Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 186 prej 186
  1. #181
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Sapo pashe qe kane perjashtuar Mjellmen. E pra, ky perkthim eshte per te :)

    Isabelle Lasserre
    Le Figaro, 19 dhjetor 2005

    E përktheu për ju, me shumë gëzim,
    Oiseau en vol


    « SERBIA funksionon si një orë. Nëse nuk e kurdis çdo mbrëmje, ajo ndalet », e kishte zakon të thoshte Zoran Djindjic, ish kryeministri serb i vrarë në mars 2003. Dhe kjo është pak a shumë që ndodh sot : mekanizmi është ngecuar përsëri. Jo për shkak të luftës. As të një revolucioni. Por për shkak të çështjes së përjetshme në Serbi, çështjes së Kosovës.

    « Këmbana ka rënë », përmbledh një përgjegjës serb. Është bashkësia ndërkombëtare që ka vendosur kështu. Statuti i Kosovës duhet të zgjidhet këtë vit. Qysh prej një muaji, një vajtje-ardhje diplomatike e përcjellur nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, Finlandezi Martii Ahtisaari, orvatet të shkëpusë një kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Problemi është që asgjë nuk ka ndryshuar me të vërtetë në këto gjashtë vjet : Shqiptarët kërkojnë gjithmonë pavarësinë. Serbët duan t’ju lëshojnë atyre vetëm autonominë.

    Në Beograd, pushteti politik, i cili ia ka frikën që të përballojë rrjedhojat e një pavarësie të Kosovës, duket të bëjë gjithçka për të vonuar në maksimum zgjidhjen e kësaj të vështirë politike. Ndërsa Shqiptarët kanë ngritur një ekip negociatorësh të ndryshëm dhe kompetent, Serbët kanë përjashtuar nga ekipi i tyre rrymat reformatore dhe shoqërinë civile. Kryeministri Vojislav Kostunica mbështetet përkundrazi mbi peshkopët e Kishës ortodokse, vetë kjo e cila, në kohën e Millosheviçit, që ka nxitur dhe përkrahur luftën.

    Nën presionin e deputetëve ultranacionalistë, Parlamenti ka votuar një rezolutë e cila thotë që çdo zgjidhje për Kosovën do t’i nënshtrohet një referendumi në Serbi. Ndërsa e njohim forcën e rrymave nacionaliste që përshkojnë Serbinë, kjo iniciativë synon të krijojë mundësinë për të hedhur poshtë një plan që do të miratohej nga bashkësia ndërkombëtare. Iniciativa është parë si një provokim nga reformatorët serbë.

    « Të gjithë, të huajt dhe Shqiptarët, na kërkojnë atë çka ne duam. Por askush në Serbi nuk është i aftë tu përgjigjet atyre. Përveç të themi jo, ne nuk bëjmë asgjë. Në vend që të mbrojmë Serbët e Kosovës dhe të fillojmë një dialog me Shqiptarët, qeveria shtiret sikur nuk dëgjon. Kjo politikë e strucit është e rrezikshme. Sepse çështja do të përfundojë, si zakonisht, së imponuari ndaj nesh në Bruksel dhe Washington », vlerëson deputeti reformator Meho Omerovic.
    Ta pranosh këtë nuk është e lehtë për të gjithë, sepse kur bëhet fjalë për Kosovën, « djepi historik » i popullit serb, fjalët të dhembin. Por shumica e Serbëve e kanë kuptuar që asgjë dhe askush në Serbi nuk mund ta ndalte Kosovën për të qenë e pavarur.

    Veç kësaj, në sondazhet e organizuara, kjo çështje vjen shumë prapa preokupimeve të jetës së përditshme dhe problemeve ekonomike. « Serbët janë bërë realistë dhe pragmatikë. Edhe pse ato ruajnë një imazh pozitiv të Mladiç, edhe pse atyre u vjen keq për pavarësinë e Kosovës, ato e dinë që Mladiç duhet të shkojë në Hagë dhe që Kosova është e humbur », përmbledh në pak fjalë Svetlana Logan, kërkuese në Agjencinë Strategic Marketing. Por ajo nuk thotë po aq për përgjegjësit politikë.

    Verbimi i politikanëve

    Në vend që të përballojnë realitetin – më shumë se 90% e Shqiptarëve janë të vendosur për pavarësi dhe fëmijët e tyre nuk flasin serbisht -, ekipi i kryeministrit Kostunica i siguron Serbët që ato kanë « të drejtën ndërkombëtare në anën e tyre » dhe që Beogradi nuk do ta lerë kurrë Kosovën. « Të flasësh për integritet territorial dhe sovranitet serb në Kosovë ndërsa provinca është de facto e pavarur qysh prej 1999, kjo quhet verbim », denoncon Natasa Micic, deputete e Aleancës civile të Serbisë.

    Ekipet, veç kësaj të ndara, të kryeministrit Kostunica dhe të presidentit Boris Tadic tundin akoma tema të lodhura gjatë luftës : rreziku i një Shqipërie të Madhe, zhdukja e identitetit europian në Kosovë… Sidoqoftë më me pak bindje sesa më përpara. « Përgjegjësit politikë e dinë që Kosova ka ikur por asnjë prej tyre nuk ka guxim ta thotë, sepse ai do të ishte i konsideruar si tradhtar. Askush nuk do ta marrë përsipër këtë përgjegjësi. Pra, ne rrimë as këndej as andej », shpreh keqardhjen një ish përgjegjës i lartë.

    Në bashkësinë ndërkombëtare, thirrjet për ta zgjidhur problemin bëhen megjithatë gjithnjë e më të ngutshme. Rusia dhe e drejta e saj e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbi të cilën mbështeten përgjegjësit serbë për tu munduar të kthejnë tendencën, është më e heshtur qysh nga fillimi i bisedimeve. Edhe Franca, aleat tradicional pro-serb, i ka bërë thirrje Beogradit javën e kaluar, nëpërmjet ministrit të saj të Punëve të Jashtme, Philippe Douste-Blazy, për më shumë realizëm.

    Në Beograd, mendjet pro-europiane ngulmojnë mbi përparësitë e një pavarësie të Kosovës për Serbinë, vendi i fundit në Europë me kufinj të papërcaktuar. Siç e shpjegon këtë Misa Brkic, drejtori i një reviste ekonomike : « Serbia nuk do të ketë më për të paguar borxhin e jashtëm të Kosovës. As të mbajë policë dhe ushtarë në kufi. As të financojë komunitetin serb të Kosovës. » Avokati Bozo Prelevic shkon madje deri të thotë : « Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte Serbisë është që të na kthejnë Kosovën. »

    Por këto argumente nuk dëgjohen nga përgjegjësit. « Kostunica e përdor çështjen e Kosovës për tu mbajtur në pushtet. Ai mundohet të zgjasë statu quo-në. Ky është zakoni i të gjithë atyre që nuk duan ta shohin realitetin përballë dhe duan ta mbajnë shoqërinë në një mit mesjetar », akuzon deputeti reformator Meho Omerovic.

    Përpleksja, e mbajtur ndezur nga Beogradi, ndërmjet ndjenjash të kundërta – dëshirë për t’iu afruar Europës dhe refuzim për të përballur një të kaluar të vonshme veçanërisht të dhimbshme -, shkon në dobi të radikalëve ultranacionalistë. Sipas sondazheve të fundit, ato mbledhin 35% të opinioneve të favorshme dhe do të arrinin në krye në rast zgjedhjesh legjislative të parakohshme.

    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 19-12-2005 më 20:59

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2005
    Postime
    47

    Cka mendojne serbet per qendrimin e Kishes?

    Me poshte eshte nje forum te cilin rastesishte e hasa ne internet. Shpresoj qe shumica ende dine te kuptojne (leximi nuk eshte problem sepse eshte latinice) serbisht dhe te kuptojne se nuk kan nevoje te mbrojne Kishen sepse as serbet me nuk jane te interesuar ta bejne kete.

    http://www.b92.net/invboard/lofivers...hp/t16662.html

  3. #183
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga Antagonisti
    Me poshte eshte nje forum te cilin rastesishte e hasa ne internet. Shpresoj qe shumica ende dine te kuptojne (leximi nuk eshte problem sepse eshte latinice) serbisht dhe te kuptojne se nuk kan nevoje te mbrojne Kishen sepse as serbet me nuk jane te interesuar ta bejne kete.

    http://www.b92.net/invboard/lofivers...hp/t16662.html







    Episkopi i Kishës Ortodokse Serbijane “raško-prizrenski”, Artemije Radosljevi; kërcënon shqiptarët me luftë: ”Virtyt kryesor për serbijanët është gënjeshtra” – thotë ideologu i shovinizmit serbomadh, Dobrica Qosiq !

    Shkruan: Sejdi Veseli

    Gjykuar sipas Press njësisë së Eparkisë të Rashës dhe Prizrenit, të publikuar edhe nga SRNA dhe BBC-Serbian.com, Episkopi Artemije ishte në një turne disaditëshe në SHBA, si mysafir i Kongresit të Bashkimit Serb. Edhe gjatë kësaj turneje, si dhe herëve tjera, ky Episkop e vizitoi edhe Institutin amerikan KEJTO1. Në emër të këtij Instituti, si zakonisht u prit nga miku i vjetër, drejtori, z. Kristofer Prebel. Gjatë bisedës, Episkopi Artemije, jo vetëm se nxori vrerin e tij shovinist mesjetar kundër shqiptarëve, por edhe i kërcënojë ata me luftë “çlirimtare” serbo-çetnike. Duke lexuar me vëmendje dhe pa paragjykime tekstin e deklaratave të këtij “njeriu” të “zotit”, të botuara nga agjencitë e sipër përmendura, me 10, përkatësisht me 12 shkurt 2006, me titujt "Episkopi Artemije: Pavarësia e Kosovës do me thënë shfarosja e serbëve nga krahina” dhe “Episkopi Artemije për shpalljen e okupimit”, me nxiti që të shkruaj këtë tekst reagimi, ndaj propagandës serbomadhe mesjetare antishqiptare që bën ky “zotëri” edhe në truallin e demokracive euro-atlantike, sidomos në truallin e SHBA-ve, që me plotë të drejt konsiderohet djepi i demokracisë botërore.

    Artemije i fyen shqiptarët

    Gjatë dhe pas takimit të tij me Kristofer Prebel, Episkopi Artemije, në mes tjerash deklaron: se e paska të vështirë të kuptojë, se si është e mundur që kaq shumë njerëz të Uashington-it me ndikim, po e mbështesin aksionin i cili do t’u dhuroj terroristëve( mendon në shqiptarët), një fitore të rëndësishme në Evropë. Ky pop serbijanë, më së vështiri e paska të kuptoj, se amerikanët janë duke e luftuar terrorizmin kudo në botë, por jo edhe në “Kosovë dhe Metohi”? Me këtë rast Episkopi Artemije përpiqet t’i këshillojë nikoqirët e tij amerikan, ashtu si dikur Slobodan Miloseviqin dhe klikën e tij, se nëse tërhiqeni nga “Kosova dhe Metohija”, do të rrezikoni që kjo hapësirë të shndërrohet në një “bazë të fuqishme të xhihadit islamik”. Paramendoni u tha bashkëbiseduesve amerikanë: “...çfarë do të ndodh kur xhihadistët mysliman, tërë pushtetin do ta marrin në duar, qëllimi i të cilëve është përzënia e serbëve të krishterë nga Kosova dhe Metohija?”
    Me gënjeshtrat e tij në shërbim të propagandës shoviniste serbomadhe në dëm të shqiptarëve, Episkopi Artemije, duke u shërbye me retoriken e padenjë për një njeri të zotit, përpiqet për t’i etiketuar shqiptarët e Kosovës, si gjoja “xhihadist mysliman”. Në këtë drejtim, ai nuk heziton që të shërbehet edhe me falsifikimet e historisë së krishtërizmit ndër shqiptarët. Por, fatmirësisht ka aq shumë argumente, të cilat dëshmojnë katërcepërisht, se si zakonisht edhe gënjeshtrat e këtij shovinisti të tërbuar i kanë këmbët e shkurtra. E vërteta flet kështu: -se Shqiptarët e pranuan Ungjillin e Krishtit, nga Apostulli-Shën Pali, në vitin 57 të e.r., në kohën kur populli serb, jo vetëm se ishte pagan, por ishte tej Karpateve; -se pranimi i Ungjillit të Krishtit në tërë hapësirën e banuar me shqiptar u përfundua, në gjysmën e dytë shekullit të VI-të. Pra, para se serbo-sllavet e parë, të kalonin lumin Danub, në veriun e Gadishullin Ballkanik; -se nga një shqiptar i Dardanisë (Kosova e sotme), i mirënjohuri Shën Niketa, është kompozuar Lutja kryesore e krishtërizmit perëndimor “Te Deum Laudamus” ( “Ty Zot të lavdërojmë”), e cila prej çerekut të parë të shekullit të gjashtë e deri sa të ketë jetë mbi tokë, do të konsiderohet si njëra prej vlerave kryesore e të krishterëve. Këtë të vërtetë e bëjnë të pakontestueshme burime shumë serioze të arkeomuzikologjisë, si ato të nga Selia e Shenjët, Raguzës, Francës, Britanisë,...etj; -se përkthimin e parë të Biblës, nga hebraishtja në gjuhën latine, e ka bërë po një shqiptar, i mirënjohuri Shën Gjeri , në vitin 405;-se Kodikët shqiptar janë një përmendore e kulturës dhe e qytetërimit. Ata dëshmojnë edhe për hapësirën bibliko-ekumenike të truallit etnik shqiptar. Me këtë rast mjafton të cekët “Kodiku i Purpurt i Beratit”, i njohur në botën perëndimore si “Memoire du Monde” (Kujtesa e Botës), tani nën përkujdesjen e UNESCO-s; -se serbo-sllavët, jo vetëm se e gjetën Krishtërizmin në Kosovë, por edhe shumicën e kishave dhe manastireve katolike e ortodokse të shqiptarëve, i serbizuan pas invadimeve të tyre okupuese. Dokumentet historike dëftojnë, se pas pushtimit të Kosovës (Dardanisë së atëhershme) nga ushtria e Dinastisë së Nemanjiqve, në gjysmën e dytë të shekullit XIII-të, për qëllime të shpërnguljes të Patrikanës Ortodokse Serbijane nga Rasha (serb. Rashka) në Kosovë, synohej që më parë të bëhej serbizimi i kishave dhe manastireve shqiptare. Siç edhe dihet, duke ushtrua terrori më barbar, si ndaj klerit dhe besimtarëve të krishterë vendor, u serbizuan Manastiri i Deçanit, kisha e Graçanicës, e Banjskës, Pejës dhe kështu me radhë. Kështu që Peja në gjysmën e shekullit XIII-të u shndërrua në qendrën e Kishës Ortodokse Serbijane, e njohur edhe sot si Patrikana e Pejës. Me këtë rast mjafton të veçohet vetëm një fakt: Manastiri i Deçanit, së pari nuk e ka arkitekturën e stilit ortodoks, dhe së dyti vërehet qartë mbyllja e portës së tij të mëparme, pas serbizimit të tij, ngase ishte e drejtuar nga lindja, për t’u hapur hyrja e re e drejtuar nga perëndimi. Është e ditur, se objektet e kultit Krishtërizmit katolik, hyrjen e kanë nga lindja, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të perëndimit (Vatikanit). E kundërta qëndron me kishat ortodokse, ato hyrjen e kanë nga përendimi, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të lindjes (Peshkopata e Stambollit). -se ushtria pushtuese serbijane, përveç se i serbizojë objektet fetare të shqiptarëve të krishterë, ajo me ndihmën e dhunës të shfrenuar dhe barbare, arriti të asimiloj një numër jo të vogël të shqiptarëve të Dardanisë dhe Zetës (Malit të Zi)3 -se është e vërtetë historike se konvertimi masovik i shqiptarëve (i shumicës dhunshëm), në fenë myslimane ndodhi pas pushtimit të përfundimtar të Trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane, pas vdekjes së Kryetrimit Legjendar-Princit shqiptar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Është e mirë e ditur, se në kuadër të popullit shqiptar të Kosovës, veprojnë dy konfesione fetare, ai katolik dhe ai mysliman. Por, përkundër faktit se shumica e shqiptarëve të Kosovës i përkasin besimit mysliman, afro 80%, për ndryshim nga Kisha Ortodokse serbijane e cila nxiti dhe mbështeti, jo vetëm terrorin e solldateskës serbo-çetnike, deri në përmasat e gjenocidit ndaj kroatëve të krishterë katolik, por edhe në ditët e sotme është duke ushtruar terror edhe kundër Kishës Ortodokse malaziase, për shqiptarët e besimit mysliman nuk dihet asnjë rast, që të kenë organizuar edhe një fushatë të vetme kundër vëllezërve të tyre të krishterë! Por, përkundrazi, shqiptarët e myslimanizuar, krah për krah me vëllezërit e tyre të krishterë, e luftuan pa mëshirë pushtuesin osman, deri sa e dëbuan nga Trualli i tyre. Kështu, vepruan dhe do të veprojnë edhe në raport me të gjithë pushtuesit e Atëmemëdheut të tyre, përfshi këtu edhe pushtuesit serbosllav. Prandaj, akuza e Episkopit Artemije nuk është e qëndrueshme. Etiketa e fundamentalizmit fetar mysliman, të cilën mundohet t’ua mëveshë shqiptarëve ky Episkop, do t’i mbetet në gishtat e tij, sepse ai së pari, qëllimisht nuk e bënë dallimin e besimit fetar nga ai etnik; së dyti, shqiptarët e besimit mysliman dhe kleri i tyre kanë dhënë mjaft dëshmi, se fundamentalizmi islamik për ta është i pa pranueshëm; së treti, shqiptarët që në orët e para u solidarizuan me luftën e miqve të tyre anglo-amerikan kundër terrorizmit fundamentalist mysliman, për dallim nga serbijanët dhe vëllai i tyre i madh-Ariu i Sibirit, të cilët vazhdojnë miqësinë me ta. Si kërcënimet, ashtu dhe akuzat ndaj shqiptarëve janë të konstruktuara mbi bazat e epsheve hegjemoniste dhe grabitqare ndaj trojeve shqiptare, si dhe të urrejtjes patologjike ndaj popullatës autoktone të tyre. Akuzat nënçmuese të Artemije Radosllavleviqit ndaj popullit shqiptar, rishpalosin fytyrën e vërtetë të këtij “njeriu” të zotit. Bazuar në fjalorin e tij, mund të konstatohet se ky far Artemija mund të jetë gjithçka tjetër,vetëm njeri i zotit jo! Bazuar në sjelljet e tij, para, gjatë dhe pas fushatës kriminale të solldateskës serbo-çetnike ndaj popullit shqiptar të Kosovës, ky far Artemija e ka vendin përballë gjykatësve të Hagës për krime të luftës dhe përballë organeve të ndjekjes në Kosovë, për shkak të ofendimeve që u bënë shqiptarëve për një kohë të gjatë!

    Artemije kërcënon shqiptarët me luftë

    Ky serbo-çetnik i fshehur nën petkun e një kleriku të rangut të lartë të Kishës Ortodokse Serbijane, rishpalos kërcënimet ndaj shqiptarëve me luftë, pa hezitimin më të vogël edhe para bashkëbiseduesve amerikan: “...Imponimi i pavarësisë së Kosovës nuk do të sjell paqe në Ballkan por do të shkaktojë konflikte të reja...Përveç kësaj, imponimi i pavarësisë për Kosovën nga Serbia do të vlerësohet si okupim, ndërsa secili shtet e ka të drejtën legjitime për çlirimin e territorit të tij të okupuar...”4 Këtë kërcënim të hapur ndaj shqiptarëve, Episkopi Artemije, përpiqet ta argumentoj, duke u mbështetur në virtytin2 kryesor serbijan dhe nëpërmjet pyetjeve bajate në adresë të bashkëbiseduesve të tij, si për shembull: -sa krime janë krye ndaj serbëve të “Kosovës dhe Metohisë”, në shtatë vitet e fundit nën pushtetin e UNMIK-ut dhe KFOR-it, dhe krimi ka mbetur i padënuar, ndërsa kriminelët edhe më tutje shëtisin lirshëm nëpër Kosovë? -çfarë do të ndodh kur xhihadistët mysliman”, tërë pushtetin do ta marrin në duar, qëllimi i të cilëve është përzënia e serbëve të krishterë nga Kosova dhe Metohija? .Fjalori që përdori ky "Episkop" serbomadh edhe kësaj radhe në SHBA, nuk ndryshon me asgjë, nga fjalori që përdorej nga Millosheviqi dhe Shesheli dhe, që vazhdon të përdoret në raport me shqiptarët nga pinjollët e tyre në Serbi dhe nëpër enklavat serbe në Kosovë. Zaten, po ky “Episkop” dhe kolegu i tij shpirtëror Sava, janë koautor të Platformës fashiste se gjoja"serbet janë popull hyjnor" dhe "të zgjedhurit e Zotit", në bazë të cilës erdhi deri te ringjallja e tipit mesjetar të ideologjisë hegjemoniste serbomadhe, e cila i parapriu gjenocidit shtetëror serbijan, ndaj popullatës civile shqiptare. Ishte po ky "Episkop" serbo-çetnik dhe kolegët e tij, të cilët pagëzuan dhe i bekuan me tymin e "temjanit" paramilitarët dhe kriminelët e rangut të Arkanit, në Kishën e Graçnicës, para se të fillonin me masakrimet dhe veprimet e gjenocidit ndaj popullatës civile shqiptare. Ma thotë mendja, se do të ishte në nderin e administratës amerikane dhe të kolegëve të saj evropian, që ky propagandues radikal i shovinizmit serbomadh, të shpallej persona non grata, dhe të merreshin masat përkatëse për që në afatin e limituar kohor të largohej nga territori i shteteve të tyre, pa të drejt të kthimit. Dua të besoj, se populli shqiptar e ka kuptuar drejt dhe mirë, se kërcënimet që ju bënë në adresë të tij, si nga Episkopi Artemije edhe nga territori i SHBA-ve, ashtu dhe nga zëvendësi e kryeradikalit serbijan Sheshel, Tomisllav Nikoliq, nga territori i Serbisë, në prag të fillimit të bisedimeve të Vjenës, të 20 dhe 21 shkurtit 2006, nuk ishin të rastësishme. Pa u munduar shumë mund të arrihet deri të paramendimi, se të çfarë përmasave do të ishin akuzat dhe presionet ndaj shqiptarëve, po të kërcënoheshin serbijanët nga ndonjë personalitet shqiptar, jo i rangut të Episkopit Artemije dhe zëvendësit të kryeradikalit serbijan Sheshel, Tomisllav Nikoliq, por i rangut shumë më të ulët? S’do mend se këto kërcënime nuk ishin tjetër, pos edhe një testim provues për drejtuesit aktual të IPVQ-ve(të mandatuar në bazë të verdiktit të votës së lirë) dhe të partive politike të Kosovës, se sa janë të përkushtuar dhe të vendosur, jo për të realizuar aspiratat jetike të shqiptarëve për t’u ribashkuar me Shqipërinë, për çka brez pas brezi flijuan lumenj gjaku, por vetëm për të jetuar të lirë në Vendin e tyre, të shkëputur nga tërësia e tij etnike. Siç edhe u pa, rezultati i këtij testimi ishte i favorshëm për Serbinë! Si Beogradi zyrtar ashtu dhe aleatët e tij tradicional u bindën, se planet strategjike të Serbisë në raport me Kosovën, nuk do të rrezikohen nga drejtuesit aktual shqiptar. Mos reagimi adekuat, si nga ana e drejtuesve të IPVQ-ve, të partive politike, ashtu dhe nga ana e Grupit Negociator, ndaj kërcënimeve publike që ju bënë, janë baza e sigurt ku mbështet kjo bindje e Beogradit zyrtar dhe e aleatëve të tij.Përfundimisht, tani është më se e qartë, si për Beogradin zyrtar, ashtu dhe për aleatëve e tij( sidomos për ata në hije): -se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës ose nuk e kanë kuptuar ose nuk duanë ta kuptojnë, se bisedimet e Vjenës për decentralizimin (lexo: legalizimin e enklavave serbe) nuk janë gjë tjetër, pos legjitimimi i parakushteve (në emër të kompromiseve që kërkohen nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar), për ndarjen e një pjese jo të vogël të Kosovës, e cila më vonë, në bazë të paragrafëve të një rezolute të KS të OKB-së për statusin përfundimtar të saj, do të aneksohej nga Serbia; -se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës të dashuruar pas kolltukëve të importuara nga jashtë dhe pozimit para kamerave televizive, se janë të gatshëm të shkelin zotimet e tyre publike, si psh. “se me Serbinë nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta”, “se çështja e decentralizimit nuk do të bisedohet me Serbinë, ngase është çështje e brendshme e Kosovës”, “ se nuk do të krijohen komuna mbi bazat etnike”; se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës janë të gatshëm të pranojnë edhe nënçmimin e hapur që u bëhet ( pa u mërzitur se ai nënçmim nuk u bëhet personit të tyre, por verdiktit të votës së popullit), siç është rangu zyrtar i anëtarëve të delegacionit serb( asnjëri me pozitë më të lartë se këshilltarë të krerëve institucional serbijan) i cili gjatë
    “muhabeteve “ të Vjenës, do të ulet përball ministrave dhe politikanëve kosovar;
    - se drejtuesve aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës, as që u shkon ndërmend të shfrytëzojnë kërcënimet e serbijanëve me luftë dhe nënvlerësimin që u bëhet nga ana e tyre, për t’u liruar nga presionet e pabaza që u bëhen nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, aspak miqësore ndaj shqiptarëve, duke reaguar ashtu siç u ka hije atyre që e respektojnë votën e elektoratit të tyre. Sipas mendimit tim reagimi adekuat i Prishtinës zyrtare do të ishte: Jo vetëm refuzimi i parevokueshëm i pjesëmarrjes në bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë, për çështje të brendshme të Kosovës, por edhe pezullimi i bisedimeve teknike me palën serbijane, deri sa të garantohej nga ana e ndërmjetësuesve ndërkombëtar: -se prapa kërcënimeve me luftë nuk qëndron Beogradi zyrtar; -se rangu i anëtarëve të delegacionit serbijan, do të jetë në përputhje me rangun e anëtarëve të delegacionit kosovar. Nga mos reagimi i Prishtinës Zyrtare, mund të nxirren këto përfundime: -se sa janë të përkushtuar, si drejtuesit e IPVQ-ve, ashtu dhe ata të partive politike, për realizimin e plotë të aspiratave të drejta të popullit, për të jetuar i lirë dhe sovran në vendin e tij; -se çfarë do të jetë epilogu i bisedimeve të 20 dhe 21 shkurtit 2006; -se duhet mbështetur pa hezitim dhe aktivisht përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu bashkuar radhëve të saj në marshim! 1..Ky farë instituti amerikan është dëshmuar me vepra konkrete, si proserb, si p.sh. duke kundërshtuar bombardimet e NATO-s mbi caqet me rëndësi strategjike për soldateskën fashiste serbo-çetnike, në vitin 1999 2.”Virtyt kryesor për serbijanë është gënjeshtra” – thotë ideologu i
    shovinizmit serbomadh, Dobrica Qosiq

    3. Špiro Kulišiæ: “ O Etnogenezi Crnogoraca”, Pobjeda, Titograd, 1980
    4. www.bbc.co.uk/serbian (12 02t 2006,SRNA,10 02 2006, www.danas.co.yu, 13
    02 2006

  4. #184
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    FILOZOFIA FETARE TITIST-RANKOVIÇISTE E KISHËS ORTODOKSE SERBE NË "OFANZIVE" DEZINFORMATASH ANTISHQIPTARE , vështrim i shkruar nga MONA AGRIGOROAIEI

    Një prej themeleve të kalimit nga epoka e Mesjetës në modernizëm në Evropë është ndarja e qartë e institucioneve fetare prej punëve politike, të udhëheqjes së një shteti.
    Megjithatë, në Beograd (edhe në të gjitha shtetet koloniale ballkanike), këto ende janë të përziera, sepse kisha ortodokse me shtetin serb gjenë shumë shpejt gjuhë të përbashkët: "mendjet e shenjta" të atjeshme që do të duheshin të merreshin vetëm me fenë, por që janë projektuese dhe vazhdojnë të luajnë rolin e mbikëqyrësve të zbatimit të planeve koloniale pansllaviste. Ky bizantizëm mesjetar i kushton shumë shtrenjtë demokratizimit të qëndrueshëm e real në Serbi, i cili nuk duhet kuptuar vetëm në sensin e praktikës korrekte elektorale (zgjedhore), por edhe në domosdoshmërinë e ndryshimit të mentaliteteve, të përforcimit të mendimit të lirë e të shoqërisë civile në "betejën" e përkufizimit të "autokracisë qeveritare"
    Deklarata e Martti Ahtisaarit se "serbët janë si komb fajtor" do të duhej të ishte një shi të ftohtë, shërues kundër "dehjes" me helmet serbomëdha të miteve përligjëse të ekspansionizmit, të cilat rrjedhin në gjirin e masave popullore prej Kishës Ortodokse Serbe (KOS). Një komb që pranon me aq lehtësi se "Kosova është Serbi" veç në bazë të iracionalitetit dhe simbolizmit, duke "harruar" kush është aty autokton e kush është ardhës, një komb që pranon krimet dhe gjenocidin shumëvjeçar dhe që nuk reagon duke u ngritur kundër kolonializmit serbomadh luftënxitës, ndan fajin, së paku moral, me udhëheqësit e tij për tragjedinë e shkaktuar kombit shqiptar dhe, si rrjedhoje, duhet të pranojë se Kosova kurrë nuk ka qenë trevë autoktone serbe, "djep" të Serbisë, por plaçkë koloniale të këtij shteti kriminal.
    Përforcues i së vërtetës së deklaratës së Ahtisaarit është edhe fakti se as tani nuk e ka shkaktuar një debatë të gjerë dhe të gjakftohtë që do ta ndante prej trashëgimisë jo vetëm të Millosheviçit, por të tërë periudhës së errët në kërkimin e "Lebensraumit" garashninian në Ballkan. Debati jo vetëm se ka munguar, por ishte zëvendësuar me "korin" e "ofensivës diplomatike" të të gjitha niveleve kundër Ahtisaarit (i cili edhe pse në kuadrin e "negociatave" është "ambasador shtetitës", tani ka pasur një dritë vetëdijeje për të pranuar faktin se historia nuk mund të jetë në favorin e kolonializmit serbomadh. Mban që Ahtisaari të rishikojë qëndrimin e tij lidhur me kompromisin shqiptaro-serb, duke thirrur për respektimin e vetëvendosjes së kombit shqiptar)
    Mund të kuptojmë shumë mirë se kjo zhurmë propagandistike është e nxitur nga Kisha Ortodokse Serbe. Si dëshmi për këtë qëndron deklaratën e Sinodit të polizuar të KOS-it, e botuar nëpërmjet një komunikate të agjencisë serbe Tanjug, më 30 gusht 2006. «Kisha Ortodokse Serbe shprehu shqetësimin dhe hidhërimin për deklaratën e kohëve të fundit të të Dërguarit Special të OKB-së, Martti Ahtisaari se "serbët janë si komb fajtor". Deklarata e Sinodit të Shenjtë, e firmosur prej Patriarkit Pavle shpall se çdo person është i përgjegjshëm për veprat e tij dhe se nuk ekziston një faj kolektiv. Nëse dikush akuzon një komb të tërë se është fajtor, ai/ajo demanton konceptin e krishterë të njeriut dhe të komunitetit. Sinodi tregon se një shqetësim më të madh është i shkaktuar nga fakti se këto vlerësime vijnë prej njeriut që do të duhej të ndërmjetësonte në mënyrë konstruktive dhe objektive negociatat serbo-shqiptare, për të arritur në një zgjidhje kompromisi lidhur me statusin e Kosovës. Në mënyrë të dukshme, duke mos llogaritur një gjë të tillë dhe duke harruar se në Evropën moderne nuk ka më as koloni, as guvernatorë kolonialë, Ahtisaari dha këtë deklaratë si një shpjegim të vetvetes, pse Serbia do të duhej të grabitej prej zemrës së saj historike dhe shpirtërore – Kosova […] duke shtuar se ata që prekin këtë lloj të teorive në shekullin XXI dëshmojnë se forca dhe drejtësia janë të kundërta të papajtueshme… »
    Shumë bukur! Por nëse flasim për nocionin e përgjegjësisë në drejtësi dhe për konceptet e krishterimit, të dyja lëmi përjashtojnë si një akt të jashtëligjshëm, përkatësisht jomoral, shtypjen e një kombi prej një kombi tjetër. Nga ana tjetër, vrasja dënohet në të gjitha kodet penale të shteteve të botës. Vrasja kolektive (krimet kundër njerëzimit dhe genocidi) dënohen edhe në të drejtën penale ndërkombëtare. Në fushën e krishterimit, ndër mëkatet më të mëdha që mendohet se Zoti nuk i fal, është vrasja e njeriut prej një njeri tjetër. Atëherë, çka o të na tregojë Sinodi i Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe e është konceptimi i krishterimit për vrasjet masive, masakrat, spastrimin etnik, të gjitha tmerret e kryera prej Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës historike?!!! Përse kurrë nuk i ka dënuar?!!
    Sepse, në emrin e interpretimit të vet të krishterimit, Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur rolin e instrumentit të fushatave propagandistike antishqiptare, të sllavizimit të shqiptarëve, sepse ajo ka vjedhur në Kosovë shumë kisha e manastire tradicionalisht shqiptare (shembulli i manastirit të Deçanit është më të dukshëm), është dhe vazhdon të jetë faktor në përpjekjen e kolonizimit të Kosovës nëpërmjet "ekstraterritorialitetit".
    Më shumë, nëse "objektiv" për patriarkun, Pavle do të thotë "proserb", atëherë një objektivitet të tillë e ka kokën e prishur, sepse nënshkruesi i kësaj deklarate me vetëdije llogarit se duhet të gënjejë se në Evropë ende ka "koloni dhe guvernatorë kolonialë". Dhe pikërisht "me bekimin" e Serbisë, nga moment që më 1912-1913, Kosova historike shqiptare u invadua nga ushtritë pushtuese serbe në një periudhë dhe rreth 80 vjetesh, Beogradi ka ndjekur politikën e kolonizimit me dhunë të trevave shqiptare sipas "formulës ideale": VRIT, DËBO A SLLAVIZO SHQIPTARËT AUTOKTONË TË KOSOVËS, DUKE SJELLË SA MË SHUMË SERBË NË VEND!!…
    Është e vërtetë se me rezistencën e pandërprerë e popullit shqiptar në trojet e pushtuara nuk u vunë në aplikim planet gjenocidale beogradase me sukses dhe pas luftërave të vazhdueshme kundër zgjedhës serbe, Kosova e ngushtë u lirua pjesërisht. Por qeveritarët serbë vazhdojnë të jenë guvernatorë kolonialë të saj, në forma të ndryshme:

    1. nëpërmes zëdhënësit të Serbisë në Kosovë, UNMIK-u;
    2. me ndihmën e politikanëve shqipfolës që dikur kanë shërbyer në Jugosllavinë titiste në aparatin represiv servil të së ashtuquajturës "Krahinë Socialiste Autonome" të Kosovës dhe që sot funksionojnë brenda "institucioneve vendore" se bashku me "çlirimtarë" devijatorë;
    3. me krijimin e strukturave paralele në veriun e Kosovës dhe me manipulimin e komunitetit serb.
    Duhet që të mos harrojmë se Serbia ende kolonizon drejtëpërdrejt Luginën e Preshevës, trevë që Tito ia ka shkëputur Kosovës më 1957. Dhe se ajo, me bashkëpunim me FYROM-in, ia ka prerë Kosovës 2400 km katrorë në komunën e Vitisë, nëpërmjet një "marrëveshjeje" për "përcaktimin e kufive" midis tyre, fakt që shton dëshminë se Kosova e ngushtë ende gjendet nën mëshirën e mungesës së soveranitetit të saj. Të gjithtë këto janë pranuar tradhëtisht nga kolaboracionistët shqipfolës që heshtin si "derri në misër" përballë deklaratave imponuese serbo-sllavomaqedonase se kufiri duhet përcaktuar para vendosjes së statusit dhe se autoritetet në Prishtinë janë "të ftuar për të mos kontestuar legjitimiteti ndërkombëtar të marrëveshjes me kufirin (Ministri i jashtëm sllavomaqedonas, Antoni Miloshovski, Evropa e Lirë, 7 shtator 2006). Ortakëritë tradhtare shqipfolëse-serbo-sllavo-maqedonase janë të gatshme të realizojnë planin strategjik e mbylljes së kësaj çështjeje me qëllimin e rrethimit edhe më tej në thellësinë e pjesës juglindore të Kosovës.

    Ja përse, në këtë kontekst, forca dhe drejtësia janë të papajtueshme!! Pushtimi dhe kolonizimi me forcë të popullit shqiptar të Kosovës historike ka qenë një akt të padrejtë. Atij iu ka mohuar të drejtën e vetëvendosjes, të shprehur nëpërmjet vendimit të kuvendit të Vlorës, ku u shpall pavarësinë e Shqipërisë (28 Nëntor 1912) dhe bashkimin e të gjitha viseve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.
    "Drejtësia serbe", e imponuar me forcë dhe e pranuar nga Evropa të vjetër në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, duhet të merret fund tani. Populli shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes dhe të kolonizimit të vet me të gjitha mjetet demokratike, duke përfshirë edhe luftën e armatosur. Ky do të jetë i vetmi moment kur forca e drejtësia do të takohen, ndërkohë që çdo qasje tjetër nën kornizën e miteve "Kosova është zemër të Serbisë" qëndron jashtë normalitetit, përderisa botërisht dihet se sllavët "u lindën" në Azi dhe aspak në Ballkan.
    Komunikata e “Tanjugut” vazhdon më tej me deklaratën e Patrikanës "Rashka-Prizren" për të njëjtin problem: Patrikana ka kritikuar deklaratën e Ahtisaarit se trashëgimia e Millosheviçit do të duhej të merrej në konsideratë kur është fjala për zgjidhjen e statusit krahinor dhe se "serbët janë fajtorë si komb" duke e ftuar të rikujtohet sfondin historik të Luftës së Dytë Botërore kur shqiptarët ishin aleatë të shtypësit gjerman. Pikërisht që nga ardhja e forcave ndërkombëtare, terroristët shqiptarë nga Kosova vazhdojnë me shpartallimin e popullit serb dhe të gjurmëve të ekzistencës së saj krishterë nëpërmjet dëbimit të mbi 220.000 serbë e jo-shqiptarë, duke vrarë mbi 1.000 dhe duke shkatërruar rreth 150 kisha krishterë, pohon eparkinë. Në të njëjtën kohë, është theksuar, një derdhje të myslimanëve nga Shqipëria fqinje është lejuar, u ndërtuan 400 xhami të reja, të gjithë këto duke qenë shoqëruar me përforcimin e ideologjisë në të cilën e ka bazën Al Kaidën»
    Sa "mrekullueshëm" funksionon logjika e standardeve të dyfishta në "filozofinë fetare" të KOS-it!!!… Por këto dezinformata titist-rankoviçiste të "fajit" të popullit shqiptar për bashkëpunim me shtypësin gjerman, absolutisht nuk janë të bazuara me të dhëna reale historike. Në Kosovën e pushtuar, bashkëpunëtor i hitlerianëve ishteDrazha Mihajloviç, i cili edhe ushtroi terror të rreptë ndaj civilëve shqiptarë. Shqiptarët, përveç disa elementeve të skajshme, kanë luftuar kundër pushtuesit gjerman. Vlen të përmendet se mijëra rekrutë shqiptarë u vranë nga forcat serbe në Tivar, ku niseshin të mobilizuar nga ushtria jugosllave për një "ofanzivë" fiktive kundër gjermanëve.
    Gjepurat e tilla të "eparkisë" (të lexohet: UDB-së!!) ishin të përdorur atë kohë për mohimin e vendimeve të drejta të Konferencës së Bujanit për "vetëvendosje deri në shkëputje", për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Ishin themelin e "argumentimit" përse Kosova duhet të jetë autonome në kuadrin e Serbisë dhe jo republikë më vetë jugosllave. Ata janë thelbin e racizmit dhe e shovinizmit të Serbisë që nuk shtrihet në një periudhë kohore të kufizuar dhe nuk njeh zbehje në intensitet, me të gjitha "negociatat" e "dialogjet" me shqipfolësit kolaboracionistë.
    Në të njëjtën deklaratë përdorin më dezinformime: djallëzore "terroristë shqiptarë" të Kosovës (përgjithësimi i shpifjes) që gjoja kryenin spastrim etnik ndaj serbëve dhe joshqiptarëve, duke i dëbuar nga territori i Kosovës dhe që qenkan si qëllim të asgjësojnë krishterët serbë.

    Duhet thënë se fundamentalizmi politik i KOS-it nuk njeh kufi dhe nxit në urrejtje fetare, përderisa njihet se konflikti i shqiptarëve me Serbinë është një konflikt antikolonial dhe se toleranca, harmonia ndërfetare, tradita e bashkëjetesës së vazhdueshme midis komuniteteve kurrë nuk ka qenë e cenuar nga shqiptarët.
    Në vend se të krijojnë filma horror që po përputhen me frymën e "kohës së Martinoviçit" me synimin e ngritjes së ndjenjave kolektive serbe të viktimizimit, KOS-i do të duhej të rikthehet leximit me vëmendje të Biblës, e humbur tani nëpër sirtarëve të "Naçertanijes", d.m.th. “Mein Kampfi” serb.
    Dhe duhet të kuptojnë se tanimë shqiptarët kanë vetëdije të lartë kombëtare dhe dinë të luftojnë dhe do të dinë të ballafaqohen pa ndalim me kolonizuesit dhe serbo-sllavo-maqedonas, deri në çlirimin dhe ribashkimin e të gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.
    Rumani, 10 shtator 2006

    http://www.radiokosovaelire.com/aktualitetet.php?id=45

  5. #185
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Po keshtu kane qene gjithmone more vella Orioni,kur e kane dashur pamvaresine e shqiperse dhe kosoves?

    Madje kane ndihmuar ne pushtimin e tyre.
    me mire vone sesa kurre....

  6. #186
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga i fundit
    Po keshtu kane qene gjithmone more vella Orioni,kur e kane dashur pamvaresine e shqiperse dhe kosoves?

    Madje kane ndihmuar ne pushtimin e tyre.
    Peshkopi Pavle na flet per "xhihadin" dhe "terroristet" muslimane shqiptare mirepo harron se ke mban mbrapa kraheve te tij.Po kujt i thua Ilirise e para.Aq ka aq kupton.


Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •