E Shtune, 26 Nentor 2005



THJESHT PER TE KUPTUAR DICKA ME SHUME.

Donim te dinim se cfare po leme dhe cfare do gjejme



Percjelle per shtyp nga Alban GURI

Meqenese nga c'po kuptojme kohet e fundit, do ndryshoje folklori politik, fytyrat ne Tv dhe emrat e superpermendur neper media, atehere na lind e drejta te pyesim:

Me keto ndryshime, a do te vije pushteti ne dhe per popull, sic e kerkon edhe vete togfjaleshi "Demo-kraci" "pushteti i popullit)? Apo thjesht do vazhdojne akrobacirat ne kurriz te popullit, per interes te disa gjallesave qe nuk duan te vdesin as fizikisht e as ideologjikisht. E kam fjalen per ndonje skenar te pergatitur kohe me pare qe mund te kerkoje te garantoje akoma interesat e klaneve te nxjerra jashte loje nga "koha", duke mos perfillur fare faktin se, nese ky popull vuan sot, kjo ndodh vecanerisht per faj te ketyre plebejve qe donin te beheshin kaste...

Por kaste nuk u bene kurre. Populli thote dhe jam i bindur se ka te drejte "Nuk behet kurre jevgu pashe!". Kaste nuk u bene e nuk do te behen kurre sepse defekti eshte gjenetik, por ama u bene hajdute, vrases dhe prepotente qe nuk duan te dialogojne e te leshojne pe. Nuk duan te leshojne as pushtet dhe keshtu, sic na e mesojne edhe vitet 92-97, shume prej tyre qe iu kishin sherbyer me devotshmeri u gjenden te paret ne frontin per "mbrojtjen" e demokracise dhe sic e dini, e dobesuan demokracine, e sabotuan ate, deri sa i dhane nje goditje vdekjeprurese duke sjelle perseri ne pushtet ne kohe rekord klanin me te felliqur te sherbyesve te kuq, ata qe nuk dua t'u permend as emrin.

E pra keta akrobate te shkathet dhe te stervitur mire ne shkollen e partise se kuqe, duhet te na thone se c'kuptojne me termin demokraci.

Duhet te vendosim piksepari te merremi vesh ne gjuhen shqipe dhe per kete fakt, duhet te na e shpjegojne me deklarata per shtyp, me dokumente politike, se cfare kuptojne ata per demokraci, per dialog, tolerance dhe zhvillim. Nese e kane te veshtire dhe s'dine se nga t'ia nisin, po ua thjeshtoj pak punen duke i renditur hallkat ku lengon, jo calon, demokracia ne Shqiperi:

1-Mungese totale e eksperiences ne radhet e pretendenteve per kolltuqe, per nje politike tolerante, demokratike, perendimore.

2-Mbyllja ne vetvete e forumeve partiake dhe hapja e genjeshtert ndaj gjoja figurave te reja te "botes akademike".

3-Shihet cuditerisht pjesemarrje pasionale e individeve qe nuk kane asnje lloj besimi fetar dhe keshtu garantojne vazhdimesine e atij ateizmi mekatar, vrastar qe shkaterroi dhe varferoi shpirtin e shoqerise shqiptare. "Te me kuptojne ata qe nuk besojne, por dua te kujtoj se ateizmi pruri shume dhune dhe injorance ne Shqiperi e cila vazhdon qetesisht edhe sot te shkaktoje katastrofa te verteta ne celulen baze te shoqerise, tek individi, familja.)

4-Nese e "reja" ne politike do te vije me individe qe besojne se ata jane Zoti, ata jane forca, ata jane pushteti, atehere cfare ndryshimi do te kemi me kohen kur na "udhehiqte" baba Enveri, baba Ramiz, baba Fatosi "ka patur edhe Fatosi nje periudhe prej Babai)?

5-Kujt i thoni ju zoterinj shoqeri civile e hapur, asaj qe ndertohet dhe financohet qe ne zanafille nga qarqet e mbyllura okulte te disa mizantropeve?

6-A e ka ndokush prej jush idene se kush eshte intelektuali i vertete, besimtari i vertete, patrioti i vertete?

7-A e ka ndokush prej jush idene dhe kurajon se i fundit i shoqerise duhet ndihmuar dhe jo perqeshur ose harruar sic eshte bere deri me sot?

8-A e dini ju zoterinj se te flasesh ne publik dhe neper forume eshte vlere dhe e nje e drejte demokratike; sikunder, ta mbysesh fjalen, ta luftosh ate qe flet dhe te genjesh dite e nate, eshte antiteza e demokracise?



dhe se fundi,

9-Mire keta te mencurit, te rinjte dhe ndryshuesit e klanit "ndryshimi" qe kini thirrur, po e djathta me ke do perfaqesohet? Apo keto lloj pyetjesh nuk lejohen?

10-Mos ndoshta e djathta "jane dhe do te jene" modelet e superkonsumuara te protestaxhinjve pacifiste, qe kane marken e amerikanizmit proletar dhe prej atij marrin cmime nderkombetare?!

11-Apo Shqiperia nuk ka dhe nuk duhet te kete te djathte, pra pushteti duhet te kaloje nga e majta tek e majta "nga Nexhmija tek Ramizi e keshtu me radhe).

**********************

Amerika, megjithese eshte e madhe dhe fanar demokracie ne bote, ka akoma shume defekte dhe nder keto defekte, eshte edhe fakti se ne nje vend komunist si ky i yni, mbeshtet akoma komunistet e rinj, bij komunistesh te vjeter. Eshte fakt se ne Shqiperi jane financuar keto vitet e fundit vetem parti dhe levizje rrymash majtiste. Administrata Bush eshte ne dijeni te ketyre procedurave qe krijojne vetem konsolidim te te "keqes se kuqe", e cila ne kete vend u pa mire se c'pasoja katastrofike pruri. A nuk do te ishte e drejte dhe demokratike qe me te njejtat fonde dhe procedura organizative te balancohej politika, duke iu sherbyer njerezve me modele antikomuniste? Sepse antikomunizem nuk do te thote "lugat". Antikomunizmi eshte demokraci, sic eshte edhe antifashizmi demokraci, pra demokraci eshte cdo lloj antitotalitarizmi. Miqve te huaj qe ndoshta cuditen me kundershtimin tim dua t'u jap disa shembuj:

1-U financua dhe u perkrah Ilir Meta per moshen e tij te re dhe per faktin se nuk ishte njeri aparatesh te vjetra, pra u presupozua se do te sillte ndryshime, por ai u kthye ne origjine me forma dhe permbajtje bolshevike autoritariste.

2-U gjet ne rruge Edi Rama dhe u financua edhe ky per te njejtat motive. Rezultati doli i njejte, u krijua nje moster te cilit nuk i afrohesh dot jo me te bashkepunosh me te.

3-Keshtu kam frike edhe per keta te rinjte e protestave qe sapo kane filluar karrieren e pjaces, te protestave, si te lartpermendurit, se do te bien ne te njejten gjendje fizike natyrale: si llastiku qe sado qe ta terheqesh, do kthehet prape ne origjine.

Iu drejtohem gjithmone miqve te huaj duke iu thene se: perpara fryrjes se nje personazhi si tullumbac, duhet pare i c'marke eshte, nga c'familje vjen e ku do te "shkoje", pra vizionet qe ai paraqet. Sepse keto pak shembuj qe dhame per te mos u zgjatur, jae demostrimi i faktit se "nuk behet miell me krunde" sic thote i mencuri popull. Origjina dhe influenca e familjve te tyre mbi ta eshte e pashmangshme dhe cuditerisht te gjithe me ngjajne me njeri-tjetrin. Me kujtojne Lisien Bashkurtin, nje personazh "i riu komunist) qe u ngrit dhe na u ofrua perpara viteve 90 me te njejtat mekanizma financimi dhe propagande, me diferencen se atehere kumbaret ishin komunistet e Enver Hoxhes.

Keto qe thame nuk jane tabu por esenca dhe themeli i demokracise moderne. Quhet thjesht analize, forum, debat i hapur, qe kerkon pergjigje per te gjetur rrugen e zgjidhjes se problemeve te nje shoqerie.

Keshtu pra, duke mos dashur me te na marre njeri pushtetin per t'u tallur me ne, si popull qe jemi, kemi renditur keto pyetje dhe kerkojme pergjigje. Pergjigjet, natyrisht nuk iua kerkojme atyre qe nuk mund te duan te na e japin pushtetin, sekretareve te kuq. Nuk ua kerkojme atyre qe "nen udheheqjen e mesimeve" te hileqarit Gorbacov po na mashtrojne prej 14 vjetesh. Pergjigjet ua kerkojme dhe i pretendojme nga ata qe na brockullisin akoma per demokracine si per te na hedhur hi syve. Ua kerkojme atyre qe kane thirrur ne enturazhin e ri te perfaqesimit, femijet e tyre te pafe, te shkolluar aty ketu, me patenta dhe dekorata, duke filluar qe nga Moska e kuqe deri ne Ameriken qe na ka cuditur me nuancat e saj te kuqe protestante, te cilat nuk i njihnim deri me sot "d.m.th. deri dje ne fillimet e viteve 90)

Dua vetem te sjell per te disaten here ne vemendje te lexuesve se Shqiperia ndodhet ne Europe, se Europa ka tjeter kulture dhe se ne Europen kristiane ka shume shqiptare, intelektuale te vertete dhe modeste, qe ne kete parapergatitje teatrale te radhes nuk jane thirrur te marrin pjese ne drejtimin e shoqerise apo te flasin mbi demokracine.

Perfundimisht dua te them se ndryshimi nuk mund te jeni ju, femijet, nipat dhe mbesat tuaja, te pafe si ju, orientale si ju, antieuropiane si ju. Kjo ndodh jo se nuk ju pelqen Europa por thjesht sepse ju frikeson ajo, ju ve ne pasqyre dhe ju ben te ndiheni ata qe jeni, provinciale te prapambetur, te paafte per te kapur trenin europian te kultures, shkollat e mendimit iluminist te rilindjes, hapin e qyteterimit qe ecen me ritme te tjera ne krahasim me ju. Mbi te gjitha me ritme kulturale e shpirterore nga te cilat ju jeni shekuj larg dhe per kete beheni, ose me mire te themi mbeteni agresive, intrigante, prapaskeniste. Jeni kapur tek Amerika qe ka njemije e nje probleme per te zgjidhur, si leshteriket pas spirances. Dhe "spiranca" nuk u kushton vemendje leshterikeve se ka tjeter mision ne vetvete, duhet te mbaje fort peshen e madhe te nje "transoqeaniku", peshen e madhe te nje bote qe leviz dhe ka probleme. Ketu perfitoni ju, duke gjetur here pas here edhe bashkepunimin e ndonje diplomati te korruptuar.

E tani po i rikthehemi rastit konkret, i cili na shtyn te bejme keto analiza ne menyre qe gabimet te mos perseriten radhazi. Pra, pasi na treguat legjionet e reja, me mbiemra te vjeter, te teknicieneve qe do te na ndrisin te ardhmen, na tregoni pak ne cilen rruge politike do t'i udhehiqni, do na udhehiqni, duke qene se nuk shohim dhe nuk perceptojme sinjale politikash europiane, demokratike, bashkekohore, kristiane.

E keni te gjithe kohen dhe mundesine per te na u pergjigjur dhe per te na e demostruar dicka te tille, sepse demokratikisht...

nuk mbaron ketu.

Koha Jone.