E Hene, 28 Nentor 2005
3 KORRIKU DUHEJ PER BERISHEN APO PER SHQIPTARET?
Para zgjedhjeve parlamentare, nje pjese e mire e analisteve te politikes dyshonin se Berisha synonte fitoren e 3 korrikut vetem qe te rregullonte "biografine" e tij te keqe te rrezimit nga revolta popullore e vitit 1997. Ish-presidenti Berisha kujtohej ne cdo mendim apo shkrim te te huajve per Shqiperine, si njeriu qe u rrezua nga populli dhe keshtu mbeti gjer me date 3 korrik 2005. Duke e ndier veten ngushte dhe me nje moral politik te dyshimte pas asaj qe i ra shteti nder duar, kryesisht per fajin e tij, ai donte me cdo kusht qe t'i fitonte zgjedhjet e 3 korrikut vetem per egon e tij politike personale dhe nuk kishte ndonje qellim per zhvillimin e nje programi me te avancuar qeverises. Duke e vleresuar forcen e tij titanike per mitingje dhe per t'u rikthyer ne pushtet jo me shume per te bere dicka te re, por per te mbyllur dosjen e tij te vitit 1997, nuk mund te lihet menjane edhe loja e tij politike qe u be "qingj" gjate fushates a thua se nuk ishte ai Sali Berisha qe njihte populli gjate viteve 1992-1997. Gjithcka e vuri ne funksion te rregullimit te imazhit te tij personal qe gjithsesi rregullohej vetem me fitoren e zgjedhjeve. Berisha mbetet nje udheheqes qe nuk njeh asnje element te drejtimit te shtetit ne pikepamjen e ekzekutivit dhe te administrimit te tij. Ai njihet si njeri deri tani korrekt ne ndershmerine e tij si dhe autoritar qe di vetem te jape urdhra. Ai nuk di t'i jape urdher vetvetes ne menyre qe te jete nje lider perendimor. Faktet e pas 3 korrikut po provojne fatkeqesisht deri tani se kryeministri mbetet nje nopran ne punet e drejtimit te ekzekutivit. Atij i mjafton qe eshte kryeminister, qe shkon ne takime nderkombetare si numri nje de facto i shtetit, qe nuk citohet si "ish-presidenti i rrezuar", qe nuk guxon njeri brenda mazhorances t'i kujtoje se ka qene nje ish-i deshtuar, etj. Dhe se do te dale ne pension politik me shume si ish-kryeminister i vetelarguar sesa si ish-president i rrezuar nga populli me force. Ne te vertete, per hir te kontributit qe ai dha per rrezimin e komunizimit dhe te ndertimit te nje sistemi kapitalist, nuk e meritonte qe te ikte ashtu sic mund te largohej deri para 3 korrikut. Meritat e tij ne disa drejtime nuk mund te mohohen nga kurrkush, pasi ne te kundert nuk do te ishim serioze ne analizen tone. Por qe Berisha e donte fitoren e 3 korrikut me shume per vete se sa per popullin, kjo eshte evidente. Ku jane premtimet qe ai beri se gjate 100 diteve do te bente kete apo ate gje? Pse ai nuk mbajti fjalen per disa probleme te rendesishme si dergimin ne prokurori te disa ish-ministrave apo drejtuesve te larte te kohes se drejtimit te PS-se? Pse nuk heton dhe ndeshkon ceshtjen e Shkallnuerit me te cilin mbante gjalle mitingjet duke i kujtuar Fatos Nanos "fantazmen e Petrit Islamit"? Pse ndryshoi qendrimin per TEC-in ne Vlore me referendum? Pse emeron pa konkurs apo CV konkurruese dhe pa transparence zv/ministra dhe drejtues te tjere te larte? Pse nuk rrefehet se ne cfare biznesi `shte perfshire djali i tij diku ne nje kazino te paligjshme ne qender te Tiranes? Apo pret qe media t'ia faktoje? Pse nuk tregon se shume emerime te nivelit te larte ne shtet behen me nderhyrjen dhe "krushqine" e vajzes se tij qe ka punuar ne Kosove? Pse nuk thote se si Fatos Nano po manipulon median dhe po krijon media te tjera nen varesine e tij direkte? Apo perse nuk rrefehet se kush i mori milionat e eurove per te lejuar kazinone ne qender te Tiranes, nderkohe qe kur ishte ne opozite sulmonte Fatos Nanon per kazinone? U dha ryshfet per kete apo u ndergjegjesua se kishte bere gabim para 3 korrikut ne kete ceshtje? Berisha apo Ridvan Bode perlau milionat si bakshish? Eshte takuar me Fatos Nanon apo me Xhoana Nanon fshehurazi pasi nuk po heton asnjeri ne kete shtet aferat e tyre sic akuzonte Berisha para 3 korrikut?
Tashme po duket "sherbesa e Berishes". Ai e arriti qellimin e pare; pastrimin e imazhit te tij te keq si ish-president i rrezuar me force. Per karakterin e tij teper verior ai nuk mund te pranonte qe te rrezohej me force. Ai pranon vetem te ike vete! Berisha harron se ne demokraci iken me vote popullore dhe jo kur parapelqen vete personalisht. Tashme ate qe donte kreu i PD-se e kapi. Me pas ai ka nevoje te laje hesapet me ata qe e rrezuan dikur. Por harron se nuk eshte me koha e Gazidedes dhe Agim Shehut. Monitorimi i gjere nderkombetar nuk mund te lejoje me, qe qeveria shqiptare te hedhe hapa fals. Kjo ka kosto per vendin tone, per rajonin por edhe per vete nderkombetaret.
Ne syte e shqiptareve, Berisha duket sikur eshte "rehabilituar". Por, askush nuk mund ta thote nese e njejta panorame shfaqet edhe ne syte e faktorit nderkombetar. Mos valle kriza energjitike, nuk eshte thjesht keqmenaxhim? Mos valle kemi te bejme me nje bllokade sic po i behet Kubes se Kastros?
Mesa duket, 3 korriku ishte vetem per Sali Berishen personalisht. Per popullin duhen zgjidhje, dhe ndoshta zgjedhje te tjera!
Alban Mati
Krijoni Kontakt