Historia

Si lindi Muri

Shtysa për krijimin e Murit të Berlinit erdhi nga lideri i Gjermanisë Lindore Valter Ulbriht, i cili mori edhe miratimin e liderit sovjetik Nikita Hrushov. Hrushovi pranoi, por vendosi kushte të forta. Muri i Berlinit (German: Die Berliner Mauer) ishte një pengesë e gjatë që ndante Berlinin Perëndimor nga ai Lindor dhe rrethonte territorin e Gjermanisë Lindore. Autoritetet e Gjermanisë Lindore e quajtën atë “antifaschistischer Schutzwall” (Muri mbrojtës antifashist). Qëllimi i ndërtimit të tij ishte të kufizonte marrëdhëniet mes Berlinit Perëndimor dhe Gjermanisë Lindore. Muri u ndërtua në vitin 1961 dhe u forcua përgjatë viteve, por u rihap për të lejuar kalimin më 9 nëntor të vitit 1989, por edhe kjo përmes shembjes dhe shkatërrimit.

Historia/Lindja e barrierës që do të ndante familjet. Tentativat vdekjeprurësese për të kaluar në anën tjetër

Gjermanët, 16 vjet pa murin që i ndante

Ideja e liderit të Gjermanisë Lindore, Valter Ulbriht, u përkrah me kushte nga Nikita Hrushovi

Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini, u pushtua nga ushtria sovjetike gjatë muajve që do të shënonin edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore. Duke qenë kryeqytet i vendit, Berlini do të ndahej nga aleatët në katër sektorë, një për secilin, edhe pse Berlini ishte tërësisht i rrethuar nga të gjitha anët nga sektori rus i Gjermanisë. Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca kishin secila një pjesë të qytetit nën kontrollin e tyre. Fillimisht qyteti u qeveris nga një komision i të katër ushtrive pushtuese, me një lidership që ndërrohej çdo muaj në bazë të rotacionit. Pas vitit 1949, tre sketorët e kontrolluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca (Berlini Perëndimor), edhe pse rezultonin në drejtimin e aleatëve, ishin në të vërtetë një pjesë e shkëputur tërësisht nga Gjermania Lindore. Pozicioni i dyshimtë i Berlinit Perëndimor ishte një faktor kyç në vendosjen e Bonit si qytetin kryesor të qeverisjes në Gjermaninë Perëndimore, më i preferuar se Berlini Perëndimor apo Frankfurit. Fillimisht qytetarët e Berlinit u lejuan të lëviznin lirisht në të gjithë sektorët. Duke qenë se Lufta e Ftohtë përparoi, lëvizjet u kufizuan sërish. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore u mbyll përfundimisht në vitin 1952 dhe vetëm në Berlin ai mbeti i hapur. Kufiri mes Berlinit Lindor dhe atij Perëndimor u mbyll përkohësisht më 17 qershor të vitit 1953. Rreth 2,5 milionë gjermanolindorë kaluan në pjesën Perëndimore gjatë periudhës 1949 - 1961; pas vitit 1952 kjo dukuri nisi të shfaqet më gjerësisht. Pjesa më e madhe e intelektualëve dhe profesionistëve ishin duke e lënë Lindjen (siç ishte për shembull largimi i të gjithë Departamentit të Matematikës në Universitetin e Lajpcigut). Për më tepër, shumë prej berlinezëve perëndimorë udhëtuan në Berlinin Lindor për të blerë me çmime shumë më të lira se sa në Perëndim. Të gjitha këto fakte ndikuan në çuarjen e ekonomisë Lindore drejt një kolapsi. Kjo gjendje ishte karakteristike në të gjithë bllokun komunist dhe në mënyrë të veçantë për Bashkimin Sovjetik, sepse ekonomia e Gjermanisë Lindore subvencionohej nga Qeveria Sovjetike.

Barriera 45 km

Ndërtimi i barrierës 45 km të gjatë përreth tre sektorëve perëndimorë, nisi të dielën, më 13 gusht të vitit 1961, në Berlinin Lindor. Atë mëngjes zona kufitare ishte e rrethuar nga trupat gjermanolindorë, të cilët kishin zbarkuar aty që në mesnatë. Barriera u ndërtua nga trupat gjermanolindore dhe punëtorët, të cilët nuk ishin të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt me rusët. U ndërtua një rrugicë e vogël brenda territorit të Gjermanisë Lindore, për të siguruar se nuk mund të kalohej në Berlinin Perëndimor nga asnjë pikë. Rrugët përgjatë të cilave do të kalonte pengesa, që më pas u shëndërrua në mur, u kthyen në të pakalueshme. Gjatë ndërtimit të Murit, ushtarët NVA dhe KDA qëndruan përballë tij, me urdhrin për të qëlluar këdo që do të tentonte të kalonte. Shumë familje u ndanë, shumë prej berlinasve Lindorë u shkëputën nga vendet e tyre të punës dhe mundësitë për një jetë më të mirë dhe berlinasit Perëndimorë mbetën në një territor të izoluar. Gjermanët Lindorë kundërshtuan vendosjen e Murit dhe demonstruan të drejtuar nga majori Uilli Brandt, i cili kritikoi ashpët Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nuk reaguan. Agjencitë inteligjente aleate kishin hipotezuar rreth një muri që do të ishte mënyra më e mirë për të ndalur fluksin e refugjatëve, por mundësia e vetme për vendosjen e tij do të ishte përreth perimetrit të qytetit.

Arratisjet

Në përpjekje për t’u bashkuar me familjet

Një prej oficerëve gjermanolindorë të kufirit, Konrad Shuman, i hedhur në sektorin francez të Berlinit Perëndimor mbi telin me gjemba në gusht të vitit 1961, pohon se gjatë viteve të ekzistencës së Murit ka pasur rreth 5 000 arratisje të suksesshme në Berlinin Perëndimor; 192 persona janë vrarë duke u përpjekur të kalojnë këtë kufi, ndërkohë që rreth 200 të tjerë kanë marrë dënime të rënda. Arratisjet e suksesshme të fillimit i shtynë njerëzit të kërkonin kalimin përmes telave me gjemba, por shumë shpejt kjo dukuri do të merrte fund. Dështimi më tragjik ishte ai i Peter Feshter, i cili u qëllua për vdekje nën syrin e plotë të mediave Perëndimore, më 17 gusht të vitit 1962. Personi i fundit që u qëllua në përpjekje për të kaluar kufirin, ishte Kris Guefroi, më 6 shkurt të vitit 1989. Të huajt kishin mundësi legale për ta kaluar kufirin sa herë të dëshironin dhe Gjermania Lindore i mirëpriste paratë e tyre.

Akti/Ministri i Propagandës, krejt pa dashje dha miratimin për kalimin e kufirit lindje-perëndim

Lapsus politik që solli rënien e Murit

Më 23 gusht të vitit 1989 Hungaria lëvizi kufirin e saj të ngushtuar me Austrinë dhe në shtator më tepër se 13 000 gjermanolindorë u larguan përmes Hungarisë. Nisën protestat kundër qeverisjes në Gjermaninë Lindore, që sollën edhe rënien në vitin 1989. Lideri i Gjermanisë Lindore Erik Honeker dhe dorëheqjen më 18 tetor të vitit 1989 dhe përkohësisht u zëvendësua nga Egon Krenz, pak ditë më pas. Qeveria e re e Krenz vendosi të lejojë gjermanët Lindorë që të aplikonin për viza udhëtimi në Berlinin Perëndimor. Megjithatë, Günter Shabovski, Ministri i Gjermanisë Lindore për Propagandën, kishte qenë me pushime në atë periudhë dhe nuk u bë pjesë e këtij vendimi të rëndësishëm. Gjatë një konference për shtyp më 9 nëntor të vitit 1989, ai kishte përgatitrur një komunikatë për të cilën vendosi ta bënte publike. Gjë që do të shëndërrohej në një gabim të madh. Në komunikatë thuhej se berlinasit Lindorë do të lejoheshin të kalonin kufirin me leje. Kur u pyet se kush do të aplikonte për të marrë një leje të tillë, ai nuk mund të përgjigjej, sepse në të vërtetë ai nuk dinte se si. Dhe në një pikë kritike të konferencës ai u pyet se kur do të hynte në fuqi vendimi. Përsëri nuk e dinte dhe u përgjigj se vendimi hynte në fuqi po atë ditë. Atëherë qindra njerëz shkuan në pikat e kontrollit të Murit dhe kërkuan hyrje për në Berlinin Perëndimor. Ky ishte një problem i jashtëzakonshëm dhe i papritur për ushtarët e dërmuar për rojat. E ndërsa njerëzit vazhdonin të grumbulloheshin në pikat e kalimit, ushtarët merrnin telefonata nga eprorët e tyre. Ishte e qartë se nuk kishte mënyra për ta sprapsur turmën e gjemanëve Lindorë. E vetmja mënyrë për të mos lejuar kalimin ishte përdorimi i armëve, por kjo do të shënonte një masakër të jashtëzakonshme. Përballë kësaj situate ushtarët u dorëzuan dhe hapën pikat e kalimit, duke i lejuar njerëzit të kalonin vetëm me një mjet minimal identifikimi. Berlinasit Lindorë u pritën me atmosferë festive nga të afërmit e tyre në anën tjetër të Murit. 9 Nëntori shënoi edhe datën e rëniessë Murit, ndërkohë që ditë pas dite gjermanët e shkatërruan pjesë-pjesë.

Dita.