Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 90

Tema: Identiteti

  1. #81
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Pasazhi ne fjale shoqeronte "New Poems" from "Collected Poems" te Cummings te cilat u botuan ne vitin 1938. Nese memorja ime eshte ende gjalle, pasazhi eshte shkruar para luftes se dyte boterore (kur filloi kjo e dyta, ne 39-en???) Nese eshte keshtu, s'ka sesi te flase per holokaust. Me korrigjo nese jam gabim.

    per me gjere, me vone.
    Oh, me fal Ēupke, jam une ai qe kam gabuar. E vertete qe fraza ne lidhje me kampet e perqendrimit nuk ka lidhje me Luften e Dyte boterore, por me vete pervojen e vet kur eshte ndaluar nga francezet, dhe keta te fundit e paskan mbajtur ne nje tip "Depōt de Triage" (si pune qender perzgjedhjeje, ose depo si te duash ti). Dhe nga kjo ka dale termi kamp perqendrimi. Por ajo qe me ben pershtypje eshte se sa parandjellese jane keto fjale ne lidhje me Holokaustin. Profeci ? Per mendimin tim, eshte thjesht qe gjithmone eshte vepruar keshtu. Te pakten ne shekullin e XX-te. Lufte Totale ! (Ju kujtohen besoj kampet e perqendrimit ne Bosnje 1992 ?)

    Nuk mund t'i vesh gisht per antisemitizem, por kjo shoqeria me Pound me le pak dyshas... Megjithate, pelqej te besoj qe ishte thjesht miqesi letrare.

    Gjithashtu, me ē'pashe ne ca faqe mbi te (ne anglishten time ēale-ēale), ky miku paska qene teper i pafat ne dashuri. Martohu e ndahu e ndahu e martohu dhe perfundimisht kjo qenka dhe nje nga arsyet qe kishte kaluar paksa ne cinizem. Madje ai dialogu yt qe ke sjellur aty me ate gazetarin ishte nje ilustrim i persosur i njefare ndjenje neverie, merzie qe e benin teper ironik e nganjehere cinik.

    Per periudhen (1933-1945) pres te me sqarosh ti sepse biografite e tij e lene pak ne hije kete periudhe. Sidoqofte, biografet pranokan qe ne ēeshtje politike ai paska qene teper naiv dhe nuk nuhaste ndonje gje te madhe.
    Por nje gje qenka lajtmotivi i tij : ANTIKONFORMIZMI.
    Ok, por mendoj se shpesh ky antikonformizem bie ne nje konformizem te ditur tashme qe eshte te biesh ne ironi e cinizem. Jane te rralle ata qe jane antikonformiste te pa konformizuar. Shpesh kemi vetem antikonformiste konformiste. Pse vjen kjo ? Nuk e di por mendoj qe shtypja e shoqerise eshte teper e forte per qe te mbartet mbi shpatulla. Ose do dorezohesh, dmth te biesh pre e konformizmit, ose do kalosh ne anen tjeter qe do kundershtosh gjithēka e papushim, dmth do humbesh sensin e realitetit dhe pastaj fillon e strehohesh ne cinizem e neveritje, dhe pra te biesh perseri pre e konformizmit i cili ne thelb eshte veprimi sipas nje skeme te paracaktuar.

    Veshtruse, e ndjenim mungesen se kisha filluar te hahem keq me kete ēupken (bej shaka sigurisht). Te them te drejten nuk e di pergjigjen e Cummings dhe do te isha kureshtar dhe une ta dija. Ēupka mund te na ndihmoje me biografine e tij.

    Tekstin frengjisht (per Paund) qe kam sjellur aty jane marre ne kete adrese, ne faqen 44 te tekstit (kujdes, eshte ne pdf) :

    http://www.adpf.asso.fr/adpf-publi/vdp/pdf/vdp12.pdf

    kurse ate per Cummings, e paskam harruar ku (o po jam harraq i madh, e ju s'me besoni, bobo as buke s'kam ngrene akoma)

    Dhe per bese, jo vetem qe me mesoni gjera te reja ju te dyja, por kam filluar te ndihem mazohist : kam filluar te pelqej qe ju keni te drejte dhe une gabim

    oh, se u ktheva prape, ju thashe qe harroj shume, ja nja pese rreshta nga Cummings (perkthim perkthimi me nje fjale, ēupka do ma shkule veshin tani)

    Njerėzim tė dua sepse
    kur je thatė ti e var
    nė gozhdė zgjuarsinė tėnde pėr tė pirė dhe kur
    i ke xhepat plot mburrja tė pengon
    tė kthehesh tek halla ime


    Pa shikoni dhe keto rreshta :

    "Nothing" the injust man complained
    "is just" ("or un-" the just rejoined

    "rien", l'homme injuste se lamenta,
    n'"est juste" ("ni in-" le juste répliqua)

    "asgjė", njeriu i padrejtė u ankua,
    nuk "ėshtė e drejtė" ("as pa-" u pėrgjigj i drejti)


    (U bera tre-gjuhesh me duket, inglizēe, franēuske e shqiptarēe...)


    Dhe se fundi, nuk e kuptova kete shkrimin me lart, me duket se ka gabuar teme. Do kete dashur te futet tek "Votime dhe sondazhe" - Kush eshte lumi me i kthjellet apo me i bukur apo me i furishem, ose ose... tek tema e "Shkenca dhe jeta" - Si formohen lumenjte...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 26-11-2005 mė 11:15 Arsyeja: shtova ca vargje aman dhe ju sa pyetje keni...

  2. #82
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    epo te te lodhe dhe nje zog pule, kjo s'eshte pare gjekundi

    Po postoj dicka qe mendoj se eshte me vlere per te kuptuar forminin kulturor te Cummings. Referencat me vone! Pjeset poetike i kam lene ne origjinal per veshtiresi perkthimi (nuk mu pa e arsyeshme ti perkthej pasi nuk kishit per te kuptuar me shume, veti kjo e vargut te cummings)

    Rebelimi i E.E. Cummings

    [....]

    E.E. Cummings eshte femija me famekeq dhe me i dashur i poezise moderne Amerikane. Edhe ata qe rralle lexojne poezi e njohin formen e vecante qe nje poeme e Cummings merr ne faqen e librit: tufanin e shenjave te pikesimit, fjale qe rrjedhin se bashku apo thyen papritur, nje lloj poezie qe derdhet si nje leng nga nje rresht ne tjetrin:
    one
    t
    hi
    s
    snowflake
    (a
    li
    ght
    in
    g)
    is upon a gra
    v
    es
    t
    one

    Cummings nuk ishte i pari poet qe perdori shrypshkronjen, por ashtu sic e tregon edhe poema me lart, ai ishte i pari qe shfrytezoi fuqine per te kontrolluar hapesiren dhe formen e c'do rreshti, duke e bere anen vizuale te poemes po aq te rendesishme sa edhe ritmi i saj muzikor. Per nje lexues qe i ka mesuar hilet e Cummings, ajo qe duket si nje rreke germash behet nje pikture e gjalle: nje flok bore qe "zbret" duke u perdredhur, vertikalja e ashper e nje guri varri. Ky manipulim lozonjar i gjuhes eshte shenja me e qarte dhe me terheqese e origjinalitetit te Cummings; ashtu sic shkroi edhe vete njehere, ajo eshte "such minutiae as commas and small i's,in which...my Firstness thrives."

    Por "Firstness" (ketu: "hera e pare") nuk ishte i vetmi kualitet i stilit te Cummings. Me entuziazmin rebel te nje "biri" poetik te vertete, ai e ngriti ate ne nje nivel moral dhe madje princip kozmik: poemat e tij na shtyjne vazhdimisht te jemi origjinale, te pavarur dhe self-reliant. Ai perbuz te gjithe ata qe prehen ne idete apo standartet konvencionale -- gjithe traditat e vjetra qe prindrit ua transmetojne femijeve te tyre. Ky mesazh perseritet vazhdimisht ne poezine e tij:

    i mean that the blond absence of any program
    except last and always and first to live
    makes unimportant what i and you believe;
    not for philosophy does this rose give a damn...


    "Per aq sa me intereson," deklaroi Cummings njehere, "poezia dhe c'do art tjeter ka qene, eshte, dhe gjithmone do te jete ne menyren me rigoroze dhe te vecante, nje pyetje individualiteti...Askush tjeter s'mund te jete gjalle per ty, as ti s'mund te jesh gjalle per askend."

    E megjithate, kjo deklarate pavaresie u mbajt, paradoksalisht, ne podjumin institucional me te madh: nga skena e Teatrit Sanders, ne nje nga leksionet e Charles Eliot Norton qe Cummings mbajti ne 1952 dhe 1953. Per te plotesuar ironine, kjo ishte e njejta skene mbi te cilen Cummings mbajti fjalimin e Ceremonise se Diplomimit nga Harvardi ne 1915 -- nje fjalim qe vleresoi "Artin e Ri"ne menyre te tille qe skandalizoi audiencen e Bostonianeve te vertete. Gjate gjithe jetes se tij, Harvardi ishte nje prezence nga e cila morali universa i Cummings nuk shpetoi dot: nje vend ku normat detyroheshin dhe ku vetem ne kete vend mund te luftoheshin, nje vend i krijuar nga eterit por populluar nga bijte. Per te kuptuar arritjet e Cummings, dhe limitet ndaj ketyre arritjeve, Harvardi eshte vendi me i mire per te filluar.

    Pikepamja e plote e rolit te universitetit ne jeten e Cummings mund te vleresohet vetem tani, fale biografise se re te poetit nga Christopher Sawyer-Laucanno. "E.E. Cummings: A biography" eshte nje tregim i qarte i jetes se shqetesuar te poetit, nje sage 600-faqeshe qe perfshin disa nga personalitetet me te shquara te periudhes moderniste: Hart Crane and Ezra Pound, Marianne Moore and John Dos Passos. Cummings, i lindur ne 1894, bente pjese ne ate gjenerate qe u kthye nga Lufta e Pare Boterore gati per te rrezuar iluzionet Viktoriane, dhe eksperimentuar me gjithe llojet e lirise, seksuale, sociale, ashtu si edhe letrare. Ashtu sic i tha audiences se Teatrit Sanders ne vitet 1950, ai i perkiste "asaj qe dikur nje zgjuarsi e quajti "gjenerate e humbur," karakteristika cilesore e se ciles ishte nje perqafim rreziku i kendshem, dhe pothuaj nihilist. "Nuk mendoj se ne na pelqente shkaterrimi," Cummings kujton; "E ndjej se ne na pelqente te lindurit."

    Cummings mund ti kete rezistuar damkes gazetareske "gjenerate e humbur," por jeta e tij ndihmoi ne percaktimin e intinerarit te tij tashme mitik. Ai ishte teresisht i paprekur nga eksperiencat e tij te luftes, te cilat ai i pershkroi ne novelen autobiografike "The Enormous Room." Ai ishte i lumtur qe shpetoi prej regjimentit te jetes ushtarake per ne sheshi i lodrave te artistit ne Greenwich Village, ku ai filloi shkrimet, pikturat, dhe aventurat seksuale. (Cummings do te kalonte permes dy martesave dhe shume lidhjeve dashurore para se te vendosej me ish modelen Marion Morehouse, shoqeruesen e tij per 30 vjetet e fundit te jetes.) Ashtu si shume moderniste te tjere --Edmund Wilson, Ernest Hemigway, F. Scott Fitzgerald -- ai beri shtegtimin e tij ne Paris ne vitet 1920, duke e pare ate si liri dhe zbulese: "nje martese aktuale e materiales me jo-materialen...nje pajtim i menjehershem i shpirtit me mishin, tani dhe pergjithmone, qiell e dhe`."

    Per gjithe jetes me pas, Cummings do te jetonte ne Greenwich Village --apartamenti i tij ne 4 Platchin Place u be nje nga adresat letrare me te famshme ne Amerike -- dhe duke bere vizita te rregullta ne Paris. E ndersa koha kalonte, poezia e tij e cuditshme, qe u shfaq per here te pare ne revista te vog;a dhe edicione kalimtare, fitoi nje lexues gjithmone e me te gjere. Doli qe rebelimi i Cummings kundrejt normave sociale dhe seksuale, duke qene larg luftes vetmitare, e solli ate pikerisht ne nje sinkronizim me gjendjen shpirterore kombetare. Hedhja poshte e puritanizmit seksual, kembengulja e tij ne lirine e individit per te menduar, eksploruar dhe krijuar, rezononte ne nje menyre perfekte me tolerancen gjithmone ne rritje te kultures amerikane. Dikush mund te thote qe Cummings ishte disa vjet perpara gjenerates se vet, duke goditur vlerat e vjeteruara dhe institucionet qe kishin marre rrugen e dorezimit. Kur vdiq ne vitin 1962, ai ishte bere ndoshta poeti me i dashur dhe me i lexuar nga gjithe poetet moderniste amerikane. Popullariteti i tij, ashtu si ai i kontemporanes se vet Edna St. Vincent Millay, i detyrohej mjaft aftesise se tij per te kapur Bohemian mistique te Greenwich Village dhe te Left Bank, ku eksperimentimi letrar dhe seksual shkonin dora-dores:

    i like my body when it is with your
    body. It is so quite new a thing.
    Muscles better and nerves more.
    i like your body. i like what it does,
    i like its hows....


    Lexuesit qe shijonin te tilla poezi do te habiteshin kur te mesonin qe, ne fakt, Edward Estlin Cummings rridhte nga kuartetet me te respektuara te Kembrixhit, Masacusets. Shtepia e tij e femijerise ishte 104 Irving Street, vetem disa blloqe larg asaj ku sot ndodhet Qendra Shkencore. Ai u rrit i rrethuar nga Harvard, dhe femijet e pare me te cilet luajti ishin femije profesoresh. Ashtu sic ai kujtonte ne leksionet Norton: "Komshiu yne me i afert, qe jetonte prapa nesh, ishte Roland Thaxter, fillimisht babai i shokut tim me te dashur te femijerise, dhe perfundimisht profesor i botanikes kriptogamike. Ne te djathten tone, ne Irving Street, jetonin profesoret James, dhe Royce, dhe Warren; ne te majten tone, ne Scott Street, i avulluari profesor i ekonomikut Taussing."

    Dhe Estling, ashtu sic e njohen gjate gjithe jetes se tij, ishte djali i Edward Cummings, anetar i ri i universitetit ne departamentin e sociologjise. Gjenealogjia, me teper se Gjeografia, e vuri Harvardin ne qender te jetes mendore dhe emocionale te poetit te ri. E ndersa ai rritej, ndjenjat e tij ndaj botes se Harvardit dhe Kembrixhit ishin gjithmone te informuara me pergjigjet e forta dhe konfliktore ndaj te atit dhe anasjelltas. Dhe nuk eshte aspak ekzagjerim te thuash se, te paturit e nje babai si Edward Cummings -- fizikisht i forte dhe shpirterisht i paepur, nje prezence dominuese ne shtepine e tij dhe qytetin -- ndihmoi ta beje Cummings nje nga "bijte" perjetesisht rebele te poezise moderne amerikane.

    vijon...
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #83
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ndersa familja e Edward Cummings kish qene ne Masacusets qysh ne 1630-en, ai pothuaj s'ishte fare nje Boston Brahmin. Ai mbaroi shkollen e mesme duke punuar si karpentier dhe ishte i pari pjesetar ne familje te vazhdonte kolegjin. Por sapo mberriti ne Harvard ne 1879, ai u ndie si ne shtepine e vet -- kaq shume sa, me disa nderprerje te vogla, ai qendroi aty per 21 vjetet e ardhshme. Pasi u diplomua me magna cum laude ne 1883, ai vazhdoi per nje kohe te shkurter shkollen juridike, duke kaluar me pas ne shkollen e shenjte. Pasi fitoi nje titull doktorate, ai vazhdoi te studjoje sociologji ne fakultetin e shkencave dhe arteve, ku ishte nen mbikqyrjen e filozofit dhe psikologut te madh William James. Ishte James ai qe e prezantoi Edward-in me gruan e tij, Rebecca Clarke, mbesa e nje politikani ne Boston; ata u martuan ne vitin 1891, dhe ne te njejtin vit Edward ju bashkua fakultetit te Harvardit. Ai do te jepte mesim ne universitet per 9 vitet e ardhshme dhe do te jetonte ne Irwing Street, nen hijen e Harvardit, per pjesen tjeter te jetes.

    Vendimi i Edward Cummings per te bashkuar hyjnoren me sociologjine ishte ne harmoni te plote me unitarianizmin e tij, nje besim qe nxirrte ne pah punet e mira dhe filantropine mbi doktrinat dhe dogmat. I njejti shpirt mbreteronte ne Harvard [...] Cummings ishte i zhgenyer me Shkollen Hyjnore te Harvardit pikerisht pasi “atij i dukej se interesi i tij per tu sherbyer te varferve dhe te shtypurve nuk pershtatej mire me programin e shkolles qe perqendrohej ne studimet teologjike dhe altarin, duke lene menjane problemet sociale.”

    Pra, ishte me se e kuptueshme qe ne vitin 1900, Edward Cummings do te linte perfundimisht Harvardin duke u bere minister i nje kishe, e famshme per interesin qe tregonte problemeve sociale. Atij ju kerkua te drejtoje Kishen Kongregacionale Jugore te Bostonit, drejtuar me pare nga Edward Everett Hale, nje nga filantropistet me te famshem ne amerike, i cili e kishte kthyer kishen ne nje qender aktivizmi. Si professor apo si minister i kishes, Edward Cummings perfaqesonte unitarianin me te mire te shekullit te 19-te ne Boston, dhe per Harvardin ne vecanti, principet e larta morale, fisnikerine e detyres, dhe liberalizmin e besuar.

    Te jesh biri i nje ati te tille nuk eshte aspak e lehte. Nje nga pjeset me zbuluese te biografise nga Sawyer-Laucanno ka te beje me qendrimin kontradiktor te djaloshit te ri ndaj te atit, duke u mbeshtetur ne shenime qe Cummings i shkroi dekada me vone. Ne keto shenime, poeti i rritur kujton sesa i veshtire, moralisht dhe fizikisht, ishte shembulli i te atit: “Im ate ishte nje triade platonike ne levizje – e mira, e verteta, dhe e bukura.” Dhe biri kishte kaq shume deshire te ishte gjithcka i ati priste prej tij..[...]

    Nese ishte nje koicidence apo bindje, mahnitja e Cummings prej te atit vazhdoi te ishte tema e femijerise se tij. Ne nje memoir vite me vone, ai kujton nje episod kur “Mu dha nje rreshkitese e re dhe une shkova ne breg me infermjeren –rreshkitesja, duke levizur me shpejtesi, goditi dicka dhe me rrezoi, e une qava: Ju luta infermjeres te mos i thoshte tim eti…kisha gjithmone frike prej tij.” Dhe ne menyre te paevitueshme, deshira per te kenaqur te atin kish ngjyrosur ndjenjat e Estlin ndaj Harvardit, aty ku i ati dhe gjithe komshinjte e tij jepnin mesim, aty ku ai ishte i destinuar te studjonte. “Si femije,” i thote ai audiences ne leksionet e Norton “kam mbajtur veshur nje bluze te bardhe, mbi te cilen nena ime kishte qendisur nje “H” te kuqe per “Harvard.””[…]

    Kjo ishte ajo qe ndodhi – megjithese kur Cummings hyri ne kolegj ne vitin 1911, i ati kish kohe qe e kish lene fakultetin. Djaloshi i kujdesshem 16-vjecar I vitit te pare vazhdoi mesimet ndersa jetonte ne shtepi, dhe vetem kur ai ishte ne vitin e fundit te shkolles mori nje dhome ne Thayer Hall. Ende nen mbikqyrjen e te atit, Estlin dukej se po ndiqte me besnikeri hapat e tij. Si i ati, Estlin u diplomua me magna cum laude, dhe si i ati ai qendroi per te marre doktoraten.

    Por ndryshe nga Edward, Estlin nuk ishte student serioz. Ai njihej si nje nga lideret estete te kolegjit, nje connoisseur i pictures, muzikes dhe literatures avant-gardiste. Ai shpenezonte kohen e tij duke debatuar veprat e Ezra Pound dhe Amy Lowell ne Shoqaten e Poeteve te Harvardit, dhe duke ndihmuar ne nxjerrjen e nje reviste letrare, Harvard Monthly. Kryeredaktori i revistes u dha ze disa emrave qe do te beheshin famoze ne vitet 1920: shoket editore te Cummings perfshine novelistin John Dos Passos, kritikun Gilbert Seldes, dhe poetin Robert Hillyer. Editore te tjere, si i pasuri Scofield Thayer and J. Sibley Watson, do te mbeteshin miqte e Cummings gjate gjithe jetes se tij – “miqte me te vertete, -- Cummings deklaroi – qe ndonje njeri ka gezuar ndonjehere.’’ Ata i bashkoi entuziazmi per levizjet me radikale ne artin modern dhe percmimi ndaj nxenesve tradicionale te revistes Advocate.[…]

    Ashtu sikurse Cummings dhe miqte e tij i shpallen lufte filistinizmit te kolegjit me zyren e tyre brenda unionit, ashtu edhe rrebelimi i Cummings kunder botes se Harvardit dhe Kembrixhit ishte nje revolte e vendosur nga brenda, nje rivalitet familjesh me teper sesa nje hedhje poshte e tyre. Eshte e rendesishme ta mbajme mend kete gje sa here qe poezia e Cummings tall Kembrixhin si epitomin e nje respekti mbytes:

    the Cambridge ladies who live in furnished souls
    are unbeautiful and have comfortable minds
    (also, with the church's protestant blessings
    daughters,unscented shapeless spirited)
    they believe in Christ and Longfellow,both dead,
    are invariably interested in so many things --
    at the present writing one still finds
    delighted fingers knitting for the is it Poles?
    perhaps. While permanent faces coyly bandy
    scandal of Mrs. N and Professor D
    ....the Cambridge ladies do not care,above
    Cambridge if sometimes in its box of
    sky lavender and cornerless,the
    moon rattles like a fragment of angry candy

    Kjo eshte nje nga poezite me te njohura te Cummings, dhe me arsye: eshte nje triade e mrekullueshme ku c’do detaj eshte zgjedhur per kafshimin e tij sarkastik: shpirtra qe vijne tashme te “mbushur” me ide dhe hamendje “te pranuara,” qe jetojne ne trupa “pa arome” dhe pa passion. Kjo reflekton rezistencen e thelle te Cummings ndaj asaj qe ai perceptonte si “jete e vdekur e Kembrixhit.” Kjo eshte bere e qarte ne nje leter qe poeti I drejtonte motres se tij me te vogel, kur ajo po luftonte per te lene shtepine dhe levizur ne New York:

    ASGJE NUK ESHTE ME E VESHTIRE SE TE QENIT GJALLE!!!! E CILA ESHTE E VETMJA GJE QE TI S’MUND TA MESOSH ndonjehere prej ndonjerit, ndokund: ajo duhet te vije nga brenda; dhe nuk mund te vije derisa ti ta kesh RREZUAR DHE TERHEQUR ZVARRE gjithe ate ndyresi qe Kembrixhi te ka mesuar.

    Vijon…
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #84
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Me ne fund, "lemshi" Cummings po shplekset... Faleminderit Ēupke, dhe do te isha shume kureshtar mbi vitet 1933-1945...

    Por dalngadale, karakteri i tij po merr forme : ne fakt, eshte diēka e pritshme, antikonformistet me te terbuar dalin nga shtresat me konformiste (ligji i amplitudes me te madhe, [- A, + A])

    let's see it...

  5. #85
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Dimensioni fizik I te qenit “gjalle” ishte po aq I rendesishem ne rebelimin e Cummings sa edhe ai mendor e shpirteror. Nga jashte, Cummings ishte nje djalosh i sjellshem, sipas Malcolm Cowley, “ai ishte mjaft i turpshem dhe privat ne menyren e Kembrixhit.” E megjithate, ashtu si edhe Sawyer-Laucanno tregon, ky turp mbante permbrenda nje uri seksuale te fuqishme qe Cummings deshironte ta kenaqte, por edhe i frigohej ne te njejten kohe. Ai fajesoi represionin e tij per ate qe ai e quante “my New England downbringing” e cila “beri c’eshte e mundur te me beje [te besoj] se ‘virtyti’ dhe volupté jane dy gjera krejt te kunderta.” Dhe I ati, pastori, ishte simboli i gjalle i ketij puritanizmi seksual. “Jetova nje jete te dyfishte – Cummings kujtonte – duke u dehur dhe ndjere vajza, por duke genjyer tim ate per kete, e duke shpenezuar parate e tij gjate gjithe kohes.” Ne menyre me te pergjithshme ai shkroi: “FRIKA DHE SEKSI jetojne se bashku ne jeten time. Me seksin shoqeroj gjithashtu dhe FAJESINE.”

    Vetem ne vitin e fundit te shkolles, kur ai se fundmi levizi nga shtepia ne Irwing Street, Cumming pati mundesine dhe kurajon per ta harruar kete fajesi. Si i rritur, Cummings do te behej nje embleme e te cliruareve seksuale te viteve 20. Poezia e tij ka nje ton te drejtperdrejte seksual, nje paturpesi te kendshme qe ende e ben popullor me lexuesit adolescente:

    may i feel said he
    (i'll squeal said she
    just once said he)
    it's fun said she...
    (let's go said he
    not too far said she
    what's too far said he
    where you are said she)...


    Por qe te arrinte kete lloj lirie, ishte e nevojshme nje konfrontim me menyren sesi ai u rrit dhe me te atin – dhe Harvardi ofroi skenen me perfekte. Cummings dhe miqte e tij kishin shume deshire te eksploronin baret dhe shtepite publike te Bostonit. Ai e perdori kete liri te sapogjetur, ashtu si ai do te kujtonte me vone, per “tu endur ne boten qe e rrethonte sans peur, nese jo sans reproche.” Ishte njera nga keto ekspedita me mikun e tij Wilson kur Cummings parkoi makinen e te atit perpara apartamentit te nje prostitute, dhe vetem kur te dilte do te shihte se ja kishin marre. Ashtu si Sawyer-Laucanno tregon historine, gruaja “duke menduar se po bente nje gje te mire…I telefonoi Reverendit ne tre te mengjezit per ti thene se makina e tij ishte sekuestruar nga policia.”

    Ky ishte nje zgjim i eger i me teper se nje shqise. Ne luften qe pasoi, Edward Cummings shpertheu tek i biri fajtor: “kisha kujtuar se kisha lindur nje Zot.” Kjo duket si nje hiperbole e cuditshme dale nga goja e ministrit. Por edhe nese Cummings ishte duke e ekzagjeruar reagimin e te atit ne retrospektive, eshte e vertete qe Cummings i ri dhe Cummings i vjeter gjithmone e konsideronin njeri-tjetrin ne terma gati blasfemues. Ne novelen e tij “The Enormous Room” qe detajohet ne eksperiencen ne nje kamp perqendrimi ne France gjate luftes se pare boterore, Cummings printoi nje prezantim nga i ati, qe e kthen te birin nje nje figure krishti te pagabueshme:

    Ai humbi nga trupat e Norton-Harjes Ambulance. Ai ishte zyrtarisht i vdekur si rezultat i keqinformimit zyrtar. Ai ishte varrosur nga qeveria franceze. Mori tre muaj te tere per ta gjetur ate dhe per ta sjelle ne jete me ndihmen e miqve te fuqishem dhe te vullnetshem nga te dyja anet e atlantikut.

    E ndersa Estlin ishte Zoti „Bir“ ishte kaq e natyrshme per Edward te behej Zoti „Ate.“ „Im ate – poeti tregonte si i rritur, -- eshte figura qendrore e jetes femijnore qe mbaj mend; kur ai me perkundte ne krahe, une pushoja ne gjoksin e vete zotit, dhe kur fluturoja mbi krahet e zotit, isha mbret i botes. Dashuria e tij ishte aksi i qenies sime.“ Duhet te kete qene e veshtire per kete Zot te mesoje se biri i tij i vetem ishte, ne fakt, kaq njerezor.

    Por kjo ishte nje goditje e domosdoshme qe nuk e demtoi pergjithmone relacionin e tyre. Ne fund te jetes se tij, Cummings deklaroi respektin e tij te thelle per te atin. Sigurisht qe c’do ate do te kish qene krenar te marre nje tribut te tille si ai qe Cummings i beri ne leksionet e Norton..[…]

    Ne qendrimin e tij ndaj te atit dhe Harvardit, Cummings demonstroi nje medyshje qe do te linte gjurme te thella ne gjithe jeten dhe vepren e tij. Nga ana tjeter, ai hodhi poshte seriozitetin e trasheguar nga Kembrixhi, moralizmin dhe Puritanizmin. Dhe ai e beri gjithe kete si student ne universitetin e te atit, duke qene i kujdesshem per te mos u rebeluar aq hapur sa te hidhej poshte nga komuniteti qe perfaqesonte te drejten e tij te lindur. Ne fakt, shpeshhere duket se rebelimi i Cummings perqendrohet ne menyre specifike ne te miren e te atit dhe botes se tij.

    Dhe limitet e rebelimit te Cummings ndihmojne per te shpjeguar limitet e modernizmit te tij. Ne menyre siperfaqesore, Cummings eshte poeti me radikal: asnje poet amerikan i gjenerates se tij i frakturoi siperfaqet e poezise. Por ashtu si edhe kritiku i madh Randall Jarrell shkroi: “edhe veshtiresite e poezive jane te nje lloji qe nuk kerkon shume apo qe nuk akuzon – ate te gje-e-gjezave.” Sapo te ambjentohet me fishekzjaret e tajpografise te Cummings, lexuesi shikon se nuk ka asgje ne substancen e poezive, ideve, ndjenjave dhe pikepamjeve te botes, qe eshte vertet sfiduese.

    Ketu, Cummings ofron nje contrast te fuqishem me T.S. Eliot, vitet studentore te te cilit ne Harvard pothuajse bashkohen me ato te Cummings, dhe i cili ishte nga nje prejardhje e ngjashme unitariane. (per kiocidence, Sawyer-Laucanno tregon se Cummings and Eliot luajten bashke ne ne Klubin Shoqeror Dramatik te Kembrixhit ne vitin 1913.) Poezia e Eliot I ofron nje sfide madhore optimizmit sekular te kultures amerikane –mbi te gjitha, te adhurimit nacional te individualizmit. Kjo eshte arsyeja perse “The Waste Land” dhe poemat e tjera te medha te Eliot vazhdojne te jene midis poemave moderne me provocative dhe me me influence. Poezite e Cummings, nga ana tjeter, jane ajo qe Jarrell quajti “kenget popullore te intelektualeve amerikane,” ne kuptimin qe, ato na perseritin hamendjet me te pranuara –rreth dashurise, natyres, dhe vleres supreme te individit.

    Ne nje nga poezite me pak terheqese, Cummings e fton lexuesin ne nje admiring te ndersjellte te shoqerise, duke na shtyre te ndihemi superiore ndaj gjithe mediokritetit te pashpirt qe s’mund te ndaje me ne delikatesen e ndjenjes. Poezite dhe letrat e Cummings jane te mbushura me sensin superior te nje adoleshenti te vertete, duke u mpiksur nganjehere ne misantropi:

    Huge this collective pseudobeast
    (sans either pain or joy)
    does nothing except preexist
    its hoi in its polloi...


    Siguria qe kishte Cummings per superioritetin, ashtu sikurse edhe deshtimi per te shqetesuar vertet lexuesit e vet, ben qe edhe vepra e tij me aventureske te duket si camarroklleku i nje femije te dashur, i bindur qe prapesite e tij kane per tu falur. “Sa per mua – tha ai ne leksionet e Norton – u prita si asnje bir qe ndonje mbret apo mbretereshe ka mirepritur. Ky eshte fati im i madh dhe bekimi me suprem.” Dhe ai e pa qe Harvardi e mirepriti gjithashtu, me gjithe rebelimin e tij: “Sa per gjetjen e vetvetes sime, se pari dua te falenderoj ate institución, inicialin e te cilit e valevita pa e ditur gjate viteve te rinise.” S’eshte per tu cuditur qe Harvardi e ftoi perseri, pothuajse 40 vjet pas diplomimit, si lector i Norton. Ai mund te kish qene plengprishes, por gjithmone kish qene biri i tij.
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #86
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Artikulli me lart u botua ne "Harvard Magazine" Mars-Prill 2005. Lashe menjane pak gjera qe nuk mu duken te rendesishme. Ata per te cilet gjuha angleze nuk eshte problem mund ta gjejne online:
    http://www.harvardmagazine.com/on-line/030585.html

    ps. duke qene se ky perkthim nuk ka qellim publikimi, kritikat dhe sugjerimet nuk pranohen.
    Sic duket, e kam bere ekskluzivisht per uazone, dhe as qe e ve ujet me zjarr te me paguaje per leksionin, edepsezi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 27-11-2005 mė 17:20
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #87
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Te lodha heeeeeee ? Mire ta bera, po hidhi nje sy nja tre kater poste me lart : une na qenkesha nje zog pule ! Po fluturon zogu i pules moj ? Le te ishte dhe nga ata pushverdhet, njelloj eshte...

    Shiko, kur te dalesh neser ne mengjes, Boston hesapi, do kete zogj dhe andej : kur t'i shohesh nja dy bashke, mendo qe jam une me zogezen time dhe pastaj ferkoi pak syte sa te bukur jemi

    Ok, ja dhe kjo pune u rregullua.

    Tani t'i kthehemi ketij mikut. Sinqerisht, shume faleminderit per mundimin, jam qartesuar jo pak, por goxha. E megjithate, me mbetet pak merak per te ditur qendrimin e tij gjate luftes dhe per ate pyetjen qe beri Veshtrusja se ç'i eshte pergjigjur Cummings Pound-it ne lidhje me ate leter te famshme. Por kur te kesh kohe aman, se mos me thua qe do rrish pa gjume per mua

    Dhe do bej ndonje pershendetje te hajrit tani se heren e fundit u turperova fare, por ja keshtu mesojme...

    Une nje gje kuptova : qe Cummings ne kundershtim me ate çka thoni ju qe ishte vetvetja, ai paska qene nje produkt i shoqerise ku ka jetuar. Si duhet kuptuar kjo ? Qe nje produkt i diçkaje mund te merret edhe si reagim ndaj kesaj diçkaje. E them kete sepse ai gjithmone paska vepruar ne te kundert te asaj çka i vendoste shoqeria : puritanizmi, konformizmi, elitizmi i trasheguar, etj.

    Do mendoja qe nje dikush qe eshte vetvetja eshte i tille veçse jashte sistemit konformizem-antikonformizem. Mjafton te besh pjese ne njerin prej kraheve dhe rrjedhimisht ke ngecur pre e sistemit.

    Nje dikush shume i njohur (nje miku "im" i vdekur para nja 30 vjetesh, qe e kam njohur nepermjet librave) thoshte qe per te kapur thelbin e shkencave duhet qendruar jashte shkencave, psh duke ndenjur tek mendimi. Te hysh brenda shkencave per t'i kapur ato ne thelbin e tyre, kjo eshte nje iluzion thoshte ai.

    Nuk e di a isha i qarte por çeshtja eshte me e thelle se ç'duket. Cummings mund te kete shume sukses tek te rinjte (nga natyra anti-konformiste e rinise por jo akoma vetvetja), peripecite e jetes se tij kane fabrikuar kete Cummings qe njohim, i cili duke dashur te afirmoje vetveten si nje udhe e re, ai e afirmon kete vetvete ne raport me nje sfond paraprakisht te dhene.

    Keshtu mendoj tani per tani, ndonje mund ta zhvilloje kete ide sepse nuk mundem me, kam tru te vogel zogu...

    Si thua Çupke, ç'po mendon ashtu medyshtas ? Shprehu shprehu... per kete pune jemi ketu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 27-11-2005 mė 18:37

  8. #88
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Epo, meqenese nuk qenke zog pule, qenke rabecke. Pastaj, mos me acaro nervat me ate qe thua "kur te me shoc ne Boston," se ben vaki dhe me erret mendja e te leshoj panteren e zeze (une sa t'ja shkel nje here syrin ne fakt, dhe ju kollufiti qe te dy) Te kam thene nje mije here te mos me besh xheloze po ty s'te mbushet radakja (jo se jam xheloze per zogezen tende, pose xhelozia eshte veti e hyjnive thone...e mua me duket vetja si hyjneshe) He si thua, a ta shkel syne apo jo?

    Per letren, duhet te gjej referenca bindese kur te kem nge, ndersa per artikullin, vertet mendova se eshte interesant, por shume ja ka nxirre biografine. E them kete se kam lexuar kritika te tjera qe deshmojne qarte se Cummings, me teper sesa rebel, ka qene paqedashes, dhe se e ka dashur ambientin ne te cilin u rrit as shume sa nuk jane te pakte ata qe mendojne se pa inkurajimin nga ana e tij, ai nuk do te ishte ky qe eshte sot. Po sic mund ta marresh me mend, Harvardi ka nje cike pompozitet (semos vetem Harvardi)

    Tani s'me punon truri per komente filozofike. Nje here tjeter, I promise.

    ps. thanks per pershendetjen. kendon ti mo kendon?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 27-11-2005 mė 20:58
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #89
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ok, nje here tjeter komentet, se neser kemi festen e Flamurit. Ismail bej Vlora me Isa Boletinin na zbardhne faqen. Ja gezuar Ēupke ! Te kesh shendene, me baba e me mama, e me te tere... Hop... ja dhe kjo iku...

    Ne fakt, mire e ke ti per ate xhelozine. Megjithe mend hyjneshat beheshin xheloze, por per ke beheshin ? Po per hyjnite moj e mendjes ! Dashje pa dashje na ngrite lart o lart, atje ne qiell...
    Hera e shikonte shtrember Zeusin sepse ky i fundit si djallush qe ishte u maskua dhe u be si nje dem dhe shkoi dhe e mori Europen (papapapapa ēfare vajze ishte ajo, veē ta shihje moj Ēupke, zogez ne vend !) dhe e grabiti i paudhi... po moj po e grabiti dhe kaloi neper detra e oqeane dhe u vendos andej nga veriu thone...

    He ē'na kujtove historira te lashta...

    Pershendetjen e ke tek tema, fjalet t'i perktheva dhe degjoje mire aty kur ia ben "Et puis, et puis il y a Fridaaaaaaaaa"... mishi kokrra-kokrra... mornica moj, mornica, ke provuar ndonjehere ?

    Ja keshtu, paska qene qerrata i madh ky Cummings, na nxori gjithe keto llafe... pa shyqyr qe jemi nja tre a kater qe grijme pak sallate se te rrime e te presim te tjeret, ahaa... na zuri babadimri ketu...

    Po mire, ke pare ti zog qe nuk kendon ? Edhe ajo rabecka tende ēoē do ngaterroje dhe ajo... O po kendoj sa nje dite, po kthehesha nga puna dhe rruges pershendes gjithmone nja dy plepa te gjate, dhe u ndala ! Kam ndenjur nja ēerek ore me ca bilbila atje lart, ciu ciu une e ciu ciu ato, e keshtu u ndame dhe erdha tek zogeza ime, e me kete nuk benim me ciu ciu... por ciuciuciuciuciuciuciuciu...

    Presim shtjellime te tjera, por ti mendohu per ē'shkrova tek posti tjeter, se nuk eshte pa gje them una...

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e hysnib
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    41
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    "Te jesh asgje-pervec-vetvetes - ne nje bote qe po ben te pamunduren, dite e nate, qe ti te jesh gjithcka tjeter - do te thote te luftosh betejen me te veshtire qe nje qenie njerezore mund te luftoje, dhe te mos rreshtesh se luftuari."
    -e.e.cummings

    Ju c'mendoni?
    Pėr tė qenė vetvetja duhet tė jeshė dikush...

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Identiteti shpirtėroro-fetarė
    Nga iliria e para nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:56
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •