Bibla, Kurani dhe Shkenca nga Maurice Bucaille
Me poshte do te shkepus pjese nga libri per pjesen qe i perket Kuranit.
Kapitulli : KURANI DHE SHKENCA BASHKĖKOHORE
Njė lidhje e tillė e Kur'anit dhe shkencės bashkėkohore a priori habit sepse bėhet fjalė pėr pėrputhjen e jo pėr mospėrputhjen. Po a thua krahasimi i njė libri fetar me pikėpamjet profane nė tė cilat mbėshtet shkenca nuk duket nė sytė e shumicės si diēka paradoksale nė kohėn tonė? Me tė vėrtetė, sot shkencėtarėt, pėveē nė disa pėrjashtime, janė tė frymėzuar me teori materialiste dhe shpesh janė indiferent ose kanė njė urrejtje ndaj ēėshtjeve fetare, qė ata i konsiderojnė si tė bazuara nė legjenda. Pėr mė tepėr, kur nė vendet tona Perėndimore flitet pėr shkencėn dhe fenė, diptikun fetar e pėrfshijnė vetėm besimin hebraik dhe krishtėrimin, por as qė mendohet fare pėr ta futur edhe Islamin. Pėr tė, nė fund tė fundit, janė dhėnė mendime aq tė pasakta, tė cilat janė mbėshtetur nė pikėpamje tė gabuara, kėshtu qė sot ėshtė shumė vėshtirė tė paraqitet njė pasqyrė lidhur me atė se ē'ėshtė nė tė vėrtetė Islami.
Siē duket, si hyrje tė ēdo konfrontimi tė Shpalljes Islame me shkencėn, ėshtė absolutisht e nevojshme tė jepet njė pasqyrė e shkurtėr e njė feje qė ėshtė aq pak e njohur nė vendet tona.
Tė gjitha gjykimet e gabuara qė janė bėrė pėr Islamin nė Perėndim janė rezultat e mosnjohjes dhe i njollosjes sistematike. Por e pavėrteta mė e rėndė qė ėshtė pėrhapur janė tė pavėrtetat qė kanė tė bėjnė me faktet, sepse nėse mashtrimet nė gjykime mund tė falen, paraqitja e fakteve nė kundėrshtim me tė vėrtetėn nuk mund tė falet. Njeriu ēmeritet kur nė veprat mė serioze, qė janė shkruar nga autorė shumė kompetentė, lexon fragmente tė pavėrteta. Ja njė shembull: nė Encyklopedia Unviersalis, libri 6 artikulli "Ungjijtė" ėshtė bėrė aludim nė ndryshimin nė raport me Kur'anin dhe autori shkruan: "Ungjilltarėt (...) nuk pretendojnė (...) si Kur'ani qė tė japin autobigrafinė tė cilėn Zoti, pėr ēudi, ja ka diktuar Profetit..." Kur'ani nuk ka kurrėfarė lidhje me autobiografinė: ai ėshtė predikim; sikur autori tė kishte konsultuar pėrkthimin mė tė keq, ai do tė mund tė bindej nė kėtė. Ky konstatim ėshtė aq i kundėr me tė vėrtetėn sikur Ungjijtė t'i pėrkufizonim si tregim mbi jetėn e njė ungjilltari. Pėr kėtė tė pavėrtetė mbi Kur'anin ėshtė fajtor njė profesor i Fakultetit Teologjik tė Jezuitėve nė Lion! Thėnia e tė pavėrtetave tė kėtij lloji bėn qė tė krijohet pasqyrė e rreme mbi Kur'anin dhe Islamin.
Ka arsye pėr shpresė, pra, sepse sot fetė nuk janė si dikur tė kthyer nga vetvetja dhe shumė prej tyre kėrkojnė mirėkuptim reciprok. Si tė mos ēuditemi me faktin se nė shkallėn mė tė lartė tė hierarkisė, katolikėt e krishterė pėrpiqen tė vėnė kontakt me muslimanėt, duke u pėrpjekur qė tė shmangin keqkuptimin dhe duke u kujdesur qė t'i reformojnė mendimet jo tė sakta tė pėrhapura mbi Islamin.
Krijoni Kontakt