Nëse je Lutheran, besimi yt u themelua nga Martin Lutheri, një ish-murg i Kishës Romane, në vitin 1517.
Nëse i përket Kishës së Anglisë, besimi juaj u themelua nga Mbreti Henri VIII në vitin 1534 sepse Papa i Romës nuk i njihte divorcin me të drejtën për tu rimartuar përsëri.
Nëse je Presbiterian, besimi juaj është një degëzim i Kishës së Anglisë, themeluar nga Samuel Seabury në kolonitë amerikane në shekullin e XVII.
Nëse je Kongregacionalist, besimi juaj e ka origjinën në mendjen e Robert Brown në Hollandë në vitin 1582.
Nëse je një Katolik Roman, kisha juaj ndau me Kishën Orthodhokse të njëjtën trashëgimi doktrinale dhe apostolike gjatë mijëvjeçarit të parë të historisë, sepse gjatë atij mijëvjeçari ishin një Kishë e bashkuar. Është për të ardhur keq, por në vitin 1054, Papa i Romës u nda nga katër Patriarkanat e tjera Apostolike: të Konstandinopojës, Aleksandrisë, Antiokut dhe Jeruzalemit, pasi Papa vuri dorë në Kredon Nikeniane të Kishës dhe e konsideronte veten të pagabueshëm. Prandaj Kisha juaj filloi si një kishë e re në vitin 1054, pra është 951 vjeç.
Nëse je Methodist, besimi juaj u themelua nga John dhe Charles Wesley në Angli në vitin 1774.
Nëse je Unitarian, kisha juaj u themelua në Londër nga Theophilus Lindley në vitin 1774.
Nëse je Mormon (Shenjtorët e Ditëve të Vona), Joseph Smith e nisi besimin tuaj në Palmyra, N.Y në vitin 1829.
Nëse je Baptist, ia ka borxh ngritjen e besimit tuaj John Smyth, që e nisi këtë besim në Amsterdam në vitin 1606.
Nëse i përkisni Kishës së Reformuar Hollandeze, ju njihni Michelis Jones si themelues, sepse ai e nisi këtë besim në vitin 1628 në New York.
Nëse adhuroni së bashku me Salvation Army (Ushtria e Shpëtimit), sekti juaj filloi me William Booth në Londër në vitin 1865.
Nlëse je një Shkencëtar i Krishterë, ju si pikënisje shihni vitin 1879, vit gjatë të cilit besimi juaj lindi dhe Znj. Mary Baker e shihni si themeluese të besimit.
Nëse i përkisni një prej organizatave fetare të njohura si "Kisha e Nazarinit", "Ungjilli Pentekostal", "Shenjtëria Kishë", "Pelegrini i së Shenjtëruarës Kishë", "Dëshmitar i Jehovait", besimi juaj është vetëm një ndër ato qindra sekte të themeluara nga njerëzit në këto 100 vjetët e fundit.
Nëse je Orthodhoks, besimi juaj u themelua në vitin 33 nga Jisu Krishti, Biri i Perëndisë. Nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë. Kisha jonë është sot 1972 vjeç.
Krijoni Kontakt