Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 59
  1. #31
    Citim Postuar më parë nga ABIGAIL
    Livent.
    Nejse, gabimi ishte i imi qe vazhdova te diskutoj nje teme te tille te pakten ketu ne forum, por smund te rrija pa folur kur the se ne kishen time flet nje njeri.

    E theksoj edhe nje here. Ne kishen time ne radhe te pare flet Perendia, dhe kete e ben jo nepermjet gojes se nje njeriu por nepermjet shume te tjereve, dhe une jam e kenaqur dhe ndertohem, dhe nuk kam ankesa per sa i perket kishes apo pleqve.

    Te me falesh qe diskutova ketu ne forum te gjitha te tjerat.

    Ndonjehere eshte me mire te jesh vezhgues ketu ne forum sesa pjesemarres, ashtu sic bene shumica, ndoshta ata dine dicka me teper sesa ne.

    Miqesisht Abigail.
    Pershendetje Abigail.
    Kam pritur te me kontaktosh, por ndoshta s'ke pasur kohe.

    Gjithashtu ju pergezoj juve qe jetoni ne Greqi per jeten qe jetoni ne Krishtin. Une kam jetuar ne Selanik per 3 vjet dhe i njoh veshtiresite dhe gezimet aty. Nje gje ju keshilloj. Shkoni ne Patmos... eshte nje vend i mrekullueshem ku dhe ateisti me i betuar i botes pranon ekzistencen e Perendise. ndersa atij qe njeh Krishtin i jep nje ndjenje me te madhe afersie me pranine e Zotit. Une isha ne Patmos per dy muaj rreth 6 vjet te shkuara dhe gati cdo dite shkoja te vizitoja guven ku Gjoni shkroi Zbulesen.

    Gjithashtu, dje pashe versionin me te ri dhe me te fundit te nje filmi qe flet per fundin e kohes, dhe fjeta... jo shpirti me rrinte zgjuar ne lutje. Titulli i filmit eshte "Left behind - world at war"
    Zoti qofte kenga jone sot dhe gjithmone!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 10-11-2005 më 07:28
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #32
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Inscrite,

    Une ne asnje vend nuk kam folur per Kisha inferiore dhe superiore.

    Megjithate eshte fakt se Kisha sot nuk eshte ajo e shekullit te pare.

    Ti vete ke perkthyer nje liber qe flet per kete fakt. Eshte nje nga librat me te bukur qe kam lexuar ndonjehere dhe qe quhet: "Ortodoksia e Kishes".

    Aty flitet shume qarte per llojet e kishave qe ekzistojne dhe per gjendjen e tyre.

    Pergjegjes per kete gjendje nuk jemi ne. Ne thjesht e kemi trasheguar kete.

    Atehere reagimet tona mund te jene dy lloje:
    1-) Ka disa qe ndjehen mire me kete situate
    2-) Ka disa qe e shohin se kjo situate nuk eshte ashtu sic ka qene ne fillim

    Ata qe ndjehen mire, mund te qendrojne aty ku jane. Nuk ka asnje problem. Ndoshta ata mund te perdoren nga Krishti ne nje menyre tjeter qe ne tani nuk e dime.

    Por ka dhe nga ata qe nuk munden ta pranojne kete situate dhe thjesht largohen ne paqe duke i pershendetur vellezerit dhe motrat e tyre qe qendrojne brenda sistemeve kishtare.

    Tani dua te kaloj ne nje pyetje praktike:

    Ne rast se nga Kisha jote do largohej nje vella apo moter, apo nje grup, ti cfare do te beje, do i gjykoje, do mundoheshe t'i ktheje prapa, apo do vazhdoje t'i inkurajoje dhe t'i konsideroje vellezer dhe motra te shenjte, qe Krishti po i therret jashte kesaj kishe?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #33
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Inscrite,

    Une ne asnje vend nuk kam folur per Kisha inferiore dhe superiore.

    Megjithate eshte fakt se Kisha sot nuk eshte ajo e shekullit te pare.

    Ti vete ke perkthyer nje liber qe flet per kete fakt. Eshte nje nga librat me te bukur qe kam lexuar ndonjehere dhe qe quhet: "Ortodoksia e Kishes".

    Aty flitet shume qarte per llojet e kishave qe ekzistojne dhe per gjendjen e tyre.

    Pergjegjes per kete gjendje nuk jemi ne. Ne thjesht e kemi trasheguar kete.

    Atehere reagimet tona mund te jene dy lloje:
    1-) Ka disa qe ndjehen mire me kete situate
    2-) Ka disa qe e shohin se kjo situate nuk eshte ashtu sic ka qene ne fillim

    Ata qe ndjehen mire, mund te qendrojne aty ku jane. Nuk ka asnje problem. Ndoshta ata mund te perdoren nga Krishti ne nje menyre tjeter qe ne tani nuk e dime.

    Por ka dhe nga ata qe nuk munden ta pranojne kete situate dhe thjesht largohen ne paqe duke i pershendetur vellezerit dhe motrat e tyre qe qendrojne brenda sistemeve kishtare.

    Tani dua te kaloj ne nje pyetje praktike:

    Ne rast se nga Kisha jote do largohej nje vella apo moter, apo nje grup, ti cfare do te beje, do i gjykoje, do mundoheshe t'i ktheje prapa, apo do vazhdoje t'i inkurajoje dhe t'i konsideroje vellezer dhe motra te shenjte, qe Krishti po i therret jashte kesaj kishe?
    Me dashuri ne Krishtin ju kerkoj Matrix dhe Inscrite ta merrni kete diskutim jashte kesaj teme. Do ishte me mire thjesht te vazhdonim me kenge dhe jo me debate ketu.
    Manulaki

    Une tani po degjoj nje kenge fjalet e se ciles thone:
    "Shpetimtari im, dashuria jote me djeg, me konsumon!" (Eshte e tipit hard rock)
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  4. #34
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Manulaki,

    Nuk mendoj se ky eshte nje debat, por eshte nje bisede qe ne mund ta benim shume mire dhe nqs do ishim ne nje kafe.


    Jam dakord me ty se qellimi i kesaj teme nuk ishte diskutimi dhe debati, por shprehja e dashurise se paster per Krishtin.

    Gjithcka filloi kur termi "revolucion" u permend.

    Sido qe te jete, besoj se Thunder nuk ka dashur te thote Revolucion per te ndryshuar gjendjen ekzistuese te kishave (Per faktin e vetem se Revolucioni nuk mund te ndryshoje asgje aty), por Revolucion ne menyren tone te te parit te Krishtit.

    Jo si Zoti qe u kerkon llogari shenjtoreve te Tij per ato qe kane bere apo qe bejne, por si Zoti i cili ka rene ne dashuri te thelle me ata. Dhe eshte pikerisht kjo dashuri, ajo qe keta shenjtore i reflektojne Atij.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #35
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Matrix,

    Libri “Ortodoksia e kishes” trajton vertet temen e kishave nder shekuj sipas zbuleses ne Bibel. Por ky liber, nje liber i bukur qe te ben te mendohesh, eshte vetem nje nga shume interpretimet qe i jane bere letrave drejtuar kishave ne zbulese. Personalisht e kisha menduar gjithmone se keto letra u drejtoheshin kishave sot ne bote, (nuk i kisha pare si kisha ne kohe, por ne hapesire, ne vende te ndryshme) qe secila nga ato kisha perfaqeson kishat sot, disa te persekutuara, disa te vaketa, disa krenare, te tjera te dashura, e keshtu me radhe.

    Ata qe ndjehen mire me kishat e tyre nuk eshte se ‘mund’ te qendrojne, ata tashme jane aty. Dhe ndoshta shprehja e duhur nuk eshte te ndihesh mire, sepse mund te te ndodhe ne jeten e nje kishe te mos ndihesh edhe aq mire, dhe perseri te jesh pjese e saj.

    Ne lidhje me pyetjen praktike, do te pergjigjem jo si nje hipoteze, por sipas asaj qe realisht ka ndodhur tek ne. Ka ndodhur qe kane ardhur nga kishat e tjera dhe qe jane larguar nga kisha jone. Nder ata qe jane larguar, asnjeri per shkak se stili i jetes ne kishe nuk eshte si ne shekullin e pare, por se ndoshta nuk ishte stil edhe aq modern. Nder vellezerit qe kane ardhur te kisha jone, kjo ardhje ka ndodhur sepse ata nuk ndiheshin mire ne kishen ku tashme ishin. Me duket se isha e krahut me konservator per levizjen qe ata po benin ne kishen tone. Kam menduar me pare se i krishteri duhet te qendroje ne kishen ku ka rilindur, dhe sido te jete situata aty, ajo eshte familja e tij dhe ai s’duhet ta nderroje. Por pashe se kisha kishte tjeter mendim, ajo i mirepriti vellezerit qe kerkonin te largoheshin prej kishes se tyre jo per qejfmbetje te vogla, por sepse aty ku ndodheshin nuk po merrnin ushqimin e duhur. Dmth. une mund te kem qene gjykuese , por kisha si nje e tere nuk i gjykoi vellezerit.

    Besoj se i jam pergjigjur sadopak pyetjes tende. Per te mos merzitur me tej moter Manulakin, shpresoj te mos e vazhdojme me kete diskutim.

    Pershendetje!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Te dashur vellezer dhe motra,
    nuk e kisha menduar ndonjehere se nga dicka e shkruar ne kete teme do te ngriheshin bisedime mbi kishat.

    Ashtu sic e tha edhe Manulaki me mire te vazhdonim me kengen. dhe te mbetemi tek dashuria midis Krishtit dhe Kishes se sa tek gjera qe na largojne nga ajo.
    Edhe ky eshte mesazhi qe kjo kenge do te jape:dashuria dhe vetem ajo.

    (Por megjithate,me behet qejfi qe u prek nje teme e tille.)

    Vazhdoni te jeni te dashuruar/a me Krishtin.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177

    Dashuria e Krishtit

    Dje po lexoja nje liber mbi udhetimin e trete ungjilltar te Palit dhe mbi shkrimin e letres se pare ndaj Korintasve. Dua te ndaj me ju te gjithe ate pjese nga kjo leter qe me preku me shume.

    Kur t'i lexoni keta vargje sillni nder mend jeten e Zotit Jezus Krisht ketu ne toke dhe lereni Ate t'ju flase.

    Dashuria eshte e durueshme;plot miresi;dashuria nuk ka smire,nuk ve ne dukje,nuk krekoset,nuk sillet ne menyre te pahijshme,nuk kerkon te sajat,nuk pezmatohet,nuk dyshon per keq;nuk gezohet per padrejtesine,por gezohet me te verteten,i duron te gjitha,i beson te gjitha,i shpreson te gjitha,i mban cdo gje,dashuria nuk ligeshtohet kurre.
    Tani,pra,keto tre gjera mbeten:besimi,shpresa dhe dashuria,por me e madhja nga keto eshte DASHURIA.


    Ai eshte vete Dashuria!

  8. #38
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Amen vella.

    Eshte Pikerisht kjo Dashuri te Cilen Krishti solli ne toke.

    Kete Dashuri dhe Miqesi qiellore, Ai e kishte perjetuar ne Perjetesi bashke me Atin e Tij, dhe Ai vete erdhi ne toke si Dashuria e Misheruar.

    Tani, ne kemi bekimin, qe kete Dashuri ta perjetojme brenda Fymes sone, dhe ta ndajme me vellezerit dhe motrat tona
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Shtegtari
    ΣΤΟ ΚΑΤΩ ΚΑΤΩ ΤΗΣ ΓΡΑΦΗΣ

    I
    (fjalet e Krishtit ndaj Kishes)
    Σαν λουλούδι σε κρατώ ------------San luludhi se krato
    με αγάπη σε φροντίζω -------------me agapi se frondizo
    είσαι εσύ μοναδικό -------------ise esi monadhiko
    απ'τον κόσμο σε χωρίζω.------------ap'ton kosmo se khorizo.
    Θα σε πάρω μακριά -------------Tha se paro makria
    εσένα που μ'εχεις πιστέψει-----------esena pu m'eqhis pistepsi
    είσαι μαζί μου τώρα πια ------------ise mazi mu tora pia
    άλλος κανείς δεν θα σε μαγέψει.-----alos kanis dhen tha se magepsi.



    Refreni:
    (fjalet e Krishtit ndaj Kishes)
    Στο κάτω κάτω της γραφής----------Sto kato kato tis grafis
    αξίζει να θυσιαστείς ----------------aksizi na thisiastis
    και ως το θάνατο να πας ------------ke os to thanato na pas
    για την Εκκλησία που αγαπάς----------ja tin Ekklesia pu agapas
    (fjalet e Kishes ndaj Krishtit)
    Σε αγαπώ ---------------------------Se agapo
    μονακριβέ, Χριστέ μου.---------------monakrive, Khriste mu
    Σε ευχαριστώ -----------------------Se efkharisto
    που πήγες στο σταυρό.---------------pu piges sto stavro.



    II
    (Fjalët e Kishës ndaj Krishtit)

    Στην καρδιά μου σε κρατώ ------------Stin kardhia mu se krato
    είσαι Εσυ το αναγκαίο ------------ise Esi to anangjeo
    μόνο εσένα θα κοιτώ ------------mono esena tha kitό
    και απ'την χαρά θα κλαίω. ------------ke ap'tin khara tha kleo.
    θα 'ρθεις σύντομα Εσυ ------------tha erthis sintoma esi
    εκεί ψηλά θα με σηκώσεις ------------eki psila tha me sikosis
    θα βασιλέψουμε μαζί -------------tha vasilepsume mazi
    και τον χρόνο ποτέ δεν θα τελειώσεις-ke to khrono pote dhen tha teliosis.
    Motër Manulaki, a ka mundësi që ta përshtatësh këtë këngë edhe në anglisht? Nëse e ke të vështirë, sikur edhe një përkthim të thjeshtë t'i bësh do ishte shumë mirë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #40
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Në Pëllëmbët E Tua!

    Me kete kenge pershendes moderatorin


    Në pëllëmbët e tua
    t'pikturuar Ti më mban.
    Zot e di se më sheh,
    ndaj i sigurt gjithmonë jam!

    Në sëmundje dhe në dhimbje.
    Në trishtime dhe në fatkeqësi.
    Nuk kam frikë sepse Ty,
    Zot unë kam shoqëri.

    REF. Në pëllëmbët e tua
    t'pikturuar Ti më mban.
    Zot e di se më sheh,
    ndaj i sigurt gjithmonë jam!

    Kur për luftëra dëgjoj,
    për raketa dhe për armë kimike.
    Ardhjen Tënde mendoj,
    po i afrohemi asaj dite.

    REF. Në pëllëmbët e tua
    t'pikturuar Ti më mban.
    Zot e di se më sheh,
    ndaj i sigurt gjithmonë jam!

    Nëse djalli vetë më thotë,
    Shpëtimtarin tim unë ta mohoj,
    e di se nuk do të lejosh
    Zoti im, të më mashtrojë.

    REF. Në pëllëmbët e tua
    t'pikturuar Ti më mban.
    Zot e di se më sheh,
    ndaj i sigurt gjithmonë jam!

    Ps. Kete kenge e kemi perkthyer nga greqishtja. Nëse doni mund te shkruaj dhe akordet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 12-11-2005 më 16:38
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •