Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk hyni atje te shpreheni ku tregohet per mathauzenat qe beri enveri me sojin tuaj si kapterra roje.. por katundaroni ktu..
    kapercejini gjysherit.. mos e mbani shqiperin rob..o cunat e rucit..
    u cua nje klysh magari me armani ne parlament ..mosha juaj.. nje far taulant balla i majko ruc edvinit..katunar librazhdi e foli ..ja me kto mend tuaja..
    nejse..






    Panorama..


    Ja dicka nga Koha e Zogut..

    --

    Vitet ‘30, reklamat qė i hapėn portat zhvillimit

    Bizneset vuajnė hendekun 50 -vjeēar tė socializmit


    Rezarta Delisula
    Shumė njerėz e kujtojnė Shqipėrinė e viteve ’30 si njė moment kulminant zhvillimi, ku tregtia vendase dhe eksporti dominonin.

    Hendeku 50-vjeēar i socializmit mpiu trurin popullor me njė mentalitet fals, pas kapėrcimit tė sė cilit ēdo gjė na dukej e re dhe e panjohur. Ata qė emigruan nė fillim habiteshin se pse autobusėt ndalonin nė kryqėzime vetėm prej disa dritave (semaforėve), tė tjerė nuk dinin se kishte dhe ēezma me rėle ku mungonte rubineti, dhe akoma mė keq ndodhte nė restorante, ku uji i ngrohtė me limon qė sillej pėr tė shpėlarė duart pas ngrėnies sė peshkut, pihej si tretės nga padija. Kėto situata qė tani na duken komike, por edhe tė tjera mė pikante se kėto, i pėrjetuan pjesa dominonte e shqiptarėve nė fillim tė viteve ’90. Mungesa e informacionit kishte dhe pėrkthimin; vėnien nė siklet pėrballė tė tjerėve. Gazeta ka kėrkuar nė revistat e vjetra tė kohės sė Zogut, ku njė ndėr gjėrat qė na ka bėrė mė shumė pėrshtypje ka qenė reklamimi i mallrave. Elegancė, thjeshtėsi dhe shumėllojshmėri. Ndryshe nga sot, atėherė mė tė fuqishėm duken tregtarėt e vegjėl, tė cilėt mbushnin faqet e tė pėrditshmeve duke reklamuar biznesin e tyre. Nė gazetat e revistat e sotme dominojnė reklamat shtetėrore, ato tė kompanive celulare dhe ndonjė banke, ndėrsa rrallė shohim biznesmenė privatė qė reklamojnė mallrat e tyre. Zhvillimi i njė shteti testohet edhe nga fuqia e biznesit tė vogėl. Nė revistėn “Java” tė publikuar nė vitet ’30, kemi pėrzgjedhur llojet e reklamimeve, metodėn dhe batutat pėr tė tėrhequr sa mė shumė blerės, duke sjellė njė pasazh nga Shqipėria nė vitet ’30. Dhe kjo ishte vetėm njė revistė e pėrjavshme, ndėrsa nė gazetat e pėrditshme reklamimet ishin mė tė shumta.

    Produktet ushqimore
    Nė politikėn e marketingut tė viteve ‘30, rolin kryesor e zinte malli vendas. “Luftė” e hapur i qe shpallur produkteve tė huaja, pasi cilėsia e mallrave shqiptare ishte konkurrente. Nė vitin 1937 prodhuesit e birrės “Korēa” reklamonin nė njė mėnyre tjetėr mallin e tyre: “Nuk ėshtė nevojė pėr birrė tė jashtme. Eshtė e tepėrt, bile e dėmėshme, tė nxjerrim jashtė arin t’onė kur birra e Korēės i pėrgjigjet ēdo nevoje e ēdo kėrkimi”. Pėr produktet ushqimore mėnyra e reklamimit ka qenė ndryshe. Ajo shkruhej nė bazė tė provės sė bėrė nga njerėzit dhe i dedikohej opinioneve tė tyre. Birra “Korēa” ashtu sikurse edhe produkte tė tjera, sloganet e reklamimit i ndryshonin shpesh. “Po pse tė importojmė birrė sė jashtmi. Kemi birrėn “Korēa”, e cila ėshtė shumė mė e shijshme se ato tė markave tė jashtme, por kemi edhe pėr detyrė ta pėrdorim birra “Korēa”, sepse ajo fabrikė u jep punė njė numri tė madh punėtorėsh shqiptarė”. Duket se reklamat ndryshojnė edhe nė bazė tė politikės sė gazetės, tė cilat nė atė kohė shquheshin pėr nacionalizėm. Firma e makaronave “Gjeli” e ka reklamuar kėshtu produktin: “Kush ka pėrdorur, vendas ose i huej, makaronet e fabrikės sė zotit Tahir Beshiri, ka konstatuar dhe e ka ndjerė veten i detyruar tė deklarojė se makaronat e markės “Gjeli” janė mė tė preferueshme se ēdo markė tjetėr e vendit ose e huaj... Mahmut Tota nė pazarin e vjetėr afėr pusit, kundrejt bashkisė nė kryeqytet ka: Pije tė zgjedhura tė vendit e tė huaja dhe djathėrat qė kanė marrė njė famė”. Vėllezėrit Hobdari pėr disa kohė pushtuan faqen e fundit tė revistės “Java” me reklamėn e tyre Sinalko. Kėshtu quhej pija pa alkool dhe fort e shijshme, ku nuk harrohej tė pėrmendej higjiena. 1 lek kushtonte shishja, ndėrsa etiketat provizorisht ishin gjermanisht, deri sa tė shtypeshin nė gjuhėn shqipe.

    Kėstet
    Teksa kalojmė nėpėr duar fletėt e zverdhura tė revistės, veē lajmeve e komenteve ato qė dominojnė janė reklamat. Blerja me kredi e mallrave tė ndryshme nė kohėn e Zogut nuk ka qenė njė gjė e re. Shumė dyqane aplikonin kėtė lloj shitjeje pėr tė thithur sa mė shumė klientė, madje edhe ata qė s’kishin mundėsi tė paguanin. Gaqi Papa dhe Vllau nė Fier e kanė reklamuar nė kėtė mėnyrė biznesin e tyre “Magazina tė ēdo sendi”: “Dhurata tė lloj llojėshme e pėr do rastė, janė specialiteti i kėsaj Magazine. Kėtu kėrkoni radiot e markės sė famshme amerikane F.A.D Audrea, nė tė cilat inxhinieria e hollė amerikane ka kombinuar kualitetin lartė, me ēmimin shumė tė ulėt. Keni shitėsa radiosh, kėsi lloj, dhe nė qytete tė tjera tė Shqipėnisė. Nė Tiranė depozitar ėshtė z.Shahin Cami, libraria Kombi nė Rrugėn Mbretnore. Bėjmė shitje me afate dhe me kėste. Slogani i tyre ishte ‘Kėnaqe klientin qė tė kėnaqėsh veten’”. Njė firmė tjetėr, pėr tė shitur stilografin e famshėm Pelikan gjeti njė mėnyrė mė tė thjeshtė dhe tė drejtpėrdrejtė me sloganin “Udhėtim i ēastit”: “Sa herė nuk kini marrė zjarr nga shkaku se stilloja juaj nuk donte tė shkruante? Nė sa pėrsėritje keni gjetur njolla mbi letra nė vend tė letrave tė trajtuara me pastėrti? Gėrmimet rregulluese dhe drejtuesi i bojė-shkrimit prej konstruktimit special i stilografit rezervuar Pelikan, sigurojnė njė rrjedhje tė rregulltė dhe pa ndaluar bojėshkrimin...” Pothuajse tė gjitha reklamat ndryshojnė sloganet e tyre nga java nė javė. Firma “Pelikani” disa numra mė vonė tė revistės vjen me sloganin “Siē lot rroll benzina pėr automobilin” (Siē luan rol benzina pėr automobilin).

    Nga Parisi te Profarma
    Pas viteve ‘50 nė sirtarėt e varfėr tė banjės gjendeshin kolonjat e prodhuara nga Profarma. Sapunėt “Luks” e “Camay” qė vinin nga jashtė, ruheshin mes rrobave pėr parfumosje, ndėrsa figurat e grave tė bukura ngjiteshin nė lavatriēet 20-ėshe. Nė revistėn “Java” tė janarit tė vitit 1938 reklamohej firma e parfumerisė “Au Louvre”, e cila furnizonte me produkte edhe oborrin mbretėror. Kjo firmė kishte ekskluzivitetin e fabrikės franceze Jean Patou nė Paris. “Parfumet e Jean Patou i pėrdor elita e pėrbotėshme, sepse fabrikimi i tyre u rezervon cilėsinė qė s’i kanė parfumet e fabrikave tė tjera nė tėrė botėn. Njė parfum Jean Patou ėshtė njė gjė e domosdoshme pėr njė zonjė ose zonjushė moderne”, shkruhet nė kėtė revistė. Moda ishte njė pjesė e pandashme e elitės sė qyteteve tė mėdha. Mundėsitė ekonomike pėr fat ua siguronin stilin veshjes. Njė tregtar mallrat e tij i shet nė kėtė formė: “Stofna angleze nga ma tė bukurat e ma modernet i ka vetėm Jani Koēa Muzina”. Tregtari Gjinali dhe nipėrit qė shisnin kapele pėr zonja e reklamonin nė kėtė formė: “Modele origjinale tė Vjenės, nji copė vetėm prej ēdo modeli. Tė gjitha kanė karakteristikat e modės sė ‘37-ės”. Rrobaqepėsit reklamonin atelietė: “Koēo Dalani qep me gusto dhe finesė dhe ėshtė diplomuar prej Akademisė Amerikane tė Athinės”. Apo njė tjetėr: “Sadik Elezi ėshtė padyshim rrobaqepėsi mė artist i kryeqytetit. Ateljerit tė tij i ka dhėnė emėrin; Rrobaqepsija me famė...” Mėnyra e reklamimit me elegancė tė produkteve pėr femra arrinte rezultate mė tė drejtpėrdrejta. Sloganet e firmės “Begėja” qė tregtonin ēorape tė holla ishin tė rralla: “Bukuria juaj nuk varet vetėm nga paraqitja e fytyrės. Mė tepėr varet nga eleganca e kėmbės”.

    Festat dhe tė ēuditshmet
    Ashtu siē ndodh edhe sot, nė raste festash firmat e mėdha tregohen zemėrgjerė duke bėrė ulje. E njėjta gjė ndodhte edhe para 70 vjetėsh, ku biznesmenė tė ndryshėm publikonin zbritjet e produkteve. “Firma Mehmet Ndroqi e Djemt, me rastin e festės sė Bajramit kemi plotėsue artikullin Bizhuteri. Botona, leshna tė reja qė na kanė arritun, penja pambuku pėr maqina ēorapėsh tė artikullit ma tė mirė. Profumeri L.T.Piver. Ēorape grash e fėmijėsh tė markės Gibel: “Me rastin e Bajramit nė Botona bajmė nji zbritje 50 pėr qind dhe nė ēdo artikull tjetėr bajmė nji zbritje 10 pėr qind”. Nė mes tė reklamave qė duket sikur nuk kanė ndryshuar pėrgjatė viteve hasim dhe nga ato tė veēantat. Njė prej tyre ėshtė: “Nė rrugėn Mbretnore para nja dy vjetėsh firma Tasin&Dhori ēeli njė dyqan gjanash ushqimi dhe pijesh. Sado qė zotėsija dhe eksperienca profesionale e Dhorit formonin garancinė mė tė madhe se ay dyqan do tė zhvillohesh sa qė nė klijentelėn e tij tė pėrfshihesh ajka e kryeqytetit dhe sidomos atyre qė dinė tė zgjedhin sendet qė ju duhen pėr ushqimin e tyre, pėrsėri nuk pritesh qė brenda nji kohe aq tė shkurtėr tė zhvillohesh nė njė dyqan qė mund tė themi se asht i pari nė kryeqytet. Tash sė fundi, qė dyqani i mbeti Dhorit, si i vetmi proprjetar ėshtė kompletuar me tėrė artikujt e nevojshėm tė llojit tė tregtisė sė tij, tė cilat janė nga mė tė zgjedhurėt”. Kėto nuk janė fjalė reklame dhe mund ta provojė kushdo se janė realitet. Njė tjetėr reklamė interesante gjejmė mes faqeve. “Fabrikė Karrocerie pėr autobusa, vetura dhe troke Ilia Shomo-Durrės. Prumė specialist nga jashtė dhe kemi gati karroceri me ēmime jashtė ēdo konkurrence. Pėrdorojmė material gjerman lluks, dorėzojmė porosina mrenda njė muaji. Autobusat qė kemi gati u bajnė maqinave; Chevrolet, Dodge, Reo dhe Diamant...”

    Shteti
    Reklamat ishin tė shumėllojshme qė nga mobileritė, shitjet e drurit dhe qymyrit, rrobaqepėsit, libraritė. Por nuk mungonin as reklamimet pėr filmat nė kinema apo tė bankave si nė ditėt e sotme. Banka Bujqėsore e Shtetit nė reklamimin pėrkatės pėrmend tė gjitha veprimet qė kryen duke nisur me kredidhėnien. Nė reklamė shėnohen edhe informacione mbi bankėn mbi datėn e krijimit qė ka qenė 19 korriku 1937, si dhe kapitalin fillestar prej 2.800.000 franga ari. Ndėrkaq, kinema “Gloria” reklamon: “Shfaqet kėto ditė kolosi i filmave “Kryqėzatat” realizimi madhėshtor nga CECIL B.Mille. Marrin pjesė 100.000 veta. Janė harxhuar 2 miliardė dollarė. Kritika e pėrbotėshme vėrteton se nė kėtė film pasqyrohet pikėrisht epoka tronditėse e luftrave fetare”. Krahas tyre vinin dhe njoftimet nga ministritė e dikasteret e tjera tė cilat quheshin shpallje, ndėrsa sot njoftime. Pėr shembull: “Ministrija e Ekonomisė Kombėtare pėr t’i dhėnė hov Blegtorisė e industrisė shtazore dėshiron tė me subvencionues shoqėrit, stanarėt e blegtorėt tė cilėt ngrehin ose pėrmirėsojnė, ēdo lloj banese kafshėsh me qėllim reproduksioni dhe godina tė ndryshme pėr zhvillimin e industrisė shtazore”. Pas kėsaj jepeshin kushtet qė duheshin plotėsuar pėr tė marrė kėtė kredi nga shteti. Kėto ishin njė pjesė e reklamave tė pafund nė botimet e revistės “Java”, ndėrkohė qė tė shumta kanė qenė reklamat e publikuara edhe nė tė pėrditshmet. Reklamimi tregon zhvillim dhe tė mirat e dikurshme u fshinė ngadalė nga memoria pėr t’u rikthyer pas rreth 70 vjetėsh.



    Librari e botime
    Edhe libraritė ishin pjesė e botės sė publicitetit. Thjeshtėsia e Elbasanit ėshtė karakteristike edhe nė reklama. “Libraria Normalisti Elbasan, ėshtė e pasur nė libra shkollore e rradhorė, penda etj. Njė vizitė mjafton”. Ndėrkaq edhe botime tė veprave tė njohura tė Naim Frashėrit, dhe mėsimit tė gjuhėve tė huaja, publikoheshin si reklama. “Njė gazetė, njė revistė njė romancė tė zgjedhur, njė styllo dhe ēdo gjė nga sendet e zyrės, tė muzikės dhe tė peshkimit, vlonjatėt do ti gjejnė vetėm te Ibrahim Shyti. Sa pėr aparatet fotografike ka ekskluzivitetin.”
    Doktor e avokat
    Nė gazetat e pėrditshme nuk hasim njoftime tė noterėve e avokatėve. Klinikat mjekėsore i prekim mė shpesh mes televizioneve. Por ja si reklamoheshin 70 vjet mė parė: “Zyrė Avokatore A.Totozani, merr pėrsipėr ēdo padi civile e penale. Ndjek me kujdes ēdo ēėshtje administrative nė tė gjitha dikasteret e Mbretėrisė. E kaluara e tij ėshtė garanti pėr klientėt. Doktor Ihsan Korēa, pranon tė sėmurėt pėr sėmundje tė mbrendėshme, veneriane dhe tė ndryshme nė Rrugėn Koēo Kotta nr.41, ēdo ditė mė ora 3-5 pas dreke, dhe nė ēdo orė tjetėr pas paralajmėrimit”.


    ----

  2. #32
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Ky eshte lajm fenomenal. Sa mire qe ja dha Sala zogut pallatin se ishte jashte, nuk kishte ku te flinte.

    Nje Zog kemi se mos kemi shume zogj, lol.

    Ne fakt ky ishte problemi kryesor i qeverise. Pune e madhe se lane pa blere energji elektrike per popullin. Ata per vete kane. Populli popull mbetet, lol

    Mire e bejne kur gjejne nje popull budalla qe nga shiu ra ne bresher.
    HAKUNA MATATA

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar mė parė nga My_Soul
    Ky eshte lajm fenomenal. Sa mire qe ja dha Sala zogut pallatin se ishte jashte, nuk kishte ku te flinte.

    Nje Zog kemi se mos kemi shume zogj, lol.

    Ne fakt ky ishte problemi kryesor i qeverise. Pune e madhe se lane pa blere energji elektrike per popullin. Ata per vete kane. Populli popull mbetet, lol

    Mire e bejne kur gjejne nje popull budalla qe nga shiu ra ne bresher.
    PO JU ERDHI MIRE JU KOMUNISTAVE KUR JA MORET ATI DHE JO VETEM ATIJ PRONEN JU RACE BOLSHEVIKESH JENI MESUAR QE TE GRINI PER 50 VJET NE KURRIZE TE NJERZEVE ,JU BEHENI XHELOZA SE JU S KISHIT PAS ASNJE GJE DHE SOTE KENI VEN PASURI NE KURIZ TE TE TJEREVE
    SHIKONI FATOS NANON RUCIN ANGJELIN.MALAJN FINON EDHE ATA BIRA BUSHTRE QE E VUN PASURIN PER 10 VJET EDHE SOTE HAHEN ME SHEIKET E ARABIS.S PASKA POPULLI DRITA KERKOJANI QEVERISE SE FATOS NANOS QE SKENI DRITA SE AI ABUZOJ ME HIDROCENTRALET SE E DINTE QE DO HUMBETE DHE DO QE TA FUSI QEVERIN E BERISHES NE KRIZE POR IKEN ATO KOHE TE 97 JU HIPOKRIT DHE XHAIL DHE FLISNI NE EMER TE POPULLIT YOU KRIMINELA PO R SI DO QE TE NDODH SOJI DO SHKOJE SOJI VERENI VETHE NE VESH,,,,,,,,,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PORTI_05 : 16-11-2005 mė 21:16

  4. #34
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Avash ti Porti se do te te bjere ndonje stroke nga gjithe kjo energji negative.

    Edhe po qe per komunista ate e keni ne krye te ulur kembekryq.
    HAKUNA MATATA

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    port..


    mos merr zjarr..leri tjeret te debatojne..
    zonjusha "my sol" jo vetem qe nuku eshte bolshevike.. por perkundrazi eshte pak e borgjezuar.. aty ne keshtjellen e imperializmit ne Vashington.. e i njeh mire gjerat.. dhe ja kemi nevojen oponences se saje..

    Pra ta gezonjë Lek Zogu shtepine e tije.. e kjo nuk i prish pun askujt vec ca hajdutve cobenj te ardhur ng p s.. me koleren kanibale qe ishin rrasur aty ne bahcet e Toptanasve.. themeluesve te Tiranes.. si ne mall te babes.. e nxorren kaq vite miljarda aty e i biri Ahmet Zogut.. e zoti i ligjshem i atij trualli... flinte rrugve si refugjat ne shpijat e ca miqve katundare te Prez Petreles..

    beri shtet biri Botes e duan zengjinet e rinj ish morracak e xhelat vlocishtash e Spacesh.. ta lene rrugve tere jeten te birin..


    Me kte veprim Berisha hodhi nje GUR ne themelin e Shtetit te se drejtes..

    suksese..

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Pse jo brari, pse mos te jet soul ne amerike nga 250.000 antar qe kishte ppsh ne 1989 ,100.000 jane ne amerik te ardhur keto vjet .pasi na torturuan na vran na plackiten ne denegruan keta kanibal sot i gjen kudo.Biles ne ate kohe kur ne c do shpres e kishim tek amerika dhe perendimi keta na persekutuan na burgosen dhe sot kane dal edhe na japin leksione se si eshte demokracia keta lejfenet keta katil dhe te pa shpirt jetoj ne amerik dhe i sho femijte e tyre neper shkolla duke paguar me parat e vjedhura dhe me djersen e prinderve tane shkollohen neper fakultetet e amerikes
    S kane faje tani keta se DULLA CA ISHIN NACIONALISTA EDHE ATO FAMILJE QE SAKRIFIKUAN PER CESHTJEN SHQIPETARE U VRAN U MASAKRUAN U DENIGRUAN U PERZUN ME DHUNE JASHTE SHQIPERISE DHE SOTE SHQIPERI ESHTE NE DUAR TE ALABAKVE QE S KAN ASNJE INTERES KOMBETAR VETEM NJOHIN INTERESIN E PARASE PERZUR kokat e nacionalizmit ajken e kombit si mithat frasherin,e shume te tjer dhe krijoj shtet me Palet me Ritat me Lenkat me THEMIJET C FAR KUJTON TI ME SHQIPERI PER DITE , PO VERTETOHET SHPREHJE E BISMARKUT SHPREHJE GJEOGRAFIKE PA KOKE E PA KEMBE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PORTI_05 : 17-11-2005 mė 22:18

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Ti tru 2006-ta !!
    Sipas teje edhe PD-ja erdhi me forcė nė pushtet nė 1992 ??!!
    Cili revolucion ska pasur kryengritje o Emiliano Zapata??
    Por nuk mund tė quash revolucion apo kryengritje ardhjen e Zogut me hordhi serbo-greke nė pushtet o historian i 2006-tės. Mercenarėt u paguan me troje shqiptare o Emilioano...me Shėn Naumin , perlė tė cilėn e kanė maqedonasit sot. Hapi sytė e lexo mė mirė. se do gjesh atė ēfarė tė duhet pėr tė ditur etapat dhe rregullat e njė revolucioni apo kryengritjeje, quaje si tė duash.
    Ai Pancho Villa qė ke ti pėr shenjt, mori mercenarė qė bėri kryengritjen o Pancho ??!!
    Rritu dhe ca qė tė kuptosh Emiliano Zapata ...aka Pancho Villa.
    Hajde bye
    o profesor lexoje se si eshte e verteta e shen naumit E verteta e ndarjes se Vermoshit... dhe Shen Naumit

    E Premte, 22 Prill 2005

    (Treguar nga Mehdi Frasheri ne kujtimet e tij, qe jane botuar se fundi nga OMSCA)

    Heshtni...po rikthehet Mehdi bej Frasheri

    Ai jetoi dhe punoi ne dy shekuj. Kontributi i Mehdi bej Frasherit u dha per nje shtet qe po vdiste, Turqia- dhe per nje te ri qe po lindte, Shqiperia e endrrave te tij. U mundua sinqerisht per te dyja dhe njekohesisht u anatemua nga te dyja...Pse? Kete historianet u duhet kohe qe ta studiojne, ndoshta -ngaqe permasat e verteta te Mehdi bej Frasherit, e kane kaluar gjithmone kohen, ku jetonin bashkevendasit e tij

    Ben Andoni

    Ka mjaftuar anatema, qe i kane bere pseudot-dhe shmangia e referencave te duhura historike, per te perseritur dekada te tera se Zogu ia fali Shen Naumin -Jugosllavise. Sa keq, kur lexojme sot kujtimet e Mehdi Frasherit, te botuara pas nje kalvari te pashembullt (fale kontributit te nipit te tij Tefik Celo)-ku tregohet thjesht, si ai luftoi ne emer te Shqiperise per cdo centimeter katror "Made in Shqiperia". Dhe, kjo lufte e tij per Vermoshin dhe Shen Naumin -keto pika "gati te panjohura", u kthye me vone ne simbolin e nje urrejtje patologjike per 'tradhetaret' e Shqiperise. Kuptohet, se nuk mund te ndodhte ndryshe. Mehdi Frasheri, protagonisti i tyre, qe ka qene gjalle deri gati ne mes te viteve '60, madje edhe nga njerezit aktive ne kete ndarje si perfaqesues i Shqiperise, ishte i ndaluar per te folur...por edhe per te jetuar. Kishte ikur me 1944 dhe si kreu i Regjences shqiptare, tashme ia kishin barazuar kontributin per vendine tij ne hic. Kuptohet, se nuk mund t'i bente ndonje pershtypje te madhe. Jeta i kishte treguar gjithmone anen e kundert, ku sfida mbetej gjeja me e zakonshme e jetes se tij te mbushur me ngjarje te tera, sa per nje shtet te tere. Keshtu, do te ishte i vetem me 1939- Diten e Pushtimit-qe do t'i fliste Botes kunder pushtimit te vendit te tij. Ashtu si do te ishte i vetmi, si perfaqesues i Shqiperise, qe do te luftonte me te gjitha menyrat, qe Shqipria e vogel te perfitonte sa me shume territor.

    Nga largesite e viteve, dhe nga menyra sesi e mbajten larg, na duket sikur ai i perket shekujve te tjere, por ai ne fakt ka nje kohe fizike te afert me kohen kur jetojme, qe shkon deri ne vitin 1963, kur do te mbyllte syte ne Itali. Tashme, shume me pak "i rendesishem" dhe gati 'i harruar' nga njerezit, per te cilet dikur kishte luftuar per cdo pellembe vend. Ky angazhim nuk kishte qene vetem pjese e idealizimit te tij, por edhe e parimeve te medha, qe i kishte fituar me shkollimet e tij ne ish-Perandorine e madhe osmane. Mehdi beu ishte i Doktoruar per Shkencat Politike dhe Ekonomike ne Stamboll. Ishte koha, kur Familja e tij nuk mund t'i shpetonte kryeqytetit- dhe mendimit- qe femijet te kryenin sa me mire formimin e tyre. Pak vite me vone, Karriera e tij nuk do te ndalej dhe ai do te mbaje postet e nenprefektit, guvernatorit qe nga Shqiperia dhe deri ne Palestine. Tregohej si nje nga njerezit me te vyer te Perandorise dhe fliste plot tete gjuhe. Por, e gjithe kjo ngritje nuk do te mjaftoje. Epilogu i tij me Perandorine-qe pak a shume do t'i perseritet dhe me vendin e lindjes- eshte i trishte. Ai largohet nga Posti i Guvernatorit te Egjiptit dhe i drejtohet Shqiperise se vogel, qe sapo ka shpallur shtetin e saj. "Cuditerisht" po i drejtohet nje vendi, i cili eshte akoma nocion dhe qe nuk i dihet e ardhmja. Ca me teper, ai po vinte pas lluksit ku ishte mesuar -ne nje varferi skajore, ku detyra e re ishte per te pastruar sa me mire para te huajve imazhin e vendit te tij. Kete e kryen me se miri, fale lukut Perendimor qe do te mbaje, por me shume kulturen e madhe gjithperfshirese. I gjithe personaliteti i tij do te shfaqet si Perfaqesues i Qeverise shqiptare ne Komisionin e Caktimit te Kufijve, por edhe ne Lidhjen e Kombeve, ku ai do te referoje nga vitit 1923 deri me 1939. Dhe, ai e ben kete me shume se mrekullisht- ne favor te Shqiperise. Si Kryeminister, Minister, Perfaqesues i Larte, kudo ai do te lere gjurmen e tij. Por, kishte ardhur viti 1944---Kryetari i Regjences do te largohej nga Shqiperia per ne Austri per te mos ardhur me. Nga pas do te linte te bijen Sheriarin dhe familjen e saj, qe kishin qendruar neutrale ne lufte. Nje fat i ri i priste te gjithe. Per Mehdiun harresa "e perkohshme", ndersa per "te tijte", teli me gjemba...Ata duruan, ashtu si kishin duruar dhe si ishin munduar perjetesisht per t'i dhene Shqiperise nje imazh krejt ndryshe te Mehdiut ne shekullin e XXI...Mehdi Frasheri vdiq me 25 Maj te vitit 1963, ndersa kujtimet e tij i kemi me Prill te vitit 2005. Ajo qe mund te benin sot dicka per shpirtin e tij, apo ata qe e kane njohur sadopak, eshte qe ta lexojne dhe te heshtin...Sepse po vjen perseri Mehdi bej Frasheri.

    Ju rrefej te verteten e Vermoshit dhe Shen Naumit

    Kjo eshte nje pjesez e shkeputur nga Kujtimet e Mehdi bej Frasherit dhe perfshin fillimin e viteve '20, kur Shqiperia beri ne terren rakordimin e kufijve me fqinjet e saj

    Nga Mehdi Frasheri

    Valet e liqenit me fershellimat e tyre formonin nje simfoni te natyres muzike. Nga Pogradeci u nisem me nje automobil per ne Korce dhe kuajt i lame pas, per te arritur te nesermen. Anetaret e huaj te Komisionit nuk kishin arritur ende ne Korce, por automobilat dhe kamionet i kishim cuar ne Sarande per t'i marre e per t'i sjelle ne Korce.

    Mbas pak ditesh, arriti Komisioni dhe une dola i prita ne Erseke. Per secilin delegacion kishim zene nga nje shtepi me qira ne Korce dhe une me personelin shqiptar kisha zene me qira gjysmen e shtepise te Lutfi bej Zavalanit. Prane meje ndodhej major Voti, francez ne sherbim te Shqiperise; togeri Dhimiter Kosturi; Selim Zyma, gjeodet' dhe dy topografe italiane ne sherbimin toneontarini e Skalera, pervec sherbetoreve dhe gjellberesve.

    Kete rend, caktimin e kufijve e filluam nga Liqeni i Prespes. Simbas vendimit te Konferences se Paqes te Parisit, kazaja e Korces, sic ndodhej ne kohen e Turqise, i kishte mbetur Shqiperise. Vecse ne marreveshjen e Kapshtices me 15 maj 1920, nenshkruar prej delegateve shqiptare te Korces dhe komandantit ushtarak te Greqise, pjesa me e madhe e kazase se Korces ishte liruar prej ushtrise greke, por 16 katunde qe ndodheshin pertej Bilishtit dhe pertej qafes se Zvezdes, i kishte Greqia nen okupacion.

    Ne caktimin e kufijve te kesaj zone, na dilnin dy ceshtje me gjemba dhe me rendesi politike. Njera nga keto dy ceshtje ishte caktimi i 16 katundeve dhe zbrasja e tyre prej ushtrive greke; e dyta ishte ceshtja e Shen Naumit. Qeveria konstitucionale e Turqise, pas vitit 1908 per qellime zgjedhjesh, kishte ngaterruar juridiksionin e qarkut te Korces, duke i aneksuar katundet shqiptare te qarkut te Bilishtit, Bozhigrad dhe Vidahof ne kazane e Kosturit, duke qene se keto katunde ndodhen fare afer Bilishtit dhe larg Kosturit. Po te merrej lehtesisht fjala"Kaza e Korces", qe perfshinte vendimi i Konferences se Londres, keto dy katunde lypsej qe t'i mbeteshin Greqise, kurse ato ndodheshin ne luginen e eperme te Devollit, qe ndodhej brenda kufirit natyral te Shqiperise.

    Arsyeja e lypte qe keto dy katunde shqiptare dhe muhamedane t'i mbeteshin Shqiperise dhe si kompensim nga te 16 katundet qe ndodheshin nen okupacionin grek dhe te banuara prej elementesh jetergjines, te ndaheshin disa katunde e t'i liheshin Greqise. Kjo ceshtje ishte rrahur edhe vitin e kaluar, kur Komisari i Qeverise shqiptare ndodhej Nenkolonel Bajram Fevziu, por nuk kishte marre fund. Meqenese, katundi Bozhigrad qe do t'i mbetej Shqiperise, kishte nje popullsi relativisht te madhe, kompensimi i ketij katundi perfshinte disa katunde prej te 16-ve, qe kishim per te marre nga Greqia.

    Shteti shqiptar ndiente nevojen politike qe ceshtja e kufijve nderkombetarisht te merrte fund nje ore e me pare e te mos mbetej e koklavitur dhe e pacaktuar, sepse, ne rast turbullirash, serbet dhe greket do te gjenin preteks per te nderhyre me arme ne Shqiperi. Me keto prapamendime, delegatet greke dhe serbe- donin si e si qe ceshtja e kufirit te vononte sa te ishte e mundur, sepse parashihnin turbullira politike ne Shqiperi.

    Duke marre parasysh keto pika, kur bisedohej vija e kufirit, une shihja qe ne pikat kryesore te insistonim, por per sende, qe nuk kishin ndonje rendesi, sa te ishte e mundur, te mos jepja shkak per konflikt, se ndryshe komisioni detyrohej te pyeste Konferencen e Paqes ne Paris, per te dhene vendimin definitiv, por kjo pergjigje vononte teper. Shenimin e kufirit e filluam nga bregu perendimor i liqenit te Prespes ne katundin Bezmisht tej Gorices, dy cifligje te Frasherit.

    Ketu kufiri u caktua midis Bezmishtit dhe cifligut Stenje nga ana e Jugosllavise, por edhe ky ciflig i Frasherit. Se andejmi u hodhen ne bregun lindor te liqenit, duke prere sirrethujzen qe gjen fund me uren e Achillit duke pershkruar nga kodra Urido e duke vazhduar majen e malit qe ndan katundin Rakicke, katund shqiptar muhamedan, nga katundet sllave qe i mbeten Greqise ose Jugosllavise. Me kete menyre, shenimi i kufijve vazhdoi deri ne vargun e Gramozit. Andej e tutje kufiri ishte caktuar vitin e kaluar...

    ...Me kete menyre- filloi levizja e kryengritjes se Fan Nolit ne muajin qershor. Komisaret e shteteve te medha shfaqen mendimin qe te largoheshin nga Shqiperia nga shkaku i kryengritjes. Nje gje e ketille do te ishte teper e demshme per Shqiperine, sepse Greqia kishte pergatitur komitet e saj afer kufirit, dhe largimin e komisareve te huaj do ta kishte si nje prove per okupimin e Korces dhe Gjirokastres nen etiketen e epiroteve. Une bera c'ishte e mundur per t'i bindur komisaret, se nuk kishte vend per t'u frikesuar, sepse shqiptaret te huajt, sidomos te derguarit e shteteve te medha, i konsiderojne si persona te shenjte e te paprekshem, simbas mendesise dhe zakonit te tyre. Me ne fund u thashe se lypsej te vritesha une me pare- me gjithe ushtaret e personelin tim, mbasandej t'u vinte rradha atyre. Fjalet qe fliten me bindje e me sinqeritet, kurdohere bejne efektin e tyre. Meqenese komisaret kishin besim te plote tek une, e nderruan mendimin dhe nuk u larguan, megjithese qe Konferenca e Parisit u kishte dhene leje te largoheshin....

    Pasi mbaroi kryengritja me pushtimin e Tiranes dhe me formimin e kabinetit te Fan Nolit, Komisioni i Kufijve u qetesua dhe vazhduam punimin. Eshte per t'u shenuar se ne kete ndermjet kohe kishte filluar pershkulja e popullsise myslimane te Maqedonise per te shkuar ne Turqi. Afer kufirit, qe kishim caktuar nga ana e Kosturit, qe i ka mbetur Greqise, ndodheshin tre katunde thjesht shqiptare: 1Kavelisht 2. Revan. 3.Shark.

    I pari eshte krejt i krishtere, por thjesht shqiptar nga gjaku dhe gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptare dhe nga besimi muhamedane, por Greqia me propogande i kishte bindur qe te deklaroheshin si turq dhe keshtu ato dite pregatiteshin qe te shkonin ne Turqi. Grate po lanin teshat ne lume duke vajtuar qe do te linin atdheun e tyre, eshtrat e dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqerore.

    Gje per t'u habitur ishte vendimi i gjysmes se popullsise te katundit Rakicke, qe, duke i mbetur Shqiperise, duke pare piramidat qe kishim ngritur gjate majes se malit te tyre, qe formonin proven e prere se katundi i tyre i mbetej Shqiperise, dhe per pak dite do te liroheshin, duke u bindur nga propoganda se ne Turqi do te gjenin pasuri dhe fene e vertete muhamedane , ishin bere gati te iknin ne Turqi, sepse ishin deklaruar si turq prane Komisionit te shkembimit te popullsise muhamedane. Beme c'ishte e mundur per t'i larguar nga ky mendim i keq, por ata nuk degjuan, u ngriten e iken ne Turqi.

    Kjo ngjarje rrefen sa fatkeq eshte nje komb pa kulture, pa histori te shkruar dhe pa ndjenja kombetare. Popullsia e Rakickes jane te shendoshe nga trupi, te gjate e te holle si lastar, burra e gra te bukur nga fytyra. Ishte nje mekat i madh, qe keta njerez te bukur dhe inteligjente do te shkonin ne Turqi per te vdekur gjysma.

    Pasi mbaruam zonen e Liqenit te Prespes dhe Qarkun e Bilishtit, shkuam ne Pogradec per te caktuar zonen e Shen-Naumit e te Malit te Thate. Vitin e kaluar, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shen-Naumit ne jug dhe zona e Vermoshit ne veri kishin mbetur te pacaktuara, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferences se Parisit, duke i thene se Shen-Naumi ne jug dhe Vermoshi ne veri -i takonin Jugosllavise. Per kete arsye, caktimi i kufijve ne keto dy zona- ishte shtyre per ne vitin 1924.

    Konferenca e Londonit me 1913, ashtu edhe Konferenca e Parisit me 1921, ne vendimin e tyre kishin thene se kufiri shqiptar ne breg te Liqenit te Ohrit vete deri ne Shen-Naum, por nuk thuhej nese inkluziv apo ekskluziv: d.m.th. nese Shen-Naumi eshte i perfshire apo i perjashtuar. Komisioni i Kufijve vendosi se i mbetet Shqiperise, por, meqenese Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit, ceshtjen ia referoi Lidhjes se Kombeve. Lidhja e Kombeve konsultoi Gjykatoren e Hages. Derisa te dilte vendimi i Hages, ne pezulluam caktimin e kufijve- vetem ne pjesen qe ndodhej afer Shen-Naumit, dhe pjeset e tjera i mbaruam me gjithe piramidat e tyre. Se andejmi shkuam ne Shkoder, mbasandej ne Vermosh. Qeveria jugosllave kishte pretenduar prane Konferences se mali qe quhej Vermosh, ka hyre brenda ne Jugosllavi teper thelle dhe prandaj krijon nje pengese per rruget e komunikimit midis Ipekut, Gusinjes, Plaves e Podgorices. Prandaj Konferenca e Paqes i dha urdher Komisionit te Kufijve qe ceshtjen e Vermoshit ta hetonte ne vend, keshtu qe u ngritem e vajtem ne Podgorice dhe se andejmi ne Andiravic, Plave, Gusinje e Vermosh. Ne vitin 1921, nga shkaku i luftrave midis shqiptareve e jugosllaveve, ishte caktuar nje zone neutre dhe keshtu Vermoshi ndodhej brenda kesaj zone e pa ndonje autoritet.

    Ne Vermosh kurdisem cadrat dhe filluam hetimet. Meqenese padre Cirili, kishte marre pjese ne Luften e Koplikut, ishte ngarkuar si oficer rezerve dhe, duke qene nje patriot i besueshem, e porositem qe te vishte rroba oficeri dhe e morrem me vete si nje oficer ne sherbim te kufijve. Gjaithashtu na erdhi edhe Prenk Cala nga Klementi, qe kishte goditur shtepine ne Vermosh. Vermosh quhet nje lume i vogel, qe del nga mali Montevilla, percan nje lugine me nje fushe te vogel dhe shkon perfund Gusinjes e Plaves, merr emrin Lim dhe shkon e derdhet ne Danub. Ne fushen qe formon luginen e Vermoshit, nja 50 familje nga te Klementit kane goditur kasolle, bejne bujqesi dhe veres kullotin bageti; dimrit pjesa me e madhe vjen ne bregun e Matit ne cifligun e shtetit qe quhet Gurez, dhe disa zbresin ne katundin Kakariq te Shkodres.

    Bajraku i Klementit formohet prej kater katundesh, ne luginen e lumit Ceme, qe derdhet ne liqenin e Shkodres, pasi kalon nga toka jugosllave dhe afer Tuzit.

    Zona e Vermoshit ka qene dhe eshte kullota verore e Bajrakut te Klementit, por mjaft larg prej bregut te Cemit, dhe hyn si nje triangel i madh brenda ne tokat jugosllave. Po te hidhet nje sy mbi harten e Shqiperise se Veriut, qe kufizohet me Jugosllavine, ky triangel menjehere duket. Konferenca Londonit me 1913 kishte vendosur qe tokat e Klementit i takojne Shqiperise, por e verteta eshte se, pervec Austrise, asnje nga delegatet e shteteve te medha nuk kujtonte se kullotat e Klementit hynin kaq thelle ne token e Malit te Zi, prandaj vendimi ishte marre kesisoj mbi propozimin e ambasadorit te Austrise. Kur kishte shkuar Komisioni i pare i kufijve me 1913 dhe e kishte pare me sy vendin, ne mes te tyre ishin ngrene mjaft: delegati rus mefrancezin, me nje ane dhe delegatet austro-italiane ne anen tjeter, te paret ne favor te Malit te Zi dhe te dytet ne favor te Shqiperise. Megjithekete, ky komision kishte marre disa shenime, por puna nuk kishte mbaruar definitivisht.

    Konferenca e Parisit me 1921, per sa i perkiste kesaj zone, kishte pranuar tekstin e Londonit. Komisioni kete rend filloi nga hetimet ne vend dhe kesisoj vendosi qe te pyeste tre shqiptare e tre jugosllave per kete ceshtje. Vendimin ma komunikuan mua dhe delegatit jugosllav, gjeneral Jovanovicit.

    Une ne mbremje mora nje shishe raki, pregatita meze dhe thirra...Uc Turkun, At Ciricin dhe Prenk Calin. U dhashe nga nje raki, u shtrova dhe une kembekryq ne mes tyre dhe fillova t'u shpjegoja ceshtjen e hetimit nga ana e Komisionit, duke shtuar se:"C'shenja e c'dokumenta keni per te treguar e per te provuar para komisionit se kullotat i takojne bajrakeve te Klementit: Selc, Vukel e Niksh? Pike se pari do te m'i kallezoni mua nje nga nje, t'i bisedojme se bashku, qe kur t'ju therrese komisioni, te dini se cfare te thoni", u thashe. Se pari filloi Uc Turku, vojvoda i Klementit, nje plak me kuptim te kthjellet dhe patriot, i cili kishte marre dy-tri plage dhe per kete shkak ishte bere calaman-duke luftuar me sllavet ose, simbas fjales se tyre, me shqehet qe guxonin te kalonin tokat shqiptare. Se dyti filloi Prenk Cali, qe kishte prire Komisionin Nderkombetar te vitit 1913 ne zonen e Vermoshit. Prenk Cali, njeri i zgjuar, inteligjent dhe patriot per te shpetuar Vermoshin, gjithmone ka ndihmuar sa ka qene e mundur.

    Pas tij, i treti filloi At Cirili, duke treguar se ku ndodhen altaret dhe varrezat katolike ne kete zone, te cilat qartazi provojne token shqiptare, sepse shqehet jane ortodokse dhe keshtu varrezat dhe altaret e tyre ndryshojne nga ato te katolikeve.

    Secili prej tyre deftente argumente te posacme e te vlefshme me nje te folur te thjeshte.

    Nga ana e jugosllaveve ishin thirrur e pergatitur nje avokat, nje gazetar dhe nje oficer qe pretendonin se e kishin origjinen e tyre prej vendeve sllave kufitare, por qe ne realitet banonin dhe ushtronin detyren ne Beligrad.

    Te nesermen Komisioni i thirri te dy palet dhe i pyeti, ne mungese te delegatit shqiptar dhe jugosllav, si dy persona keta te interesuar per ceshtjen. Pasi mbaroi hetimi, seicili prej komisareve te shteteve te medha, duke qeshur, me thane se kuptimi i kthjellet, sinqeriteti dhe inteligjenca e malesorve shqiptare paravlejti me teper se theniet pa llogjike e pa vend te personave jugosllave, te pyetur rreth ceshtjes. Gazetari shqah kishte filluar te bente fjale per nje gjeneral turk te quajtur Sulejman Pasha dhe qe shqiptaret e kishin ndihmuar kunder shqeheve; avokati kishte bere fjale per proceduren dhe oficeri i rezerves kishte filluar fjalen duke i thene kryetarit te komisionit, gjeneral Gazeres se ishte i dekoruar prej qeverise italiane...

    Te nesermen, Komisioni bashke me ne do te vente ne Gusinje per te bere hetime.

    Une u hoqa verejtjen qe me pare, duke u thene se terrorizimi i shqeheve dhe persekutimet e tyre mbi shqiptaret jane aq te rrepta, saqe personat qe do te pyeten ne Gusinje, po te jete qe te kerkohen prej gjeneral Jovanovicit, ky do t'i frikesoje, keshtu qe nuk do te thone te drejten, prandaj eshte e arsyeshme, si te vemi ne Guzinje, te dalim kinse per te shetitur dhe tre persona qe do te hasim neper rruge, te merren e te pyeten.

    Komisioni me degjoi fjalen dhe vendosi ashtu. Shkuam ne Gusinje, dolem te shetitim dhe hasem tre persona, qe te tre muhamedane, sepse Gusinja pothuaj se eshte nje qytet thjesht muhamedan me nje pakice te parendesishme shqehesh ortodokse. Duhet te shenojme se midis popullsise se Gusinjes muhamedane ka edhe njerez qe flasin shqahisht, por qe nga ndjenjat, nga zakonet e veshja jane shqiptare. Gjithashtu eshte per t'u vene re se nga tre personat e thirrur dy flisnin shqahisht, kurse i treti fliste thjesht shqip e nuk dinte asnje gjuhe tjeter.

    Kur komisioni pyeti dy te paret qe nuk dinin shqip, thane se jane shqiptare dhe qe Vermoshi i perkiste Klementit, kurse i treti, qe ishte thjesht shqiptar, tha se ishte turk, por, sa per Vermoshin, tha se i perkiste Klementit....Pasi u kthyem nga Gusinja, Komisioni kerkoi mendimin tone dhe te delegatit jugosllav, per sa i perkiste Vermoshit...Une bera nje raport frengjisht, duke treguar argumentat kryesore dhe duke refuzuar pretendimet jugosllave. Raporti i Komisionit iu cua Konferences se Parisit dhe, derisa te merrte nje vendim e t'ia komunikonte Komisionit te Kufijve, Komisioni vendosi qe te shkonim ne Raguze, per te pritur vendimin e Konferences, prandaj u nisem nga Gusinja e Plava...

    Mbas 15 ditesh Komisioni mori pergjigjen e Konferences, e cila konfirmonte vendimin e Komisionit te Kufijve, duke ia lene Vermoshin- Shqiperise. Nga Raguza erdhem perseri ne Vermosh, por kete rend filluam te caktojme kufirin e te veme piramidat. Perseri kurdisem cadrat ne Vermosh dhe filluam te shenojme mbi toke vijen e kufirit duke gjurmuar vendimin e Konferences se Londonit dhe ate te Parisit. Zona e Vermosit perbehet prej tre sektoresh: 1.Lugina e Vermoshit, 2.Lugina e Vocipotokut, 3.Gropa e nje perroi qe ndodhet afer Andrievices.

    Vendimi i Konferences se Londonit thoshte se nga Montevilla e mbasandej kufiri i Shqiperise do te jete kufiri i vjeter, qe ka qene midis Turqise dhe Malit te Zi. Nga rreza e Montevilles dilte nje perrua qe quhet Skrobotin. Ky perrua ka dy rrjedhina (versant). Rrjedhina e Veriut ka nje kurriz te gjate, qe ndan luginen e Vocipotokut nga ajo e Skrobotines. Ky kurriz quhet Velipoje, mbi te ushtria turke qe ruante kufirin e atehershem, kishte goditur nje karakoll, i cili ishte djegur e shembur prej malazezeve, por rrenimet dukeshin. Meqenese keto rrenime provonin kufirin e vjeter turko-malazes, per te cilin behet fjale vendimi i Konferences, Velipoja na mbeti neve.

    Mirepo faqja tjeter e Velipojes ishte kullote e malazezeve dhe per kete shkak ne kohen e Turqise midis malazezeve me nje ane dhe turko-shqiptareve, me anen tjeter, ngjanin luftra. Delegati jugosllav deshironte qe kjo cope kullote t'i mbetej Jugosllavise dhe balle kesaj- ne te merrnim liqenet e Rakavecit, qe sherbenin per te pire uje bagetia e Klementit, sepse mali tjeter ishte i thate. Dhe, vec kesaj, te na jepnin edhe nje rrip tjeter nga ana e Grencarit, per te pasur rruge e per te zbritur ne perruan, qe ishte afer Andrievices. Kjo menyre zgjidhjeje ishte e dobishme per te dy anet, sepse shuhej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtesirat e liqeneve dhe te rruges afer karakollit te Grencarit. Une, para se te jepja pelqimin, u keshillova me malesoret, te cilet me gezim dhane pelqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Une, vec pikave qe u thane me siper, kerkova qe nga pjesa e kullotes qe shkembenim me shqehet , nje qark me nje shtize prej 100 metra perqark karakollit te Velipojes, qe do te sherbente per mbrojtjen e vendit, t'i mbetej Shqiperise, sepse perndryshe godina e karakollit nuk mund te ngrihej atje ku ka qene, se vija e kufirit shkonte gjate kurrizit. Ngritja e karakollit te Velipojes do te sherbente per qetesine dhe per sigurine e Vermoshit. Refugjatet politike qe ndodheshin jashte, me vone, kur u firmos protokolli me 1925, me qellim perhapen lajmin se Vermoshi i mbeti plotesisht Shqiperise, duke i siguruar edhe qetesine me shkembimin e nje kullote te vogel pa rendesi...

    ***

    Gjate veres 1924, pasi mbaruam zonen e Shkodres e te Vermoshit, Komisioni zbriti ne jug per te kontrolluar piramidat e kufirit greko-shqiptar. Ne fillim te tetorit, Komisioni, para se te shperndahej, caktoi dy lloj kufijsh rreth Shen Naumit. Nje kufi qe perfshinte Shen-Naumin ne Shqiperi dhe tjetri duke e lene Shen Naumin jashte Shqiperise, por ndryshimi ishte gjysme kilometri tej Shen Naumit per rastin e pare dhe gjysme kilometri perkendej Shen Naumit per rastin e dyte. Ky lloj veprimi u be per shkak se Jugosllavia pretendonte qe Shen Naumi, simbas Konferences se Londonit 1913, i takonte Jugosllavise. Fraza qe i takonte Shen Naumit, ishte kjo:"qe nga katundi Lin, vija shtrihet deri ne Shen-Naum". Fjalet "deri ne Shen-Naum" mund te interpretoheshin ne kuptimin qe Shen-Naumi t'i mbetej Shqiperise. Jugosllavia kete interpretim nuk e pranonte dhe vendimin e Komisionit e kishte apeluar ne Konferencen e Paqes te Parisit.

    Konferenca meqenese u nda me dysh per kete pike, ceshtjen ia percolli Lidhjes se Kombeve. Keshilli i ketij Instituti kerkoi mendimin juridik te Gjykatores Nderkombetare te Hages, e cila i dha te drejte Shqiperise per arsye se per te shenuar kufijte e Shqiperise me kufitaret e tjere: greke e jugosllave, Konferenca e Paqes kishte ngarkuar Komisionin e Kufijve dhe, meqenese Komisioni vendosi ne favor te Shqiperise, vendimi i tij duhet te konsiderohej i vlefshem.

    ***

    Pasi u ktheva nga Roma ne Florence, mora nje telegram nga Ahmet Bej Zogu, qe kishte ardhur ne Tirane me 24 dhjetor 1924 dhe qe me 6 Janar te vitit 1925 kishte marre ne dore qeverine, ku me thoshte se duhej te vazhdoja detyren...

    Dimrin e vitit 1924-1925 pjeserisht e shkuam ne Florence dhe pjeserisht ne Paris, sepse Jugosllavia me gjithe vendimin e Gjykatores se Hages, Shen Naumin nuk donte t'ia dorezonte Shqiperise dhe Komisioni i Kufijve keshillonte qe te behej nje marreveshje me Jugosllavine per te shkembyer Manastirin e Shen Naumit me nje vend tjeter, sepse Shen Naumi eshte nje shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte nje rendesi morale ketij manastiri. Rreth kesaj ceshtje, midis meje dhe qeverise zogiste ne Tirane rrodhi nje korrespondence rreth vendeve, qe do te shkembeheshin si kompensim i manastirit te Shen Naumit. Qeveria e Tiranes, si kompensim -kishte kerkuar disa katunde, qe ndodhen ne fushen e Dibres afer qytetit qe mban kete emer. Ndermjetesi i marreveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia kete propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibres, qe i mbetej Jugosllavise, do te vetmohej krejt prej katundeve me te aferta te tij. Mbas shume bisedave midis Komisionit dhe dy delegateve te interesuar, qeveria jugosllave me ne fund si kompensim shkembimi pranonte qe t'i cedonte Shqiprise katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit ne rrezen e Malit te Thate dhe tokat e tri katundeve qe si te tilla i mbeteshin Shqiperise, por qe tokat e tyre mbeteshin ne Jugosllavi. Me cedimin e ketyre tokave Shqiperise, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Me nje fjale, Shqiperia cedonte nje kishe dhe balle saj merrte nje katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; pervec ketyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Se , po te mos ishte bere kjo marreveshje, rruga Korce-Pogradec ndodhej nje nishan pushke me kufirin jugosllav.

    Pasi mora propozimet e fundit te delegacise jugosllave dhe mendimin e Komisionit te Kufijve per pjeset e shkembimit, ne muajin maj 1925 u ktheva ne Tirane per t'ia paraqitur ceshtjen qeverise. Aso kohe Minister i Jashtem ishte Myfit bej Libohova. Ai, meqenese, nuk i njihte as vendet, as ceshtjen e dinte, m'u lut qe te veja bashke me te ne parlament per te dhene shpjegimet e duhura. Bashke me Ceshtjen e Shen Naumit ishte edhe pranimi i kufijve te Vermoshit. Refugjatet kundershtare keto dy ceshtje donin t'i shfrytezonin per qellimet e tyre kundershtare dhe kete gje e tregonin si tradheti, por ne realitet tundej mali per nje mi. Rrethi i Shen-Naumit qe cedonte Shqiperia, ishte nje cope toke me diameter 1/2 kilometer. Poziten e Shen Naumit donin ta tregonin si pike strategjike, kurse ne realitet kjo pike, me shkembimet e permendura, permiresohej ne favor te Shqiperise. Gjithe zhurma behej prej disa ortodokseve te Korces, qe i jepnin Shen-Naumit rendesi fetare...

    Pasi parlamenti pranoi projektin e marreveshjes, ceshtja nga ana e Ministrise se Jashtme iu percoll Legates shqiptare ne Paris per t'u rreshtuar ne protokollin definitiv te kufijve shqiptaro-jugosllave, qe do te redaktohej ne Paris ne seksionin e shtatmadhorise te Konferences se Paqes....

    ...

  8. #38
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    S'ja vlen, plus qe edhe pertoj, lol.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga My_Soul : 18-11-2005 mė 12:09
    HAKUNA MATATA

  9. #39
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    u cua nje klysh magari me armani ne parlament ..mosha juaj.. nje far taulant balla i majko ruc edvinit..katunar librazhdi e foli ..ja me kto mend tuaja..
    nejse..
    Ty mor dele e Perendise hallall ta bafte Zoti per cka shkruan.Po ndonje here ja lecon kot fare si kodra mbas bregut...
    Nga nje ane i jep leksione virtuale morrave te forumit per mafjen e nano-ramo-ruceve,pastaj vazhdon tu japesh leksione per "ndryshimet" qe do na sjelli e djathta.....
    Kur ne nje kohe krijohet pershtypja se kemi te bejme me nje individ me vizion te gjere social-shoqeror....fillon e etiketon robte e botes pa piken e turpit...

    Taulant Balla eshte nje politikan i ri,me nje bagazh politik goxha te zhvilluar,me nje vizion te ri politik,prandaj lerini etiketimet injo e reflektoni mbi faktet e rezultatet konkrete,si frut i punes se cdokujt prej nesh.Por Jo jane ca rob Zoti qe ekzitohen duke sheshuar e duke share ne te tille menyre...

    Bravo !!!

    Nqs je nga ana tjeter e barrikades...Ok ta kritikojme per cka ben a cka thote por kurrsesi skemi te drejten as ti e as une mor dele e urte e Perendise ti ngjisesh mbiemra te cekta tjatrit...

    Ps.Mos dilni nga tema me replika boshe se lat nam


    Ja qashtu mor bir

    Hajt shnet
    .........................

  10. #40
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Ju mund te diskutoni shume dhe prape s'keni per te arritur gjekundi se cdo gje e shifni nepermjet syzeve partiake . Koha e Ahmetit ka shkuar a vatur , burr shteti apo langaraq qe iku me bisht neper shale pak rendesi ka . Per mua kushdo nga ju te kishte qen do kishte vepruar njelloj , mbeterit ate pune bejne . Sa eci Shqiperia gjate Zogut , shume ..... per here te pare u formuam shtet dhe kod ligjor etj etj .

    Kthehemi tek viti 2005 , 66 vjet pas largimit te Ahmet Zogollit nga Shqiperia .
    Te prishesh nje muze qe ti kthesh pronen nje milioneri trafikant , nderkohe kur Tirana gezon 5-6 ore ne dite drita dhe nderkohe qe qindrat e mijarave te pronareve te thjeshte s'kane marre asnje pellembe toke nuk me duket shume e arsyeshme.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrpjekje pėrkthimesh...
    Nga oiseau en vol nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 02-04-2014, 20:00
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05
  5. Kasollja e xha Tomit
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-04-2006, 09:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •