Close
Faqja 0 prej 41 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 401
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Ditari i Ndienjave (vazhdim)

    01-03-2005

    Kam pare disa here jashte dritares sot. Nje mrekulli lulesh. Lule gjigante. Te bardha. Me dege te gjata. Dhe jam e qete. Pamja eshte e pershtatshme. Muzika eshte e pershtatshme (Yusuf_Islam___Sing_Children_Of_The_World). Dhe shpirti eshte i qete.

    Sot ishte nje dite e bukur.

  2. #2
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Kam nje jave qe rri pa gjume duke menduar per drejtimin qe po shkoj. Se shpejti do jem perpara kompjuterit nga nje vend te panjohur, diku qe shqipen do ta degjoj/lexoj nga forumistet ketu. Me shpresa qe kjo dite te vij sa me shpejt qe gjumin e nates ta bej top

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Mrekullite ndodhin athere kur njeriu u beson atyre. Jeta vete eshte nje mrekulli... Athere kur i besojme asaj, kjo mrekulli shfaqet ne menyre fantastike dhe na mbyt me epsh per te bere dashuri me kohen... e te biesh ne dashuri me kohen do te thote ta duash jeten... E athere pafundesia ndihet thelle ne shpirt... e keshtu...

    P.S. Veshtruese, me kenaqe me ate firmen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 03-03-2005 mė 13:27

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Mrekullite ndodhin athere kur njeriu u beson atyre. Jeta vete eshte nje mrekulli... Athere kur i besojme asaj, kjo mrekulli shfaqet ne menyre fantastike dhe na mbyt me epsh per te bere dashuri me kohen... e te biesh ne dashuri me kohen do te thote ta duash jeten... E athere pafundesia ndihet thelle ne shpirt... e keshtu...
    Cdo frymemarrje eshte nje mrekulli e pamerituar, cdo shikim qe na lejon te gezojme boten rreth nesh, eshte nje mrekulli e pamerituar! Sa te bekuar qe jemi te shijojme dheun me hapat e kembeve qe kane mundesi te ecin, sa te privilegjuar qe duart tona jane ne gjendje te prekin dhe mollezat e gishterinjve na japin ndjenjen gjithckaje....sa shume gjera te vogla...mrekulli te medha!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Mrekullite ndodhin athere kur njeriu u beson atyre. Jeta vete eshte nje mrekulli... Athere kur i besojme asaj, kjo mrekulli shfaqet ne menyre fantastike dhe na mbyt me epsh per te bere dashuri me kohen... e te biesh ne dashuri me kohen do te thote ta duash jeten... E athere pafundesia ndihet thelle ne shpirt... e keshtu...

    P.S. Veshtruese, me kenaqe me ate firmen.
    Sa mire lidhet fjalia e pare qe ke shkruar me ate firmen time.

    03-03-2005

    Vepra behet vetem atehere kur ekziston besimi. Nese nuk ka besim atehere per c'fare je duke vepruar. Do ishte gje e mrekullueshme sikur te gjithe te kishim besim: duke filluar te fuqija qe kemi brenda vetvetes, duke filluar te fuqija e individit. Arritja e qellimit ndodhe me vepren e bazuar te besimi.

  6. #6

    Porosi: Shprese, per te mos qene kurre njeriu i mallengjyer, i pikelluar!

    Ditari i ndjenjave!

    A keni menduar ndonjehere qe po te mos ishte shpresa c'do te bente njeriu?!
    Sot, me saktesisht sonte, thelle kam menduar per kete dukuri...
    Me erdhi neper mendje edhe nje fjale popullore qe thote (parafrazoj): "Shpresa eshte si nje tape, sado qe ta fundosish ne uje, ajo serish del ne siperfaqe"...
    ....dhe une shpresoj dhe ne nderkohe bej nje lutje per vehten dhe per njeriun qe po me behet dita dites me i cmuar ne jete: "Largo brengat, mallin sepse te gjithave nje dite do t'iu vije fundi!"

    Shpresa, qofte ajo e pranishme gjithmone ne zemrat e njerezve!

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    04-03-2005

    dua te kercej!!!!!! au u premier temps de la valse ...lajlajdaaaaa laj da dadaaaa lalalaaaaaa.......

    Citim Postuar mė parė nga Jacques Brel
    ...Une valse ą trois temps
    Qui s'offre encore le temps
    Qui s'offre encore le temps
    De s'offrir des détours
    Du cōté de l'amour
    Comme c'est charmant...

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sot kam marre nje nga e-mailet me tronditese.
    Ndjehem si cope letre mbi te cilen jane shkruar lloj lloj llojesirash
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nga t'a kap... eh ja, e shtunė... ngrihem, kokėn e kam pak tė rėndė... ndjehem pak bosh... por kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e re... boshi ėshtė gjithmonė brenda nesh, dhe pret vetėm ēastin kur nuk kemi vėmendjen. Sapo tė gjendemi pa asnjė mendim, ose pa asnjė vėshtrim tė ngulur diku pėr tė hulumtuar format dhe ēfarė fshihet pas kėtyre formave, ia beh boshi ose siē pėlqehet ndryshe hiēi... Dhe hiēi ėshtė bashkėudhėtari ynė i pashmangshėm... gjithmonė nė krah duke pėrgjuar njė moment dobėsie apo lėshimi pėr tė marrė drejtimin... dhe dihet mirė ku n'a shpie ai : tek gjendja pezull, tek pluskimi nė ajėr, pa peshė, pa rėndesė, thjesht kalim kohe pa tik-take... Ndjej veēse fėshfėrimėn e fėrkimit tė kohės pas rropullive tė mia tė brendshme qė kėrkojnė prehje... prehje e kėrkuar dhe e shpresuar mė kot... tė dėnuar pėrjetėsisht... asnjė falje, asnjė zbutje dėnimi, veēse sharrim thellė e mė thellė nė ditėt tona qė fillojnė e ecin mbrapsht... Pėr tė shkuar ku ? Drejt asaj nga ku nuk mund tė shkėputemi kurrė... drejt pozicionit fetal ku ndjeheshim aq ngrohtė, aq tė mbrojtur, aq tė paprekshėm... Dhe pėr ēudi, shoh ėndrra tė ndėrlikuara, hap sytė dhe e shoh veten nė kėtė pozicion, nė njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr t'u mbrojtur nga furia e asaj ēka truri im prodhonte krejt i qetė nė punėn e tij tė natės... po ja, trurit tim i ishte tekur tė mė fuste nė ca histori tė ngatėrruara ku po i thoja dikujt qė nuk e njihja fare qė e doja dhe ajo duke mė njohur shumė mirė, mė thoshte jo, nuk tė dua... e ēuditshme apo jo ? pastaj... prit pak, prit... isha unė ai qė i thoja dikujt qė e njihja shumė qė nuk tė dua, ndėrsa ajo nuk mė njihte fare dhe mė thoshte qė mė do shumė... Nuk e di kush mė bėri mė shumė frikė, ngrohtėsia apo ftohtėsia e ndjenjave tė mia... Eh, skajet... prandaj janė ato tė rrezikshėm, sepse jemi tė pambrojtur nga njėra anė, njė humbje ekuilibri dhe hop... nė gjendje pezulli... e pastaj duhet pritur ndonjė mrekulli pėr tė arritur prekur diēka, pėr t'u kapur diku... dhe pėr tė pėrqafuar edhe njė herė forcėn e gjėrave, dhe pėr t'u harruar nė skamjen tonė deri nė njė rėnie tė re... eh, ja qė kėshtu ėshtė, jeta ėshtė vetėm intervali ndėrmjet dy rėnieve, gjatė rėnieve nuk jetojmė, por jetohet ose mė mirė n'a jetojnė... dhe ja, nė kėto momente po jetohet, shpresoj qė pak mė vonė do tė jetoj, se fundja duhet jetuar pak apo jo... ?

  10. #10
    Bibidi bobidi bu! Maska e Joselyn
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    afer tejet
    Postime
    35

    hahahaahhaah

    o highlander, ku e kopjove ket mer trim looooool
    Qesh!

Faqja 0 prej 41 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  2. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  3. Ditari i ndienjave..
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:58
  4. Ditari i Ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 12:32
  5. Ditari i ndienjave
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 237
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 14:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •