Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar mė parė nga Taulant _NYC
    Ju mund te diskutoni shume dhe prape s'keni per te arritur gjekundi se cdo gje e shifni nepermjet syzeve partiake . Koha e Ahmetit ka shkuar a vatur , burr shteti apo langaraq qe iku me bisht neper shale pak rendesi ka . Per mua kushdo nga ju te kishte qen do kishte vepruar njelloj , mbeterit ate pune bejne . Sa eci Shqiperia gjate Zogut , shume ..... per here te pare u formuam shtet dhe kod ligjor etj etj .

    Kthehemi tek viti 2005 , 66 vjet pas largimit te Ahmet Zogollit nga Shqiperia .
    Te prishesh nje muze qe ti kthesh pronen nje milioneri trafikant , nderkohe kur Tirana gezon 5-6 ore ne dite drita dhe nderkohe qe qindrat e mijarave te pronareve te thjeshte s'kane marre asnje pellembe toke nuk me duket shume e arsyeshme.
    MILIONERI TRAFIKANT AKOMA ME ATO CKA KA SHKRUAR KOMANDANTI PO EDHE NENE TEREZA SI PAS ATIJ NA ISHTE NJE KURVE ,,,,,, HAJDE HAJDE...../

  2. #42
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Nji gjo smora vesh une.Per ca bonte llaf kjo teme se esht bo corbe ktu.Ai ate shpi ta gzoje e ta maje me shnet po mu me thane te drejten as qe me intereson fare e as mund ti japesh vleresim pozitiv ose negativ qeverise se eshte komplet gjo e parendesishme ne krahasim me problemet e verteta qe ka populli.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    ---------


    reforma ne administrate
    vendimi

    Njė udhėtim me reportazhet e viteve ’30. Materniteti dhe pavijonet qė s’kanė krahasim me ditėt e sotme...


    Zogu, mbreti qė mblodhi para pėr spitalin

    Historia e ndėrtimit dhe rėndėsia e shėrbimit shėndetėsor


    Rezarta Delisula
    Ka qenė njė shtėpi private ajo qė deri nė vitin 1929 “zgjidhte” tė gjitha problemet e popullit me shėndetin.

    Pjesa e Durrėsit dhe zonat kėnetore nė pėrgjithėsi vuanin pėrditė humbjen nga malaria. Dyndjen nė Tiranė e justifikonte jo vetėm zhvillimi i kryeqytetit, por edhe ruajtja nga vdekja. Megjithė pamundėsitė financiare, nė vitin 1929 nisi tė ndėrtohej spitali “Zogu I”, qė sot njihet si Qendra Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”. Tentativat nisėn qė nė vitin 1927, kur u ngrit njė komision shtetėror pėr mbledhjen e ndihmave pėr ndėrtimin e spitalit. Nevoja e njerėzve pėr mjekė dhe spitale bėri qė brenda njė kohe tė shkurtėr tė grumbulloheshin 132.937.25 franga ari. “Nė mbarim tė rrugės “Xhemal Pasha Zogu”, kah fushat e gjata, ku asht vendi mė i naltė i Tiranės qi ka ajėr tė kulluet e tė freskėt, u ēpronsuen kopshte e ara dhe filloi ndėrtimi i spitalit”, shkruan Osman Myderizi nė librin “Tirana 1604-1937”. Zona e spitaleve nuk ka ndryshuar, por kryeqyteti ėshtė zgjeruar aq shumė sa duket se janė nė qendėr dhe shumė larg ajrit tė pastėr dhe tė kulluar. Nė shtypin e kohėsh shkruhej se spitali i Tiranės ishte njė ndėr mė tė mėdhenjtė nė Ballkan. Ai kishte 300 shtretėr dhe Institutin Biokimik pranė, ku bėheshin analiza e vaksina nga mė tė ndryshmet. Ky spital pėrfundoi nė vitin 1934, por vit pas viti shtoheshin pavijone tė reja. Nė artikullin e datės 16 maj tė vitit 1937, nė revistėn e pėrjavshme “Java” u bėhej apel mjekėve nė kėtė mėnyrė: “Mjekėt tanė nuk duhet ta marrin mjekėsinė si njė profesion, i cili t’u rezervojė vetėm fitime materiale. Ndėr ne, mjekėt duhet tė jenė shkencėtarė, tė dhėnė me mish e me shpirt nė shėrbim tė popullit dhe tė kėrkojnė mė tepėr sadisfaksion moral. Mjekėt tanė duhet tė pėrpiqen qė shifrat e tmerrshme tė insalubritetit dhe tė mortalitetit tė pakėsohen nė minimum. Po mos vepruan drejt kėtij qėllimi mjekėt, atėherė ēdo shpenzim dhe ēdo plan do tė shkojė mė kot”.

    Funksionimi
    Mes njė reportazhi interesant tė vitit 1937 nė revistėn “Java”, bėjmė njė udhėtim nė spitalin “Zogu I” dhe maternitetin i cili u inaugurua nė po kėtė vit. Eshtė larg asaj qė ndodh sot nė Qendrėn Spitalore Universitare, qė ėshtė pasardhėse e spitalit tė ndėrtuar nga Zogu. “Porsa tė hyjė njeriu nė spitalin “Zogu I”, ajo qė do t’i heqė vėrejtjen ėshtė pastėrtia. Por, pastėrtia kėtu nuk do tė thotė vetėm tė mos shohė njeriu tozėra dhe fėlliqėsira. Kjo pastėrti ėshtė nė ekstrem, ideale”. Kėshtu e nis reportazhin gazetari i “Javės”, duke vijuar se aq shumė e ndjente kėtė gjė saqė kishte frikė tė mos e bėnte pis atė vend. Nė ato vite spitali kishte rreth 500 pacientė ēdo ditė dhe me gjithė kėtė lėvizje sėrish kishte pastėrti. Pėr ta mbajtur kėtė rregull, drejtori i spitalit, Sabri Teufik, kishte zgjedhur kėtė mėnyrė. Nė orėn 6 tė mėngjesit fillonte puna. Personeli, sapo tė hynte duhej tė nėnshkruante prezencėn e tij nė librin pėrkatės. Kryeshėrbėtori, qė sot ėshtė pėrgjegjėsi i sanitareve, bėnte njė kontroll tė personelit tė tij. Nė orėn 6:30 vinin motrat, tė cilat nė vitin ’37 ishin 16. Nė orėn 8:30 pastrimi duhej tė kishte mbaruar dhe ēdo gjė tė ishte gati pėr ditėn e gjatė. Pikėrisht nė orėn 8:30 fillonin dhe operacionet e paracaktuara. Nga ora 9 deri mė 11 mjekėt kishin orarin e vizitave dhe pas kėsaj, ata largoheshin pėr nė ambulancat e tyre, pėr tė kryer vizitat pėr banorėt e lagjeve tė Tiranės. Gjithēka ishte e saktė. Nė orėn 12:15 tė mesditės, drejtori i spitalit, Sabri Teufik, vizitonte tė gjithė pacientėt qė ishin sjellė nga ambulancat pėr t’u shtruar nė spital. Ata qė ishin nė gjendje tė rėndė shtroheshin menjėherė, ndėrsa mė pak tė sėmurėt. Nėse nuk kishte vende, u caktohej njė datė pėr t’u paraqitur. “Por vetėm drejtori i spitalit inspekton? Eshtė edhe drejtori i pėrgjithshėm i shėndetėsisė, z. dr. Qemal Jusufati. Pa dijtur njeri gjė, dr.Qemali i hypėn automobilit dhe fap nė spital, inspekton tė tėra imtėsisht, por mė sė fundi e ndjen veten tė detyruar tė pėrgėzojė personelin pėr pastėrtinė dhe rregullin qė mbajnė”, shkruan gazetari mė 1937-n.

    Mjekėt e specializuar
    Mbreti Zogu I, nė momentin e fillimit tė punimeve pėr spitalin, mblodhi tė gjithė mjekėt mė tė mirė tė vendit dhe i nisi me specializim nė Evropė. Dhe nė momentin qė godina pėrfundoi ne kishim njė staf profesionistėsh. Nė fillim, nė spital kishte vetėm 5 pavijone dhe dy godina, njėra pėr mjekėt kurse tjetra pėr personelin. Nė godinėn e parė ishin vendosur zyrat, seksioni i radioterapisė, radiognostikės dhe fizioterapisė. Nė fillim spitali kishte kėto specializime: kirurgji, patologji, otorinolaringologji, oftalmologji (kurimi i sėmundjeve tė syve), dentologji, radiologji dhe kapaciteti nė fillim ishte pėr 175 tė sėmurė. Vit pas viti spitali plotėsohej jo vetėm me shtesa godinash, por edhe me aparatura nga mė tė mirat e kohės. Nė vitin 1936 u krijua dhe pavijoni i antituberkulozit, ku mjekoheshin rreth 56 tė sėmurė. Ky pavijon kishte dhe verandėn ku tė sėmurėt mbi shtretėrit e shtruar me ēarēafė tė bardhė bėnin banja dielli. Tenda e cila i mungonte verandės u mundėsua me ndėrhyrjen direkte tė kryeministrit Kostaq Kota. Ndėrkaq, nga Gjermania erdhi elektrokardiogrami dhe sipas shtypit, do tė sillej edhe njė aparaturė pėr metabolizėm bazal. Spitali nė vitin 1937 ishte i kompletuar dhe ēdo muaj pasurohej edhe me mjete tė reja.

    Materniteti
    Shtėpia e jetės u inaugurua nė maj tė vitit 1937. Lindjet deri nė ato vite bėheshin nėpėr shtėpi, me mjete tė dala jashtė kohe dhe me kushte higjienike jo normale. Kėto lindje e rendisnin vendin tonė nė krye tė listės sė vdekshmėrisė sė foshnjave. Tė alarmuar nga shifrat, u vendos ndėrtimi i maternitetit, por mungonin fondet dhe vendi. Princeshat, shoqata “Gruaja Shqiptare” dhe shtypi u hodhėn nė sulm pėr mbledhjen e fondeve. Komisioni i zonjave dhe zonjushave, i ngritur pėr kėtė qėllim, kishte mbledhur si fillim vetėm 115 napolona floriri. Nė spitalin “Zogu I” kishte njė pavijon qė pėrdorej pėr banjė dhe njė dhomė morgu. Banjat ishin pėr burra e gra bashkė, njė gjė jonormale. Nisur dhe nga nevojat pėr ndėrtimin e maternitetit, u pa zgjidhja. Pavijoni u transformua nė maternitet, ndėrsa morgu dhe banjat e ndara u ndėrtuan nė njė godinė tjetėr. “Kemi maternitetin me njė sallė pritjeje, njė sallė pėr pjellje, 2 salla pėr lehonat, njė dhomė pėr maminė dhe infermieret me dy banja dush dhe kėto krejtėsisht tė kompletuara”, shkruhet nė tė pėrjavshmen “Java”, ndėrsa thuhet se morgu u ndėrtua larg spitalit pėr vetė arsyet higjienike dhe kishte njė dhomė ekzaminimi, njė dhomė pėr ceremonitė fetare dhe njė tjetėr pėr rojet. Njė kuzhinier vjenez gatuante pėr tė sėmurėt e spitalit “Zogu I”. Ushqimi ishte i kontrolluar dhe i bollshėm, nė darkė kishte tri gjellė tė ndryshme. Krahasuar me sot, diferenca ėshtė shumė e madhe. Ky ėshtė udhėtimi ynė nė kohėn e Zogut, pikėrisht atėherė kur u hodhėn bazat e shėndetėsisė shqiptare.



    Statistikat e vitit 1936

    Kapaciteti i shtretėrve 300
    Pėr njė vit u mjekuan 3505 vetė
    Nė kirurgji 1723
    Patologji 940
    Tuberkulozė 220
    Dermatologji 327
    Oftalmologji 272
    Otorinolaringologji 114.
    Janė bėrė 1115 operacione kirurgjikale
    172 operacione nė Oftalmologji
    114 operacione otorinolaringologji
    Kanė vdekur 232
    Janė mjekuar nė ambulanca 8447 veta
    Nė repartin e radiologjisė janė kontrolluar 8648 persona


    Degradimi i Qendrės Spitalore “Nėnė Tereza”

    Zgjerimi i Tiranės me rreth 700 mijė banorė ka bėrė qė Qendra Spitalore Universitare, edhe pse zgjeruar kėto vitet e fundit, tė mos pėrballojė mė kėrkesat e gjithė popullatės. E njėjta gjė ndodh edhe pėr Spitalin Neurologjik apo Spitalin nr.5. Fluksi i madh i pacientėve ka sjellė edhe mungesė shtretėrish. Mungesa e ilaēeve, ēarēafėve, pastėrtisė, shėrbimit... janė problemet qė has ēdokush qė prej hallit duhet tė pėrballet me spitalin. Njė spital lokal pėr Tiranėn. Kjo ka qenė njė ide e hershme, e cila ka mbetur thjesht nė letra. U diskutua njė herė qė spitali i ri nė Laprakė tė ishte lokal, por edhe kjo tentativė u ndėrpre. Ndėrkaq, Qendra Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, qė i hap portat gjithė vendit, po shkon drejt degradimit, mungesat janė tė shumta.

    --

    miki-rroja..

    ai taulanti yt eshte nje socialisto-dubaist.. por edhe socialist dhe dubaist smund te jesh..pra ai eshte nje c op m.uti asgje tjeter..

    ..

  4. #44
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    panorama

    miki-rroja..

    ai taulanti yt eshte nje socialisto-dubaist.. por edhe socialist dhe dubaist smund te jesh..pra ai eshte nje c op m.uti asgje tjeter..

    ..
    Hallall ta baftė Zoti,je njėsh i njėshave...



    Or ti mik sa per fiksim,e kam me nje r e jo me dy... (mos kalojmė ne injoranci)

    Ps.Ēar panorame.....Gjynah se s'dole gjė dhe ti.
    .........................

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrpjekje pėrkthimesh...
    Nga oiseau en vol nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 02-04-2014, 20:00
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05
  5. Kasollja e xha Tomit
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-04-2006, 09:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •