Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Sa kohë cilësore kaloni me njëri-tjetrin?

    Miliona çifte britanike po rrezikojnë shëndetin e marrëdhënies së tyre duke mos kaluar kohë cilësore me njëri-tjetrin.

    Megjithë diskutimet për "balancim të jetës me punën", një studim i detajuar i më shumë se një mijë personave të rritur që punojnë dhe jetojnë së bashku tregoi se një në pesë vetë tashmë është shumë i zënë me angazhimet në punë, saqë ata kalojnë javë të tëra pa kohë cilësore me njëri-tjetrin.

    Studimi i komisionuar nga At Home Society - një organizëm i ngritur me qëllim inkurajimin e çifteve të kalojnë më shumë kohë bashkë, tregon se mbi 30% e forcës punëtore në Britani nuk kalon vetëm '9 deri në 5' në punë, por '9 deri në 8'.

    Sipas autorit të studimit, çiftet që nuk kanë mundësi të kalojnë "kohë cilësore së bashku" seriozisht rrezikojnë shëndetin dhe jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre".

    Cili është mendimi juaj për këtë çështje? Sa kohë cilësore kaloni ju me njëri-tjetrin apo me njerëzit më të dashur që keni?

    Do të donim të dinim përvojat tuaja apo rrugët që keni zgjedhur për të forcuar marrëdhëniet në familje me fëmijët apo të dashurit tuaj.

    Burimi: bbc.co.uk/albanian
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Me thene te drejten kushtet e sotme bejne qe shume cifte mos te kene me kohe per njeri tjetrin , eshte stili i jetes qe bejne .. nuk kane kohe te shumte ne dispoziocion pastaj eshte ajo qe shume cifte mbasi lidhen bashke e flejne mendjen se do jene bashke dhe nuk mendojne qe nje lidhje duhet ta mbash dhe ky eshte nje shkak gjithashtu .. nga ana tjeter jane disa cifte qe rrine aq shume kohe bashke saqe u merziten njeri tjetrit dhe pastaj duan te kalojne nje aventure te re sepse sjane te kenaqur me ate qe kane .. kjo pastaj sjelle ne numrin e madh te divorceve qe egziston .. sidomos ne boten perendimore ..
    Keshilla per cdo cift eshte qe te respektojne e kurre mos e harrojne ate marrveshjen e heshtur qe cdo gje duhet ta bejne bashke , dmth nese pranon njeri apo tjetri duhet te jene te dy entuziaste e jo vetem njera pale ...

  3. #3
    ZoGu i ShPiRtIt TiM
    Anëtarësuar
    16-06-2004
    Vendndodhja
    *nE kRaHeT e ShPiRtIt TiM*
    Postime
    2
    Une kam 8 muaj qe bashkejetoj me te fejuarin tim, ai punon '8 deri ne 5' ndersa une per momentin rri ne shtepi. Ne kalojme cdo mbremje sebashku dhe nga fundjava ndonjehere dalim. Doja te thoja qe ne fillim kisha frike se nga bashkejetimi do te merziteshim njeri-tjetrit por per fat ndodhi e kunderta sepse te dy e pranojme qe po dashurohemi me shume me njeri-tjetrin dita dites.

    Une mendoj se nqse midis nje cifti ekziston nje dashuri e madhe per nje tjetrin atehere ato mund te perballojne cdo gje me komunikim dhe mirekuptim.

    hajt tung

  4. #4
    udhetare.... Maska e Klaraaa
    Anëtarësuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    181
    "Gjella me kripe, e kripa me karar"

    Cdo gje me shumice , eshte e demshme. Me pelqen qe ndonjehere mbasditet ti kaloj me bashkeshortin, ndonjehere i kaloj me shoqet e mia....Oraret e punes jane me caktim, perjashtohet ndonjehere "overtime". Fundjavat, ose cift ose grup miqsh. Mgjth na pelqen qe rrijme bashke dhe mgjth edhe bisedat mbarojne, gjejme tema interesante per te diskutuar. Sigurisht qe jeta cift eshte pak e veshtire pasi oraret e punes edhe nuk korrenspondojne, dhe kjo jep shume mangesira dhe ane negative, me gjithate ajo varet edhe nga ciftet si natyre dhe si reagojne. Per mua primare eshte familja, me pelqen puna qe kam por nuk jam e dhene / ose e marrosur per karriere. Dua qe puna dhe une te jemi paralel dhe une mos te varem prej saj, robot! Puna eshte pune ( 8 ore) dhe jeta sociale/familjare ne anen tjeter. Me perpara kisha pak probleme pasi burri punonte me orare pak te zgjatura dhe me binte ta shihja vetem ndoshta 2 ore ne dite, por ishte temporare, derisa nderroi punen.
    Thjesht nuk me pelqen te behem robot i kerkujt pervec robot i deshirave dhe i jetes sime!
    Enya-Adiemus

Tema të Ngjashme

  1. Ku do ti kaloni pushimet e veres?
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 209
    Postimi i Fundit: 05-04-2024, 05:22
  2. Përgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  3. Uniteti islam: Fetva: Sheltuti (sunni) dhe Khomeini (shiia)
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 15:13
  4. Ndaloni njeri tjetrin nga e keqja!
    Nga Omari në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 20:40
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •