Fillimisht, mendoj qe ideja qendrore e Veshtruses sipas se ciles, shoqeria, mjedisi ndikon mbi individin por jo deri aty sa te zevendesoje zgjedhjet e ketij te fundit, eshte krejt e sakte. Te pakten kete mendim kam dhe une.
Me tej, nuk e di sesi do te mund te jem "bindes" ne lidhje me ekzistencen dhe identitetin, por them ia vlen ta ve pak "rradaken" ne pune.
Pata thene diku me lart qe ndoshta duhet shkuar tek vete fjala. Askush me mire sesa ajo nuk mund te na thote ndonje gje.
Ekzistence. Mire eshte te shkohet tek foljet dhe jo tek emrat. Folja "te ekzistosh" vjen nga latinishtja existere, sistere, dhe me thelle stare : te mbahesh ne kembe. Ky te mbajtur ne kembe nuk duhet marre ne kuptimin e rendomte te te paturit kembe, por si pozicion i qendrueshem i diçkaje, send, kafshe, njeri. Pra "ekzistence" ne kuptimin e zakonshem do te thote diçka qe eshte. Pra, sipas ketij kuptimi, mund te themi : guri ekziston, qeni ekziston, njeriu ekziston. Por...
Ka nje POR te madhe ketu : nje filozof i madh, duke hulumtuar brenda fjaleve dhe duke shkuar deri ne me te thellen e tyre, ka kapur nje tjeter dimension te kesaj fjale. Te ekzistosh do te thote te ek-sistosh (per ta dalluar nga kuptimi i rendomte). Dmth, te kesh nje dimension ek-statik ne kete ekzistence. Ose me mire, te kesh nje hapja ndaj botes, nje dalje jashte vetes, nje kuptim te asaj çka na rrethon. Por, sapo ne dalim nga vetja jone drejt botes, drejt diçkaje, ne jemi te futur ne nje marredhenie e cila, ka pasoja te dyanshme : ne ndikojme mbi kete diçka, dhe kjo diçka ndikon mbi ne.
Te mundohem te shoh pak tek Identiteti : vjen nga latinishtja identitas, dhe kjo nga idem qe do te thote e njejte. Ne fushen psikologjike apo morale, fjala identitet nenkupton qe dikush eshte "i njejti" ne momente te ndryshme te ekzistences se tij. Ose dhe qe ai eshte identik, dmth i njellojte vetem me vetveten, dhe me asnje tjeter. Çka ben qe rendom ne shprehemi qe ky njeri eshte identik, ose origjinal, ose qe s'e ka shokun, etj...
Por ç'do te thote te jesh i njejte ne momente te ndryshme te ekzistences ? A eshte e mundshme te jesh i njejte gjithmone ? Nqs po, a eshte e veshtire apo e lehte ? Dhe nqs jo, ç'eshte ajo gje qe nuk na lejon kete ? Pyetje me shume pergjigje, qe te kombinuara japin gjithfare teorish. Ketu nuk marr guximin te nderhyj sepse nuk eshte aq kollaj, dhe do shume pergatitje. Por pyetjet i le te hapura qe ndoshta duke ngrehur njeri-tjetrin te marrim vesh ndonje gje.
Une mendoj qe te jesh i njejte ne momente te ndryshme nuk do te thote te mos kesh ndryshuar fare, dmth te jesh me ato mend qe ke qene para njezet vjetesh. Kjo do te ishte nje kokefortesi prej te marri dhe qe nuk te çon askund. Por, patur parasysh qe ideja e ndryshimit pranohet, atehere deri ku duhet te shkoje ky ndryshim per qe ne te jemi akoma te njejtet ? Ku eshte caku ? Dhe nese eshte nje cak i prere, kush na e jep te shtyren e fundit ? Po sikur caku te jete i paqarte, i turbullt, a mos ndoshta ndryshimet e vogla qe nuk shihen mire çojne nje dite te bukur, qe duke u pare ne pasqyre, te themi : Wow, nuk e njoh me veten ! Dmth jemi nje tjeter, ne kuptimin e ndryshimit te thelbit tone. Thelbi eshte ajo qe nuk ndryshon tek diçka. A mund te ndodhe qe ne te dalim nga thelbi yne ? Ose mund te ndodhe dhe diçka qe mua me duket e tmerrshme : mos ndoshta nuk e kemi njohur veten dhe ne fakt ajo me çka çuditemi eshte vete thelbi yne ? Dhe kete nuk do t'ia uroja askujt sepse kesaj i thone te kesh çuar nje jete dem.
Tani le t'i perafrojme pak dy nocionet tona : ekzistence dhe identitet. Ekzistenca nenkuptonte ndikimin nga bota e jashtme, si pasoje e marredhenies me te, dhe identiteti nenkuptonte ruajtjen e nje thelbi te pandryshueshem ne kohe dhe hapesire. A pajtohen keto te dyja ? Them se po, ndonese mund te kete ferkime. Mund te jemi ne ekzistence, dhe pra te pranojme ndikimin majtas-djathtas, dhe ne te njejten kohe te ruajme thelbin tone. E vetmja gje qe mund te laje haraçet ketu eshte levozhga jone. Ajo mund te bjere dhe ne vend te saj te perthahet nje levozhge tjeter. Por renia e levozhges mund te krijoje momente hutimi, frike dhe deshperimi. Papritur zbulohemi lakuriq. Jemi te rrudhur tek thelbi yne. Por mendoj qe nje thelb i forte i riperterin levozhgat shume shpejt dhe madje per mua, do te me pelqente nje levozhge plot pore, qe thith gjithçka qe thelbi ka nevoje per tu mirembajtur.
Kaq munda te ftilloj ketu. Tani, ne temen e hapur nga Çupka, kishte nje aluzion te hapur ndaj shoqerise. Ekzistence (individuale) - Identitet - Shoqeri.
Nuk e di, duhet te me ndihmoni dhe ju pak, Çupka, Veshtrusja, Sui Generis e ndonje tjeter qe nuk ia kam hequr akoma deshiren per te shkruar ketu![]()
Krijoni Kontakt