të dinë për virusët, antivirusët, firewall, trojanet, spiunët, etj.
Për ata që mendojnë se sistemet e tjera janë më të sigurtë, shikoni çfarë ndodhi me Firefox pasi filloi të bëhej i famshëm dhe shtoi dy-tre funksione më shumë. Çuditërisht nuk e shikon më të reklamohet si shfletuesi më i sigurtë. Kështu e kanë dhelprat: u bie qimja. Kam frikë se edhe Mac e Linux, nëse do zgjerojne funksionet dhe numrin e përdoruesve në atë atë nivel që ka arritur Windows-i, atëherë do fillojnë të kenë të njëjtat probleme që tani janë më të theksuar në Windows.
apo duhet te them
^^^^^^^^^^Pikat e forta ne Windows ^^^^^^^^^^
Pershendetje per te gjithe ...
I lexova qe t gjitha mesazhet e postuara ... me pelqyen te gjitha mendimet ... se tek e fundit po t ishin qe t gjitha t njejta skish qene edhe interesant kjo bote ... nejse na duhet t kalojme tek tema qe po *ojmė.. ma merr mendja qe asnje bro s duhet t terhiqet nga tema siq kishte thonje me lart dikush ... e para edhe e dyta neve nuk po i bejme marketing askujt aq me pak qe micro e din edhe fmija n djep se c marketing ka ...por neve ma merr mendja qe duhet ti themi qe t gjitha t mirat dhe dobesite qe kane qe te dy platformat micro dhe *x ... une mendoj qe per momentin micro eshte i padiskutueshem ne boten e softuerit ... edhe nje dua te them (noshta me interesantja) ju kisha lut per nje 'search' ku te doni (ndaqi n google ndaqi n yahoo n daqi ne msn -- mos haarroni qe me i shpejti per indexime dhe te gjitha eshte msn --- e ver8 e bazuar ne fakte ) ... se si eshte perdorimi i serverave ne kompanite me t medha t botes sot ... dhe cilat jane kalimet e fundit te qeverive te shume shteteve t botes sot ... serverat e parisit (mos t harrojme qe francezet jane antiamerikanet (apo me mire antiwindowsianet qare shprehje lol) ma t medhenje ... kane kaluar ne micro paltforme ... se ju ka dal me ""lirrreee"" california tani funksionon per mrekulli me serverat e micro e shuume e shuumee tjera mos ta beje kete si vend statistike ... edhe nje kam nje mik ne procredit dhe ai m 3goi qe kur kane bere llogari per t dal n unix servera ju ka dal 3 (tre) {paramendoni 3 here} here me shtrenjte se per te bere nje update nga 2000 server ne 2003 ??? nuk e kam besuar ??? por kur me 3goi se si kane menduar vetem trajnimi i stafit mirembajtes ju ka dal 2 here me shtrenjte se t blejne servera t rinje nga micro ... ktu osht miresia (END-USER) lol ... ti meso win 95 mund t punosh pa problem n xp kjo oshte e mira edhe pse e pshtjella me server dhe me klient por ...
m falni per kaq gjate ...suksese ...
Muhabetin e sigurise e kemi bere edhe here tjeter me sa mbaj mend une.
Ky eshte diskutim qe faktikisht ka filluar te behet monoton dhe i shpeshte per arsye reklame, pasi te gjitha kompanite kane interes ne reklamen qe i behet nje sistemi, "te sigurte", "te lehte per tu perdorur", "me shume veti (features)", "shume stabel" , etj. si keto. Dhe PO edhe familja *nix ben pjese ne kete kategori dhe madje ne menyre shume te theksuar.
Te fillosh e te krahasosh sistemet operative me fanatizem, apo subjektivitet eshte e kote pasi kjo quhet preference ose reklame, dhe te dyja kategorite nuk lejojne vend per argumenta te pastra apo fakte te mirefillta. Pse ?, sepse te pakten nga experienca ime, me pelqen te perdor "PowerBook G4" me Tiger kur jam ne levizje me shume se "NoteBook Dell" i ri qe na kane dhene edhe pse Delli eshte ku e ku ne parametra. Me pelqen te perdor "Core 4" ne "Grad's Lab" edhe pse G5 me Panther eshte ku e ku me larte. Me pelqen te perdor XP SP2 ne pune (sidomos pse punet me te pergjithshme qe nga shfletimi i internetit deri ne shkrim e kendim behen me shpejt), Ne shpi (edhe pse rralle) Open Solaris
Keto jane preferenca pra, nuk jane fakte. Fakte jane psikologjite e ndryshme qe shtrihen pas "Software Development", te cilat do ti diskutoj me poshte dhe puna e madhe qe eshte bere ne Sisteme te ndryshme dhe kompani te ndryshme (nuk ka si ti mohoet Microsoftit puna qe ka bere ne "Systems and Software development").
Edhe pse Qoska me duket pak fanatik(nese ai me lejon ta quaj keshtu ne kuptimin e mire te fjales, e kam vene re te shume perdorues "*Nix only" kete fenomen) ai ceku nje ide (qe te pakten mua me duket) GJIGANDE, por qe kishte shume vend per tu zhvilluar. Psikologjia e kodit te hapur. Sipas mendimit tim ze po aq vend ne boten e Softwares sa edhe ideja e "Object Oriented" qe ka dekada qe ka pushtuar kete bote. Kjo psikologji eshte armiku i Korporatave nga vete ndertimi i saj, nese dikush ka shkruajtur qofte edhe 5 rreshta kod ne nje kompani (jo per qef) e ka vene re qe ai kod do lexohet me vone nga po ai ose nga pak shume pak te tjere me vone dhe do kycet mbarazi. Nese dikush ka provuar nga ana te tjeter te shkruaj kod per ndonje projekt me kod te hapur mund ta kuptoje mire se ca cilesie kodi shkruhet.
Arsyet jane te shumta dhe s'ka kohe per shtjellim. Personalisht kam shkruar nje driver per Verbatim 256 MB ne Open Solaris "per versionin e pare qe doli, versionet e tanishme e kapin automatikisht) dhe kur e kane lexuar 10 mendje te uritura te tjera, s'mbaj mend sa gabime me kane dhene edhe shkaqet edhe rrjeshtat por rralle kod.
Per shume kod i paster dhe i sigurte mund te zej vend te vogel ne listen e cilesive por eshte nje nga objektet kryesore (megjithate per mendimin tim jo kryesorja) qe konsiderohet.
Psh. Dy psikologji te tjera qe "Eiffel" i ka inkorporuar ne sintakse dhe IDE (eiffel eshte nje gjuhe qe ka reputacion me shume ne rrethe akademike, nje ish-profesor i imi ishte i asfiksuar pas saj, ka nje sintaks qe te ben me dhimbje koke) jane TDD "Test Driven Development" dhe DBC "Design by Contract", pra shkurt ndertohet testet para se te filloj programi i vertete dhe vendosen kontrata midis "callers" dhe "suppliers", ne Java perdoren ndonjehere "Assert clauses" per kete pune.
BON ose UML diagrams jane gjithashtu metoda te tjera etj.
Keto jane psikologji reale pra fakte reale dhe c'do njera e evolon menyren e te ndertuarit Software.
Nga ana tjeter s'ma merr mendja qe te kete ndonje te mohoj punen e madhe te Microsoft, vetem miliardat qe shpenzohen per psikologet dhe menyren e te menduarit te "high end users" jane te pallogaritshme. Te shkosh ne seminaret e Microsoft ashtu sic me eshte dashur disa here, fillon e mendon krejt ndryshe, sidomos kur ke edhe pak "background" dhe eksperience me "User Interfaces" dhe "Human and Computer Interaction", e garantoj Qosken qe do krijoj sado pak respekt per punen kolosale.
(do vazhdoj heren tjeter ... )
Postuar mė parė nga cunimartum
Sma merr mendja qe dikush qe eshte i ngritur ne boten e TI-sė (mendoj se ka nje vend te merituar ne zhvillimin e appsave ne nonje kompani me nam ne cilindo vend ... pamarrparasysh ... apo edhe eshte pjese e vogel e nje helpdesku (t vogel) ... E QE NUK KA QENE NE NJE SEMINAR APO KURS MICRO-JE ... 'kompjuteri' i kojshise gjithmone osht ma i shpejt se 'kompjuteri' jot - thote nje fjale (e modifikuar) e popullit tone ...
falm
Krijoni Kontakt