Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    LE MONDE - Këndvështrime

    Dy fjalë në lidhje me këtë temë.

    Siç e dini dhe ju, gazeta e përditshme franceze "Le Monde" është gazeta më e njohur dhe më me peshë në shtypin francez. Aty gjen opinione dhe mendime nga më të ndryshmet dhe më të kundërtat. Dhe mendoj se ia vlen që herë pas here të humbas pak minuta nga koha ime për të sjellur këtu të përkthyer ndonjë artikull që do ta gjykoj të rëndësishëm dhe me vlerë. Zgjedhja e artikujve do të bëhet sipas shijeve dhe sferave të interesave të mia.

    Ju përshendet
    Oiseau en vol

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Gjeostrategji

    Timothy Garton Ash
    Drejtor në Qendrën e studimeve europiane të St Antony’s College në universitetin e Oxford.


    Një falenderim të madh ndaj Turqisë
    Le Monde, 09 tetor 2005

    Të hënën 3 tetor, Bashkimi europian (UE) ka kryer një gjë të mrekullueshme : ai ka zgjedhur për tu bërë një bashkim shtetesh paneuropiane, më tepër sesa një organizatë mbikombëtare pjesërisht europiane.

    Hapja, e arritur në një debat të ashpër, e negociatave të aderimit me Turqinë nuk garanton që ky vend do të bëhet anëtar i Bashkimit këtu e dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet.

    Por ajo ka për rrjedhojë të vendosurit e vijës së frontit të zgjerimit aq larg drejt juglindjes saqë kjo garanton aderimin në BE të të gjitha vendeve të gjendura këndej, padyshim madje përpara Turqisë.

    Ironi e ëmbël e historisë : Turqia, e cila nën emrin Perandori osmane zinte një pjesë të madhe të Ballkanit, duke e izoluar atë nga ajo çka ishte atëherë klubi i
    krishterë europian, u hap sot ish kolonive të saj udhën e Europës.

    Bullgaria dhe Rumania do të hynë sido që të jetë në Bashkimin europian më 2007. E çfarë shpërblimi ka kërkuar Austria për të dhënë përfundimisht pëlqimin e saj për hapjen e negociatave me Turqinë ? Që i njëjti premtim t’i bëhet Kroacisë. Kur ky vend të jetë bërë anëtar, ai do të bëhet urë për që fqinjët e saj të mund të aderojnë dhe ato, siç bën sot Polonia për Ukrainën.

    Pak rëndësi që këto fqinjë të jenë armiq të hershëm dhe që kujtimet e hidhura të luftrave dhe të spastrimit etnik të mbeten akoma të gjalla. E tillë është alkimia e mistershme e zgjerimit : ajo i ndryshon vendet në mbrojtës të zjarrtë të ish armiqve të dikurshëm. Gjermania qe kështu një apostull i madh i aderimit të Polonisë ; Greqia mbetet një nga përkrahëset më të forta të aderimit turk.

    Kur Serbët dhe Maqedonasit do të vijnë për të trokitur në derën e Brukselit, ja çka do të thonë ato : "Qysh ? Ju i keni thënë po Turqisë dhe na thoni jo neve, që jemi më afër jush dhe ku e ku më europianë sesa Turqit ?" Bashkimi, fuqi pothuaj-koloniale, siguron tashmë sigurinë dhe rindërtimin e një pjese të madhe të rajonit. Atëherë, vendet anëtare më të vjetra do të lëshojnë një psherëtimë : "Mirë, dakort. Një apo dy vende të vogla nuk prishin punë…"

    Rezultati : që Turqia të arrijë apo jo aderimin e saj, Bashkimi europian do të mbulojë këtu e deri 2015 tërësinë e asaj çka konsiderohet historikisht si territori europian. Ajo do të numërojë midis 32 dhe 37 shtetesh anëtarë (Zvicra, Norvegjia dhe Islanda do të mund të aderonin ato gjithashtu). Do të mbeten, si raste të veçanta, Turqia dhe Ukraina, ndërsa Rusia do të gëzojë lidhje të privilegjuara me këtë Bashkim europian të ri.

    Duhet qenë një euroskeptik britanik nga më kokëfortët për të besuar akoma që një Bashkim i tillë, kaq i gjerë dhe i larmishëm, do të formojë një entitet mbikombëtar dhe të centralizuar të tipit napoleonian. Ja përse, në sytë e atyre që ngulmojnë në ëndrrën e Shteteve të Bashkuara të Europës, e hëna 3 tetor ka qenë një ditë e zezë. Francezi Valéry Giscard d'Estaing, autori kryesor i traktatit kushtetues të sapolindur-vdekur, ishte në dëshpërim, por Britaniku Jack Straw paraqiste një buzëqeshje vesh më vesh.

    Të përmbledhim : Britanikët e urrenin Kushtetutën sepse ato mendonin që ajo do të krijonte një Europë franceze, dhe Francezët e urrejnë zgjerimin sepse ato mendojnë që ai do të japë një Europë britanike. Giscard i vajton kështu zgjerimet e reja, "që do ta transformojnë Europën në zonë shkëmbimi të lirë". Kjo është arsyeja faktike që konservatorët britanikë e pëlqejnë zgjerimin. Por ato nuk pasqyrojnë opinionin e qeverisë britanike pa llogaritur që ato gabohen.

    Europa e zgjeruar do të jetë më shumë sesa një zonë shkëmbimi të lirë, ose ajo nuk do të jetë asgjë. Ajo është tashmë shumë më tepër sesa kjo, dhe kjo korespondon ndaj dëshirës së shumicës së anëtarëve të rinj. Të kthyerit në një zonë shkëmbimi të lirë do të supozonte një hap të madh prapa, të cilin Bashkimi nuk do ta kryejë. Ajo çka lajmërohet, kjo është më tepër një tërësi politike kontinentale pa precedent të cilën, në mungesë të më së mirës, unë do ta cilësoja "Commonwealth" bashkim shtetesh për të mirën e përbashkët, por një Commonwealth më i afërt me bashkimin polako-lituanien të fillimit të kohëve moderne – të ashtuquajtur Republika e Dy-Kombeve, 1569-1795 – sesa me Commonwealth-in e sotëm britanik.

    Unë nuk i shmangem këtu çështjes së aderimit të Turqisë. Nëse ne do të niseshim nga zero, unë do të isha partizan i një partneriteti të privilegjuar me Turqinë si dhe me Rusinë. Përse ? Sepse në kufinjtë e saj të Lindjes dhe të Juglindjes, Europa nuk zhduket, por zbehet. Në një çast të dhënë, diku ndërmjet Moskë dhe Vladivostok, diku ndërmjet Stamboll dhe Hakkari, ju jeni befas më tepër në Azi sesa në Europë. Këto dy vende kanë, për nga gjeografia dhe historia e tyre, një identitet që është vetëm pjesërisht europian, nga ku del ideja e partneritetit të privilegjuar : ndjenja e përkatësisë ndaj një bashkësie gjeografike dhe historike është thelbësore për çdo komunitet politik në Europë, çfarëdo qoftë ai.

    Por ne nuk nisemi nga zero. Ne kemi premtime për të mbajtur. Prej më shumë se dyzet vjetësh, në e sigurojmë Turqinë që ajo do të hyjë në komunitetin tonë europian. Këto dhjetë vitet e fundit, ne kemi përsëritur, përforcuar, konkretizuar këtë premtim. Shembull turk, ai i pajtimit midis një shoqërie thelbësisht myslimane dhe një shteti laik, është themelor për pjesën tjetër të botës myslimane dhe jo i papërfillshëm për 20 millionët e myslimanëve që numëron tashmë Europa. Në Iran, ku unë isha para pak, një mollah disident përmblidhte kështu : "Ka dy modele : Turqia dhe Irani." Cilin duhet të mbështesim ne ? E kotë të vrasim mendjen : Europa ka patur arsye të mira për të vendosur të përfshijë një copëz Azie.

    Por përpara se të arrihet këtu, neve na duhet të sigurohemi mbi dy gjëra. E para, që Turqia të përmbushë me të vërtetë kriteret e famshme të Copenhague, të caktuara nga Bashkimi, duke u kthyer një demokraci e vërtetë liberale, duke vendosur shtetin e së drejtës (dhe barazinë absolute ndërmjet burrave dhe grave), ekonominë e tregut, lirinë e shprehjes (përfshirë këtu për intelektualët të cilët pohojnë që ka patur një genocid të Armenianëve) dhe duke respektuar të drejtat e minoriteteve (veçanërisht të Kurdëve). Kjo është të thuash që Turqia ka mjaft udhë për të bërë. Së dyti, opinioni publik i shteteve anëtare të pranishme, të tilla si Franca apo Austria, duhet të jetë i gatshëm për të pranuar aderimin e Turqisë. Derisa të përmbushen këto dy kushte, ne kemi përpara nesh nja dhjetë vjet punë.

    Siç ndodh shpesh, Bashkimi europian sapo ka kryer një hap të rëndësishëm pa qenë me të vërtetë i vetëdijshëm për këtë. Jo, ai nuk ka vendosur ta përfshijë Turqinë. Ai ka vendosur atë çka ai vetë do të ishte dhe nuk do të ishte.

    © Timothy Garton Ash

    përkthyer nga frëngjishtja
    Oiseau en vol

  3. #3
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Diplomaci

    Pavarësi e menjëhershme për Kosovën
    Le Monde, 21 tetor 2005


    Charles A. Kupchan
    Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Georgetown University, në Washington. Një version i zgjeruar i këtij teksti do të shfaqet në revistën Foreign Affairs të nëntor-dhjetor.

    Në vijim të copëtimit të Jugosllavisë, të nisur në fillim të viteve 1990, SHBA dhe aleatët e tyre europianë kanë mbrojtur me forcë vlerat civile në Ballkan, duke mos e fshehur vështirësinë e tyre për të ruajtur shtete multietnike. Sot, ka ardhur ora për të privilegjuar pragmatizmin përballë principeve të mëdha, dhe për të ecur përpara, në mënyrë të vendosur, drejt pavarësisë së Kosovës.

    Kosova, provincë në jug të Serbisë, është nën administrimin ndërkombëtar qysh kur Nato ka ndërhyrë, më 1999, për tu dhënë fund masakrave dhe dëbimit të popullsisë shqiptare nga forcat e Sllobodan Millosheviçit. Duke qenë të gatshëm për të pakësuar praninë e tyre në rajon dhe të përballur me padurimin në rritje të Shqiptarëve të Kosovës, bashkësia ndërkombëtare përgatitet më në fund për të hapur bisedimet për të ardhmen politike të Kosovës.

    Ndër 2 milionë banorë që numëron Kosova, rreth 90% janë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër është në shumicë serbe. Beogradi ngulmon për që provinca të mbetet nën sovranitetin serb, duke thënë që Kosova është një tokë stërgjyshore për Serbët, dhe që atje gjenden manastire dhe kisha ortodokse të shumta. Më gjerësisht, kundërshtarët e shkëputjes së Kosovës nga Serbia pohojnë që ndryshimi i kufinjve sipas kritereve etnike do të mund të trondiste marrëdhëniet me shtetet fqinje : Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnjën.

    Megjithatë, realitetet e vështira të terrenit e bëjnë pavarësinë si zgjidhja të vetme të qëndrueshme. Në paqartësinë e tanishme, marrëdhëniet ndërmjet shumicës shqiptare, në tërësi myslymane, dhe pakicës serbe, thelbësisht të krishterë ortodokse, kanë arritur në një pikë tensioni të skajshëm. Drejtuesit shqiptarë në Prishtinë, të cilët qeverisin Kosovën në bashkëpunim të trazuar me autoritetet e Kombeve të bashkuara, nuk duan të kenë ndonjë gjë me Beogradin. Dhe Shqiptarët vazhdojnë të ngulmojnë mbi diskriminimin etnik të pësuar në vitet 1990. Ato i lënë Serbët të izolohen në enklava të fortifikuara, gjithnjë e më të varfëra. Të dy komunitetet janë të ndara nga një mur armiqësie : nuk ekziston shoqëri multietnike as në mendje as në fakte.

    Ngutshmëritë e stabilitetit kërkojnë për të konsideruar edhe një herë principin e multietnicitetit ; ta përdorësh këtë princip për të refuzuar apo vonuar pavarësinë rrezikon për të shkaktuar rikthimin e kaosit. Kosova e ka braktisur tashmë orbitën e serbisë, dhe Shqiptarët vendas (indigjenë) janë të palëkundshëm në lidhje me një shkëputje formale, duke kthyer tërësisht të pamundshëm të parashikuarit e vazhdimit të sovranitetit serb.

    Mirëpo kjo është saktësisht ajo çka qeveria serbe ka në mendje. "Më shumë autonomi, por jo pavarësi" : ja qëndrimi i Beogradit. Ky qëndrim nënkupton që Kosova do të merrej me punët e saj të veta, por duke mbetur një pjesë e Serbisë, dhe Kosova do të hiqte dorë nga një përfaqësim të vetin jashtë vendit. Qeveria serbe pretendon që një Kosovë e pavarur do të përbënte një kërcënim për Serbët që banojnë aty, dhe do të vinte në rrezik, veç kësaj, demokracinë në Serbi pasiqë nacionalistët ekstremistë do ta shihnin pushtetin e tyre të përforcuar.

    Pavarësia e Kosovës nuk mund të varet nga fakti që Serbia e beson atë të paaftë për një qëndrim të përgjegjshëm. SHBA dhe partnerët e tyre europianë e kanë përkëdhelur nacionalizmin serb përgjatë pjesës më të madhe të viteve 1990, çka kjo ka përfunduar në gjakderdhje. Instinktet më të errëta të Serbisë duhen zhdukur, dhe jo u përshtatur ndaj tyre.

    Është e vërtetë që pavarësia e Kosovës do të mund të sillte në pushtet nacionalistët ekstremistë në Serbi. Por një politikë më agresive e cila do ta largonte Beogradin nga objektivi i përfshirjes në Europë nuk do të bënte gjë tjetër përveçse t’i kthente Serbët më të veçuar dhe më të varfër. Në vend që të vringëllonin skenare apokaliptike në rast humbjeje të Kosovës, drejtuesit serbë do të bënin më mirë të mendonin jetën pas shkëputjes dhe ta përgatisnin popullsinë për këtë.

    Ka tre kushte paraprake ndaj pavarësisë. Së pari, që Prishtina të pajiset me elementë të domosdoshëm për funksionimin e mirë të një shteti. Çka kjo mpleks të forcuarit e institucioneve demokratike, të vepruarit kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, të luftuarit kundër varfërisë dhe papunësisë.

    Së dyti, Prishtina duhet të sigurohet për mirëqenien e Serbëve të cilët do të vendosin të qëndrojnë aty pas pavarësisë. Iu takon Shqiptarëve të moderuar për të shuar thirrjet për urrejtje dhe për të nxitur tolerancën. Ndërmjet përpjekjeve të tjera në favor të pakicave, Prishtina duhet të pranojë që vendet e shenjta të krishtera të vendosen nën mbikqyrjen ndërkombëtare dhe të bëjë në atë mënyrë që ato të jenë atë arritshme.

    Së treti dhe kjo është pika më e kundërshtuar, bashkësia ndërkombëtare duhet të rikonsiderojë kundërshtimin e saj ndaj ndarjes së Kosovës. Nga lumi Ibër e deri në kufirin serb, në veri, Kosova është e populluar pothuaj ekskluzivisht nga Serbë. Prishtina nuk kërkon për të qeverisur këtë rajon i cili, nga shumë aspekte, funksionon njëlloj sikur ai të bënte pjesë në Serbi. Sa kohë që Prishtina nuk mban gjallë shpresën për të shkëmbyer veriun e Kosovës me enklavat shqiptare në jug të Serbisë, ndarja përfaqëson gjithashtu një lloj kompromisi, duke i ofruar ndoshta një motivim të mjaftueshëm Beogradit për të shkuar drejt një akordi.

    Shkëputja paqësore e Kosovës nga Serbia do të nevojisë një ushtrim të zgjuar të diplomacisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, një udhëheqës të guximshëm nga ana e Beogradit, dhe një qeverisje të mirë nga ana e Kosovarëve shqiptarë, gjëra këto që kanë munguar tmerrësisht deri këtu.

    © Charles A. Kupchan

    Përkthyer nga frëngjishtja
    Oiseau en vol
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 03-11-2005 më 19:49

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Filozofi

    Jean-Luc Nancy
    filozof

    Freud, Heidegger, historia jonë
    Le Monde, 03 nëntor 2005

    Çështjet serioze shtrohen kur valët mediatike qetësohen. Heidegger dhe Freud : që të dy pësojnë rregullisht rikthime operacionesh denoncimi dhe shkatërrimi. Përse ndodh kjo ? Që mendimet e trashëgimisë sonë t’i nënshtrohen rileximit, diskutimit, kritikës dhe transformimit, kjo është më e pakta e gjërave. Kjo është jeta dhe puna e mendjes, praktika e saj.

    Por, me Heidegger dhe Freud, bëhet fjalë për tjetër gjë, kjo shihet mirë. Ato nuk diskutohen, por përçmohen. Duam që të heqim qafe praninë e tyre të rrezikshme. Rektorati nazist i njërit dhe mosdijenia e vendndodhjes së tjetrit (as mjek, as psikolog, as filozof) janë motive mjaft të përshtatshme për ekzekutime të përbashkëta. Nga njëra anë turpi politik, nga tjetra mosrespektimi ii protokollit pozitivist mjaftojnë për të vënë në vend një a priori diskreditimi. Dhe nën strehën e këtij diskreditimi, dhe pa shqyrtim as refleksion, ne egërsohemi kundër tyre.

    Çfarë ka të përbashkët ndërmjet Heidegger dhe Freud e cila do të mund të shpjegonte ngjashmërinë e këtyre egërsimeve të rizgjuara ? Këto dy raste janë tërësisht të ndryshëm, kjo vetëkuptohet. Ato janë madje në antipodet e njëri-tjetrit nëse ndalemi vetëm tek më e dukshmja e figurave të tyre përkatëse, sa politike aq intelektuale. Por megjithatë ka një pikë kontakti ndërmjet tyre, në mos një pikë konvergjence.

    Kjo pikë qëndron në një shquarje që nuk mund ta themi të përbashkët, por të njëkohshme të ndërprerjes së vizioneve apo të domethënieve të botës. Çështja e ashtuquajtur "e qenies" nga njëra anë, ajo e emërtuar e "së pavetëdijshmes" nga ana tjetër kanë një lloj asimptote të përbashkët : "kuptimi" nuk është më i gatshëm, as i dhënë, as i ndërtueshëm apo i projektueshëm, as nga deshifrimi as nga kodimi, as nga lufta as nga bashkëpunimi. "Kuptimi" – i njeriut, i historisë, i kulturës – nuk është më në akt as në fuqi. Kur kjo shquarje është imponuar ndaj Freud dhe ndaj Heidegger, këtu është ndërprerë një vazhdimësi. Tradita jonë ka parë të hapet apo ka hapur ajo vetë një hendek ndërmjet saj dhe së shkuarës së vet, edhe kësaj më të vonë, krejt po aq sa ndërmjet saj dhe së ardhmes së vet. Rreth Luftës së Parë botërore, dhe përmes saj, është luajtur një dorëzim i përgjithshëm përfytyrimesh dhe domethëniesh. Është hapur atëherë një pezullim kuptimi apo bote siç historia perëndimore nuk kishte njohur kurrë një të tillë – qysh nga fundi i Romës – apo dhe qysh nga zgjimi i botës së parë greke.

    Ne jemi akoma në këtë pezullim. Për mirë e për keq. E mira është që ne jemi të njohur me qorrsokaket apo gënjeshtrat e "kuptimit", me çdo lloj përmbushje apo premtim kuptimi. E keqja është që bota jonë kthehet e aftë për çfarëdo në masën që nuk ka asgjë për të kuptuar veten tonë përveçse ekuivalenca e përgjithshme – dmth paraja – e kombinuar me synimet vetë-riprodhuese – dmth teknika : shkurt, gjithçka ka një vlerë dhe asgjë nuk çon në asgjë.

    Freud dhe Heidegger kanë patur një shquarje të mprehtë, të tronditur, pa lëshime, të kësaj metamorfoze. Ato kanë menduar zhvendosjen : për njërin, të vendit dhe të rëndësisë së kuptimit ("qenia") ; për tjetrin, të marrës-dhënësit të tij ("e pavetëdijshmja"). As "qenia" as "e pavetëdijshmja" nuk janë objekte të reja që efektiviteti i të cilave do të ishte për tu verifikuar. Ato janë emra – të përkohshëm, madje të dyshimtë – që do të kenë qenë futur në punë për të na bërë të mendojmë shndërrimin e botës.

    Caqet dhe gabimet e të dy mendimtarëve – tundimi i ripërtëritjes për njërin, ai i shkencërisë për tjetrin, dhe, për të dy, ai i një rezultati – ishin të brendshme ndaj kushteve të kohës së tyre, kushte të cilat pothuaj të gjithë i kishin asokohe, përfshirë këtu, sigurisht, "revolucionarët". Qysh nga kjo kohë – së shpejti një shekull -, mendimet e tyre kanë mundësuar nga vetvetja punën e kapërcimit, kritikës, dekonstruksionit të tyre të vet. Ne nuk kemi mbaruar së kuptuari as shpërthimin e këtyre mendimeve as pamjaftueshmëritë dhe rreziqet e tyre, sepse ne nuk kemi mbaruar me ndryshimin e botës. Dhe ne nuk do ta mbarojmë këtë punë, dhe as fëmijët tanë. Por ne duhet aq më tepër, në të gjitha mendimet tona, të mendojmë dhe këtë : që një shndërrim është në udhë e sipër, një shndërrim për të cilin, nga përkufizimi, nuk është dhënë asnjë formë, as "natyrë" as "histori", as "njeri" as "Zot", as "makinë" as "gjallesë". Të nevrikosurit tregojnë me gisht nihilizmin : ajo çka ata emërtojnë kështu mbart në fakt dijen dhe përgjegjësinë e këtij fakti që asgjë nuk na është dhënë, në mos për të hapur sytë dhe zgjatur veshin.

    Ato kanë në të vërtetë vetëm një merak : të shpërfillin kushtin tonë të pranishëm dhe të rilidhen me kohën kur konceptimet, përfytyrimet dhe vlerat ishin të disponueshme. E dinë apo jo, ato sillen njëlloj sikur të ishin në gjendje për të ditur atë ndaj çfarë janë përvjedhur Freud dhe Heidegger dhe që të cilën ato nuk do të ishte dashur kurrë të mos e njihnin.

    Padyshim që do të kishte qenë e preferueshme që mendimi i qenies dhe ai i pavetëdijshmes të ruhen më të pastër dhe më të sigurtë, më të thjeshtë dhe më të afrueshëm gjithashtu. Por të mendosh kështu është njëlloj siç të besosh që historia do të kishte mundur të ndreqej ndryshe. Në të njëjtën mënyrë disa Francezë të shekullit të XX-të do të kishin dashur që gjuha gauloise e vjetër të qe njohur si gjuha e parë e njeriut. Është i njëjti frymëzim : ai i një mohimi të historisë dhe të së vërtetës.

    Përkthyer nga frëngjishtja
    Oiseau en vol

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Politikë

    Më falni që duhet të ndërhyj edhe një herë për të qartësuar idenë e kësaj teme. Qëllimi im është vetëm për të bërë të njohur idetë, debatet, opinionet, këndvështrimet që qarkullojnë në Francë. Dhe diskutimet janë të mirëpritura, por ju lutem vetëm në lidhje me artikujt e sjellur këtu. Dhe meqë artikujt e zgjedhur u përkasin sferave të ndryshme (diplomaci, filozofi, shoqëri civile, politikë, etj.), ju lutem citoni artikullin ku doni të debatoni. Eshtë menduar thjesht si një tribunë e lirë në lidhje me ato artikuj që sfera e te cilëve prek ose ndërpritet me sferën e interesave tuaja.

    Ju faleminderit



    Tassos Papadopoulos
    President i Republikës së Qipros
    (intervistë)

    Le Monde, 03 nëntor 2005

    Çfarë prisni ju nga vizita që ju kryeni në Paris nisur nga kjo e enjte 3 nëntor ?

    Shumë njerëz mendojnë që ajo çka quhet problemi i Qipros duhet parë përmes syzeve të Turqisë. Dhe shumë mendojnë gjithashtu, ngaqë Britania e Madhe ishte këtu fuqia koloniale, që Britanikët janë ekspertët e çështjes. Ne nuk duam të trajtohemi siç të qenë në sferën e ndikimit britanik. Mbi mjaft çështje ne gjendemi në një vijë me Francën, për shembull për perspektivat financiare të BE 2007-2013. Ne nuk e pëlqejmë këmbënguljen e disave për të ndryshuar rrënjësisht politikën bujqësore të përbashkët.

    Jacques Chirac ka qenë gjithmonë në favor të aderimit të Turqisë në Bashkimin Europian. A jeni befasuar ju nga deklarata e kryeministrit, Dominique de Villepin, që ka pohuar më 2 gusht që atij ‘‘nuk i dukej e mendueshme’’ për të hapur negociata me një vend i cili nuk do t’i njihte të gjithë anëtarët e këtij Bashkimi ?

    Këtu nuk ka kundërshti. Rregullimi i ardhshëm i marrëdhënieve ndërmjet Qipriotëve grekë dhe Turqisë, them qëllimisht Turqisë sepse Qipriotët turq janë pengje të Turqisë dhe të problemeve ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, varen nga afrimi ndërmjet Turqisë dhe Europës, nëse Turqia përmbush detyrimet e saj.

    Ja përse një Turqi e orientuar drejt Europës vlen për ne më mirë sesa një Turqi që do t’i kthente shpinën asaj. Por me një kusht tepër të rëndësishëm : Turqia duhet të respektojë plotësisht detyrimet e saj kundrejt BE dhe rrjedhimisht kundrejt Qipros. Kur Z. de Villepin ka thënë që ishte "e pamendueshme" që të angazhohet procesi, kjo ishte një befasi sepse nuk e prisnim këtë. Ambasadori i Francës më ka shpjeguar që nuk bëhej fjalë për një deklaratë rrethanash por ajo ishte biseduar me presidentin e Republikës. Më pas është thënë që Franca na kishte kthyer krahët duke mos bllokuar hapjen e negociatave me Turqinë, çka nuk është e vërtetë. Askush nuk më ka thënë që Franca do të vinte veton e saj nëse Turqia nuk do të njihte Qipron. Ajo çka më kanë thënë është kjo : Franca do të përpiqet për të bindur partnerët e saj europianë por ajo nuk dëshiron një krizë me Turqinë. Është Franca ajo që ka marrë iniciativën që ka çuar në deklaratën europiane mbi detyrimet e Ankarasë kundrejt Republikës së Qipros.

    Pas fitores së jo-së në referendumin e prillit 2004 në pjesën greke të Qipros, a ka vdekur përfundimisht plani Annan i ribashkimit ?

    Kam parë të kalojnë shumë projekte, ide, plane. Asnjë prej tyre nuk është zhdukur krejtësisht. I kam thënë kryeministrit turk : aq më bën nëse plani quhet Annan 6 apo Erdogan 1 me kusht që preokupimet e Qipriotëve grekë të jenë marrë parasysh dhe që etapat e ardhshme të jenë të përgatitura mirë. Nëse ne do të rifillonim negociata përpara se të kemi gjasa të mëdha për arritje, sinjali që mund t’i dërgohej botës është që problemi i Qipros është i pazgjidhshëm.

    Ftesa e Mehmet Ali Talat, "president" i Qipros së Veriut, nga sekretari amerikan i shtetit, Condoleezza Rice, a ju duket i nevojshëm ?

    Jo. Absolutisht i dëmshëm. Sepse qëllimi i Turqisë nuk është njohja diplomatike e së ashtuquajturës Republikë turke e Qipros së Veriut, me hyrjen e Qipros në BE, Qipriotët turq janë kthyer qytetarë europianë, atyre u kemi shpërndarë 45 mijë pasaporta, qëllimi i saj është për t’i dhënë kësaj republike të gjitha cilësitë e një shteti, përveç njohjen ndërkombëtare. Duke pritur Z. Talat, Amerikanët nxisin këtë politikë.

    Përse e pengoni ju tregtinë e drejtpërdrejtë ndërmjet Qipros së Veriut dhe pjesës tjetër të botës ?

    Kjo nuk është një çështje ekonomike por politike. Ajo çka ju e quani tregti të drejtpërdrejtë do të ishte gjithashtu një mjet për të ngritur statutin e Qipros së Veriut.

    Por ky refuzim bllokon ndihmën europiane prej 259 millionë eurosh që u ishte premtuar Qipriotëve turq pas po-së të tyre ndaj referendumit.

    Ne e kemi pranuar dhe propozuar këtë ndihmë, me kusht që ajo të jetë e shkëputur nga ajo që ju e quani tregti të drejtpërdrejtë. Britanikët kanë refuzuar.

    Këtu e dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet, kohë e negociatave me Turqinë, nuk do të ketë afat që e shtyn Ankaranë për të pranuar një rregullim të çështjes qipriote…

    Nuk e pranoj këtë ide të pesëmbëdhjetë vjetëve sepse kjo do të donte të thoshte që situata do të ishte forcuar. Përgjatë negociatave të hyrjes së Turqisë në BE, hapja dhe mbyllja e 35 kapitujve të pranimit komunitar do të kërkojnë një votë unanime të të 25-ve. Çdo herë, Qiproja do të mund të bëjë të ditur të drejtat e saj.

    Nëse ju e paramendoni ishullin pas nja dhjetë vjetësh, ju mendoni më tepër për një ribashkim gjerman apo një ndarje të butë ala çekoslovakçe ?

    As njëra as tjetra. Mendoj që shumë parashikime të planit Annan, të papranueshme për ne, do të mund të gjejnë një zgjidhje në gjirin e BE. Ato nuk do të jenë më probleme qipriote por probleme europiane, për shembull monedha e përbashkët apo politika ekonomike.

    Është pra e rëndësishme që Turqia t’i bashkohet BE-së…

    Po, por jo me çfarëdo çmimi, jo me ulje, çka kjo është bërë deri tani nga Europianët.

    Ju keni fjalën tuaj për të thënë

    Nganjëherë vetoja është më efikase kur nuk është e përdorur sesa kur është e tillë.


    Intervistuar nga Daniel Vernet
    Përkthyer nga frëngjishtja
    Oiseau en vol
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 04-11-2005 më 18:29

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Shoqëri

    Nicolas Sarkozy
    Ministër i brendshëm dhe i rregullimit të territorit

    "Strategjia jonë është e duhura"
    Le Monde, 06 nëntor 2005

    Franca njeh prej disa ditësh një ndezje të dhunës urbane. Individë pa fe pa moral nuk ngurojnë më për të qëlluar me plumba realë mbi përfaqësuesit e Republikës, nuk ngurojnë të thyejnë, plaçkisin dhe djegin shkolla. Një prind është rrahur për vdekje me shkelma e grushta para syve të familjarëve të tij. Një person invalid, e bllokuar në një autobus, është spërkatur me benzinë përpara se t’i vihet flaka. Përballë këtij shpërthimi dhune krejt të kotë, kemi të drejtë të presim nga të gjithë një gjykim të matur dhe dinjitet, më tepër sesa një shfrytëzim politikan të ngjarjeve.

    A duhet qenë i pavetëdijshëm dhe fare pak i përgjegjshëm për të gjetur akoma kohën e polemikës kur themelet e paqes civile dhe të rendit republikan janë në pikëpyetje dhe kur vetë jeta e disa prej bashkatdhetarëve tanë është e kërcënuar ?

    Por meqë një tribunë, dje, është ofruar në faqet e kësaj gazete, ndaj thëniesh dhe komentesh që futen më shumë tek polemika, unë nuk mundem, si i ngarkuar që jam për sigurinë dhe lirinë e Francezëve, të hesht.

    Strategjia që kjo qeveri zbaton prej katër vjetësh është strategjia e duhur. Unë e mbroj atë akoma më shumë sot sesa dje, jo sepse ajo do të ishte një strategji "e djathtë", por sepse ajo është e vetmja që t’i ketë dhënë provat e saj. Ata të cilët e kundërshtojnë tani atë për arsye pastërtisht ideologjike e kanë kujtesën të shkurtër. Francezët, ato, nuk kanë harruar rekordin e trishtë të asaj politike engjëllore dhe katastrofike : më shumë se 4,1 millionë krime dhe shkelje penale të konstatuara në Francë në vitin 2002 ! E tashmë dhunën urbane, le të mos e harrojmë !

    Në dy vjet, duke u treguar pragmatikë të vendosur, ne e kemi sjellur këtë shifër në 3,8 millionë, dmth pothuaj 8% më pak. Dhe kjo ulje vazhdon edhe këtë vit. Në tetor 2005, ne kemi regjistruar 17% krime dhe shkelje penale më pak sesa në tetor 2001.

    Duke mos patur marrë mësim nga dështimet e tyre të njëpasnjëshme dhe nga ajo lëvizje e gjerë dëshpërimi popullor që ka çuar në 21 prillin 2002, socialistët, të cilët ishin të ngarkuar me sigurinë tonë vazhdojnë të jenë në gabim. Jo, ne nuk do ta braktisim merakun tonë për efikasitet dhe pragmatizëm, për ta zëvëndësuar atë me konceptimin e tyre invalid të policisë së afërsisë, konceptim i cili ishte në fakt veçse shkrehje dhe dobësi të maskuara.

    Jam i favorshëm ndaj policisë së afërsisë. Unë bëja pjesë më 1994 në qeverinë që e ka futur atë në të drejtën tonë. Dhe e quaj të shkëlqyer që policia të mbajë lidhje të ngushta me popullsinë, dmth në dëgjim të nevojave të saj, të takojë shoqatat dhe profesionalët. Por, siç e kam shpjeguar këtë disa herë, policia e afërsisë nuk mund të ndërtohet në kurriz të policisë hetimore dhe të rendit. Këto nuk shkojnë veç e veà, por bashkë. Unë konsideroj që roli i policisë nuk është për të bërë shfaqje sportive. Kam preferuar t’i rimobilizoj forcat e sigurisë në thelbin e zanatit të tyre, të përforcoj mjetet e tyre të veprimit, dhe të rivendos viktimat në qendër të misionit të të tyre.

    Sot, polici dhe xhandarmëri janë jo vetëm të ngarkuara për të mbajtur rendin, por dhe për të ndaluar autorët e krimeve dhe shkeljeve. Secili punën e vet. Ndërmjetësuesit janë bërë për të dialoguar, forcat e rendit fillimisht për të ndalur shkelësit e ligjit : kjo është ndoshta ndryshimi i vërtetë dhe origjina e përplasjeve të pranishme. Ne nuk tolerojmë më zona "të ndaluara", ku krimi i organizuar dhe trafiku mafioz sundojnë në zotër dhe ku njerëzit e ndershëm janë të detyruar për të heshtur dhe ulur sytë.

    Ashtu siç ne kemi arritur të rivendosim sigurinë në transportet publike, veçanërisht në Ile-de-France, falë një përforcimi të paparë të efektivave, ne do ta rivendosim rendin dhe qetësinë në këto territore të braktisura prej kohësh. Ngado mbi truallin e Republikës, dhe jo vetëm në lagjet e bukura, Francezët kanë të drejtë për të ketuar në siguri, pa patur frikë për të mirat apo integritetin e tyre fizik. Kjo është një e drejtë absolute për secilin prej nesh.

    Dhe unë kërkoj që të peshohet mirë rëndësia themelore e pranisë së policisë nëpër periferi. Policia është polici e Republikës. Ajo siguron rendin e Republikës. Nëse ajo nuk e bën këtë, çfarë rendi do ta pasonte këtë ? Ai i mafiozëve apo dhe ai i integristëve.

    Emri im është sharë në rradhët e bandave që terrorizojnë lagjet. Punë e madhe ! Kjo është në rendin e gjërave. Ajo çka do të më çudiste më tepër është që ato të më lavdërojnë.

    Dukshëm, nëse kriminelët dhe rrugaçët nuk e duan aspak politikën tonë të sigurisë, Francezët e mbështesin atë.

    Ajo çka vlerësojnë bashkëqytetarët tanë qysh nga 2002 janë padyshim objektivat e qarta të politikës së luftës kundër pasigurisë. Kjo e fundit mbështetet në fakt, tani e tutje, mbi gjykimin e përgjithshëm sesa mbi ideologjinë : viktimat kanë të drejtë më tepër sesa agresorët e tyre për mbrojtje dhe dhembshuri ; ligji është bërë, para së gjithash, për të mbrojtur të dobëtit ; parandalimi, që është i domosdoshëm, nuk duhet të përjashtojë shtypjen, çdo herë që kjo shfaqet e drejtë dhe e nevojshme.

    Përballë këtyre akteve të egra dhe vandale unë nuk i vë në një thes rrugaçët dhe shumicën dërrmuese të të rinjve të periferive të cilët nuk kanë mendojnë tjetër përveçse t’ia dalin mbanë jetës së tyre, Francezët mund të mbështeten tek vendosmëria e plotë e qeverisë.


    Përkthyer nga frëngjishtja
    Oiseau en vol

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Diplomaci - Kupchan, Kosova dhe Rusia

    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Pavarësi e menjëhershme për Kosovën
    Le Monde, 21 tetor 2005


    Charles A. Kupchan
    Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Georgetown University, në Washington. Një version i zgjeruar i këtij teksti do të shfaqet në revistën Foreign Affairs të nëntor-dhjetor.
    Pergezime per temen informuese qe keni hapur dhe per mundimin qe merrni per te perkthyer artikujt qe postoni ketu.

    Ne fund te artikullit (version i cili eshte publikuar fillimisht te revista Foreign Affairs ne anglisht) Kupchan thot:

    « Securing Kosovo's independence will ultimately require the approval of the UN Security Council. Russia and China, both of which struggle with separatist movements at home, are unlikely to relish an outcome that effectively embraces secession along ethnic lines. But neither country has compelling interests in the Balkans. Russia's affinity for it's Slavic brethren in Serbia is of minimal political consequence, and both Moscow and Beijing are intent on maintaining good relations with the United States and Europe. It is difficults to imagine that either Russia or China would make serious trouble over the future of a small tract of land that has no oil, no nuclear weapons, and a GDP of less than $3 billion. » (Charles A. Kupchan, Foreign Affairs, Vol. 84 No. 6)

    Duke shkruar keshtu, Kupchan le te kuptojm se Rusia apo Kina nuk kane interes aq te madhe ne Ballkan sa per te krijuar probleme ne lidhje me ceshtjen e Kosoves (sepse i intereson te mbrojn interesat e tyre me Ameriken dhe Europen), edhe pse Rusia ka perkrahun vllezerit e tyre sllave historikisht.

    Po i rikthehem ktij artikulli pasi sapo lexova nje tjeter artikull te BBC qe tregon se ministri i jashtem rus, Sergei Lavrov, ka hapur zyren nderlidhese ne Prishtine. (mund ta lexoni duke klikuar ketu: http://www.bbc.co.uk/albanian/region...v_kosova.shtml)

    Si mendoni ju? C'fare qendrimi do te mbaje Rusia ne lidhje me Pavaresine e Kosoves? Sa influence mund te kete Rusia ne percaktimin e statusit final?

    Pershendetje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 07-11-2005 më 15:55

  8. #8
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Sociologji

    Alain Touraine
    Sociolog

    Francezët në grackë nga uni i tyre kombëtar
    Le Monde, 07 nëntor 2005

    Përkthyer nga frëngjishtja
    Oiseau en vol


    Në pak vite, Franca ka përjetuar një ndryshim të thellë. Për një kohë të gjatë, kemi mundur të flasim për integrim fëmijësh apo nipërish të emigruar. Kjo fazë ka njohur dështime si dhe arritje, por ajo ka krijuar shpresa të qëndrueshme. Të paktën qysh prej një dekade, ne jetojmë përkundrazi në një fazë shpërbërje, të shënuar nga flakja tej e grupeve minoritare, nga mbyllja e këtyre të fundit në një mbrojtje komunitariste dhe nga përdorimi në rritje i dhunës e cila nxjerr në pah paaftësinë e shoqërisë franceze për të ndryshuar model kulturor. Kjo përmbysje situate ka qenë kaq e shpejtë saqë ajo nuk është vënë re ose nuk është kapur mirë.

    Në domenin e strehimit, venitja e rolit integrues të banesave me qira të ulët (HLM) ka shkaktuar një segregacion në rritje. Në planin e punësimit, papunësia prek më rëndë të rinjtë. Dhe ekziston një diskriminim i fortë kundrejt të rinjve të prejardhur nga emigracioni. Shkolla nuk ka qenë e aftë për t’i rrëzuar pengesat e integrimit, sepse konceptimi i saj i mësimdhënies siç endarë nga edukimi – dmth nga marrja parasysh e karakteristikave psikologjike, shoqërore dhe kulturore të çdo individi -, përfundon, duam apo s’duam ne, për të mos ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Ky degradim është më i theksuar në Francë sesa gjetkë. Nga njëra anë, sepse rrjeti i marrëdhënieve të afërsisë është prishur më në thellësi në Francë sesa në Itali apo Gjermani, dhe, nga ana tjetër, sepse integrimi ka qenë menduar këtu në terma më të fortan çka kjo ka shumë aspekte pozitive por kjo e kthen shpërbërjen më të rëndë.

    Republikanizmi francez identifikohet me universalizmin, çka kjo sjell më e shpeshta flakjen tej ose inferiorizimin e atyre që janë "të ndryshëm". Këto pengesa ndaj integrimit kanë shkaqe të thella. Ne jemi larg të paturit fshirë gjurmët e një antifeminizmi të gjatë. Ne jemi të shënuar nga një traditë koloniale. Ne kemi mjaft vështirësi për të kuptuar që islami, siç e thotë këtë shumë mirë sociologia Nilufer Göle, është në modernitet dhe jo, krejt i tërë, i mbyllur në një të shkuar premoderne.

    Refuzimi francez i diferencave ka gjithashtu arsye pozitive : hedhje poshtë të komunitarizmit dhe mbrojtje të qytetarisë. Këto pozicione janë mjaft të përhapura në Francë – e kemi parë këtë në momentin e debatit mbi ligjin që ndalon në shkollë vellon islamike dhe shenjat e tjera të përkatësisë fetare. E përkrah këtë qëndrim dhe vazhdoj ta mbroj. Por ky refuzim i komunitarizmit duhet të shoqërohet me pranimin e diferencave. Dmth me të drejtën e çdo individi për të jetuar në respektim të përkatësive të tij kulturore. Në veçanti, duke shtuar gjithmonë këtu lirinë e organizimeve fetare dhe lirinë fetare të individëve.

    Ekziston një rrezik i madh që masat e represionit, të cilat varen nga përgjegjësia e shtetit, përforcojnë një diskutim "sigurues", i cili e bën akoma më të vështirë mbërthimin e realitetit. Francezët kanë nevojë, përkundrazi, të reflektojnë mbi arsyet për të cilat ato janë të përgatitur keq për të kuptuar krizën e pranishme, duke rrezikuar kështu ta përkeqësojnë atë. Nuk janë vetëm individët "e pafavorizuar" që kanë nevojë për një ndryshim qëndrimi kundrejt tyre. Franca si shoqëri mund të kthehet një kërcënim për vetveten nëse ajo nuk arrin të kombinojë integrim dhe diferencë, universalizëm dhe të drejta kulturore të çdokujt, duke tejkaluar kundërshtinë ndërmjet një republikanizmi të rënduar nga paragjykimet dhe komunitarizmave të ngarkuar me agresivitet.

    Sigurisht, përmirësimi i punësimit dhe rivendosja e marrëdhënieve të afërsisë janë të rëndësishme. Por është në një nivel më të përgjithshëm, ai i përfytyrimit të shoqërisë franceze nga vetvetja e saj, kjo që gjenden shkaqet më të thella të dhunës dhe shpërbërjes. Duhet që, në të gjithë sektorët e jetës kombëtare – nga mësimdhënia e deri tek shërbimet shoëqërore, nga policia e deri tek autoritetet bashkiake – të rivihet në çështje ideali që Francezët kanë krijuar për veten e tyre.

    Nuk është më e pranueshme për të menduar dhe vepruar njëlloj sikur Franca të ishte ruajtëse e vlerave universale, dhe të kishte të drejtën, në emër të këtij misioni, për të trajtuar si inferiorë të gjithë ata që nuk korespondojnë me këtë unë kombëtar ideal. Ndërgjegja e rremë e Francezëve kur ato flasin për vetveten e tyre shpjegon hapjen e dobët të shoqërisë ndaj shkencave shoqërore. E megjithatë, është nga ky krah kjo që mund të vijnë analizat që do të ndihmojnë për të dalur nga rrethi vicioz i përjashtimit, i mbylljes komunitare dhe i represionit.

  9. #9
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Analizë

    Sylvie Kauffmann

    France, SHBA, modele të kundërshtuara
    Le monde, 08 nëntor 2005

    Përkthyer nga frëngjishtja
    Oiseau en vo
    l


    Franca dhe Amerika, pëlqente të ironizonte një ambasador i Francës në Washington, kanë të përbashkët këtë që ato dëshirojnë dëshpërimisht të jenë të dashura nga të tjerët, por arrijnë për tu urryer në mbarë botën. Rrallë faktet do t’i kenë dhënë kaq të drejtë këtij diplomati sa në këto mbrëmje dhune urbane, ndërsa shpërthimi i periferive dhe goditja e tij mbi imazhin e Francës jashtë vendit kthejnë mbrapsht në fytyrën e mediave dhe të përgjegjësve francezë indinjimet e tyre mbi skamjen e madhe të marrëdhënieve raciale në SHBA.

    Dy vendet tona kanë të përbashkët dhe diçka tjetër : që të dy rivendikojnë një mision universalist, atë të përhapjes së një modeli shoqëror dhe kulturor të veçantë të tyrin. Por, a munden ato për të pretenduar një ambicje të tillë kur ato e shohin veten të paaftë për të zbatuar, në shtëpi të tyren, vlerat që ato nxjerrin përpara ?

    Rasti i SHBA është sigurisht më i lehtë për tu zbërthyer, për nga statuti i saj si superfuqi e vetme, e cila, e acaruar nga një administratë veçanërisht vullnetariste, e ekspozon atë detyrimisht ndaj vështrimit të të tjerëve. E zhytur në një luftë pa përkrahje në popull në Irak, e penguar nga një administrim i njëanshëm i marrëdhënieve me aleatët e saj, ekipi Bush ndesh jashtë vendit një armiqësi pothuaj të përgjithshme e cila prek sot në vetë thelbin e sistemit amerikan. Çdo iniciativë e Washington merr tani e tutje pamje luftimi.

    Një Mbledhje e Amerikave ku, tradicionalisht, përveç problemit të përjetshëm Fidel Castro, presidenti amerikan mund të shpresonte për të pozuar qetësisht i rrethuar nga vëllezërit e tij të Jugut për foton e familjes, kthehet një përplasje me Hugo Chavez dhe me rrjetën altermondialiste latino-amerikane. Shef i diplomacisë amerikane, Condoleezza Rice është për fat të mirë më e prirur sesa Colin Powell, pararendësi i saj, por secili prej udhëtimeve të saj kthehet në garë pengesash, aq shumë i duhet asaj të shpalosë përpjekje për të joshur, bindur apo kërcënuar, sipas statutit të bashkëbiseduesve të saj.

    Shtëpia e Bardhë ka kuptuar më në fund hendekun që e ndan atë nga pjesa tjetër e botës duke i besuar një personaliteti mjaft të afërt të presidentit George W. Bush, Karen Hughes, besnik ndër më besnikët, një mision i cili, i drejtuar nga njerëz më me pak përvojë, kishte dështuar në mënyrë të vajtueshme qysh nga 11-Shtatori : ai i "diplomacisë publike", dmth i përmirësimit të imazhit të SHBA në botë.

    Karen Hughes është një grua e fortë, që nuk ka ndrojtje. E armatosur me sinqeritetin dhe bindjet e saj të patundshme, ajo është nisur në pushtim të opinioneve publike të vendeve të mëdha myslimane : Arabi saudite, Egjipt, Indonezi. Ajo ka shkuar të takojë ferma të cilat, siç ajo, supozonte ajo, nuk mund të dëshironin tjetër përveçse këto vlera universale që janë emancipimi femëror, barazia e gjinive dhe, me një fjalë, demokracia.

    Tronditja ka qenë e fortë : Zj. Hughes është gjendur përballë femrash të cilat e shihnin atë së pari si amerikane e pastaj si një femër, dhe që kanë preferuar të mos i shprehin ndrydhjet e tyre reale, kundrejt trajtimit që u bëjnë atyre regjimet e tyre në vend që të lëshohen në kahun e përfaqësueses së një fuqia kaq sunduese. Turneu i Zj. Hughes në botën arabo-myslimane ka qenë një fiasko e tillë që ajo nguron tani të ndeshë Europën.

    Nëse ajo do të vinte këtu në këto ditë, ja çështjet që ajo do të kishte për të ndeshur : qysh e justifikon vendi që ka ngritur në vlerë supreme shtetin e së drejtës statutin e jo-të-drejtës së të burgosurve të Guantanamo ? Qysh mundet një demokraci e merakosur për të drejtat e njeriut tu kërkojë vendeve të Bashkimit europian për të pranuar burgje sekrete të CIA ? A mundet një superfuqi të rivendikojë për tu ngarkuar me sigurimin e gjysmës së botës dhe ta shohë veten të paaftë për të evakuar banorët e saj të vet nga një ciklon ? Me një fjalë, ku janë "vlerat" e ndryshme, themel i sistemit amerikan ?

    Franca nuk ka Karen Hughes dhe për momentin, nuk e ka provuar nevojën për të patur një të tillë. Por le të supozojmë që një i dërguar i qeverisë sonë të niset në botën e madhe për të takuar opinione publike të huaja. Ja çfarë do ta priste atë : qysh mundet që një vend kaq në mbrojtje të larmisë kulturore, në atë pikë që të prijë beteja të mëdha ndërkombëtare për t’ia imponuar ato Unescos dhe OMC-së, qysh mundet pra ajo të refuzojë në të tillë pikë larmitë, gjinore, etnike dhe fetare, në formimin dhe në ndërtimin e elitave të saj të veta, në të gjithë sektorët ? Qysh mundet një vend që monedha e të cilit përmban fjalën "vëllazërim" të shikojë djegie të njëpasnjëshme dhe vrastare ndërtesash të vjetëruara të banuara nga emigrantë pa rivënë në çështje politikën e saj të pritjes së këtyre popullsive ? Qysh refuzon një vend kaq i gatshëm për të denoncuar racizmin gjetkë ta përballë atë në zemër të shoqërisë së saj të vet ? Qysh vazhdojnë drejtuesit e një vendi që monedha e të cilit përmban fjalën "barazi" të lidhen pas këtij principi abstrakt, "republikan", të refuzojnë për të studiuar seriozisht mjetet konkrete të shërimit të pabarazive më flagrante, të bombardojnë një intelektual beur (me origjinë arabe – shën. im, O. en V.) ministër të deleguar për nxitjen e barazisë së shanseve pa i dhënë atij as mjetet as programin, as dhe madje një përmbajtje të konceptit të "barazisë së shanseve" ?

    Një vend si Franca, a mundet ajo të kërkojë një rol drejtues në Europë dhe të kritikojë të njëjtën Europë sapo që ajo mpleks lëshime ? A mundet ajo të hedhë poshtë, nën pretekstin e tmerrit anglo-sakson, çdo model shoqëror tjetër sasa i saji, kur përqindja e papunësisë dhe pështjellimi i periferive i japin një përgënjeshtrim spektakolar suksesit të këtij modeli francez ? A mundet ajo të bllokojë negocimet mbi rregullat e tregtisë botërore për të ruajtur një klientelë të vogël bujqërish ? A mundet ajo ta konsiderojë veten si fitimtar moral të përplasjes transatlantike mbi Irakun dhe të qëndrojë e heshtur përpara zbulimeve katastrofike të korruptimit të ish ambasadorëve dhe ndërmarrjeve të mëdha franceze nga Saddam Hussein ?

    Meqë ky i dërguar nuk ekziston, ne nuk e dimë si do të përgjigjej ai. Por, çështjet që vijnë sot në adresë të SHBA dhe Francës nga mediat dhe bloget e planetit zbulojnë kundërshtimin e modeleve që e heqin veten universale. Këto modele, për arsye të ndryshme, nuk u rezistojnë më sfidës së fakteve në një botë që transformimet e së cilës janë përshpejtuar aq shumë këto dhjetë vitet e fundit.

  10. #10
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Filozofi

    Oh më falni, një gabim teknik. Artikulli gjendet më poshtë.
    Ju faleminderit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 09-11-2005 më 19:05

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •