ja si ja shperblen Sal Ir Seni vlores per 97 ten
Izolohet dhe Vlora, 4 mijë njerëz bllokohen tek Ura e Mifolit
Vlorë- Shirat e furishëm e të vazhdueshëm që kanë rënë gjatë natës në rajonin e vlorës, Fierit, Mallakastër, Permetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës, kanë krijuar një situatë të pazakontë përmbytjesh.
Si rezultat i kësaj situate, lumi i Vjosës është fryrë së tepërmi dhe ka dalë nga shtrati në zonën e komunës së Novoselës, gjë që ka shkaktuar një përmbytje totale me një shtrirje që shkon nga Selenica e deri në Akerni. E gjithë komuna e Novoselës që shtrihet përgjatë lumit Vjosa është përmbytur plotësisht. Situata më problematike është te ura e Mifolit në Novoselë, ku lumi Vjosa ka dalë me një gjerësi nga ura e deri në fshatin Mifol, gati 500m dhe nga ura e deri matanë fshatit Ferras të Fierit, gati 300m gjerësi. Po ashtu, ujrat e dala nga shtrati lumit kanë përmbytur rreth 10 shtepi të ndërtuara gabimisht gjatë urës së Mifolit, ujrat kanë hyrë në një lartësi 500 cm në brendësi të tyre, ndërkohë që niveli i tyre në zonat e përmbytura arrin deri në 3 m.
Sipas burimeve nga komuna e Novoselës, deri tani nuk ka patur probleme në njerëz, por janë mbytur edhe dhjetëra hektarë tokë dhe me qindra bagëti dhe shpendë. Vlera e dëmeve të shkaktuara arrin në miliona lekë, sipas të dhënave paraprake, si rezultat i kësaj përmbytjeje të pazakontë, është bllokuar qarkullimi rrugor pranë urës së Mifolit nga të dyja anët e saj. Drejtori i policisë së qarkut të Vlorës, kryekomisar Josif Shtembari tha sot se e gjithë policia e Vlorës ka shkuar në ndihmë të banorëve të zonës së përmbytur, kanë ardhur edhe dy helikopterë si dhe automjete ushtarake, të cilët kanë bërë të mundur transportin e njerëzve nga të dyja anët e urës, autobuzet me studentë të qytetit të Fierit që ktheheshin në shtepi, janë detyruar të kthehen pas, ndërkohë që shumë automjete kanë mbetur të bllokuar në pritje të tërheqjes së ujrave. Sipas kryetarit të komunës së Novoselës zotit Kanan Shakaj , komuna ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe është bërë evakuimi i popullatës në të gjithë zonën e përmbytur. Llogaritja e saktë e dëmeve të shkaktuara do të bëhet vetëm kur të tërhiqen ujrat dhe të normalizohet situata. Kjo situatë është parë në këtë zonë rreth 40 vjet më parë, shprehen më të vjetrit. Masa të shpejta të Bashkisë së Vlorës për normalizimin e situatës së përmbytjeve në qytet.
Pas natës së përmbytjeve në qytetin e Vlorës, ku shirat e rëna përmbytën lagje dhe rrugë të qytetit, sidomos në zonën e Skelës, Bashkia e Vlorës ka reaguar menjëherë. Në zonat problematike ka shkuar vet Kryetari i Bashkisë zoti Shpetim Gjika, së bashku me zëvendësat e tij, ku ka parë nga afër situatën dhe ka udhëzuar ndërhyrjet për normalizimin sa më parë të situatës.
Eshtë fakt se, situatë të tilla janë të pashmangshme, jo vetëm për Vlorën, një qytet në nivele të përafërta me detin, por edhe në qytetet moderne të Italisë, Austrisë, Gjermanisë etj. Sasia e shirave të rëna gjatë gjithë natës, ka qenë e papërballueshme me rrjetin e kanalizimeve të qytetit të Vlorës, megjithatë Bashkia ka ndërhyrë për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës zoti Shpetim Gjika ka kërkuar zgjidhje të shpejtë të situatës, duke propozuar ndërhyrje emergjente për hapjen e kanaleve që krijojnë mundësi të shpejta për tërheqjen e ujrave.
Zonat më të prekura janë ato të Skelës në segmentin rrugor Vlorë-Skelë, atë në lagjen "Pavarësia", në lagjen "10 Korriku", në lagjen "1 Maji" dhe "24 Maji" etj.
24 ore
grricu me vloren o sal grricu se njiher ta tregun ate te vicit...
Krijoni Kontakt