
Postuar më parë nga
Bokerrima
CELULARET PO NA SHKATERROJNE JO VETEM XHEPAT, POR EDHE GJUHEN E MORALIN
Nga Stefan Capaliku
Qe celularet po na shkaterrojne xhepat, kjo tashme nuk eshte e re per askend, ashtu sic nuk eshte i ri fakti se sherbimi i telefonise celulare ne vendin tone eshte me i shtrenjti ne Europe. Keshtu ndodh gjithmone me provincat: e marrin moden me vonese dhe e cojne ne ekstrem.
Por megjithate, sipas statistikave qe botohen herepashere, merret vesh se numri i abonenteve celulare ne vendin tone sa vjen dhe shtohet. S'merret vesh: kjo ndodh per arsye se nevoja e shqiptareve per komunikim eshte e madhe apo edhe per nje fare semundjeje snobizmi?
Njehere tek po udhetoja me makine per ne Velipoje dhe nje tufe e madhe delesh me zuri rrugen, bariu i tyre per te dashur te me beje shenje se nuk e cante fort koken per mua, nxori nga xhepi nje celular dhe ia krisi muhabetit me dike. Ja pra, thashe me vete, sesi perzihet te ne baritorja me High Tech-un.
Por me pak fjale ketu nuk kam ndermend te zgjatem ne efektet ekonomike te celulareve per xhepat e shqiptareve dhe as ne hajduterine perrallore qe na behet por ne menyren sesi celularet po na shkaterrojne gjuhen tone dhe sesi ato po na shkaterrojne edhe moralin...
Si po na shkaterrojne gjuhen celularet?
Me perhapjen ne mase te celulareve vihet re nje fakt i denje per t'u studiuar nga pragmatika gjuhesore dhe nga studiuesit e sociolinguistikes. Vihet re sesi te gjithe ne qe jemi te pajisur me keto soj mjetesh komunikimi shterngohemi te percjellim sa me shume mesazhe me sa me pak fjale.
Nje familje me shume anetar-, komshie me mua, flet ne kete menyre me djalin qe e kane ne Itali. Ai quhet Fatmir dhe per shkurt Miri. Ata mblidhen te gjithe rreth celularit te te atit dhe pasi kane blere nje karte dhjetemijeshe marrin ne telefon Mirin. E merr ne fillim babai dhe ia nis:
-He, Miri? Mire?
-Mire, - pergjigjet Miri.
E merr e ema:
-Miri! Mire?
-Mire, - gjegjet Miri.
E merr e motra:
-Mire, Miri?
-Mire, - ia kthen Miri.
E keshtu me radhe ky dialog i teatrit absurd vazhdon me te gjithe anetaret e tjere te familjes. Tek i fundit karta mbaron dhe te gjithe dalin dhe japin lajmin neper shkalle se Miri ishte mire.
Me celularet gjithashtu kane nisur te lulezojne fjalite njefjaleshe te tipit: Prit! Erdha! Hajde! Shko! Etj. Etj.
Si po na shkaterrojne moralin celularet?
Vec sa thame me siper celularet me menyren e tyre imponuese te komunikimit po na shkaterrojne edhe kodin moral te miresjelljes dhe te privacise.
Pyetja me e rendomte me te cilen fillon nje bisede ne celulare te ne eshte: "Ku je?".
Ta bejne kete pyetje njerez qe ti jo vetem nuk e ke pasur ndonjehere nder mend t'i japesh llogari se ku je, por s'ke qejf as t'ia shohesh surratin.
Nje student i imi, i cili kishte mbetur disa here radhazi ne provim, pasi kishte mesuar numrin tim te celularit, me pyet me qetesi: "Profesor, ku je?". Patjeter qe pas nje pyetje te tille, te bere prej nje tipi aq te larget me ty sa edhe hena, te vjen nder mend pergjigja "Jam ne t'sat eme.", te cilen sigurisht qe nuk e shqipton edhe pse te eshte mbledhur ne fyt.
Por sigurisht qe mekanizmi gjuhesor eshte si ai biologjik dhe perfton natyrshem edhe kunderveprime, te cilat jane aq te pamoralshme sa edhe pyetjet. Keshtu pershembull nje miku im pyetjes "Ku je?" qe e shoqja ia ben me celulare njehere ne ore i pergjigjet thate: "Ne nje tavoline...", gje qe e ben bashkeshorten e tij te sjelle neper mend te gjitha tavolinat e klubeve te Tiranes.
Po keshtu celulari ia ze kafene ne fyt kushedi sa zyrtareve te shtetit shqiptar, qe edhe pse mund te kene dale me leje prej pune apo jane ne dite pushimi, jane te detyruar te cohen vrik ne kembe sepse keshtu i eshte tekur shefit.
Me pak fjale dhe qe te mos i biem kot ne qafe celularit, si nje nder shpikjet me te vyera te fundit te shekullit te XX, faji nuk eshte i teknologjise as per prishjen e standardeve gjuhesore te komunikimit dhe as per shkaterrimin e kodeve morale te miresjelljes, faji eshte thjesht i cmimit qe i ofrohet abonentit te varfer shqiptar.
Krijoni Kontakt