Per kete nuk jam e sigurt, e megjithate, mund ta sjellesh perkthimin tend nga frengjishtja dhe e krahasojme. E theksoj, Cummings eshte i paperkethyeshem!!!Postuar mė parė nga oiseau en vol
Nuk mendoj se pjesa e shkeputur ka te beje me cifutet me teper sesa boten jashte (at large.) Ezra Paund mund te kete qene c'te doje, por s'besoj se afrohej me Cummings as gjekundi (edhe pse ai vete e ka quajtur Cummings nje nga njerzit me te zgjuar qe ka nxjerre USA, e pse jo dhe me te zgjuarin.) Kjo per faktin se arma kryesore e Cummings nuk ka qene mllefi (si tek Ezra) por dashuria. E them kete duke marre parasysh jeten dhe formimin kulturor te e.e.cummings; ai i ka perkitur dhe i perket elites, dhe duke qene se kurre s'ka qene i kercenuar (ne kuptimin e drejtperdrejte te fjales) nuk ka pasur asnje arsye per mllef apo urrejtje. E MEGJITHATE, Cummings ka urryer, por kjo urrejtje ka karakter tjeter. Si nje studjues i pashembullt i antikitetit, si aktivist social apo si nje njeri qe kurre s'ka kerkuar admirimin e botes, Cummings ka pasur dy ideale te larta: dinjitetin dhe individualitetin. Kur ka pare qe keto te dyja jane dhunuar, Cummings ka urryer. Per mendimin tim, jeta e vepra e tij nuk jane gje tjeter vecse lufte per te mbrojtur keto te dyja (dhe nuk kam frike te them se per kete ai ka qene fanatik jo ca, por goxha!) Dinjiteti eshte nje nga cilesite me thelbesore te njeriut, e ndoshta e vetmja qe e ben ate NJERI. Pra, nuk eshte i cuditshem fakti qe Cummings ka sakrifikuar per hir te tij.Postuar mė parė nga oiseau en vol
Se mos harroj, Cummings ka kaluar nje pjese te jetes se tij ne France (udhetime te shumta ne mos gaboj, madje edhe burgosur atje) por tani nuk po me vijne nder mend fakte. Nje here tjeter ndoshta.
Une nuk mund te pergjigjem per mostpeople, ndersa per Cummings po! Ai ishte nje ishull i paster. A e di pse? Kur Cummings filloi te botonte poezite e tij, te gjithe kritiket thane: "Ky nuk eshte art!" Kjo per faktin se poezite e tij ishin kaq te thjeshta, dhe ishte pikerisht kjo thjeshtesi qe i bente te veshtira per tu kuptuar. Pra, duke qene se ishin "strikingly simple" kjo si te thuash i bente jo vetem misterioze por edhe intensive, pasi eshte e thjeshte te shkruash:Postuar mė parė nga oiseau en vol
(a... (a leaf falls on loneliness)
1(a
le
af
fa
ll
s)
one
l
iness
po hec e interpretoje. Kjo i beri kritiket te mendohen edhe nje here kur ti pergjigjen pyetjes "C'eshte arti?" Per me teper, dua te citoj vete Cummings kur thote: "Panvaresisht nga opinioni juaj, poezite e mija do te vazhdojne te ekzistojne." (kjo eshte ideja, se citatin nuk e mbaj mend fjale per fjale) Pra, qe arti te ekzistoje, ai nuk ka nevoje ta admirojne. Dhe sic te thashe, kritika e kohes nuk e pati vleresuar krijimtarine e Cummings. Vetem kohe me pas ajo vuri re origjinalitetin e vepres se tij, dhe vetem atehere i dha kreditet e merituara.
Sa per opinionin tim, mund te them se nga c'kam lexuar prej tij, Cummings eshte mjaft filozofik, madje do te thoja se shpesh here rrezohet ne misticizem. Nje poezi perfekte per Cummings eshte thjesht ASGJE, ose sic e quan ai "nothingness." te kuptohemi qe ketu nuk eshte fjala per asgjesimin e artit, perkundrazi! Cummings mendon se natyra e vertete e artit eshte deshtim (failure) dhe eshte pikerisht kjo qe i jep dimensione gati hyjnore. Nese ti do me pyesje mua "c'eshte shpirti?" une, si ateiste qe jam, do te isha pergjigjur: "hic!." E pra, eshte ky "hic-i" qe e ben artin art, apo shpirt, apo magji apo ku di une (nuk e di ne me kuptove.)
Sa per perkthimin, te thashe bujrumMegjithese e perktheva shpejt e shpejt, nuk me bie hic autoriteti nese me kritikon. Actually, I would be pleased!
Krijoni Kontakt