Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 90

Tema: Identiteti

  1. #11
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Citim Postuar mė parė nga Evelyn
    Sa me shum i njoh njerezit aq me teper i dua kafshet ....
    ???????????????

    Kurse une sa me shume njoh njerezit aq me shume du veten time.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  2. #12
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ta them, mos e them; do e kapi Cupka, apo s'do e kapi per cfare (ummmm... ke) behet fjale? Ku di gje une dhe se sa ne teme do jem me kete qe po vijon (dua te them, s'jam ne teme me temen por jam ne teme me replikat) -----> une mendoj se ai difekt i karakterit qe njerezia ankohet per njerezit e tjere, eshte pikerisht ai difekt qe ata (ankuesit) e kane vete dhe per te cilen i vret ndergjegjja. Si perfundim, shiko cilat gjera njerezit duan te te mbushin mendjen (ty) se NUK i kane, duke filluar nga hipokrizia e deri tek... ummm... ummm... kjo eshte e vetmja ankese qe kam degjuar deri tani, sorry... lol. Deri tani zgjodha problemin se si te zberthesh identitetin e tjetrit. Them se boll pune bera per nje dite...

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    "Te jesh asgje-pervec-vetvetes - ne nje bote qe po ben te pamunduren, dite e nate, qe ti te jesh gjithcka tjeter ..."

    ..Eshte nje beteje e veshtire , ku ti do te besh shume armiq."

    Shpeshhere te ruash vetvehten (idete , moralin ndjenjat e tua) do te thote te biesh ndesh me ato te te tjereve.

    Do te thote ne fund te fundit lufte , e lufte e ashper biles . Sepse njerezit kur u prek interesat behen kafshet ne te ndyra te ketij planeti

    E atehere fillojne sulmojne ne cdo pike tenden te dobet qe mund te gjejne
    ...e ndonjehere ti kundersulmon
    ..E keshtu ti ngadale ndryshon karakterin tend , ose te pakten trajta te tij..

    "Te jesh asgje-pervec-vetvetes - ne nje bote qe po ben te pamunduren, dite e nate, qe ti te jesh gjithcka tjeter ..."

    Eshte e veshtire .
    Fat kane ata qe gjejne shoke per te pershkuar keto udhe te ndyra

  4. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    une mendoj se ai difekt i karakterit qe njerezia ankohet per njerezit e tjere, eshte pikerisht ai difekt qe ata (ankuesit) e kane vete dhe per te cilen i vret ndergjegjja. Si perfundim, shiko cilat gjera njerezit duan te te mbushin mendjen (ty) se NUK i kane
    e zbulove identitetin e tjetrit?

    marrim nje shembull: kemi nje vajze shqiptare qe jeton jashte shqiperise. kjo vajze eshte e ndershme (jo vetem sipas vetes dhe familjes se saj por edhe sipas te tjereve, ka mbajtur karakter te paster - nuk ka nevoj te perkufizojm ndershmerine ne detaj). kjo vajze e ndershme vendos te shkoje ne shqiperi. dhe shkon. atje ajo takon kusherira dhe shoqe qe ka patur dikur. kur bisedon me to dhe duke kaluar disa dite me to, ajo zbulon qe ato nuk jane te ndershme, qe nuk e kane mbajtur karakterin e paster. dhe kjo vajze e ndershme jua ve kete gje qe ajo konsideron difekt (pavaresisht nese eshte difekt apo jo per dike tjeter, eshte per kete vajze) ne dukje atyre. pra kemi te bejme me nje njeri qe ka ruajtur nje karakter te paster dhe kur takon vajza qe nuk e kane ruajtur ajo i krition ato dhe ja ve difektin ne dukje atyre. si mund te themi atehere qe kjo vajze po kritikon keto vajza te tjera per nje difekt qe ajo ne fakt ka per vete?

    nuk po them qe nuk ekzistojn njerez hipokrite dhe qe kritikojn te tjeret per dicka qe ne fakt bejne edhe ata vete, por ama nuk mund ta themi se hipokrizia ekziston te cdo njeri dhe nuk mund ti pergjithesojm njerezit ne kete aspekt. besoj me kuptove ku dua te dale Leila.

    mund te them gjithashtu se duke vene difektet e te tjereve (sigurisht edhe ato te vetes) ne dukje ti je duke mesuar per vetveten

    por mendoj se mund te shkojm diku me kete teme nese mund te shtjellohesh kur vjen puna te ndergjegjia

  5. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    "si mund te themi atehere qe kjo vajze po kritikon keto vajza te tjera per nje difekt qe ajo ne fakt ka per vete?"

    Me fal vogelushe , por ketu llogjika jote ben "Mak mak"

    je ti qe konsideron pastertine e asaj vajze nje difekt. Pra ne fund te fundit edhe ti po gjykon ne baze te normave dhe rregullave qe ti quan normale..

  6. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Veshtruese, po del ne nje teme tjeter. Nuk e kam fjalen se s'mund ti thuash tjetrit cfare te bezdis ty nga karakteri i tij, perkundrazi, po flas per njerezit qe bejne pergjithesime per boten (ku e di une cfare inati kane?) psh njeri shembull: "S'ka me njerez te ndershem," e cila ne subkonshience pasohet me "... pervec meje" (aman dhe keta tipat e sterpervuajtur). S'te duket sadopak qesharake kjo? Une u ruhem shume personave qe reklamojne veten ne nje menyre. Kam pershtypjen se karakteri tregohet me vepra, jo fjale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 04-11-2005 mė 10:44

  7. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    ShadowOftheBest, nuk me ke kuptuar sepse po ta kuptoje do te shikoje qe une pastertine e vajzes e quaj vlere (biles edhe dicka mbi vleren, moral)

    edhe dicka, sigurisht qe cdo njeri gjykon dhe vlereson sipas kutit te tij (perfshi ktu edhe ty) , por kjo nuk do te thot se nuk do shprehim mendimet tona sepse prandaj hapim tema ne kte forum

    gjithe te mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 04-11-2005 mė 10:48

  8. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Veshtruese, po del ne nje teme tjeter. Nuk e kam fjalen se s'mund ti thuash tjetrit cfare te bezdis ty nga karakteri i tij, perkundrazi, po flas per njerezit qe bejne pergjithesime per boten, psh njeri shembull: "S'ka me njerez te ndershem," e cila ne subkonshience pasohet me "... pervec meje." S'te duket sadopak qesharake kjo? Une u ruhem shume personave qe reklamojne veten ne nje menyre. Kam pershtypjen se karakteri tregohet me vepra, jo fjale.
    atehere ti po flet per nje njeri egoist dhe ekstrem ne qoftese flet per dike qe thot gjithmone se te tjereve i mungon dicka qe ai vete gjoja zoteron

    jam dakort qe ajo jo vetem eshte qesharake por demtuese per Identitetin.......... por sduhet ngaterruar me venien ne dukje te nje difekti qe ne fakt mund te jete ekzistues te tjetri dhe jo domosdo te vetvetja (ktu doja te dilja dhe me sa shoh me ke kuptuar)

    p.s. ndersa une mendoje qe fjalet dhe aktet duhet te shkojn "hand-in-hand"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 04-11-2005 mė 10:50

  9. #19
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    hmm...me ke tja nis?!

    Blun: Qe jeta eshte nje udhetim per te zbuluar vetveten, kete e kam thene dhe here te tjera, dhe natyrisht procesi nuk eshte asnjehere i perfunduar, por kjo nuk do te thote qe ne nuk dime asgje ne c'faredo pike te ketij udhetimi. Sot ne dime me shume se dje; neser do te dime me shume se sot, dakort ketu???

    Nuk e kuptoj idene e luftes me vetveten ngaqe kjo e fundit qenka proces ne vazhdim. Perkundrazi, une mendoj se sa here qe ne mesojme dicka te re rreth vetes, aq me te qete ndihemi ne vetvete pasi jemi ne gjendje te kuptojme (nje te vertete psh). Pikerisht ketu lidhet nyja: kur ne mesojme nje aspekt te caktuar rreth vetes, ne kerkojme me c'do kusht qe ta mbrojme ate -- eshte e jona, dicka qe na dallon nga te tjeret, unike! Nese dikush tjeter do te mundohej ta pergjithesonte, sigurisht qe ne do te shfaqnim rezistence, pasi nese nuk do te rezistonim, ne nuk do te ishim ata qe jemi por ata qe te tjeret duan te jemi.

    zogu ne fluturim: nese vazhdon ta shohesh cummings nga lartesite, kurre s'ke per ta kuptuar. Kjo per arsye se cumming eshte mjaft "tokesor" dhe ato rreshta kaq te drejtperdrejta nuk kane tjeter kuptim pervecse te drejtperdrejte. Dhe cummings ka nje krijimtari voluminoze ku mbeshtet pikerisht te kunderten e asaj qe ti kerkon te advokosh (ti mund te behesh c'te duash por cummings kursesi). Ndoshta i mprehim ndonjehere shpatat mbi kete te fundit, po qe se ta mban (lol)

    Leila: hipokrizia eshte vetem nje pjese e "planit" me te cilin bota e jashtme mundohet te na ndryshoje.

    Shadow of the best: --your's the best guess ne lidhje me citatin ne fjale. Gjithmone kam qene e mendimit se eshte e veshtire te interpretosh dicka nese nuk ke informacion te mjaftueshem ne lidhje me personin qe e ka thene apo rrethanat. Dua te them, nese une, ti apo ndonje tjeter nuk do ti kishte te qarta idete dhe interesat artistike, shoqerore, e politike te e.e.cummings, patjeter qe interpretimi do te varionte sipas kendveshtrimit te gjithsecilit. Por, citati me lart, pervecse i drejtperdrejte, mua me duket universal. Eshte pikerisht lufta individuale e secilit nga ne per te mbrojtur ate qe ne jemi (apo mendojne se jemi) qofte kjo e drejte apo e gabuar, ajo qe na sjell ne "duel" me turmen. Lexo me poshte...

    Veshtruese: ke kapur nje shembull mjaft interesant. Une do ta modifikoja disi vetem per te dhene nje ide me te qarte:
    Le te themi qe ajo qe kjo vajza beson dhe aspiron bie ne kundershtim me ate qe prindrit e saj mendojne. Le te themi qe prindrit nga ana e tyre jane imponues. Sigurisht, ata me shume se kushdo tjeter deshirojne gjithe te mirat per vajzen e tyre, por ajo qe atyre u duket e drejte, vajzes mund ti duket e padrejte. C'duhet te beje vajza? Te mbroje ate qe ajo vertet beson apo tu bindet prinderve? Dmth, te jete apo te mos jete vetvetja? Shume nga ne do te thoshin me plot gojen: te jete vetvetja!!! por kjo eshte dicka e komplikuar. Te mos harrojme se ata jane prindrit e saj dhe ajo ka detyrime karshi tyre (kjo fale dashurise qe nje femije ka per prindin e vet dhe anasjelltas) Per te qene vetvetja, ajo duhet te shkele mbi kete detyrim prinderor, gje kjo qe i kushton shume. ketu jemi ne dileme, ose me mire te them, ne nje konflikt me veten kushtezuar nga rrethanat e jashtme.

    Sigurisht qe cummings nuk i referohet vetem rasteve si ky me siper. Spektri eshte mjaft i gjere por se fundmi, gjithcka fokusohet ne relatat individ - turme. Kamarierja duhet ti buzeqeshe klientit pasi keshtu e kerkon detyra; ai ushtari duhet te luftoje ne Irak se keshtu deshiron Bushi; dikush tjeter duhet ti vere gishtin kokes kur shan pushtetin ne fuqi se mund te perfundoje edhe ne burg...e sa e sa te tjera nga keto. A jemi ne gjithmone te lire te mendojme/veprojme sipas asaj qe na dikton arsyeja (sigurisht pa cenuar lirine e tjetrit)???? A ekzistoje kufizimet? Perfundimisht, a jemi te varur nga bota e jashtme dhe a mund te bejme dot pa te???? Nese jo, si mund ta rruajme kete identitet te cilin bota e jashtme s'pushon se sfiduari??? Sa mund te zgjase kjo? A ka mundesi qe ta humbasim kete lufte? Kur ndodh keshtu???

    keto jane disa nga pyetjet qe mund te ngrihen.
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #20
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    zogu ne fluturim: nese vazhdon ta shohesh cummings nga lartesite, kurre s'ke per ta kuptuar. Kjo per arsye se cumming eshte mjaft "tokesor" dhe ato rreshta kaq te drejtperdrejta nuk kane tjeter kuptim pervecse te drejtperdrejte. Dhe cummings ka nje krijimtari voluminoze ku mbeshtet pikerisht te kunderten e asaj qe ti kerkon te advokosh (ti mund te behesh c'te duash por cummings kursesi). Ndoshta i mprehim ndonjehere shpatat mbi kete te fundit, po qe se ta mban (lol)
    Nga poshte lart : jo, nuk ma mban. Kam qelluar frikacak i madh, dhe kur frikacaku e di qe eshte frikacak, ai mund te beje shume gjera te mira ne dobi te shoqerise. Kamingsin nuk e njoh, dhe them se do te vdes injorant ne kete drejtim... quel malheur !... por ja qe keshtu eshte. Kjo fjalia e cituar eshte e 157849-a here qe e degjoj, ne te gjitha variantet e mundshme. Individi ne lufte kunder shoqerise ! Sepse shoqeria eshte armiku i individit ! Prandaj e thashe une, qe ai ska patur nevoje te shkoj aq larg, por le te ndalej tek forma pavetore e te folurit dhe do e kuptonte qe edhe ai zoteriu nuk na ka qene aq vetvetja sa ç'kujtonte ai... por nejse... le te mos i ngacmojme idhujt, se do vershojne pastaj idhujtaret...
    Advokosh ?! Ke dashur te thuash mbrosh ? Jo, ashtu thuhet qe avokati te mbron, por nganjehere te çmbron... ehhh... pune identiteti...
    Dhe per qe do behem gjithçka por cummings jo, please, don't make me laugh Ne sapo po thoshim qe duhet te ruajme identitetin, dhe falemnderit per sigurine qe me dhe : u hoq nje nga lista ! Por kam akoma shume pune, sepse çdokush e ka nje idhull, dhe si perfundim une nuk mund te jem si idhulli i dikujt, e per rrjedhoje do jem vetvetja ime ! Wow ! Vertetim nga e kunderta ! Une dua te behem si nje tjeter, por nuk me lene ! Amin ! Dikur ne fund te vertetimit te nje teoreme shkruanim : çdv (çfare deshem te vertetonim )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 04-11-2005 mė 22:49

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Identiteti shpirtėroro-fetarė
    Nga iliria e para nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:56
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •