Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 131
  1. #91
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Citim Postuar më parë nga miki_ro
    Turp Turp Turp

    Gjynah per ate popull qe vuan kaq shume.Nuk kam cte komentoj me...
    Sidomos gjynah per pleqte e shkrete qe thane nga te ftohtet .....

  2. #92
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    gafa e rradhes

    KESH ka akuzu Ambasaden Amerikane se ska pagu billat e keni ke Balkan Web
    a din prioritet kaqolat e berishes, din diplomaci din me da shapin nga sheqeri

  3. #93
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kur do te na vijne dritat o zot se na vdiqen kur. Jemi shekulli 21 o qeveri. Pse ka me shume drita Tropoja e Kukesi sesa Durresi dhe Tirana?

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Hagia
    Pse ka me shume drita Tropoja e Kukesi sesa Durresi dhe Tirana?

    Se ne Kukes dhe Tropoje ben shume me ftohte se ne Durres dhe Tirane, pra ju duhet me teper energji per tu ngrohur. (Logjike e thjeshte.)


    -------------------------------------------
    Durresi votoi 8:0 per PD
    Tirana votoi 15:5 per PD

    Kukesi dhe Tropoja 3: 0 per PD


    Pra Durresi dhe Tirana i kane dhene PD 20 deputet me shume se Kukesi dhe Tropoja.

    D.m.th. qe nuk ka asnje prapaskene politike.

    ---------------------------------------------------------------

    Berisha ka nje ndryshim nga Nano dhe Rama qe:

    Qytetaret shqiptare ne Shkoder, Kukes, Tropoje, Vlore, Korce etj.
    i sheh si te barabarte me ata te Durresit dhe Tiranes.

    Per doktorin e mjeksise Berisha energjia eshte me e domosdoshme per te ngrohur femijet e mjeruar te veriut, te cileve i ftohti -10°C ja u ben ngjyren e trupit mavi, sesa dritat ngjyr lejla te urat e Lanes apo dritat e kuqe te lokaleve qe frekuenton Nano.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Antimafia
    Se ne Kukes dhe Tropoje ben shume me ftohte se ne Durres dhe Tirane, pra ju duhet me teper energji per tu ngrohur. (Logjike e thjeshte.)


    -------------------------------------------
    Durresi votoi 8:0 per PD
    Tirana votoi 15:5 per PD

    Kukesi dhe Tropoja 3: 0 per PD


    Pra Durresi dhe Tirana i kane dhene PD 20 deputet me shume se Kukesi dhe Tropoja.

    D.m.th. qe nuk ka asnje prapaskene politike.

    ---------------------------------------------------------------

    Si logjike me duket kjo ideja jote dhe jam shume dakord se me mire eshte nje qe nje familje me femije te kete ngrohje sesa nje disko ne tirane. Po sa shpi ka kukesi dhe tropoja?
    Po mire kukesi e zgjodhi hallin po Librazhdi si tja boj? Apo eshte me u dhene mesime per zgjedhjet e ardheshme dmth po nuk votuat per ne aha ska drita. Nuk me merr mendja se ndonje librazhdiot ose fierak do thoje me vete " Mend per tjeter here".

  6. #96
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Antimafishe, ke fol tamam si Ali Komiku.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Intervista / Kryetari i PDK Nikollë Lesi kritikon ashpër qeverisjen



    Lesi: Berisha, ose drita ose jep dorëheqjen

    “Eshtë i paaftë, në vend të tij Topi ose Topalli”



    Nikollë Lesi, ‘njeriu barometër’ i politikës shqiptare, nuk parathotë asgjë të mirë për qeverinë Berisha. Kryetari i PDK deklaroi dje për Gazetën Shqiptare se nëse zoti Berisha nuk e zgjidh dot krizën energjitike aktuale, duhet të japë dorëhqjen, për t’i lënë vendin një kabineti të ri. Lesi u shpreh se mënyra sesi ka punuar deri tani kabineti qeveritar, dëshmon se zoti Berisha mbetet një ‘njeri i ndershëm por i paaftë’.
    Ky është pozicionimi më i ashpër i kryetarit të PDK, qëkurse ai ka filluar të kritikojë liderishipin demokrat, pas zgjedhjeve ku PDK u rreshtua përkrah partive të tjera të koalicionit të djathtë.
    Zoti Lesi, u bë një kohë relativisht e gjatë që nuk jeni dukur në media. Ka lidhje kjo me pozicionin tuaj delikat, disi brenda dhe jashtë koalicionit të djathtë?
    Jo. Ishte një periudhë vëzhgimi ndaj qeverisë. Kishim nevojë për të shikuar sesi do të punonte qeveria në këto muaj dhe fatkeqësisht vërej se ka nevojë për ndryshime radikale në emra dhe në mënyrën e administrimit të pushtetit ekzekutiv. Nuk mjafton të jesh një person i ndershëm në drejtimin e vendit, siç është kryeministri i sotëm, por duhet të jesh dhe i aftë për të drejtuar dhe administruar votën që të dhanë qytetarët shqiptarë.
    Sfida e këtyre muajve dhe sidomos kriza e energjisë elektrike ka sjellë një kolaps të madh në ekonominë shqiptare. Jo vetëm që është stresuese kjo që po ndodh, por po shaktërron krejt biznesin shqiptar. Kjo do të sjellë me pak të ardhura në buxhetin e shtetit dhe si pasojë më pak investime në vitin 2006. Edhe një herë dua të pohoj se nuk kam heshtur, pasi kam votuar çdo vendim dhe projekt të kryeministrit Berisha. Pra kam votuar siç ka dashur zoti Berisha, por nuk mund të shkoj në humnerë me të kur shikoj se ai nuk di të qeverisë në mënyrë përfekte.
    Herë pas here keni folur për një fillim të afërt negociatash me PD për ceshtjen e pozicionit të PDK brenda qeverisjes së djathtë. A ka ndonjë lajm të ri, apo ju vazhdoni të konsideroheni “i ngrirë” nga zoti Berisha?
    Mosfutja e PDK në qeverisje mendoj se ka sjellë një lloj ngërçi në qeverisje, në mos të them se ka futur servilizimin si një preferencë për t’u ngjitur në karrierë. Nëse do të ishim ne të PDK, pa diskutim që mbledhjet e qeverisë nuk do të ishin asthu sic bëhen sot ku flet vetëm kryeministri dhe ministrat vetëm mbyllin gojën pa patur të drejtë për debat në mbedhjet e qeverisë. Ne kemi potenciale që mund të përmirësonin mënyrën e qeverisjes.
    Zoti Berisha nuk po shkëputet nga mënyra e tij e vjetër e drejtimit të shtetit. Kjo është fatale për të, por kryesisht për shqiptarët. Në lidhje me ngrirjen e marrëdhënieve me zotin Berisha, mund të them se nuk do të dëshironim që qeveria e tij të ngrijë në mes të dimrit, dimër që siç duket këtë rradhë do të jetë i vështirë, më ngrica dhe pa drita, pa punë dhe pa investime të premtuara.
    Ndodhemi afërsisht në dy të tretat e mandatit ‘provë’ të PD, atij të 100 ditëve. Cili është gjykimi juaj për mënyrën sesi po qeveris aktualisht PD? Në vijim të kësaj pyetjeje, cili është gjykimi juaj për mënyrën e qeverisjes së kryeministrit Berisha? A përputhet ai me imazhin që edhe ju kontribuat për të shpërndarë tek shqiptarët, si një njeri i shpresës?
    Qeverisja po tregon difekte serioze. Kryeministri Berisha është një njeri korrekt me ndershmërinë e tij, por nuk po tregon shenja serioze të aftësisë në drejtimin e Ekzekutivit. Ai, sic thotë edhe deputeti Spartak Ngjela, qeveris si në një Republikë Popullore, ndërkohë që Shqipëria është një republikë borgjeze. Kriza e energjisë elektrike, nëse vazhdon edhe në javët e ardhshme, ka nevojë për ndrsyhime radikale në qeveri, që do të thotë edhe dorëheqjen e zotit Berisha nga posti i kryeministrit. Nuk mjafton vetëm të thuash se nuk e kemi ne fajin. Shqiptarët duan drita. Ti si qeveri duhet t’i gjesh edhe në fund të botës sikur të jenë. Më pas ke të drejtë të kërkosh dhe penalizosh fajtorët.
    Nëse dinë mund ta zgjidhin këtë situatë. Por fatkeqësisht, duket se nuk dinë të drejtojnë dhe të jenë pjesë e bashkëpunimit rajonal edhe në këtë sens. Për këtë dhe arsye të tjera, 100 ditët e provës duken se po përfundojnë keqas për ne të koalicionit të djathtë. Prandaj unë jam i mendimit se duhet të mblidhen urgjent partitë e koalicionit të djathtë, për të gjetur një zgjidhje tjetër në mënyrën e qeverisjes . Nuk mund të vazhdohet më në këtë rrugë, ndonëse gjatë këtyre javëve ka patur edhe vendime pozitive. Në lidhje me këtë pikë mund të pohoj hapur se duhet ndryshuar krejt kabineti Berisha, pasi një pjesë e ministrave janë krejtësisht të paaftë dhe që pasojat do të bien mbi shpatullat e qytetarëve, por dhe mbi partitë politike që mbeshtesim qeverinë. Nuk është ndonjë tmerr i madh sic mendon Berisha, që pas 100 ditëve ai të bëjë ndryshime radikale në qeveri, gjithnjë nëse ai gjen zgjidhje për energjinë elektrike në këto ditë që po vijnë.
    Në të kundërt jam kategorisht kundër vazhdimit të zotit Berisha si kryeministër. Ka plot emra në mazhorancë që mund të bëjnë një kryeministër të zotin dhe që të ketë mbeshtetje nderkombetare, si Bamir Topi, Jozefina Topalli, ose Spartak Ngjela. Ka dhe të tjerë që kanë integritetin e duhur për këtë post. Gjithashtu gjenden në rradhët e mazhorancës plot emra deputetësh që mund të jenë shumë mirë ministra.
    A vazhdon PDK të bëjë pjesë formalisht në grupimin e djathtë?
    Po. Dhe këtë fatmirësisht nuk e vendos zoti Berisha.


    Ndryshimet
    “Nuk është ndonjë tmerr i madh sic mendon Berisha që pas 100 ditëve ai të bëjë ndryshime radikale në qeveri, gjithnjë nëse ai gjen zgjidhje për energjinë elektrike në këto ditë që po vijnë”

    Periudhe Vëzhgimi
    Kryetari i PDK, partia e të cilit është anëtare e koalicionit qeveritar aktual shprehet se koha që ka kaluar është një periudhë prove për qeverinë e re të Berishës

    Kryeministrat
    “Ka plot emra në mazhorancë që mund të bëjnë një kryeministër të zotin dhe që kanë mbështetje ndërkombëtare si Bamir Topi apo Jozefina Topalli”
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kriza energjitike mbyll biznese në gjithë vendin

    Mijëra punonjës humbin punën






    Kriza e rëndë energjitike ka sjellë probleme të shumta në gjithë vendin. Që nga Veriu në Jug vijnë sinjalizime të përditshme për probleme të rënda që po shkaktojnë orët e stërgjata të territ. Përveç ankesave të shumta të qytetarëve që ndihen të terrorizuar nga errësira, kufizimet drastike të dritave prekin edhe institucione të rëndësisë së veçantë si: Spitalet, maternitetet dhe konviktet; por faturën më të rëndë po e paguajnë bizneset. Lajmet e ardhura nga rrethe të ndryshme të vendit bëjnë fjalë për një falimentim në masë të aktiviteteve prodhuese. Vetëm pak ditë më parë u deklarua se në Shkodër po shkojnë drejt falimentimit të plotë 43 biznese. E nëse këtë qytet dritat kanë qenë problem i përhershëm për biznesin, tashmë fenomeni “errësirë” po zhvendoset në mënyrë marramendëse në të gjitha qytetet duke ndalur hapin deri në Jug. Në gjirokastër, një javë më parë, mbylli aktivitetin firma e njohur importuese dhe prodhuese “Tavo” dhe mbetën pa punë 50 punëtorë e punonjës administrativë, kryesisht banorë nga komunat e Dropullit të Poshtëm dhe të Sipërm. Gjendja paraqitet po aq alarmante edhe në Vlorë, Elbasan, Korçë, Sarandë e gjetkë.

    KUFIZIMET
    Ditët e fundit qeveria dhe KESH-i deklaruan zyrtarisht se do të shtohen orët me drita, pasi ka filluar importimi i saj nga jashtë. E ndërsa u prezantuan oraret e reja, gjendja mbetet po ajo, madje edhe është përkeqësuar në raste të veçanta. Burime të besueshme nga rrethe të ndryshme të vendit pohojnë se orët e errësirës nuk janë pakësuar, madje ka zona ku ato janë shtuar. Kështu dje në qarkun e Lezhës dje është shtuar edhe një orë tjetër terri. Aktualisht në këtë qark, kufizimet e energjisë arrijnë në 13 orë nga 12 që kanë qenë në 24 orë. Edhe në lagje të ndryshme të kryeqytetit, nuk ka ndryshuar grafiku i errësirës. Rekordin e thyen në kufizime Kukësi, dhe Hasi ku orët e territ arrijnë në 17 orë në qytet dhe 20 orë në fshatra. Edhe në Elbasan, orët e errësirës nuk janë pakësuar. Nëpër fshatra të këtij qarku, orët e territ arrijnë deri në 18 orë.

    INSTITUCIONET
    Kriza energjitike po prek edhe institucione të rëndësisë së veçantë. Që prej një jave materniteti i Sarandës është zhytur në terr. Të alarmuar drejtuesit e këtij institucioni shëndetësor pohojnë se po rrezikohen jetët e foshnjeve të sapolindura. Gjeneratori i vetëm që ka materniteti nuk mund të sigurojë furnizimin me energji elektrike dhe ngrohjen e ambienteve për të siguruar një mjedis të përshtatshëm për të posalindurit dhe nënat lehona. Ndërkohë, mësohet se drejtuesit e maternitetit të qytetit bregdetar janë në tratativa me filialin e KESH-it për zgjidhjen e këtij problemi. Probleme në furnizimin me energji elektrike ka edhe në Sanatoriumin e Maternitetin e Korçës. Vetëm në Sanatoriumin e këtij qyteti janë 68 pacientë që janë në rrezik për jetën për shkak të mungesës së dritave. Ndërkaq, kriza energjitike ka prekur fort edhe konviktet e shkollave të mesme dhe të universiteteve në Vlorë dhe Elbasan. Studentët ankohen nga i ftohti në dhomat e tyre. Ata deklarojnë se janë të detyruar të mësojnë poshtë batanijeve, nën dritën e qirinjëve. Kujdestarët e konvikteve kanë filluar të shpërndajnë batanije, por kjo nuk mjafton. Radha e stërgjatë në dushet që nuk ngrohen, është një tjetër problem i mprehtë për studentët. Ata duhet të rrinë zgjuar gjithë natën për të respektuar grafikun e caktuar në dushe.

    BIZNESET
    Gjeneratorët kurrsesi nuk mund të mbajnë gjallë bizneset në Shqipëri në këtë pik krize energjitike. Të paktën kështu deklarojnë përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm në qytete të ndryshme të vendit. Shpenzimi në këtë rast është shumë i madh. Gjithsesi në çdo qytet të Shqipërisë, ku shkel, të shurdhon zhurma çjerrëse e gjeneratorëve. Gjetja emergjente që e ka emrin “gjenerator” jep shumë pak shpresa për biznesmenët në Shkodër. Të lodhur në shumë vite errësire dhe sidomos në muajt e fundit të këtij viti, ata kanë filluar ta hedhin vështrimin nga Mali i Zi. Ky vend premton zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, pasi nuk mungon energjia elektrike dhe qeratë e ambienteve janë shumë më konkuruese sesa ato në Shkodër. Edhe biznesmenët në Gjirokastër ndihen të rrezikuar. Dje përfaqësues të degës së PS-së së këtij rrethi deklaruan sesi pasojë e kufizimeve në furnizimin me energji, ndërpreu aktivitetin shoqëria e prodhimit të konfenksioneve “Aurora” si dhe janë në prag të falimentimit edhe kompani të tjera të mëdha prodhuese e të shërbimeve.

    Kufizimet
    Rekordin e thyen në kufizime Kukësi, dhe Hasi ku orët e territ arrijnë në 17 orë në qytet dhe 20 orë në fshatra. Edhe në Elbasan, orët e errësirës nuk janë pakësuar. Nëpër fshatra të këtij qarku, orët e territ arrijnë deri në 18 orë

    Spitalet
    Probleme në furnizimin me energji elektrike ka edhe në Sanatoriumin e Maternitetin e Korçës. Vetëm në Sanatoriumin e këtij qyteti janë 68 pacientë që janë në rrezik për jetën për shkak të mungesës së dritave

    g.sh
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zogaj: PS t'u kërkojë ndjesë shqiptarëve


    Deputeti demokrat Preç Zogaj është shprehur dje kundër vënies së shenjës së barazisë për shkaktarët e krizës energjitike.

    "Po vihet shenja e barazisë midis krizës energjitike në Shqipëri dhe dorëheqjes së qeverisë, dhe kjo është shumë e gabuar. Po të vihet një shenjë e tillë barazie, do të thotë që ta lëmë vendin pa qeverisje", shprehet Zogaj. Ai mendon se është koha që Partia Socialiste t'u kërkojë ndjesë shqiptarëve për këtë situatë kritike që ka shkaktuar me keqqeverisjen e saj.

    "Sigurisht që ka një krizë energjitike me pasoja të gjithanshme dhe është rasti dhe njëherë që t'u kërkohet ndjesë shqiptarëve, qoftë nga ne që qeverisim prej dy muajsh, qoftë nga opozita që e ka qeverisur tetë vjet. T'u kërkohet ndjesë shqiptarëve që nuk është krijuar asnjë burim i ri energjie, por është lënë vendi në mëshirën e rreshjeve apo në mëshirën e portave të Maqedonisë", shprehet Zogaj.

    Gjithsesi, sipas tij, kjo nuk do të thotë se nuk duhet nxitur qeveria, nuk duhet kritikuar qeveria, por ajo duhet të mbështetet nga legjislativi për të shtuar përpjekjet, për të rritur importet dhe përmirësuar situatën.

    Në të njëjtën linjë shprehet edhe nënkryetari i PDR, Tritan Shehu. Ai tha se është e domosdoshme të mbështetet qeveria në reformat që ka nisur dhe në ato që duhet të nisë.

    H.RAMA

    RD

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Një tjetër përgjigje negative nga importi, thellohet kriza energjitike



    ‘Ngrijnë’ kontratat me Italinë dhe Greqinë

    Qeveria s’garantoi financiarisht importet



    Genc Kondi

    Përgjigje negative nga vendet fqinje për import energjie. Dy kontrata që mund ta lehtësonin në mënyrë të dukshme barrën e krizës energjitike, ajo me kompaninë italiane ENEL dhe me një kompani private greke, duket se kanë ngrirë për momentin, për arsye që formalisht përcaktohen si të karakterit financiar. Me ENEL importi duhej të fillonte më 21 nëntor por nuk ndodhi. Arsyet nuk bëhet të ditura. Energjia që do vinte nga Italia do të përdorej për furnizimin natën. Aktualisht, importi po realizohet vetëm nga një kompani çeke, ndërkohë që ka qenë vetë ministri Ruli që ka pohuar se transmetimi nga një kompani tjetër rumune ende nuk ka filluar. Importet arrijnë të sjellin në Shqipëri vetëm pak më shumë se 5 milionë kilovatorë në ditë, ndërkohë që prodhimi prej 10 milionësh në vend nuk arrin të sigurojë nevojat e konsumatorëve. Sipas specialistëve, në periudha të ftohti, konsumi në shkallë republike arrin deri në 24 milionë kilovatorë në ditë.

    Nuk nisi importi nga Italia
    Gjatë vizitës së fundit në Itali, gjatë së cilës takoi edhe Papën, kryeministri Berisha ka realizuar një takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë gjigande italiane të energjisë elektrike, ENEL. Çka ishte një tejkalim i niveleve të protokollit, por që theksonte urgjencën e madhe të shtetit shqiptar për blerjen e energjisë nga Italia. Pas kthimit në atdhe, kryeministri deklaroi se zyrtarët italianë i kishin premtuar atij shitje të energjisë el;ektrike, duke nënvizuar faktin se kjo do të lehtësonte në mënyrë të dukshme krizën energjitike në vend. Sasia e energjisë nuk u deklarua asnjëherë, por u mësua vetëm se do të blihej një sasi energjie e mjaftueshme për një muaj e gjysëm furnizim të popullatës dhe se transmetimi i energjisë do të kryhej nëpërmjet kabllit nënujor që lidh Greqinë me Italinë.
    Më vonë, sic mësohet nga burime të sigurta, sasia e energjisë së kërkuar nga pala shqiptare u pakësua në dy javë dhe në kohë furnizimi natën. Importi duhej të niste më datën 21 nëntor, por kjo nuk ndodhi. Burime të Gazetës njoftojnë se diçka ka ndodhur me angazhimin e palës shqiptare, cka bëri të devijojnë planet për marrjen e kësaj energjie. Ka shumë mundësi që në themel të një vendimi të tillë të jenë mungesat e fondeve nga ana e KESH dhe qeverisë shqiptare.

    Greket: Nuk pranojmë
    letër-garanci shtetërore
    Gjatë negociatave më të fundit me një kompani greke të prodhimit të energjisë elektrike ishte rënë dakord për importimin nga ana e KESH-it të 100 milionë kilovatorëve energji elektrike. Në stinën e dimrit, kur çmimet rriten së tepërmi, dhe për një sasi relativisht të vogël blerjeje, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nuk ka qenë në gjendje, sipas burimeve qeveritare, të sigurojë fondet e duhura për të garantuar finaciarisht këtë sasi energjie. Vlen të kujtohet se, pak ditë më parë, kur Këshilli i Ministrave vendosi blerjen e një sasie të madhe energjie me prokurim të drejtpërdrejtë, ai u detyrua, gjithashtu të kërkonte kredi me “over draft” për 8 milionë euro nga tri banka të huaja në Shqipëri. Por, duket se grekët kanë refuzuar ofertën e shtetit shqiptar që ka paraqitur një letër-garanci qeveritare, për mbulimin e shpenzimeve të KESH-it për blerje të energjisë në masën 4,5 milionë euro. “Ne jemi një kompani private dhe si e tillë, kërkojmë pagesa financiare nga kompania shqiptare e elektroenergjitikës”, kanë deklaruar përfaqësues të saj. Duke u shprehur, më tej, se nuk janë të interesuar për marrëdhënie financiare me shtetin shqiptar dhe se një letër garancie shërben vetëm mes shteteve. Praktikisht, kjo mbyll një shteg shumë të rëndësishëm të importit, që konsiderohej e sigurtë nga Ministria e Energjitikës.

    “Miqtë e shumtë”
    s’bënë gjë
    Kryeministri Berisha, në kulmin e krizës energjitike, qetësoi qytetarët, duke u premtuar se kryeministri i Ukrainës, “miku i tij Jushçenko”, Turqia, Italia, Greqia, por edhe shumë vende të tjera e kishin siguruar atë se energjia do të jepej me bollëk për KESH-in dhe shqiptarët. Praktikisht, deri tani, shqiptarët kanë marrë shumë premtime dhe shumë pak energji.


    REFUZIMI
    Kryeministri Berisha, në kulmin e krizës energjitike, qetësoi qytetarët, duke u premtuar se kryeministri i Ukrainës, “miku i tij Jushçenko”, Turqia, Italia, Greqia, por edhe shumë vende të tjera e kishin siguruar atë se energjia do të jepej me bollëk për KESH-in dhe shqiptarët


    g.sh
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha: Brenda 2 vjetësh Shqipëria do të eksportojë energji elektrike
    Nga irexha në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 10-02-2007, 12:51
  2. Kriza energjitike apo kriza parlamentare
    Nga ajzberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 10-02-2007, 12:42
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 13:29
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2005, 06:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •