Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Zëdhënësi i qeverisë Mishta, student në një shkollë fetare në Libi

    I regjistruar në ’95 në fakultetin Thirrja Islame në Tripoli. Bashkë me të liderë të Komunitetit Musliman

    Zëri i Qeverisë, student i fesë në Libi

    Zëdhënësi Dritan Mishta pranon: Po, kam qenë atje


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Zëdhënësi i qeverisë Berisha ka studiuar në një shkollë fetare në Libinë e Kadafit, por ky fakt nuk është përfshirë në CV-në e Dritan Mishtës të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Në të është shënuar se zoti Mishta është diplomuar në fakultetin e drejtësisë në Tiranë dhe se profesioni i tij është ai i avokatit.
    Gazeta ka mundur të sigurojë dëshmi të cilat ndriçojnë një fakt të së shkuarës akademike të zëdhënësit të qeverisë. Pikërisht atë pjesë të saj që ai duket se e ka lënë në errësirë. Në vitin 1993 zëdhënësi Mishta ka qenë pjesë e një liste me emra të vënë në dispozicion nga Komunitetit Musliman i Shqipërisë, në kontigjentin e të rinjve shqiptarë që do të studionin në shkollat fetare jashtë vendit.

    Lista
    Mishta është nisur në Turqi në vitin 1993 dhe ka qëndruar atje vetëm për dy vite. Ky ka qenë dhe hapi përgatitor për të hyrë në karrierën fetare, pasi Turqia ishte stacioni i parë i shkollimit të tij. Në vitin 1995 ai është transferuar në Tripoli, Libi. Është interesante të nënvizohet se në atë kohë Libia e Muhamar Kadafit ka qenë në listën e zezë të komunitetit ndërkombëtar dhe e konsideruar si shtet që përkrahte terrorizmin ndërkombëtar. Në Libi Mishta është regjistruar në Fakultetin Teologjik “Ftesë në Islam”, një shkollë e krijuar në vitin 1972 nga Këshilli i Komandës Revolucionare. Kjo shkollë është e financuar nga Fondi i Xhihadit. Ajo financohet gjithashtu edhe nga ndihmat, kontributet, donacionet dhe dhuratat e afruara prej vendeve të tjera islame.
    Shkolla në fjalë, mbas katër vitesh studimi, afron një diplomë ekuivalente me B.A Degree. Shkolla përgatit drejtues të lartë fetarë dhe këtë karrierë do të kishte edhe zëdhënësi Mishta, nëse nuk do ta kishte ndërprerë shkollën për arsye që vetë zëdhënësi i qeverisë nuk dëshëroi t’i bëjë të ditura mbrëmë. Ai i ka ndërprerë studimet dhe vetëm më pas, është regjistruar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Bashkë me Mishtën, në shkollën fetare kanë studiuar edhe emra të njohur të Komunitetit Musliman Shqiptar. Saimir Rusheku, drejtor I arsimit në KMSH, Ermir Gjinishi, ish-numri dy i Komunitetit, Artan Shaqiri, kryetar I Partisë Atdheu e të tjerë më pak të njohur, kanë qenë bashkëstudentë të tij në fakultetin “Ftesë në Islam”.

    Konfirmimi
    I kontaktuar mbrëmë nga Gazeta, vetë Dritan Misha e ka pohuar këtë fakt. “Po, unë kam qenë atje”, tha mbrëmë Mishta në një bisedë telefonike. Përkundër burimit të Gazetës – një bashkëstudent i zëdhënësit të sotëm të Berishës - që pretendon se kohëzgjatja e studimeve të Mishës ka qenë gati dy vjet e gjysëm, vetë Mishta e redukton ndjeshëm këtë kohë. “Kam qenë aty vetëm për pesë apo gjashtë muaj dhe më pas u largova për të ndjekur fakultetin e Drejtësisë”. Ai nuk ka pranuar të flasë më gjatë për Gazeta dhe ka mbyllur telefonin.

    Dritan Mishta është regjistruar në fakultetin islamik në vitin 1995. Fakulteti përgatit kuadrot më të lartë të fesë islame dhe financohet nga Fondi I Xhihadit


    Bashkëstudentë të tij edhe figura të njohura të Komunitetit Musliman Shqiptar. Vetë Dritan Mishta ka pohuar se ka ndjekur studimet në këtë fakultet për një periudhë kohe

    Jetëshkrimi zyrtar
    deklaruar nga qeveria
    Dritan Mishta
    n Master në Studime të thelluara Evropiane, 2003-2005, Qëndra e Studimeve Evropiane, UT.
    n Diplomimi: Jurist, Fakulteti i Drejtesise UT,
    n Profesioni: Avokat, anëtar i Dhomës së Avokatise Tiranë (aktualisht)
    n Titujt: - Avokat; Trajner, lektor për Institucionet Kushtetuese, pranë Institutit të Trajnimit të Administrates Publike; IT AP
    n Këshilltar ligjor në një sërë projektesh si: Përmirësim legjislacioni, avokati ne mbrotje te te drejtave te qytetareve; mbrotje e te miturve.
    n Pjesemarres si lektor ne nje sere takimesh profesionale brenda dhe jashte vendit.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sa mire qe paska studjuar, i lumte....

    Ka te keqe dicka ketu dhe a ka cka te debatojme dicka tash apo ti futemi analizes pse ka studjuar atje dhe pse jo atje...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Artikullin e mesiperm e ka botuar sot "Gazeta Shqiptare".

    Sot ne emisionin e lajmeve te ores 20:00 ne RTSH, u prononcua zedhenesi i qeverise, Dritan Mishta.

    Zoti Mishta dhe familja e tij, qenkan prej aq brezash sa nuk mbahet mend, te besimit ORTODOKS.



    Kelyshet e kuq te Dade-Nano-Rama-Brace-Ruceve jane aq te zellshem ne botimin e shpifjeve, sa ju rreshqasin nga nxitimi edhe gjera kaq thelbesore dhe lehtesisht te verifikueshme.

    --------------------------------------

    Ndonje dite
    do lexojme ne shtypin e kuq, se babai i femijeve te Arta Dades eshte Edit Harxhi, e cila para se te kryente nje operacion trans_sexua, quhej Besnik Musta dhe e ka perdhunuar te gjoren Arta.


  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Apapa sa qejf i ka Saliu keta tipa.

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Sa mire qe paska studjuar, i lumte....

    Ka te keqe dicka ketu dhe a ka cka te debatojme dicka tash apo ti futemi analizes pse ka studjuar atje dhe pse jo atje...
    Berisha duhet ta shkarkoje kete sepse eshte qeveri laike. Ka te keqe teper te madhe sepse ku qendron sinqeriteti i ketij personi?

    Pse duhet ta fshehe? Me jepni nje arsye te forte pse e ka fshehur, "harruar", apo nuk eshte dashur te e thote. Nje arsye te forte te me binde,

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Antimafia
    Artikullin e mesiperm e ka botuar sot "Gazeta Shqiptare".

    Sot ne emisionin e lajmeve te ores 20:00 ne RTSH, u prononcua zedhenesi i qeverise, Dritan Mishta.

    Zoti Mishta dhe familja e tij, qenkan prej aq brezash sa nuk mbahet mend, te besimit ORTODOKS.



    Kelyshet e kuq te Dade-Nano-Rama-Brace-Ruceve jane aq te zellshem ne botimin e shpifjeve, sa ju rreshqasin nga nxitimi edhe gjera kaq thelbesore dhe lehtesisht te verifikueshme.

    --------------------------------------

    Ndonje dite
    do lexojme ne shtypin e kuq, se babai i femijeve te Arta Dades eshte Edit Harxhi, e cila para se te kryente nje operacion trans_sexua, quhej Besnik Musta dhe e ka perdhunuar te gjoren Arta.

    ska rendesi se i cfare besimi je, rendesi ka sinqeriteti

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Ka te keqe teper te madhe sepse ku qendron sinqeriteti i ketij personi?
    Cfare sinqerieti kerkon ti zotrote...???
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Ky artikull i publikuar ne gazeten shqiptare nuk ka emer autori dhe keshtu qe une mendoj qe shqiptaret sduhet te interesohen fare rreth ketije artikulli.Gazeta shqiptare nese se dini eshte nje gazete e majte dhe e lidhur shume me aferat e krimit te ndertuar nga socialistet.Kjo gazete gjithashtu qe nga krijimi deri me sot ka nxitur dhe vazhdon te nxise urrejtjen fetare ne vend dhe kjo eshte nisme e kishes greke per te percare shqiptaret.Shqiptaret kane fe si cdo komb tjeter po ajo qe na ndryshon ne nga kombet e tjera eshte se ne nuk pertojme ta veme kombin ne plan te pare dhe te bashkjetojme si vllazen me te gjitha fete.Kjo gje e tmerron kishen greke .Ndersa ndaj gazetes shqiptare une mendoj qe nuk do te ishte fare gabim sikur hetues te trokisnin ne deren e tyre dhe te investigonin kete skandal qe mundohet te nxise kjo gazete dhe te filloje gjoba nese kjo gazete vazhdon te nxise urrejtje kombetare.shtypi vertet eshte i lire por kjo sdo te thote te fyesh fene e tjetrit ne kete shtyp.keshtu vepron bota demokratike dhe keshtu duhet te veprojme dhe ne

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Keto lajme nuk duhet te jene surprize kur vijne nga qeveria e Xhahileve.

    Sigurisht qe ketu nuk vihet ne diskutim feja e zedhenesit te Kryeministrit - fe qe ai e mohon duke thene se eshte ortodoks, por shkolla dhe sistemi arsimor ku ai eshte shkolluar.

    Dhe sigurisht eshte po ky mentalitet xhahil qe cdo burim kritike e konsideron armik kombetar, pro-grek, pro-sllav e ku di une se cfare.

    Ne fakt experienca muhaxhadine e zedhenesit te kryeministrit, eshte e keqja me e vogel, sidomos kur e krahason me faktin qe ai mezi mbaron fjaline ne shqip.
    Dhe kjo eshte prape hall i vogel kur perpara ke nje qeveri e mbushur me te paafte, me ca diletante me mentalitet femije, qe akoma nuk i besojne syve se kane zene poste kaq te larta pa asnje merite dhe aftesi. Me ca ministra e me nje administrate ku pothuajse ASNJE nuk ka experience pune ne sektorin privat, ku ASNJE nuk ka arritur te jete qofte edhe nje manaxher i rendomte ne sektorin privat e le me pastaj te tregoje arritje dhe suksese te spikatura.

    Shikojini me vemendje CV e qeverise se PD. Jo vetem qe jane mbledhur po ata "loosers" qe ishin ne pushtet gjate 92-97 por edhe keta te rinjte nuk kane me shume se 2-3 vjet qe kane mbaruar shkollat dhe te gjithe kane ose njohuri thjesht akademike (diploma), ose eksperinca pune ne sektore publike apo organizata qeveritare si OKB, UNMIK, etj, qe nuk jane aspak aq kerkuese dhe formuese profesionalisht sa sektori privat.

    Dhe ja tani edhe punimet ne akset kryesore te Tiranes u bllokuan, rruga Vlore-Gjirokaster u anullua, ndertimi i TEC-it po shtyhet pa fund, shqiperia eshte ne terr, ekonomia humb $5 milione ne dite nga mungesa e energjise sepse amatoret e PD nuk dine te organizojne punen. ..........ah po u kursyen $100,000 ne kryeministri keshtu qe shteti te kthehet edhe nje here ne shtet gerdalle e langaraq qe dezerton per 48 ore. Mire thone, me thuaj ku ishe, te te them se ku do vesh.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E mbani mend konference Largqofte islamike? A ju kujton gje ajo?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944-1990
    Nga Anton në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2011, 12:41
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha dhe ligji per komunitetet fetare
    Nga white-knight në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 11:45
  4. Kërkohet xhihad në rrugët e Shkupit dhe Tetovës
    Nga Shkupi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 18:05
  5. Ndërroi jetën Haxhi Hafiz Sabri Koçi
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •