Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58

    Ha do te kete lufte civile ne shqiperi ?

    Lexova kete artikull tek gazeta "Dita" dhe te them te drejten per momentin nuk besova. Por pastaj nje pyetje me shqetesoi po sikur te kerkojne dhe djemte dhe niprit e Enverit pronat e tyre a do te kete lufte civile? Kini kujdes ju qe jeni ne mergim, po keni bler ndonje coper toke me djersen e ballit,se vjen Leka i madh dhe me nje mandat ja u perfshin. Mos harroni se dhe ai dhe babai i tij kane derdhur djerse dhe c`fare djerse. Djerse te fshatarit te myzeqes. Une vendosa meqe ne kohen e Hametit shqiperia ishte nje kopeshte me lule dhe njerezit jetonin shume mire te kthehem ne shqiperi qe te punoj si ysmeqar tek tokat qe do ti kthehen Lekes.
    P.S. Do me falni meqe me internet tani mund te gjejme cdo adrese,kush nga ju me gjen adresen e ndonje trashgimtari te Skenderbeut,se dhe ai ka per te marr ca toka,do ti kerkoj ndonje ngasterr per ta punuar,se per momentin jam pa pune. Kush me gjen adresen e tij si shperblim ka buken e pare te misrit qe do te bej nga prodhimi i pare. Ho Shqiperi e mjera shqiperi,kur do te shesin me mandat dhe ty ?
    (U shit dhe kultura vllezer)
    Rikthimi/ Godina qė mori dje nė zotėrim, vitet e fundit ka shėrbyer pėr zyrat e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės

    Leka Zogu rimerr pronėn e parė

    Ekziston edhe njė ligj, i dalė nė kohėn e qeverisjes sė PD-sė, qė e ndalon kthimin e pronave kur ato janė institucione shtetėrore

    Manjola Bregasi

    TIRANĖ - Leka Zogu ka marrė mė nė fund pronėn e tij tė parė. Bėhet fjalė pėr ish-pallatin e pionerėve, pronė e dikurshme e Ahmet Zogut, pėr tė cilėn qeveria aktuale e Shqipėrisė ka vendosur kthimin tek pronari. Godina qė Leka mori dje nė zotėrim, vitet e fundit ka shėrbyer pėr zyrat e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. Nė njė ceremoni modeste dorėzimi, pėrfaqėsuesi ligjor i mbretit, Shevqet Dizdari dhe drejtoresha e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Edlira Caushi, kanė firmosur nė banesėn e re tė monarkut shqiptar dokumentin zyrtar qė kthen pėrfundimisht kėtė godinė tek ish-pronari. Pas kėtij momenti dhe dorėzimit tė ēelėsave tek pėrfaqėsuesi i Pallatit Mbretėror, Fluturak Gėrmenji, pritet qė Leka Zogu, (i cili qė nga viti 1961 ėshtė vetėshpallur Leka I, Mbreti i shqiptarėve) tė lerė vilėn me qira nė fshatin Vishnje dhe tė vendoset nė shtėpinė e vjetėr tė familjes mbretėrore, e cila tashmė do tė kthehet nė njė rezidencė monarkike. Duke e konsideruar optimale pėr tė jetuar, pėrfaqėsuesit e pallatit kanė menduar tė mos ndėrhyjnė nė gjendjen aktuale tė ndėrtesės, por tė zhvendosen aty sa mė parė tė jetė e mundur. Nė kėtė godinė do tė vijė tė jetojė jo vetėm Leka Zogu, por edhe trashėgimtari i tij i vetėm, princi i ri Leka, qė shumė shpejt kthehet nga studimet nė Akademinė Mbretėrore Ushtarake. Gjithashtu nė kėtė rezidencė do tė vendosen edhe zyrat e punonjėsve tė oborrit. Ndoshta kthimi i kėsaj prone do ta lehtėsojė sadopak edhe anėn financiare tė Lekės, i cili ka treguar se me ardhjen nė Shqipėri jeton me kursime dhe trashėgiminė e pronave tė bashkėshortes Suzana. Mbėrritja e Lekės nė Shqipėri do tė sillte edhe lindjen e debatit nė lidhje me pronat qė ish-mbreti Zog zotėronte kėtu pėrpara se tė largohej nga vendi mė 6 prill 1939. Leka tha se do t'i shikonte ligjet shqiptare pėr ēėshtjen e pronave, ndaj diskutimet dhe kėrkesat nė lidhje me kėtė ēėshtje kanė vazhduar gjatė. U mendua se nga ana e ish-kryeministrit Nano pati njė angazhim pėr zgjidhjen e kėtij problemi, i cili nė bazė tė ligjit Nr.9063, datė 08.05.2003, pėr statusin e trashėgimtarėve tė ish-familjes mbretėrore, kėrkoi zyrtarisht zgjidhjen e ēėshtjes, duke ngarkuar ministrin e Shtetit nė atė kohė, qė ta ndiqte me pėrparėsi. Por vetėm dje trashėgimtari i familjes mbretėrore ka arritur tė marrė ligjėrisht njė prej pronave tė shumta pėr tė cilat ai shprehet se i posedon. Janė pikėrisht ish-zyrat e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės qė tashmė janė transferuar nė godinėn e Agjencisė Kombėtare tė Energjisė, duke sjellė si pasojė edhe zhvendosjen e zyrave tė kėsaj tė fundit. Ndėrkohė, ekziston edhe njė ligj tjetėr, i dalė nė kohėn e qeverisjes sė PD-sė, qė e ndalon kthimin e pronave nė rastet kur ato janė institucione shtetėrore, si: spitale, shkolla, qendra kulture, etj.

    Trashėgimtari

    Kthimi i Lekės nė Shqipėri

    Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, me largimin e forcave gjermane dhe italiane nga Shqipėria, pushtetin e morėn komunistėt. Largimi i Mbretit nga vendi nisi nga Greqia dhe qė andej nė Britaninė e Madhe, pėr tė pėrfunduar nė Francė. Zogu u pėrpoq ta merrte sėrish fronin e tij, por Shqipėria tashmė kishte hyrė nė sferėn e ndikimit rus dhe regjimi i Enver Hoxhės do tė qėndronte nė fuqi pėr 45 vjet. Zogu hoqi dorė nga kėrkesa e tij, por e mbajti emrin si Mbret. Nė vitin 1997, pasi nė Shqipėri ishte rrėzuar regjimi komunist, djali i Ahmet Zogut, Leka Zogu (i cili qė nga viti 1961 e kishte quajtur veten Leka I, Mbreti i shqiptarėve), u kthye, pavarėsisht rezistencės sė qeverisė shqiptare tė asaj kohe. Pas referendumit qė u mbajt pėr kthimin e monarkisė nė vitin 1997, 66,7 % e shqiptarėve votuan qeverinė republikane. Nė fillim tė viteve 2000 Leka Zogu nisi njė jetė aktive nė politikėn e vendit, duke e cilėsuar qeverinė socialiste si mafioze. Pas ardhjes nė Shqipėri nga Afrika e Jugut, Leka humbi nėnėn, Mbretėreshėn Geraldinė dhe bashkėshorten, Suzana.

    Vendosja/Pėr herė tė parė Leka Zogu jeton nė njė nga godinat e veta. Familja pret kthimin e pronave tė tjera

    Veprim moral dhe ligjor i Berishės

    Ndėrtesa do tė shėrbejė si rezidencė e familjes mbretėrore. Aty do tė instalohen edhe zyrat e oborrtarėve

    Leka Zogu do tė kėrkojė sipas ligjeve shqiptare kthimin dhe kompensimin e tė gjitha pronave qė Ahmet Zogu la pėrpara se tė largohej nė prill tė vitit 1939. Avokati i familjes mbretėrore, Shevqet Dizdari, i cili ėshtė duke u marrė drejpėrdrejt me kėtė ēėshtje, ka bėrė tė ditur se dosjet pėrkatėse tė kthimit tė pronave janė duke u shqyrtuar nė komisionet pėrkatėse. Ai ka shtuar gjithashtu se kthimi i godinės sė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės tek Leka Zogu, ėshtė njė veprim moral dhe ligjor i qeverisė Berisha. “Ėshtė hera e parė qė pas ardhjes sė tyre nė Shqipėri qė trashėgimtarėt e familjes mbretėrore,jetojnė nė njė nga pronat e tyre. Edhe pse kanė vite kėtu, ata kanė jetuar nė prona tė marra me qira, gjė qė nuk ishte aspak normale. Me iniciativėn e kryeministrit dhe tė stafit tė tij, u bė e mundur dorėzimi i kėtij objekti, ndėrsa lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronave tė tėrėsi, janė dorėzuar gjithė dosjet nė komisionet pėrkatėse dhe komisionet e kthimit dhe kompensimit tė pronave do t’i shqyrtojnė sipas ligjit”, ka pėrfunduar Dizdari. Pėrfaqėsuesi i oborrit mbretėror, Fluturak Gėrmenji, i cili pasi ėshtė larguar drejtoresha e Institutit tė Monumenteve ka marrė nė dorėzim ēelėsat e godinės, ka shtuar se shumė shpejt mbreti do tė jetė nė banesėn e re: “Mbreti do tė vijė tė jetojė kėtu. Ndėrtesa ėshtė nė gjendje tė mirė fizike dhe nuk do tė ndėrhyjmė me rikonstruksione. Kjo do tė konsiderohet si njė rezidencė, ku pėrveē banesės do tė jenė edhe zyrat e oborrit, tė cilat do tė nisin tė funksionojnė qė sot. Mendojmė qė edhe pritja tradicionale e 28 nėntorit kėtė vit tė kryhet kėtu, nė banesėn e vėrtetė tė mbretit”.

    Avokati/ “Trualli i “Dajtit” ėshtė pronė mbretėrore. Duhet tė jemi favoritė nė blerje”

    Nė pritje tė hotel “Dajtit”

    Pas anulimit tė dytė qė pėsoi pak kohė mė parė tenderi pėr shitjen e hotel “Dajtit”, avokati i familjes mbretėrore, Shevqet Dizdari ka kėrkuar qė klienti i tij duhet tė jetė favoriti kryesor pėr blerjen e kėtij objekti, duke u nisur nga fakti se se trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar hoteli shtetėror ėshtė nėn pronėsinė e familjes mbretėrore. “Hoteli ėshtė ndėrtuar mbi pronėn e Mbretit Zog dhe pėr pasojė, shteti duhet t’ia ofrojė kundrejt njė vlere familjes mbretėrore. Nėse ajo refuzon, mund tė vijohet me zhvillimin e tenderit”, ka deklaruar Dizdari pak kohė mė parė. Trashėgimtarėt e mbretit kanė kėrkuar qė t’i kthehen pronat qė dikur ishin nėn posedimin e tyre. Ndėrkohė, Leka Zogu mund tė pėrfitojė ndonjė kompensim pėr pronat e tė atit, vetėm nėse ai ka dokumentet, tapitė e kėtyre pronave dhe i paraqet. Ky pėrfitim, sipas ligjvėnėsve, mund tė ndodhė me miratimin e ligjit "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Benito Graziani : 07-11-2005 mė 05:54 Arsyeja: Ndryshimi i titullit
    Zoti bekoftė gjithė shqiptarėt

Tema tė Ngjashme

  1. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. A eshte shoqeri civile "shoqeria civile" shqiptare
    Nga liber nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 04:53
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •