Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Kush është Allahu?

    Prej keqkuptimeve më të mëdha, që jomuslimanët kanë rreth Islamit, ka të bëj me fjalën “Allah”. Për arsye të ndryshme, shumë njerëz kanë arritur të besojnë se muslimanët adhurojnë një Zot që është i ndryshëm nga ai i të krishterëve dhe hebrejve. Kjo është krejtësisht e pavërtetë, pasi “Allah” është thjesht fjala arabe për fjalën “Zot”- dhe se ekziston vetëm një Zot. Nuk duhet të ekzitojë asnjë dyshim–muslimanët adhurojnë Zotin e Nuhut (Noeut), Ibrahimit (Abrahamit), Musës (Moisiut), Daudit (Davidit) dhe Isës (Jezusit)-paqja e qoftë mbi ata të gjithë. Megjithatë, është thuajse e vërtetë se konceptet e hebrejve, të krishterëve dhe të muslimanëve, nuk janë koncepte të njëjta për Zotin e Plotfuqishëm. Për shembull, muslimanët –si edhe hebrejtë e kundërshtojnë besimin e krishterë në Trinitet dhe ne Misherimin Hyjnor. Megjithatë, kjo nuk do të thotë kurrsesi, që secila prej këtyre tre feve adhuron një Zot të ndryshëm - sepse siç e thamë edhe më lart, ekziston vetëm një Zot. Judaizmi, Krishtërimi dhe Islami të gjitha deklarojnë se besojnë në “fenë e Ibrahimit (Abrahamit)”, ku secila prej tyre është klasifikuar si “fe monoteiste”. Megjithatë, Islami mëson se religjionet e tjera në një mënyrë apo në një tjetër kanë shtrembëruar dhe shfuqizuar, besim e pastër dhe të saktë, në Zotin e Plotfuqishëm, duke mohuar mësimet e tij të vërteta dhe duke i përzier ato me idetë krijuese të njeriut.
    Pikë së pari, është e rëndësishme të përmendet, se fjala “Allah” është e njëjta fjalë që përdoret edhe prej arabisht folësëve të krishterë dhe hebrejë, për fjalën Zot. Nëse hapim një Bibël arabe, do të shohim fjalën “Allah” të përdorur në vend të fjalës “Zot” apo “God” në anglisht. Kjo është arsyeja pse fjala “Allah” është e vetmja fjalë në arabisht ekuivalente me fjalën angleze “God” me “G” të madhe apo me fjalën shqipe “Zot” me “Z” të madhe. Për më tepër fjala “Allah” nuk ka shumës apo gjini (d.m.th mashkullore apo femërore), e cila është në përputhshmëri me konceptin Islam për Zotin. Për shkak të kësaj, por gjithashtu edhe të Kur’anit, i cili është libri i shenjtë i muslimanëve, i shpallur në gjuhën arabe, ku disa muslimanë përdorin fjalën Allah për fjalën Zot edhe pse flasin gjuhë të tjera. Kjo nuk është unike vetëm për fjalën Allah, pasi shumë muslimanë priren të përdorin fjalë arabe kur diskutojnë çështje Islame, pavarsisht gjuhës që ata flasin. Kjo ndodh prej karakterit universal të mësimeve Islame - megjithëse janë përkthyer në çdo gjuhë kryesore - kanë qenë të ruajtura edhe në gjuhën arabe. ثshtë me interes të përmendim se fjala armenishte “Alaha”, është fjala për Zotin, në gjuhën që Jezusi fliste, është sigurisht më e afërt në tingull me fjalën “Allah” sesa fjala angleze “God” apo fjala shqipe “Zot”. Kjo qëndron si e vërtetë edhe për gjuhën hebraishte, për fjalën Zot, të cilat janë “El” dhe “Elah”, ku forma e shumësit është “Elohim”. Arsyeja e këtyre ngjashmërive është se Armenishtja, Hebraishtja dhe Arabishtja janë të trija gjuhë Semite, që rrjedhin prej të njëjtës origjinë. Po ashtu duhet të përmendim se në përkthimin e Biblës në anglisht, fjala hebraishte “El” është përkthyer si “Zot”, “zot” dhe “ëngjëll”! Kjo gjuhë jo e saktë, u lejon përkthyesëve të ndryshëm, të bazuar në nocionet
    e paraformuara, për ta përkthyer fjalën sipas këndvështrimit që u përshtatet atyre. Fjala arabe “Allah” nuk paraqet vështirësi apo dykuptimësi të tilla, pasi përdoret vetëm për fjalën Zoti i Plotfuqishëm. Po ashtu i vetmi ndryshim midis “zot”, që do të thotë zota të pavërtetë, dhe “Zot”, që do të thotë Një Zot i Vërtetë, është “Z”-ja e madhe. Në alfabetin arab, meqë nuk ka shkonja të mëdha, fjala për Zotin (d.m.th Allahun) formohet nga shtimi i e trajtës shquese, që në anglisht është “the” (AL-) fjalës arabe për “god/God”(zot/Zot) (ilah). Kështu fjala arabe Allah fjalë për fjalë do të thotë “The God” (Zoti) – “Al” në arabisht kryesisht shërben për të njëjtin funksion si edhe shkronja e madhe “G” në anglisht dhe “Z” në shqip. Në sajë të fakteve të përmendura, një përkthim më i saktë për fjalën “Allah” në anglisht do të ishte “The One –and- Only God” apo “ The One Tue God”, në shqip do të ishte “Një dhe Zot i Vetëm” apo “ Një Zot i Vërtetë”.

    Më e rëndësishmja që duhet përmendur është se fjala arabe “Allah” mbart një mesazh të thellë fetar, në sajë të kuptimit të rrënjës dhe origjinës. Kjo është sepse e ka prejardhjen prej foljes arabe ta’allaha (apo alaha), e cila do të thotë “për tu adhuruar”.Kështu në arabisht, fjala “Allah” do të thotë “Ai që meriton gjithë adhurimet”. Kjo, ne menyre te berthamizuar, është mesazhi i Pastër Islam Monoteist. Siç e shihni, sipas Islamit, “monoteizëm” është shumë më tepër se thjesht të besuarit në ekzistencën e “Një Zoti të Vetëm”- dukshëm në kundërshtim me dy, tre apo më shumë. Nëse e kuptojmë kuptimin e rrënjës së fjalës “Allah”, atëherë duhet ta bëjmë të qartë. اdokush duhet ta kuptoj se kriticizmi Islam ndaj feve të tjera që pretendojnë a deklarojnë se janë “monoteiste” nuk është sepse ato janë “politeiste” në kuptimin klasik të fjalës, por sepse ata prijnë drej formave të tjera të adhurimit për ndokënd tjetër, në vend të Zotit të Plotfuqishëm. Do të diskutohet si më poshtë kuptimi i adhurimit në Islam, megjithatë para se ta shpegojmë atë, duhet të përmendim se shumë jomuslimanë janë të pavetëdijshëm ndaj dallimit midis të besuarit thjesht në ekzistencën e Një Zoti të Vetëm dhe përkushtimit të të gjitha adhurimeve vetëm për Atë. Shumë të krishterë janë fatkeqësisht të pavetëdijshëm ndaj kësaj çështjeje, dhe në këtë mënyrë, shpesh i shohim ata duke pyetur sesi muslimanët mund t’i akuzojnë pasuesit e Jezusit, paqja qoftë mbi të, si “politeista” kur ndërkohë ata ishin të gjithë “hebrejë monoteistë”. Pikë së pari, duhet të qartësohet se fjala “politeistë” nuk tingëllon e përshtatshme në këtë kontekst, pasi tek shumica nënkupton thjesht besimin në ekzistencën e më shumë se një Zot. Në këtë mënyrë në një kontekst Islam, “shoqërues”, “adhurues njeriu” apo “adhurues krijese” do të ishin termat më të saktë dhe më të përshtatshëm- veçanërisht kur të krishterët besojnë se Jezusi është “100% Zot dhe 100% njeri”, ndërkohë që ata vazhdojnë t’i kushtojnë premtime boshe “Njëshmërisë” së Zotit. Megjithatë siç prekëm pak më sipër, ajo që qëndron në rrënjën e këtij problemi është fakti se të krishterët- po ashtu edhe pasuesit e besime të tjera - nuk e njohin në të vërtetë kuptimin e “monoteizmit”-veçanërisht në kuptimin Islam. Gjithë librat, artikujt dhe letrat që kam lexuar, të shkruara nga të krishterët me kufij të pandryshueshëm e limitojnë “monoteizmin” ne besimin e ekzistencës se “Një Sunduesi dhe Zotit Krijues”. Megjithatë, Islami mëson më shumë se kaq.

    Vijonnnnnnnn----------
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Vijimi---------------

    Mjafton të themi se vetëm sepse dikush deklaron të jetë një “monoteist” i krishterë, hebre apo musliman, kjo nuk e ruan ata prej rënies në besime të shtrëmbta a në praktika idhujsh. Shumë njerëz, duke përfshirë edhe disa muslimanë, deklarojnë se besojnë në “Një Zot”, pavarsisht kësaj ata bien në veprat e idhujtarisë. Sigurisht shumë protestantë i akuzojnë katolikët romakë për praktika idhujtarie në këndvështrimin e shenjtëve dhe të Virgjëreshës Mari. Në të njëjtën mënyrë kisha ortodokse Greke konsiderohet “idhuronjëse” nga shumë të krishterë të tjerë sepse ata përdorin ikonat në shumë prej adhurimeve. Megjithatë, nëse pyesim një katolik romak apo një ortodoks grek, nëse Zoti është “Një”, ata pa dyshm do të përgjigjen: “Po!”. Megjithatë ky premtim bosh, nuk i ndalon ata prej të qenurit idhujtarë “adhurues krijese”. E njëjta ndodh edhe me hindutë, të cilët i konsiderojnë zotat e tyre të jenë “mishërime” apo “manifestime shpirtrash” të Një Zoti Suprem.

    اdokush duhet të jetë i vetëdijshëm për faktin se gjatë gjithë historisë së “besimit Abrahamik”, kanë ekzistuar njerëz të cilët ndërkohë që besonin në “Një Zot” kanë adoptuar besime dhe praktika që binin plotësisht në kundërshtim me deklarimin e tyre për “monoteizmin”. Ky është këndvështrimi musliman për të krishterët. Ne jemi mjaft të vetëdijshëm për faktin se ata deklarojnë besimin në “Një Zot” me gjuhët e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata nuk e shfuqizojnë deklarimin e tyre në mënyra të tjera. Kjo është pasi shumë njerëz thjesht nuk u është mësuar rreth asaj që obligon monoteizmi i Pastër. Nga një këndvështrim Islam, “monoteizmi” mund të shfuqizohet në shumë mënyra. Si për shembull, të praktikuarit e njw ligji tjetwr pwrveç atij hyjnor, ndwrkohw qw ke mundwsi tw zbatosh lirshwm normat fetare, wshtw njw formw idhujtarie. Sigurisht, personi që vepron një gjë të tillë, qoftë hebre, i krishterë apo musliman, nuk e beson se ekziston një tjetër Krijues i Potfuqishëm apo Zot Sovran. Megjithatë, për gjithë synimet praktike, një person i tillë ka marrë një tjetër “zot”, pavarësisht se zgjedh ta pranojnë apo jo atë. Në këtë mënyrë, ata janë duke i shoqëruar partner Zotit të Plotfuqishëm (arabisht: shirk), dhe kështu bëhet “politeist” në kuptimin praktik, pavarësisht premtimit bosh në “monoteizëm”. Kjo qëndron si e vërtetë edhe kur njeriu nuk e beson atë që po bën si të jëtë “adhurim”. Për shembull, katolikët romakë të cilët i luten Virgjëreshës Mari do ta mohojnë unanimisht, se ata jnë “duke e adhuruar” atë. Këtë ata e quajnë “admirim”. Megjithatë, nga një pikëpamje islame, çfarë është adhurim, nëse nuk wshtw ky? Islam mëson se falja dhe lutja janë thelbi i adhurimit, kështu nëse dikush ia drejton faljet një ndërmjetësi (edhe nëse falja është “së fundmi” e nënkuptuar për Zotin), atëherë çfarë i mbetet adhurimit? Për më tepër si mundet dikush që beson në Zotin e Plotfuqishëm, të ndjeki ligjet e krijuar prej njeriut në vend të Ligjit të Zotit, pa e pranuar se kanë filluar të adhurojnë tjetër përveç Zotit? A e dinë ata më mirë se Zoti?

    Po ashtu, Testamenti i Vjetër e bën shumë të qartë se bërja e një “imazhi të gdhendur apo të skalitur” të ndonjë diçkaje të krijuar (mos të përmendim ato që supozohen të “përfaqësojnë “Zotin e Plotfuqishëm) është e ndaluar. Ju lutemi shihni Exodin 20:4-6, Levitikun 26:1, Deutoronomin 4:16,23,25,5:8 dhe Nehemia 9:6 për sa i përket kësaj çështjeje. Pa iu drejtuar pikës, ku të krishterët zakonisht i kundërvihen qartësisë së urdhrit, jo vetëm të “bërjes” përfaqësime me gjithçka që ekziston “mbi qiejt apo poshtë tokës”, këta ajete jo vetëm që na mësojnë se të adhuruarit e idhujve është e ndaluar, por gjithashtu se Zoti i Plotfuqishëm është përjetësisht i dallueshëm nga krijesat e Tij dhe kështu asgjë në krijimin e Tij nuk mund ta përfaqësoj Atë. Për të besuar në ndonjë variant tjetër duhet të ekzistojë një adhurues idhujsh de facto – edhe pse dikush mund të pretendojë se beson në një dhe vetëm në një Zot të Vërtetë. Tek Eksodi 20:4-6 dhe Deutoronomi 4:16, Zoti i Plotfuqishëm – i cili është një “Zot Xheloz” – e bën mjaft të qartë se Ai dallon prej krijesave së Tij. Duke i dhënë një udhëzim kaq të qartë dhe mëshirues qenies njerëzore, Zoti ka themeluar një të vërtetë universale dhe të përjetshme për njerëzimin. Kjo e Vërtetë e përjetshme është themeli, baza e udhëzimit në fe, që kur njeriu filloi të besoj se Zoti i Plotfuqishëm përzihej apo përfaqësohej nga krijesa e Tij, ata u mashtruan, humbën duke besuar gati çdogjë. Kur dikush pranon se Zoti është “mishwruarr” në krijesën e Tij, apo se dikush apo diçka është një “manifestim” i Tij- dhe kështu përfaqësimi i Tij, ekluzat janë hapur dhe e “Vërteta” bëhet një çështje e supozimit subjektiv. Ku njëherësh, shumica e konceptit bazë kundërshtohet - pa marrë parasysh sesa e komplikuar dhe e sofistikuar mund të jetë racionalja për të - është mjaft e lehtë të shkosh larg e më larg prej të Vërtetës së Përjetshme të Monteizmit të Pastër. Në analizën përfundimtare, nuk është pyetja nëse Zoti është i aftë për tu bërë njeri, por lind pyetja nëse dikush e bazon besimin për Zotin në udhëzim të qartë, jotëdykuptimtë dhe autentik. Po ashtu është lënë në mendjen e njeriut të vendosi se çfarë mund apo nuk mund të bëjë Zoti i Plotfuqishëm, kjo fazë është sinkronizuar prej mosudhëzimit për te rrënja. Spekullimet njerëzore për Zotin përfundojnë vetëm me prirje për në kequdhëzim dhe dëshpërim, ku asnjëherë nuk mund të arrihen konkluzione të qarta. Për shembull, a është Zoti i aftë për të krijuar një objekt kaq të rënda sa Ai të jetë i paaftë për ta lëvizur atë? Nëse jo, a do të thotë se Ai është i paaftë? ثshtë shkaku i këtyre pyetjeve të keqformuara, që Islami qartazi mëson se njeriu duhet të thotë për Zotin vetëm Atë që Ai ka thënë për Veten e Tij. Kjo do të thotë se gjithë idetë tona për Zotin janë të bazuara në Shpalljen - jo në spekullimet njerëzore. Shkurtimisht, profeti i fundit i Islamit – Muhammedi – u dërgua nga Zoti i Plotfuqishëm për të predikuar dhe përfapur të njëjtin monoteizëm të Pastër që praktikuan edhe Nuhu, Ibrahimi, Musa, Dauti dhe Isai (paqja qoftë mbi ta). Ky Monoteizëm i Pastër do të thotë të besuarit se ekziston vetëm një Zot, por duke kuptuar se Ai është transhendent mbi krijesën e Tij dhe se gjithë adhurimi i takon vetëm Atij.

    Vijon-------------
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Perfundim


    Përpara se të përfundojmë, duhet të saktësojmë praktikën e atyre muslimanëve, të cilët insistojnë në përdorimin e fjalës arabe “Allah” edhe kur flasin anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër. Pavarësisht kësaj praktike sigurisht nuk duhet kundërshtuar, kur thuhet në ambiente që e kuptojnë kuptimin e fjalës arabe “Allah”, flas nga eksperieca ime –gjatë viteve të mija jomuslimane dhe viteve muslimane- se një praktikë e tillë zakonisht mund të ngjalli keqkuptime. Duket se shpesh herë, shumica muslimanët që përdorin fjalën “Allah” në vend të fjalës “Zot”, edhe kur përpiqen të ftojnë njerëzit në Islam, janë të pavetëdijshëm për keqkuptimet e ashpra që shumë jomuslimanë kanë rreth Islamit (mënyrën e shtëmbëruar të Islamit, që ka qenë potretizuar në Perëndim). Duke insistuar në përdorimin fjalën “Allah” vetëm sa ndez flakët e keqinterpretimit – kështu nuk ka asnjë arsye për ta bërë atë. Shpesh kam pyetur veten se çfarë vlerësojnë disa muslimanë kur mendojnë përdorin fjalën “Allah” të shtuar për mesazhin e Pastër që ata janë duke përpjekur të përçojnë. (.. dhe unë jam akoma duke pritur për një përgjigje). Fatkeqësisht, ata muslimanë të cilët insistojnë në përdorimin e fjalës “Allah” edhe kur u drejtohen jomuslimanëve, të cilët nuk janë të familjarizuar me Isalmin dhe gjuhën arabe, po kryejnë një jo shërbim për vetet dhe për besimin e tyre. Fatkeqësisht, kjo praktikë është zakonisht e bazuar në supozime të rreme – nga një folës joamtarë i anglishtes- ku fjala “God” në anglisht është e paaftë për të shprehur një besim të pastër dhe të saktë në Zotin e Plotfuqishëm. Kjo është tërësishte pavërtetë. Nëse dikush thotë se fjala angleze “God” nuk mund të përdoret për të shprehur besimin e pastër të Islamit në Teuhid, ata janë gabim, jo sepse ata nuk e kuptojnë Teuhidin, por thjesht sepse ata nuk e kuptojnë gjuhën angleze. Shumë njerëz, të cilët insistojnë në përdorimin e fjalës arabe “Allah” zakonisht nuk e kuptojnë këtë, sepse në realitet ata nuk e konfirmojnë kaq shumë fjalën “Allah” pasi e kundërshtojnë fjalën “Zot” si të papranueshme - e bazuar në supozime të pavërteta. Për dikë që pranon si të vërtetë, supozon se fjala “Zot” presupozon një lloj pikëpamje teologjike (e tillë si Triniteti) është thjesht e gabuar- dhe kjo është e Gabuar me “G” të madhe. Të thuash se fjala “Zot” nuk duhet tw pranohet, pasi mund të ndryshohet në “zot”, “zota” apo “perëndi” është e palogjikshme sepse secila prej këtyre fjalëve ka një kuptim dhe një gërmëzim të dallueshëm. Duke përdorur të njëjtën linjë llogjikë, ku mund t’ju tregoj se rrënjët e shkronjave “ktb” mund të përdoren për të formuar fjalët arabe si “kitab” (libër), “mektebeh” (biblotekë), “mekteb” (zyrë) dhe “kaatib”(shkrimtar), por a do të thotë kjo se këto fjalë kanë të njëjtin kuptim? A i ngatërrojnë arabishtfolësit biblotekën me shkrimtarin dhe zyrën me libra (që të dyja në biseda apo edhe në realitet)? Nuk besoj! Pa përmendur edhe faktin se nëse “Al-“ në arabisht do të vendosej përballë këtyre fjalëve me qëllim për të bërë ato të përcaktuara, konfuzioni do të jetë më pak i mundshëm. Kështu e logjikshmja në dy rastet është njëjtë dhe kjo është, sepse pavarësisht nga shkronjat që janë përdorur në “Zot” (God) dhe “zot” (god), këto dy fjalë kanë dy kuptime të ndryshme në gjuhën angleze (si edhe shqipe). Shkronja e madhe “Z” apo “G” në anglisht nënkupton diçka të ndryshme nga “z”apo”g” e vogël - dhe kushdo që e mohon këtë, thjesht nuk e di të flasi anglisht (shqip). Në përfundim të kësaj çështjeje, duhet përmendur se arabisht folësit muslimanë, të cilët besuan në Tehuidin e pastër, arabisht folësit e krishterë, adhuruesit e idhujve të Mekës dhe (të ashtuquajturit) muslimanët që besonin në “Uehdat al-Uuxhud” të gjithë përdorin fjalën “Allah”. Megjithatë, a ua siguron kjo atyre besim e pastër në “Allah”? Sigurisht jo, sepse nëse ata kanë një koncept të shtrembëruar për “Allahun”, nuk ka rëndësi se çfarë fjale përdorin!
    Kjo na çon drej një argumenti më të rëndësishëm: Duhet të kuptohet qartësisht, se ajo që Islami është parimisht i shqetësuar, është korrigjimi i konceptit të gabuar të njerëzimit për Zotin e Plotfuqishëm. Ajo që ne do të japim llogari ne fund të jetëve tona, nuk është nëse na pëlqeu fjala “Allah” më tepër se fjala “Zot”, por se cili është koncepti jonë për Zotin. Gjuha është një çështje dytësore. Një njeri mund të ketë një koncept të gabuar për Zotin, kur përdor fjalën “Allah”, ku po ashtu një person tjetër mund të ketë një koncept të saktë për Zotin, kur përdor fjalën “Zot”. Kjo ndodh sepse të dyja këto fjalë janë barazisht të mundshme për tu keqpërdorur dhe për të keq përcaktuar. Nga sa kemi përmendur, përdorimi i fjalës “Allah” nuk nënkuptohet më shumë besim në Unitetin e Zotit sesa përdorimi i fjalës “Zot” lë të kuptohet besimi në Trinitet - apo në ndonjë tjetër mendim teologjik. Natyrshëm, kur Zoti i dërgoi njerëzimit shpalljen ndërmjet një profeti, po ashtu Ai ia dërgoi atë në gjuhën që populli ta kuptoj atë. Zoti i Plotfuqishëm e bën të qartë këtë në Kur’an kur Ai thotë: Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
    (Sure Ibrahim:4)

    Si muslimanë, ne mendojmë se është fatkeqësi për ne që ti hyjmë me kaq detaje çështjeve që parimisht duken të vogla, por për shkak të shumë të pavërteta që kanë mbuluar fenë tonë, e ndiejmë për detyrë që të përpiqemi ti shkatërrojmë barrierat e të pavërtetës. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë, pasi ekzistojnë një literaturë e madhe kundra-Islame, e cila përpiqet ta bëj Islamin të duket si diçka e çuditshme dhe e huaj tek perëndimorët. Gjenden disa njerëz, të cilët haptazi janë jo në anën e të vërtetës, të cilët parapëlqejnë ti bëjnë njerëzit të besojnë se “Allahu” është vetëm një “zot” arab, dhe se Islami është tërësisht “tjetër” – që do të thotë se nuk ka asnjë rrënjë të përbashkët me fetë e tjera që rrjedhin prej Ibrahimit (d.m.th. Krishtërimi dhe Judaizmi). Të thuash se muslimanët adhurojnë një “Zot” të ndryshëm, sepse ata i thonë “Allah”, është po aq e palogjikshme sa të thuash se francezët adhurojnë një Zot tjetër sepse ata përdorin fjalën “Dieu”, po ashtu spanjollët adhurojnë një Zot tjetër sepse ata thonë “Dios” apo edhe hebrejtë adhurojnë një Zot tjetër sepse ata shpesh e quajnë Atë “Jahmeh”. Sigurisht të arsyetuarit në këtë mënyrë është mjaft qesharake! Gjithashtu duhet përmendur, se të prentenduarit se vetëm një gjuhë përdor fjalën e saktë për Zotin, është e barazvlefshme me mohimin e universalitetit të mesazhit të Zotit për njerëzimin, i cili ishte për gjithë njerëzimin, për fise dhe popuj ndërmjet profetëve të ndryshëm të cilët flisnin gjuhë të ndryshme.
    Para se ta mbyll, do të doja që secili të bëhëj i vetëdijshëm për faktin që disa organizata misionare të krishtera botojnë literaturë në anglisht, që kanë për synim t’u mësojnë të krishterëve rreth Islamit duke u thënë gjëra të tilla si këto se : “Allahu është zoti i muslimanëve” dhe se “ Muhammedi erdhi për ti thirrur njerëzit të besojnë në zotin Allah” – duke nënkuptuar se “Allahu” është në një farë kuptimi “zot” i pavërtetë. Megjithatë, po ashtu të njëjtat organizata botojnë literaturë në gjuhën arabe, duke shpresuar për ti drejtuar arabisht folësit muslimanë të besojnë në “Krisht”, ata përdorin fjalën “Allah” për Zot. Duket se nëse ata do të ishin nga ana e të vërtetës, atyre nuk u duhej ti drejtoheshin mospërputhjeve të tilla. Madje në një vëzhgim qesharak… ekzistojnë gjithashtu organizata misionare të tilla që e kapërcejnë këtë injorancë (apo mashtrim) duke shkruajtur libra që thërrasin muslimanët ti japin fund të besuarit në “Allah”, dhe ndërkohë të adhurojnë “Zotin” Jezusin, “Djalin e Zotit”. Për më tepër duke e bërë mjaft të qartë se ata janë jashtë komunitetit të monoteizmit të pastër, njerëzit që shkruajnë materale të tilla nuk e kuptojnë se nëse shkruajnë pamflete të tilla në arabisht, do të jetë vetëkontradiktore. Kjo është sepse në një Bibël arabisht Jezusi është “Djali i Allahut”! Në qoftë se një arabisht folës do të heqi dorë nga besimi në Allah, ai nuk do të ketë asnjë Zot për të adhuruar, pasi “Allah” është thjesh fjala arabe për fjalën Zot!
    Para se të përfundoj, do të doja të pyesja lexuesin, që ta pyeste veten, se cilat janë arsyet që fshihen pas këtyre gënjeshtrave? Në qoftë se Islami është thjesht një besim i pavërtetë, që nuk ka kuptim, a do të tregonin kaq shumë gënjeshtra dijetarët misionarë të krishterë perëndimor për Islamin? Arsyeja është se E Vërteta Përfundimtare e Islamit qëndron në baza të forta, ku besimi i patundshëm në Unitetin e Zotit është vëzhgimi i mësipërm. Në sajë të kësaj, të krishterët nuk mund ta kritikojnë doktrinën drejtëpërsëdrejti, por në mënyrë indirekte duke trilluar gjëra që nuk janë të vërteta rreth Islamit, kështu që njerëzit të humbasin dëshirën për të mësuar më tepër rreth tij. Nëse muslimanët do të ishin të aftë që ta paraqesnin Islamin në mënyrën më të saktë tek Perëndimorët, sigurisht do ti sensibilizonte shumë persona që të rimerrnin në konsideratë dhe të rivlerësonin besimet e tyre. Eshtë shumë e mundshme që të krishterët, kur të zbulojnë që ekziston vetëm një besim universal në botë, që i mëson njerëzit të adhurojnë dhe të duan vetëm Zotin, ndërkohë po ashtu praktikon Monoteizmin e Pastër, së pakti do ta ndiejnë se ata duhet t’i rishikojnë bazat e besimit dhe të doktriave të tyre.

    Nga Abdurrahman Robert Squires
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Indrit, ju e keni spjeguar shumë mirë, por tani m'varet se sa aftësi ka lexusi qe të marri kete permbajtje. Dikush do e merr si e pa drejtë e dikush mbetet i knaqun me analizen tuaj.
    Poe qes nje shembull :
    Poe zem se ne shqiptarët jemi ata qe e kemi filluar te paret ne botë islamizmin me emrin e perendisë ZOTI.
    Dhe mbas disa shekujve, shumica e popujve te ndryshem te botes e kan pranue fen tonë islame por lutjet ata popuj i bejn ne gjuhet e tyre amnore.

    Fjalen Zot nuk e permend asnjeri se ata e permendin perendin e tyre qe kan pasur para se te pranojn islamin tonë.

    Keta popuj e kan pranu kodin rregullat dhe bazen e fes islame, por perendin e kan te tyre, dikush God, dikush, Jahve; dikush Shiva qe te gjithe jan te barabart me emrin e perendise Zoti.
    Pra s'kan pas nevoj te marri tjeter emer perendie, keshtuqe vetem rregullat fetare i kan pranuar qe besoj se eshte e drejtë.
    Perse anglezet do te quanin perendin tonë Zot, kur ata e kan ne gjuhen e tyre emrin e perendise God ?
    Ose arabet e kan Allah, pse ti thojn Zoti, qe s'ka kurrfare kuptimi ne gjuhen e tyre sepse nuk tingllon njesoj se s'eshte gjuha e ames.
    Pra ne pranimin e nje feje te huaj, une mendoj se emri i perendise tek ai popull nuk duhet ndryshuar.
    Ne praktike mund te mirret vetem rregulla pra e jo edhe huazimi i perndive te nje populli tjeter, me çka ai popull me nuk mund te jete i vertete por shkurte, nje popull i asimiluar apo i kthyer ne nje popull tjeter.

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Kreksi pershendetje!

    Dicka duhet te te sqaroj se fjala Allah eshte bere tashme internacjonale dhe nuk ka njeri qe nuk e kupton.
    Por per te shamngur keqkuptimet e mundeshme solla tere kete.
    Se dyti, Fjala Allah nuk nenkupton se egziston nje tjeter Zot sic e kam thene por eshte nje shprehje me cilen aludohet Zoti.
    pra ka vetem nje zot per te tere, ska Zot Anglez, Amerikan apo Arab.
    Pershendetje
    Injoranca nuk zhduket me top

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Roli i Akides së Selefëve në bashkimin e muslimanëve
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Mjerë për ju …zgjohuni, o ju të rinj !!
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 18:20
  4. Ibn Tejmijeh - Pergjigje Te Paditurve dhe Genjeshtareve
    Nga Studentt në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 14:59
  5. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •