nuk hyni atje te shpreheni ku tregohet per mathauzenat qe beri enveri me sojin tuaj si kapterra roje.. por katundaroni ktu..
kapercejini gjysherit.. mos e mbani shqiperin rob..o cunat e rucit..
u cua nje klysh magari me armani ne parlament ..mosha juaj.. nje far taulant balla i majko ruc edvinit..katunar librazhdi e foli ..ja me kto mend tuaja..
nejse..
Panorama..
Ja dicka nga Koha e Zogut..
--
Vitet 30, reklamat qė i hapėn portat zhvillimit
Bizneset vuajnė hendekun 50 -vjeēar tė socializmit
Rezarta Delisula
Shumė njerėz e kujtojnė Shqipėrinė e viteve 30 si njė moment kulminant zhvillimi, ku tregtia vendase dhe eksporti dominonin.
Hendeku 50-vjeēar i socializmit mpiu trurin popullor me njė mentalitet fals, pas kapėrcimit tė sė cilit ēdo gjė na dukej e re dhe e panjohur. Ata qė emigruan nė fillim habiteshin se pse autobusėt ndalonin nė kryqėzime vetėm prej disa dritave (semaforėve), tė tjerė nuk dinin se kishte dhe ēezma me rėle ku mungonte rubineti, dhe akoma mė keq ndodhte nė restorante, ku uji i ngrohtė me limon qė sillej pėr tė shpėlarė duart pas ngrėnies sė peshkut, pihej si tretės nga padija. Kėto situata qė tani na duken komike, por edhe tė tjera mė pikante se kėto, i pėrjetuan pjesa dominonte e shqiptarėve nė fillim tė viteve 90. Mungesa e informacionit kishte dhe pėrkthimin; vėnien nė siklet pėrballė tė tjerėve. Gazeta ka kėrkuar nė revistat e vjetra tė kohės sė Zogut, ku njė ndėr gjėrat qė na ka bėrė mė shumė pėrshtypje ka qenė reklamimi i mallrave. Elegancė, thjeshtėsi dhe shumėllojshmėri. Ndryshe nga sot, atėherė mė tė fuqishėm duken tregtarėt e vegjėl, tė cilėt mbushnin faqet e tė pėrditshmeve duke reklamuar biznesin e tyre. Nė gazetat e revistat e sotme dominojnė reklamat shtetėrore, ato tė kompanive celulare dhe ndonjė banke, ndėrsa rrallė shohim biznesmenė privatė qė reklamojnė mallrat e tyre. Zhvillimi i njė shteti testohet edhe nga fuqia e biznesit tė vogėl. Nė revistėn Java tė publikuar nė vitet 30, kemi pėrzgjedhur llojet e reklamimeve, metodėn dhe batutat pėr tė tėrhequr sa mė shumė blerės, duke sjellė njė pasazh nga Shqipėria nė vitet 30. Dhe kjo ishte vetėm njė revistė e pėrjavshme, ndėrsa nė gazetat e pėrditshme reklamimet ishin mė tė shumta.
Produktet ushqimore
Nė politikėn e marketingut tė viteve 30, rolin kryesor e zinte malli vendas. Luftė e hapur i qe shpallur produkteve tė huaja, pasi cilėsia e mallrave shqiptare ishte konkurrente. Nė vitin 1937 prodhuesit e birrės Korēa reklamonin nė njė mėnyre tjetėr mallin e tyre: Nuk ėshtė nevojė pėr birrė tė jashtme. Eshtė e tepėrt, bile e dėmėshme, tė nxjerrim jashtė arin tonė kur birra e Korēės i pėrgjigjet ēdo nevoje e ēdo kėrkimi. Pėr produktet ushqimore mėnyra e reklamimit ka qenė ndryshe. Ajo shkruhej nė bazė tė provės sė bėrė nga njerėzit dhe i dedikohej opinioneve tė tyre. Birra Korēa ashtu sikurse edhe produkte tė tjera, sloganet e reklamimit i ndryshonin shpesh. Po pse tė importojmė birrė sė jashtmi. Kemi birrėn Korēa, e cila ėshtė shumė mė e shijshme se ato tė markave tė jashtme, por kemi edhe pėr detyrė ta pėrdorim birra Korēa, sepse ajo fabrikė u jep punė njė numri tė madh punėtorėsh shqiptarė. Duket se reklamat ndryshojnė edhe nė bazė tė politikės sė gazetės, tė cilat nė atė kohė shquheshin pėr nacionalizėm. Firma e makaronave Gjeli e ka reklamuar kėshtu produktin: Kush ka pėrdorur, vendas ose i huej, makaronet e fabrikės sė zotit Tahir Beshiri, ka konstatuar dhe e ka ndjerė veten i detyruar tė deklarojė se makaronat e markės Gjeli janė mė tė preferueshme se ēdo markė tjetėr e vendit ose e huaj... Mahmut Tota nė pazarin e vjetėr afėr pusit, kundrejt bashkisė nė kryeqytet ka: Pije tė zgjedhura tė vendit e tė huaja dhe djathėrat qė kanė marrė njė famė. Vėllezėrit Hobdari pėr disa kohė pushtuan faqen e fundit tė revistės Java me reklamėn e tyre Sinalko. Kėshtu quhej pija pa alkool dhe fort e shijshme, ku nuk harrohej tė pėrmendej higjiena. 1 lek kushtonte shishja, ndėrsa etiketat provizorisht ishin gjermanisht, deri sa tė shtypeshin nė gjuhėn shqipe.
Kėstet
Teksa kalojmė nėpėr duar fletėt e zverdhura tė revistės, veē lajmeve e komenteve ato qė dominojnė janė reklamat. Blerja me kredi e mallrave tė ndryshme nė kohėn e Zogut nuk ka qenė njė gjė e re. Shumė dyqane aplikonin kėtė lloj shitjeje pėr tė thithur sa mė shumė klientė, madje edhe ata qė skishin mundėsi tė paguanin. Gaqi Papa dhe Vllau nė Fier e kanė reklamuar nė kėtė mėnyrė biznesin e tyre Magazina tė ēdo sendi: Dhurata tė lloj llojėshme e pėr do rastė, janė specialiteti i kėsaj Magazine. Kėtu kėrkoni radiot e markės sė famshme amerikane F.A.D Audrea, nė tė cilat inxhinieria e hollė amerikane ka kombinuar kualitetin lartė, me ēmimin shumė tė ulėt. Keni shitėsa radiosh, kėsi lloj, dhe nė qytete tė tjera tė Shqipėnisė. Nė Tiranė depozitar ėshtė z.Shahin Cami, libraria Kombi nė Rrugėn Mbretnore. Bėjmė shitje me afate dhe me kėste. Slogani i tyre ishte Kėnaqe klientin qė tė kėnaqėsh veten. Njė firmė tjetėr, pėr tė shitur stilografin e famshėm Pelikan gjeti njė mėnyrė mė tė thjeshtė dhe tė drejtpėrdrejtė me sloganin Udhėtim i ēastit: Sa herė nuk kini marrė zjarr nga shkaku se stilloja juaj nuk donte tė shkruante? Nė sa pėrsėritje keni gjetur njolla mbi letra nė vend tė letrave tė trajtuara me pastėrti? Gėrmimet rregulluese dhe drejtuesi i bojė-shkrimit prej konstruktimit special i stilografit rezervuar Pelikan, sigurojnė njė rrjedhje tė rregulltė dhe pa ndaluar bojėshkrimin... Pothuajse tė gjitha reklamat ndryshojnė sloganet e tyre nga java nė javė. Firma Pelikani disa numra mė vonė tė revistės vjen me sloganin Siē lot rroll benzina pėr automobilin (Siē luan rol benzina pėr automobilin).
Nga Parisi te Profarma
Pas viteve 50 nė sirtarėt e varfėr tė banjės gjendeshin kolonjat e prodhuara nga Profarma. Sapunėt Luks e Camay qė vinin nga jashtė, ruheshin mes rrobave pėr parfumosje, ndėrsa figurat e grave tė bukura ngjiteshin nė lavatriēet 20-ėshe. Nė revistėn Java tė janarit tė vitit 1938 reklamohej firma e parfumerisė Au Louvre, e cila furnizonte me produkte edhe oborrin mbretėror. Kjo firmė kishte ekskluzivitetin e fabrikės franceze Jean Patou nė Paris. Parfumet e Jean Patou i pėrdor elita e pėrbotėshme, sepse fabrikimi i tyre u rezervon cilėsinė qė si kanė parfumet e fabrikave tė tjera nė tėrė botėn. Njė parfum Jean Patou ėshtė njė gjė e domosdoshme pėr njė zonjė ose zonjushė moderne, shkruhet nė kėtė revistė. Moda ishte njė pjesė e pandashme e elitės sė qyteteve tė mėdha. Mundėsitė ekonomike pėr fat ua siguronin stilin veshjes. Njė tregtar mallrat e tij i shet nė kėtė formė: Stofna angleze nga ma tė bukurat e ma modernet i ka vetėm Jani Koēa Muzina. Tregtari Gjinali dhe nipėrit qė shisnin kapele pėr zonja e reklamonin nė kėtė formė: Modele origjinale tė Vjenės, nji copė vetėm prej ēdo modeli. Tė gjitha kanė karakteristikat e modės sė 37-ės. Rrobaqepėsit reklamonin atelietė: Koēo Dalani qep me gusto dhe finesė dhe ėshtė diplomuar prej Akademisė Amerikane tė Athinės. Apo njė tjetėr: Sadik Elezi ėshtė padyshim rrobaqepėsi mė artist i kryeqytetit. Ateljerit tė tij i ka dhėnė emėrin; Rrobaqepsija me famė... Mėnyra e reklamimit me elegancė tė produkteve pėr femra arrinte rezultate mė tė drejtpėrdrejta. Sloganet e firmės Begėja qė tregtonin ēorape tė holla ishin tė rralla: Bukuria juaj nuk varet vetėm nga paraqitja e fytyrės. Mė tepėr varet nga eleganca e kėmbės.
Festat dhe tė ēuditshmet
Ashtu siē ndodh edhe sot, nė raste festash firmat e mėdha tregohen zemėrgjerė duke bėrė ulje. E njėjta gjė ndodhte edhe para 70 vjetėsh, ku biznesmenė tė ndryshėm publikonin zbritjet e produkteve. Firma Mehmet Ndroqi e Djemt, me rastin e festės sė Bajramit kemi plotėsue artikullin Bizhuteri. Botona, leshna tė reja qė na kanė arritun, penja pambuku pėr maqina ēorapėsh tė artikullit ma tė mirė. Profumeri L.T.Piver. Ēorape grash e fėmijėsh tė markės Gibel: Me rastin e Bajramit nė Botona bajmė nji zbritje 50 pėr qind dhe nė ēdo artikull tjetėr bajmė nji zbritje 10 pėr qind. Nė mes tė reklamave qė duket sikur nuk kanė ndryshuar pėrgjatė viteve hasim dhe nga ato tė veēantat. Njė prej tyre ėshtė: Nė rrugėn Mbretnore para nja dy vjetėsh firma Tasin&Dhori ēeli njė dyqan gjanash ushqimi dhe pijesh. Sado qė zotėsija dhe eksperienca profesionale e Dhorit formonin garancinė mė tė madhe se ay dyqan do tė zhvillohesh sa qė nė klijentelėn e tij tė pėrfshihesh ajka e kryeqytetit dhe sidomos atyre qė dinė tė zgjedhin sendet qė ju duhen pėr ushqimin e tyre, pėrsėri nuk pritesh qė brenda nji kohe aq tė shkurtėr tė zhvillohesh nė njė dyqan qė mund tė themi se asht i pari nė kryeqytet. Tash sė fundi, qė dyqani i mbeti Dhorit, si i vetmi proprjetar ėshtė kompletuar me tėrė artikujt e nevojshėm tė llojit tė tregtisė sė tij, tė cilat janė nga mė tė zgjedhurėt. Kėto nuk janė fjalė reklame dhe mund ta provojė kushdo se janė realitet. Njė tjetėr reklamė interesante gjejmė mes faqeve. Fabrikė Karrocerie pėr autobusa, vetura dhe troke Ilia Shomo-Durrės. Prumė specialist nga jashtė dhe kemi gati karroceri me ēmime jashtė ēdo konkurrence. Pėrdorojmė material gjerman lluks, dorėzojmė porosina mrenda njė muaji. Autobusat qė kemi gati u bajnė maqinave; Chevrolet, Dodge, Reo dhe Diamant...
Shteti
Reklamat ishin tė shumėllojshme qė nga mobileritė, shitjet e drurit dhe qymyrit, rrobaqepėsit, libraritė. Por nuk mungonin as reklamimet pėr filmat nė kinema apo tė bankave si nė ditėt e sotme. Banka Bujqėsore e Shtetit nė reklamimin pėrkatės pėrmend tė gjitha veprimet qė kryen duke nisur me kredidhėnien. Nė reklamė shėnohen edhe informacione mbi bankėn mbi datėn e krijimit qė ka qenė 19 korriku 1937, si dhe kapitalin fillestar prej 2.800.000 franga ari. Ndėrkaq, kinema Gloria reklamon: Shfaqet kėto ditė kolosi i filmave Kryqėzatat realizimi madhėshtor nga CECIL B.Mille. Marrin pjesė 100.000 veta. Janė harxhuar 2 miliardė dollarė. Kritika e pėrbotėshme vėrteton se nė kėtė film pasqyrohet pikėrisht epoka tronditėse e luftrave fetare. Krahas tyre vinin dhe njoftimet nga ministritė e dikasteret e tjera tė cilat quheshin shpallje, ndėrsa sot njoftime. Pėr shembull: Ministrija e Ekonomisė Kombėtare pėr ti dhėnė hov Blegtorisė e industrisė shtazore dėshiron tė me subvencionues shoqėrit, stanarėt e blegtorėt tė cilėt ngrehin ose pėrmirėsojnė, ēdo lloj banese kafshėsh me qėllim reproduksioni dhe godina tė ndryshme pėr zhvillimin e industrisė shtazore. Pas kėsaj jepeshin kushtet qė duheshin plotėsuar pėr tė marrė kėtė kredi nga shteti. Kėto ishin njė pjesė e reklamave tė pafund nė botimet e revistės Java, ndėrkohė qė tė shumta kanė qenė reklamat e publikuara edhe nė tė pėrditshmet. Reklamimi tregon zhvillim dhe tė mirat e dikurshme u fshinė ngadalė nga memoria pėr tu rikthyer pas rreth 70 vjetėsh.
Librari e botime
Edhe libraritė ishin pjesė e botės sė publicitetit. Thjeshtėsia e Elbasanit ėshtė karakteristike edhe nė reklama. Libraria Normalisti Elbasan, ėshtė e pasur nė libra shkollore e rradhorė, penda etj. Njė vizitė mjafton. Ndėrkaq edhe botime tė veprave tė njohura tė Naim Frashėrit, dhe mėsimit tė gjuhėve tė huaja, publikoheshin si reklama. Njė gazetė, njė revistė njė romancė tė zgjedhur, njė styllo dhe ēdo gjė nga sendet e zyrės, tė muzikės dhe tė peshkimit, vlonjatėt do ti gjejnė vetėm te Ibrahim Shyti. Sa pėr aparatet fotografike ka ekskluzivitetin.
Doktor e avokat
Nė gazetat e pėrditshme nuk hasim njoftime tė noterėve e avokatėve. Klinikat mjekėsore i prekim mė shpesh mes televizioneve. Por ja si reklamoheshin 70 vjet mė parė: Zyrė Avokatore A.Totozani, merr pėrsipėr ēdo padi civile e penale. Ndjek me kujdes ēdo ēėshtje administrative nė tė gjitha dikasteret e Mbretėrisė. E kaluara e tij ėshtė garanti pėr klientėt. Doktor Ihsan Korēa, pranon tė sėmurėt pėr sėmundje tė mbrendėshme, veneriane dhe tė ndryshme nė Rrugėn Koēo Kotta nr.41, ēdo ditė mė ora 3-5 pas dreke, dhe nė ēdo orė tjetėr pas paralajmėrimit.
----
Krijoni Kontakt