Close
Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 145 prej 145
  1. #141
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Une ja fus kot e ti plot.
    Ti tregon edukaten tende kur shprehesh keshtu.
    Ti mos "debato" me mue nese nuk don.
    Une e kisham per ato qe po ndodhin ne France e ka pakez edhe ne vende tjera, flas ashtu si mendoj.
    Thash mos po flet se a kane te drejte te tubimeve, protesteve.......njerzit ne France?
    A do ishte me e mençur te protestonin ne menyre te qete dhe te fitojne simpati, apo keshtu?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #142
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Citim Postuar më parë nga alto_sicila
    Eshte nje fakt me rendesi qe cilido mund ta vertetoje po vizitoi shume familje shqiptare qe i jane afruar kufirit zvicran me qellim qe familjet e tyre te vazhdojne te jetojne ne France derisa ata punojne ne Zvicer ,duke perfituar keshtu nga te gjitha keto mundesi qe jep shteti francez : marrjen e ndihmes sociale RMI E kam fjalen per njerezit tane qe nuk merren me kontrabande(shumica) por punojne"ne te zeze" per te fituar,deri sa te njejten pune mund ta bejne ne FranceDhe vozisin,sigurisht,veturat me luksoze dhe me te reja ne treg,te cilat nje francez mund vetem t'i enderroje...Natyrisht shteti francez mbyll syte para gjithe ketyre gjerave sepse eshte racist
    A e kupton ti qe te punosh ne nje shtet tjeter dhe mos te deklarosh eshte shkelje ligji.
    Por ky eshte nje problem i vogel per Francen se shume pak e bejne kete gje.Jo te gjithe francezet banojne ne kufi.

  3. #143
    jetoj per tri dashuri Maska e alto_sicila
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    RHONE
    Postime
    65
    Citim Postuar më parë nga qafezezi
    A e kupton ti qe te punosh ne nje shtet tjeter dhe mos te deklarosh eshte shkelje ligji.
    Por ky eshte nje problem i vogel per Francen se shume pak e bejne kete gje.Jo te gjithe francezet banojne ne kufi.
    Jo nuk e kuptoj ,falemnderit qe me sqarove!
    Jetoj per tri dashurite e mia......

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "getot" E Greqise

    E Shtune, 26 Nentor 2005


    "GETOT" E GREQISE

    Nga Gjergji Gambeta

    Ngjarjet e fundit ne France, qe padyshim paten jehone kudo ne te gjithe Evropen, ridimensionuan marredheniet e shoqerise "jo veten franceze) me emigracionin, me ata miliona emigrante qe ndodhen ne shumicen e vendeve evropiane. Fantazma e krizes sociale qe i pati fillesat tek "funderrinat" e getove pariziane duket se nuk do te jete e lehte te zhduket. Them "funderrinat" pasi ky ishte cilesimi qe u be prej nje politikani ambicioz, cilesim nga ana e ministrit te brendshem francez Sarkozi, per njerezit e nje kategorie tjeter, te cilet nuk jane pjese vetem e Frances, por e gjithe Evropes.

    Por geto nuk ka vetem neParisin e shndritshem, por kudo, ku me shume e ku me pak. Te tilla ka edhe Greqia, Athina e Selaniku, etj, etj. Zjarret e Parisit dhe era e makinave te djegura arriten edhe ne Athinen ballkanike, po ashtu edhe ne Selanik. Jo me ate formen "pariziane", por me ndryshe, te ngateruara pak me politike, pak me anarkiste, me te ashtuquajturit nga shtypi grek si te "njohurit e panjohur". Mbase ne radhet e tyre kishte edhe bashkekohes te emigranteve franceze. Mbase eshte shpejt qe Athina zyrtare te kete frike nga keto zjarre dhe pikerisht ishin politikanet greke qe sipas tyre: "Greqia nuk eshte France dhe se ne jemi ndryshe" ... Por perse ndryshe? Per te kenaqur sedren e trazuar greke apo mos ndoshta mbyllim syte e veshet perballe nje fenomeni te ngjashem packa se me ndryshimet e vecorite e veta?

    Kush ka mundesine te beje nje "xhiro" apo nje itinerar "turistik" ne lagjet e varfra greke te Athines 5 milioneshe do ta kuptoje se Parisi nuk eshte larg... jo aq sa duket. Le ta filloje me qoshet e rruget e ngushta prane sheshit "Omonia" e te perfundoje ne periferi te qytetit.

    Nje nga arsyet se pse Athina nuk eshte Paris ka te beje padyshim me prejardhjen e emigranteve - ne kete pike duhet te them se si shqiptar qe jam me behet qefi sepse po zbulojne se emigrantet tane nuk jane aq te ndryshem nga ata, se tek e fundit jemi ballkanike e popuj te ngjashem! Nuk ka aq shume afrikane, aq pakistaneze, aq turq, etj., etj. Sipas filozofise modene greke ne rastin me te mire integrimi eshte me i thjeshte ne rastin e shqiptareve dhe ne rastin me te keq Shqiperia eshte teper afer...

    Sidoqofte edhe pse emigrantet kane me shume se nje 10-vjecar qe jetojne e punojne ne Greqi, pa qene e nevojshme te perserisim ketu ndihmen e vlerat e tyre ne ekonomine e plogesht greke, ata perdite ndeshen me realitetin jo edhe aq te ndryshem parizian. Cdo 10 muaj nje emigrant i ndodhur ne Greqi duhet apo eshte i detyruar te rinovoje lejen e qendrimit duke perdorur cdo menyre apo duke bere ate, qe eshte katandisur ne dicka normale... te futet ne ingranazhet e nje mekanizmi shfrytezimi ku bejne pjese avokate, punonjes publike, police, seksere te te gjitha llojeve, madje edhe perkthyes. Ne Greqine e 1.100.000 emigranteve, qysh prej vitit 1991 deri ne ditet e sotme leje qendrimi kane marre vetem 400.000! Po te pyesje nje emigrant te thjeshte ne Greqi padyshim se e di dhe e ndjen se si mund te ndihen bashkeemigrantet e revoltave e te zjarreve atje tej. Ka nje ndryshim padyshim me ta, te pakten persa u perket shqiptareve. Po, shqiptaret mundohen te integrohen kuptohet jo pa veshtiresi ne shoqerine greke. Mesojne me shpejt gjuhen, mundohen mos bien ne sy ose te sillen e vishen si bashkeqytetaret greke. Duket se edhe 40 mije martesa mikse nuk jane te bollshme per te afruar sadopak ate humneren shoqerore qe i ndan qytetaret greke vendas me te ardhurit emigrante. Sado qe te perpiqen, nje gje eshte e sigurt - edhe pse perpjekjet jane pothuajse vetemohuese - nuk mund te kete zgjidhje pa deshire politike e vullnet politik qeveritar.

    Por Athina nuk ka vetem shqiptare, ka me qindra mijera irakiane, pakistaneze, kurde, afrikane, etj. Karakteristike eshte se 17 per qind e Athines jane emigrante apo popullsi emigrante.

    Emigracioni ne shifra

    Karakteristike ne shume raste apo nje gjuhe me e paster, packa se gjuhe e ftohte shifrash, -_e gjuha e statistikave, e shifrave. 48,7 per qind e emigranteve paguajne me shume veshtiresi. 90 per qind e tyre veshtiresohet te mbuloje nevojat e perditshme. Nga i njejti studim del se 38 per qind e tyre jeton nen nivelin mesatar te varferise d.m.th me me pak se 415 euro ne muaj. 26,4 per qind e emigranteve ne Greqi jane te grupmoshave 20 deri 24 vjec ndersa 23 per qind jane te grupmoshes 30 deri 39 vjec. Nje perqindje prej 54 per qind deklaron se erdhen ne Greqi per arsye ekonomike per te gjetur pune. Per shkak te largesise, nje pjese e tyre rrine nga 1 deri 5 vjet ne Greqi para se te largohen ne atdhe ose diku tjeter. 78,6 per qind e tyre jeton ne qytete te medha ndersa 27 per qind ne zona agrare. Fenomeni eshte teper kompleks e i nderlikuar per t'u analizuar vetem me nje shkrim gazete.

    Kur ne Francen e viteve '90, ish-ministri i atehershem i Brendshem, z. Sharl Paskua, fliste per te ashtuquajturen politiken e "emigracionit zero", politike te mospranimit te asnje emigranti duke "hedhur" poshte as me shume e as me pak se historine e vlerat e kultures se famshme franceze, te Frances se vertete, Greqia nga nje vend eksportues emigrantesh kthehej ne nje vend prites, apo me mire te themi se u perball me nje numer te jashtezakonshem emigrantesh e sidomos shqiptare. Ne Greqi ndryshe nga Franca perberja e emigracionit eshte shume me e ndryshme. Ne Greqi 91 per qind e emigranteve vjen nga 10 shtete te ndryshme, me Shqiperine ne krye, me nje numer prej 62 per qind e duke u pasuar me vende si Bullgaria, Ukraina, Pakistani, Rusia, Rumania, Polonia, Gjeorgjia, Moldavia, etj. Ne baze te regjistrimit te pergjithshem te popullsise te vitit 2001, numri i pergjithshem i emigranteve kapte shifren 762.191. Numri i atehershem perbente rreth 7 per qind te popullsise. Para 10 vjetesh numri i tyre perbente vetem 1.6 per qind te popullsise.

    Faktor tjeter teper interesant eshte prejardhja e tyre e lidhur padyshim me kulturen qe keta emigrante mbarsin me vete. Ne France qeveria kerkon prej emigranteve qe zgjedhin Francen si vend banimi, te "thithin" cdo gje franceze ose se paku vlerat e atij vendi "qe padiskutim jane teper progresive e jo vetem te tilla...) duke mohuar vlerat e tyre, qe kane te bejne me besimin apo zakonet kombetare. Pas Luftes se Dyte Boterore, feja e dyte pas katolicizmit po behet islamizmi dhe besimi islam. Ne Greqi sikunder ne France, nuk ka ambiente ku edhe ajo pjese e popullsise e besimit fetar te ndryshem te kete mundesi ta ushtroje ate. Prania e xhamive ne France ne Greqi "perkthehet" me nje mospranim, te pakten nga ana e subjekteve qeveritare lokale, per hapjen e ambienteve te tilla te kultit islamik. Sidoqofte edhe pse rreziku duket teper i vogel, per momentin asnje nuk garanton se nje fenomen francez i ngjashem nuk do te ndodhe ne Greqi. Sepse tek e fundit nuk mjafton vetem zelli dhe deshira e politikaneve apo e ligjvenesve, per te mos ndodhur dicka e ngjashme, pavaresisht permasave dhe kohes se kur mund te ndodhe.

    Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #145
    Tirona ne zemrat tona Maska e ~Miracles~
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Tek shtepia ime
    Postime
    31
    E fundit: Turqia duhet te pranohet ne BE. Eshte i vetmi vend qe premton te integrohet mirefilli ne Evrope

    Pajtohem me kete mendim. Eshte e vertete qe Turqit bejne nje dallim te ndjeshem ne krahasim me jevgjit arab. Ne vendin ku jetoj une njoh shume turq. Ne pergjithesi jane plotesisht te integruar. Kane dyqanet e tyre, shtepite e tyre private, makina etj. Brezi i ri shkon krah per krah me vendasit, ne pune, shkolla, universitete dhe nuk jane te inkriminuar.
    Imazhin e mire turqve ia prishin kurdet te cilet jane relativisht te pagdhendur dhe kane probleme integrimi.
    Sa per Francen me vjen shume keq dhe pyes veten, si nuk po del mer zot nje burre qe ti beje zap keto funderrinat e saharas?
    Carpe diem!

Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415

Tema të Ngjashme

  1. Lojë me Emra, Qytete, Shtete, Filma, kafshë, Sende!
    Nga Erlebnisse në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 607
    Postimi i Fundit: 10-10-2015, 13:27
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Mbushen hidrocentralet, përmbyten qytete e mëdha
    Nga white-knight në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:11
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Epidami dhe Dyrrahu, qytete ilire
    Nga Albo në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 16:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •