Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Anonim

  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Anonim

    Shkruar nga: Anonim

    « Nuk e dija çka ndodhte, nuk e dija përse kisha përshtypjen që më duhej të takoja dikë por nuk e dija kë, nuk e dija ç’ishte të takohesh me dikë, nuk e dija kë të takoja, nuk e dija përse duhej të takoja dikë që nuk e njihja, ai e dinte që ai duhej të më takonte, e dinte përse duhej të më takonte, e dinte që takimi nuk është i lehtë, që lehtësia është më tepër të kryqëzohesh me dikë pa folur fare, dhe unë ecja dhe nuk e dija ç’ndodhte, vështroja të gjitha fytyrat, të gjitha fytyrat që ecnin dhe ato dhe më vështronin duke ecur vështrimin përballë, dhe nuk isha rehat që nuk e dija cili, cili duhej të më takonte dhe të më thoshte përse duhej të takoheshim, e hutuar isha në siklet të shihja fytyrat që më vështronin fytyrën time pa këtë që të mundem të shmang sytë sepse unë duhej të vështroja të gjitha fytyrat për të njohur nuk e di kë, nuk ndihesha mirë në fytyrën time me të gjitha këto fytyra, me të gjithë ata sy që shumëfishoheshin për që unë t’i vështroj dhe që unë të zbuloj cilin duhej të takoja, sytë ktheheshin tentakulare, një masë e paformë e vështirë për ta fiksuar, por takimi nuk vinte, takimi po vonohej në sipërfaqen e fytyrave që kryqëzoja, dhe sikleti shtohej në masën e këtij vëzhgimi, fytyra ime donte t’i shmangte vështrimet, megjithatë sytë e mi duhej të vazhdonin gjithashtu vëzhgimin e tyre, dhe fytyrat e kryqëzuara e ndjenin që unë i vëzhgoja dhe ato dyfishonin gjithashtu hulumtimin e tyre, nganjëherë sidoqoftë shmangeshin, duke vështruar këmbët ose dhe trotuarin, ndërsa qetë-qetë sytë e mi e detyronin fytyrën time për të ndjekur vështrimin tim, dhe akoma askush që më njihte dhe akoma asnjë për çka unë të vazhdoja dhe akoma askush për të më thënë përse vazhdoja të vështroja »
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 06-11-2005 mė 19:50

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Edhe pse ndjeva prekjen e bute te dores se saj, te qeshuren e embel plot miresjellje mbeta anonim.
    Edhe pse nxitova ta them emrin tim plus ilustrimin e rastit perseri anonim
    Kur dola askush nuk e dinte kush isha.
    Kur ike ti kerkova ne ngath'tesine time ngerrcin e ralles

    * * *

Tema tė Ngjashme

  1. Skėnderbeu mes strategėve tė mėdhenj
    Nga D@mian nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:33
  2. Prezantimi im anonim
    Nga Zemrushja nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 08:54
  3. Nuk mė pėlqen tė qėndroj mė anonim!
    Nga snake nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-08-2003, 23:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •