Nuk di ne qofte se kjo teme eshte ne ndonje faqe tjeter por mu duk interesante qe te zhvillohej nje diskutim rreth fese jo si dogme por ne lidhje me njerezit ne Shqiperi. Mund Pashko Vasa te theriste se 'feja e shqiptarit eshte shqiptaria' por sot qe kemi nje unitet minimal kombetar-shteteror eshte per mendimin tim nje diskutim i nevojshem.
Diskutimi mund te zhvillohet ne keto dy drejtime:
1) Perse shqiptaret e krishtere nderruan besimin dhe u bene myslimane?
2) Bashkejetesa e feve te ndryshme ne Shqiperi eshte nje model ber bashkejetesen armonike te kulturave ne mbar boten. S. Huntington kishte thene se kultura Perendimore do perleshet me kulturen ortodokse dhe ate islamike dhe e ndau me keto kritere boten por per mendimin tim Shqiperia eshte deri me sot nje shembull qe teoria e H. eshte gabim