SA I PĖRKET DIELLIT
Ekzisitmi i orbitės kuptohet vėshtirė pėr arsye se jemi mėsuar tė konsiderojmė se sistemi ynė diellor ėshtė i organizuar rreth tij. Qė tė kuptohet ajeti Kur'anor duhet tė vėzhgohet pozita e Diellit nė Galaktikėn tonė dhe, mbi bazė tė kėsaj, t'i referohemi pikėpamjeve tė shkencės bashkėkohore.
Galaktika jonė pėrmban njė numėr tė madh yjesh tė shpėrndarė nėpėr njė disk, i cili ėshtė mė i dendur nė qendėr sesa nė periferi. Aty Dielli ėshtė nė njė pozitė tė larguar nga qendra e diskut. Meqė Galaktika rrotullohet rreth vetes me qendrėn e vet si bosht, del se Dielli rrotullohet rreth tė njėjtės qendėr nė orbitė rrethore. Astronomia bashkėkohore i ka pėrllogaritur elementet e saj. Shaplei nė vitin 1917 e ka pėrllogaritur se Dielli ėshtė larg qėndrės sė Galaktikės 10 kiloparsek64 qė i pėrgjigjet pėrafėrsisht largėsisė prej 300.000.000.000.000.000 km. Qė tė bėjnė njė rrotullim rreth vetes Galaktika dhe Dielli duhet tė kalojnė njė periudhė pėrafėrsisht prej 250 milion vjetėsh nė kėtė rrotullim Dielli lėviz me njė shpejtėsi prej afėr 250 km/sek.
I tillė ėhtė rrotullimi orbital i Diellit tė cilin e shpalli Kur'ani para 14 shekujsh, ekzistimin dhe koordinatat e tė cilit i ka vėrtetuar astronomia bashkėkohore.
ALUZIONI NĖ LĖVIZJEN E HĖNĖS DHE TĖ DIELLIT NĖ GJITHĖSI ME LĖVIZJE VETJAKE
Ky nocion nuk paraqitet nė pėrkthimet e Kur'anit nga njerėzit e shkolluar tė letėrsisė, tė cilėt, duke mos e njohur astronominė, fjalėn arabe e cila shpreh kėtė lėvizje e kanė pėrkthyer me njė nga kuptimet e fjalės "notoj", e kėshtu ėshtė rasti edhe me pėrkthimet nė frėngjisht, nė anglisht, nė pėrkthimet e njohura tė Jusuf Aliut.
Fjala arabe e cila bėn aluzion nė transferimin me lėvizje vetjake ėshtė fjala sahaba (jasbahuna nė tekstin e dy ajeteve). Tė gjitha kuptimet e foljes implikojnė lėvizjen e ndėrlidhur me lėvizjen vetjake tė trupit i cili lėviz. Kjo ėshtė "notoj" nėse lėvizja bėhet nė ujė, kurse lėvizja me anė tė kėmbėve tė veta ėshtė tokėsore. Mezi mund tė jepet ideja mbi lėvizjen nė Gjithėsi qė e implikon kjo fjalė, pėveē duke perdorur kuptimin fillestar.
Hėna ė bėn rrotullimin e vet rreth vetes pėr aq kohė sa e kryen lėvizjen rreth Tokės ose pėrafėrsisht pėr 29,5 ditė, prandaj gjithnjė ka tė njėjtėn pamje.
Dielli rrotullohet rreth vetes pėr afėr 25 ditė. Ekzistojnė disa karakteristika tė rrotullimit pėr ekuatorin dhe pėr polet, pėr tė cilat nuk do tė bėnim fjalė kėtu, por nė tėrėsinė e tij ylli ėshtė nxitur nga njė lėvizje rrotulluese.
Domethėnė, duket se nė Kur'an njė nuancė e foljes aludon nė lėvizjet karakteristike tė Diellit dhe tė Hėnės. Kėto lėvizje tė dy trupave qiellorė i kanė vėrtetuar tė dhėnat e shkencės bashkėkohore, por nuk mund ta kuptojmė se si njė njeri i shekullit VII tė epokės sonė, sado i ditur tė ketė qenė pėr kohėn e tij, gjė qė nuk ėshtė rasti me Muhammedin a.s. ka mundur ta mendojė.
Ndonjėherė kėtė pikėpamje e kundėrshtojnė disa shembuj tė mendimtarėve tė mėdhenj tė lashtėsisė tė cilėt nė mėnyrė tė pakontestueshme i kanė shpallur disa fakte, qė shkenca bashkėkohore i ka vėrteturar si tė sakta. Ata nė njėfarė mėnyre mezi kanė mundur tė mbėshteten nė deduksionin shkencor dhe mė shumė kanė ndjekur rrugėn e arsyetimit filozofik. Shpesh pėrmendet rasti i pitagoristėve, tė cilėt, nė shek. IV para erės sonė, e kanė mbrojtur teorinė e rrotullimit tė Tokės rreth vetvetes dhe rrotullimin e planetėve rreth Diellit, teori tė cilėn do ta vėrtetojė shkenca bashkėkohore. Kur tė bėhet krahasimi me rastin e pitagoristėve, ėshtė e lehtė tė hidhet hipoteza mbi Muhammedin a.s., mendimtarin gjenial, i cili vetvetiu e ka menduar atė qė shkenca bashkėkohore do ta zbulonte shumė shekuj pas tij. Duke bėrė kėtė, harrohet thjesht tė pėrmendet forma tė tjera tė kontributit intelektual tė kėtyre gjenive tė mendimit filozofik dhe tė gabimeve ( mashtrimeve ) tė mėdha me tė cilat janė ngjyrosur veprat e tyre. Kėshtu nuk duhet harruar se pitagoristėt gjithashtu kanė mbrojtur teorinė e mos lėvizjes sė Diellit nė Gjithėsi, qė e kanė bėrė qėndėr tė Botės, duke e menduar pėrqėndrimin e Gjithėsisė vetėm rreth tij. Zakonisht te kėta filozofė tė mėdhenj tė lashtėsisė hasim nė pėrzierje tė ideve tė sakta dhe tė gabuara mbi Gjithėsinė. Shkėliqimin qė u japin veprave tė njeriut pėr pikėpamjet pėrparimtare qė i pėrmbajnė ato, nuk duhet tė na bėjnė tė harrojmė pikėpamjet e gabuara qė na kanė mbetur trashėgim nga po kėto vepra. Kjo ėshtė ajo qė vetėm nė pikėpamje shkencore ndahet nga Kur'ani, sepse shumė tema qė pėrmenden nė Kur'an janė tė lidhura me njohuritė bashkėkohore, e nė tė nuk mund tė hasim nė asnjė pohim i cili do tė ishte nė kundėrshtim me atė qė e ka vėrtetuar shkenca e kohės sonė.
vazhdon me NDĖRRIMI I DITĖS DHE I NATĖS ..........
Krijoni Kontakt