Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Marti Ahtisari në krye të bisedimeve Kosovë-Serbi

    Anan zgjedh ish-presidentin finlandez si kryenegociator

    Marti Ahtisari në krye të bisedimeve Kosovë-Serbi


    Këshilli i Sigurimit ka emëruar ish presidentin finlandez, Marti Ahtisari si të dërguar të posaçëm për udhëheqjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Emërimit i ka paraprirë një letër të cilën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan i ka dërguar Këshillit të Sigurimit duke kërkuar emërimin e zotit Ahtisari. Ish presidenti finlandez, Martti Ahtisaari shquhet për rolin e tij në dhënien fund të të konfiktit në Kosovë në qershor të vitit 1999, pasi ishte emëruar si i dërguar i posaçëm i BE-së. Ai bashkë me të dërguarin e posaçëm rus, Viktor Çernomirdin ndikuan që Millosheviqi ta pranojë marrëveshjen paqësore për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Një dokument me 12 kërkesa të G8 që zoti Ahtisari ia paraqiti ish presidentit serb, Slobodan Millosheviq duke i kërkuar ta pranonte pa kushte, i dha fund pranisë së forcave ushtarake dhe policore në Kosovë. Burns drejton takimin e Grupit të Kontaktit
    Zyra e shtypit në Departamentin Amerikan të Shtetit ka njoftuar se nënsekretari i shtetit, Nicholas Burns do të përfaqësojë SHBA-të në takimin e Grupit të Kontaktit. Por nuk është njoftuar akoma emri i negociatorit amerikan për bisedime që do të fillojnë pas takimit të nesërm të Grupit të Kontaktit. Grupi i Kontaktit që përbëhet nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania dhe Rusia. Muajin e kaluar, zoti Burns vizitoi Prishtinën dhe pas takimeve me zyrtarë të lartë të Kosovës dhe me shefin e misionit të OKB-së, Soren Petersen deklaroi se qëndrimi i administratës amerikane është se në Kosovë nuk duhet të vazhdojë status quo-ja dhe se njerëzit ne Kosovë duhet të përcaktojnë të ardhmen e tyre.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova nuk do të copëtohet, thotë BE


    Ekipit tё Ahtisarit zyrtarisht iu bashkangjit edhe Stefan Lehne, kёshilltari i Havier Solanёs pёr Ballkan i cili sot edhe zyrtarisht u emёrua pёr tё dёrguarin e posaçёm tё Bashkimit Evropian nё procesin negociator tё statusit tё Kosovёs.

    -----------

    Integriteti territorial i Kosovёs duhet tё respektohet nё tёrёsi. Cilado zgjidhje e statusit qё mund tё rezultojё nё copёtimin e Kosovёs, ndarjen e saj apo bashkimin me ndonjё shtet fqinj do tё jetё e papranueshme. Kёtё e ka thёnё 25-shja evropiane pas takimit nё nivel tё ministrave tё jashtёm. Kёshilli i ministrave ka diskutuar dje direktivat e procesit tё negociatave tё statusit tё Kosovёs sё bashku me kryenegociatorin Marti Ahtisarin i cili, siç bёhet e ditur, ka informuar ministrat se sё shpejti do tё vizitojё Prishtinёn dhe Beogradin si dhe, siç ёshtё shprehur ai, “tri vendet fqinje”.

    Ekipit tё Ahtisarit zyrtarisht iu bashkangjit edhe Stefan Lehne, kёshilltari i Havier Solanёs pёr Ballkan i cili sot edhe zyrtarisht u emёrua pёr tё dёrguarin e posaçёm tё Bashkimit Evropian nё procesin negociator tё statusit tё Kosovёs. Ministri i jashtёm britanik Jack Straw vendi i tё cilit kryeson me Bashkimin Evropian tha se Marti Ahtisari ka hezituar qё tё manipulojё me afatin kohor tё tёrё procesit por se ka insistuar qё procesi tё nisё sa mё shpejtё qё ёshtё e mundur. Ish presidenti finlandez dje gjithashtu u takua me sekretarin e pёrgjithshёm tё NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. Ky takim ёshtё realizuar me kёrkesёn e kreut tё NATO-s, sepse ai ka dёshiruar qё nga Ahtisari personalisht tё dёgjojё se cili mund tё jetё roli i aleancёs nё procesn e negociatave. Pas kёtij takimi pritet qё NATO-ja tё vendosё nёse do emёrojё tё dёrguarin nё negociatat e statusit tё Kosovёs.




    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Nov 08, 05 | 9:44 am
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E premte, 11. Nëntor, 2005

    AHTISARI: GK E KA BËRË TË QARTË SE NUK KA NDARJE TË KOSOVËS






    Ish presidenti finalandez, 68 vjeçari Marti Ahtisari ka folur sot për herë të parë në publik në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Kombeve të Bashkuara në bisedimet për përcaktimin e statusit të Kosovës. Zoti Ahtisari ka folur në Helsinki për mediat pas letrës që kreu i radhës i Këshillit të Sigurimit i ka dërguar zotit Anan ku mirëpret emërimin e zotit Ahtisari. Në përshkrimin e parë të detyrës së re Ahtisari tha:
    "Kjo detyrë është e varur nga Kombet e Bashkuara dhe angazhimet e mia konkrete do bëhen të ditura në letrën e emërimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara," tha Ahtisari për të theksuar se bashkësia ndërkombëtare ka treguar interes për këtë detyrë të tij:
    "Ka shumë interes për këtë çështje që më është ngarkuar dhe jam i kënaqur që t'ju them se kam një mbështetje të fortë dhe të gjerë ndërkombëtare për detyrën në fjalë."
    Duke mbetur tek faktorët ndërkombëtarë ai ka theksuar rolin e rëndësishëm që do duhet të luajë Bashkimi Evropian.
    "Bashkimi Evropian është një partner i rëndësishëm në këtë proces, pasi BE-ja është donatori më i madh dhe një faktor politik kyç në Ballkan në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti. Dhe gjeografikisht Kosova është pjesë e Evropës."
    Por sipas ish presidentit finlandez motoja e këtij procesi që do drejtojë është:
    "Është e rëndësishme se në këtë detyrë për përcaktimin e statusit do të doja të përdorja slloganin "statusi me standardet". Kjo përshkruan dhe frymën me të cilën dua ta përmbush këtë detyrë."
    Duke folur për sfidat e procesit të statusit Ahtisari nënvizoi faktin se janë shumë lojtarë të interesuar dhe është e rëndësishme që gjithë këta lojtarë t'i mbajë të përfshirë në proces deri në fund të tij. Madje ai i krahasoi këta faktorë me prindërit që i duan fëmijët e tyre patjetër në linjën e parë të ekipit të shkollës.
    "Duhet të jemi në gjendje të tejkalojmë sfidën që të mbajmë së bashku të gjithë ata që duhet të jenë pjesë e procesit gjatë gjithë kohës."
    Por ky proces ka dhe një mori detyrimesh administrative dhe do jenë pikërisht këto me të cilat Ahtisari do fillojë punën e tij.
    "Ndër punët e mia të menjëhershme do jetë vendosja e pranisë sonë në Vjenë, derisa zyrtarët administrativë veç janë në Vjenë. Falenderoj qeverinë austriake për ofrimin e këtyre kushteve të punës."
    Duke folur për rolin e të dërguarve të vendeve dhe organizatave të tjera në këtë proces, Ahtisari tha se megjithatë ai mbetet negociatori e të tjerët ndërlidhësit me kryeqytetet përkatëse.
    "Ka vetëm një negociator dhe ai është i emëruar i Sekretarit të Përgjithshëm. Ne mirëpresim përfaqësuesit e të gjitha vendeve apo institucioneve, përfshi të dërguarit e BE-së, SHBA-ve dhe Rusisë. Por këta janë rregullatorë ndërlidhës dhe do ofrojnë lidhjet e nevojshme me qeveritë përkatëse."
    Ashtu si edhe pritej, Ahtisari ka nënvizuar faktin se do dëgjojë me vëmendje rolin e vendeve të rajonit, përkatësisht Shkupit, Tiranës e Podgoricës.
    "Do dëgjoj ato që udhëheqësit politikë të vendeve të rajonit kanë për të thënë."
    Lidhur me mundësinë e përfshirjes së përfaqësuesve nga këto vende, Ahtisari theksoi se i është ofruar ekspertiza nga vendet në fjalë, po për momentin do përpiqet të ketë një ekip me madhësi normale. Ahtisari tha se ka gjithë kohën e nevojshme në dispozicion po nënvizoi se nuk i takon atij të vërë afate kohore. Më 21 nëntor Marti Ahtisari do fillojë një mision në terren.
    Përveç Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian e Grupit të Kontaktit, duket se qeveria finlandeze do jetë një nga ndihmëset kryesore të Marti Ahtisarit. Finlandezi Kai Souer, drejtor për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Finlandës, sot u paraqit nga Ahtisari si këshilltari kryesor politik. Ndërkohë në mbyllje të kësaj konference, Ahtisari ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës.
    "Vendet e Grupit të Kontaktit flasin për kufijtë aktualë të Kosovës dhe i thonë jo copëtimit"


    Europa e lire
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ahtisaari flet për detyrën e ngarkuar nga OKB



    Ish presidenti finlandez, Marti Ahtisaari, si i dërguari kryesor OKB-së për të mbikqyrur bisedimet mbi statusin e Kosovës tha për BBC-në se mendon se njerëzit presin që statusi të zgjidhet gjatë vitit të ardhshëm, por ai vetë thotë se sa më shpejt aq më mirë.
    Faik Luta intervistoi zotin Ahtisaari dhe fillimisht e pyeti se pse u vonua miratimi zyrtar nga Këshilli i Sigurimit dhe se a ishin të vërteta njoftimet se ai kishte kërkuar sqarime të pushteteve të tij në mënyrë që t'i shmangej ndërhyrjeve nga cilido anëtar i Grupit të Kontaktit?

    Ahtisaari- Nuk besoj se është kështu. Nuk ka pse Presidenti i Këshilli i Sigurimit të aneksojë parimet udhëzuese të Grupit të Kontaktit që lidhen me Sekretarin e Përgjithshëm. Mendoj se dokumenti është i rëndësishëm për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe për mua vetë. Grupi i Kontaktit është një grupim i vendeve të rëndësishme, disa prej të cilëve janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
    Ata kanë punuar në dokumentin e tyre të parimeve udhëzuese. Unë vetë isha në takimin e zhvilluar në Uashington javën e kaluar kur ata ende ishin në përfundim e sipër të dokumentit. Kompetencat e mia përfshihen në shtojcën e dokumentit, i cili përfaqëson qëndrimet e një grupi të vendeve të rëndësishme dhe Rusia është njëri prej këtyre vendeve. Përsa i përket referencave ndaj meje dhe rolit tim, për këto vendos Sekretari i Përgjithshëm.

    BBC-Zoti Ahtisari si do t'i drejtoni negociatat? A do të ketë diplomaci shëtitëse mes Prishtinës dhe Beogradit? Cila do të jetë metoda?

    Ahtisaari- Në këtë moment, jam i gatshëm të them vetëm se kam planifikuar një vizitë për në Prishtinë dhe Beograd para fundit të këtij viti. Gjithashtu, gjatë kësaj jave do të vizitoj edhe kryeqendrat fqinje, si Podgoricën, Tiranën, Shkupin e të tjera. Do të dëgjoj qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit si dhe të fqinjëve dhe do të nisemi nga ajo pikë.

    BBC- Zoti Ahtisari, ju ia dolët të arrini një marrëveshje për të përfunduar luftën në Kosovë në vitin 1999. A prisni që detyra e tanishme të jetë më e vështirë apo më e lehtë?

    Ahtisaari- Ajo detyrë nuk ishte dhe aq e lehtë. Por ajo u krye me profesionalizëm dhe shpejtësi, sepse të gjithë donin arritjen sa më parë të një marrëveshjeje. Përsa i takon bisedimeve të ardhshme, tani për tani e kam të vështirë të them diçka. Ndoshta, ju duhet të ma bëni këtë pyetje pas fazës së parë të bisedimeve.

    BBC- Pra, a mendoni se këtë rradhë mund ta keni më të vështirë ngaqë nuk keni mbështjeten apo kërcënimin ushtarak?

    Ahtisaari- Varet se si vlerësohet mbështjetja. Kësaj radhe ndoshta kam më shumë mbështetje dhe qëndrim të përbashkët se më parë, sepse Këshilli i Sigurimit e ka miratuar dhe mirëpritur emërimin tim. Së dyti, Bashkimi i Europian na mbështet plotësisht - kështu që mendoj se kemi një mbështetje të fortë. Kjo është një detyrë e vështirë, por kjo çështje ka zgjuar përkrahje dhe interes të madh ndërkombëtar dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar.

    BBC- Zoti Ahtisari, ju jeni negociator me shumë përvojë që keni arritur të zgjidhni mjaft konflikte. Si i bëni palët bashkëbiseduese të arrijnë kompromise?

    Ahtisaari- Mendoj se kjo varet nga rrethanat të cilat gjithmonë janë të ndryshme, kështu që nuk mund të bëhen përgjithësime. Megjithatë, për negociatorin ndoshta një parim është i qartë. Ai duhet të jetë i hapur me të gjithë dhe i drejtpërdrejtë. Kjo sepse nuk ia vlen që çështjet të paraqiten të mjegullta. Është e rëndësishme që të gjithë ta dinë qëndrimin tim dhe unë tyrin, me qëllim që të mos ketë të papritura.

    BBC- Zoti Ahtisari, shqiptarët ka shumë gjasa që të mos pranojnë më pak se pavarësinë, ndërkohë që serbët mund të pranojnë gjithçka tjetër përveç pavarësisë së Kosovës. Nga e filloni ju, kur pozitat e tyre janë kaq të papajtueshme?

    Ahtisaari- Sikurse ju thashë, unë e filloj punën duke i dëgjuar. Unë do t'i dëgjoj se çfarë kanë për të më thënë e pastaj punën e vazhdojmë që aty.

    BBC- Dhe cili krah prisni të jetë më i vështirë për ju?

    Ahtisaari- Nuk kam ndërmend të përzgjedh ndonjërin krah që përfshihet në këtë çështje sepse, fillimisht, më duhet t'i dëgjoj të dy krahët.

    BBC- Zoti Ahtisari sa kohë prisni të zgjasin këto bisedime?

    Ahtisaari- Nuk e kam fare idenë se sa do të zgjasin bisedimet. Disa thonë se ata mund të zgjasin nga vetëm 3-4 muaj e deri pambarimisht. Mbrojtësit e mendimit të fundit thonë se nuk duhet të ketë kurrfarë afati për bisedimet. Por sigurisht, unë mendoj se shpresat janë që zgjidhja të gjendet gjatë vitit të ardhshëm. Unë vetë do të dëshiroja sa më shpejt, aq më mirë. Ne do të ecim para me vendosmëri por nuk do të ngutemi.

    BBC- Ju i keni ndjekur zhvillimet në Kosovë gjatë vitit të kaluar. Sa përparim mendoni se është bërë?

    Ahtisaari- Jo, nuk mendoj se i kam ndjekur zhvillimet aq nga afër. Më shumë kam lexuar se çfarë është raportuar nga përfaqësuesi i posaçëm dhe raportin e kohëve të fundit të ambasadorit Kai Eide. Mendoj se këto dokumente i keni lexuar edhe ju vetë.

    BBC- Pra, çfarë përparimi mendoni se është bërë, duke gjykuar nga këto raporte?

    Ahtisaari- Ka plot punë për të bërë. Le të themi që ka plot punë për të bërë. Dua të them se kur flasim për status, duhet të flasim për status me standarde.

    BBC- Çfarë sfide është kjo për ju?

    Ahtisaari- Kjo ka më shumë rëndësi për palët, është më shumë sfidë për ata se sa për mua. Unë e marr çdo detyrë me shumë seriozitet, por shpresoj se do të arrijmë një zgjidhje të arsyeshme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Grupi Negociator pret Ahtisaarin me pozicionin për pavarësinë e vendit


    Grupi Negociator për statusin e Kosovës, të premten vendosi që të dërguarit të OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari,t'i paraqesë, në formë të shkruar,pozicionin parimor të Delegacionit të Kosovës për pavarësinë e vendit.


    Burimi:Kosovalive 18.11.2005 Prishtinë
    -------------------------------------------------------------

    Kryesuesi i social-demokrateve te Parlamentit Europian:Pavaresia, zgjidhje per Kosoven.Priten probleme nese tentohet per t'a mbajtur si pjese te serbise


    VJENE (19 Nentor)-"Kosova eshte problem i veshtire por pavaresia do te ishte zgjidhje e problemit.Cilido politikan i arsyeshem duhet ta dije se mund te priten probleme te vazhdueshme ne perpjekjet per mbajtjen e Kosoves si pjese te Serbise".Keshtu e ka vleresuar ceshtjen e Kosoves Kryesuesi i Social demokrateve ne Parlamentin Evropian,Hannes Svoboda gjate nje konference ne Vjene per Ballkanin.Rreth 100 perfaqesues politike dhe shkencetare nga Evropa Juglindore moren pjese ne konference ku diskutuan per "qasjet e ndryshme ndaj Ballkanit".


    Burimi:RTK/Balkanweb
    ---------------------------------------------------------------

    Reuters: Negociatat per statusin e Kosoves mbyllen brenda qeshorit 2006.Marreveshja:"Pavaresi e mbikqyrur" nen garancine e nderkombetareve


    PRISHTINE (19 Nentor)- Negociatat e statusit te Kosoves mund te mbyllen brenda qeshorit te vitit 2006 me nje marreveshje per "pavaresi te mbikqyrur" te garantuar nga komuniteti nderkombetar.Burime diplomatike te cituara nga agjencia e lajmeve Reuters u shprehen se kjo forme pavaresie nenkupton qe prezenca e monitorueseve te Bashkimit Europian te ngarkuar per te kontrolluar respektimin e te drejtave te minorances serbe nga qeveria e Prishtines, do te jete vazhdimesi e prezences disavjecare te trupave paqeruajtese te NATO-s.

    Nderkaq qeveria e Malit te Zi beri me dije sot se eshte e gatshme te shtyje referendumin per pavaresi nga Serbia e parashikuar per t'u mbajtur ne muajin prill 2006 nese i rikerkohet nga Bashkimi Europian ne pritje te perfundimeve te negociatave per statusin e Kosoves.


    Burimi:Balkanweb
    -----------------------------------------------------

    BEOGRADI E KA HUMBUR PERGJITHMONE KOSOVEN




    Zoti Moore, bisedimet per statusin do te fillojne shume shpejt.Thuhet se do te zbatohet "shuttle"diplomacia.C'do te thote ajo konkretisht dhe si e shihni ju ne teresi kete preces?

    - Procesi eshte fjala e sakte per kete,pasi ajo qe do shohim do te jete pak teater me te gjitha palet qe mendojne se duhet te bejne shfaqje si per veten e tyre ashtu dhe per hir te votuesve ne vendet prej nga vijne.Kjo, sepse nje nga faktoret me te rendesishem ne kete proces eshte se do te kemi nje ekip negociator serb para se te mbahen zgjedhjet e pergjithshme ne Serbi.Ideja orgjinale ne fillim te vitit 2005 ka qene qe gjate po te njetit vit do te mbahen zgjedhjet.Po i afrohemi fundit te vitit 2005 dhe ende nuk ka pasur zgjedhje ne serbi.Prandaj politikanet votuesve sigurisht qe do t'u ofrojne shfaqje. E dime nga negociatat ne vitet 90' sa i perket Kroacise dhe Bosnjes,qe diplomacia "shuttle"mund te marre shume kohe dhe nuk do te thote te jete produktive.Prandaj ceshtja tani eshte nese bashkesia nderkombetare do t'i detyroje te gjithe,sidomos delegacionin serb qe do te beje shfaqje per votuesit e vet,qe te behet serioz dhe te arrihet nje marreveshje sa me shpejt te jete e mundur.



    Qendrimet e Prishtines dhe Beogradit rreth statusit te Kosoves jane diametralisht te kunderta dhe me pak gjasa qe te arrihet marreveshje e ndersjelle.Kush dhe si do te vendose per statusin e Kosoves nese "shuttle" diplomacia nuk do te sjelle rezultat?

    - Per te qene fare i hapur lidhje me kete ceshtje, bashkesia nderkombetare eshte pergjegjese per kete gjendje dhe eshte nje problem qe duhet ta zgjidhin ata. Te gjithe e dime se cfare do te ndodhe ne Kosove, nese rezultati i negociatave do te jete dicka me pak se pavaresia. Dhe nuk ka nevoje qe te trajtohet me tej kjo pike.Por nderkombetaret kane nje pergjegjesi jo te vogel nese do te kete probleme me keto bisedime, sepse duhet t'ia benin te qarte udheheqjes serbe vite me pare qe per shkak te politikes se Sllobodan Milloshevicit ne Kosove ne vitet e 1998 dhe 1999, e humbi Kosoven pergjizhmone dhe se nuk do te kishte ndonje rol real te Beogradit ne bisedimet e mevonshme.Duhet t'i kishin treguar udheheqjes se Beogradit qe te mos i kushtonin kaq shume vemendje puneve te Kosoves, por te perqendroheshin me problemet e tyre reale qe jane krimi, varferia dhe porrupsioni.Ajo qe ka ndodhur tani eshte qe nderkombetaret e kane vene veten ne nje situate shume te veshtire diplomatike dhe prandaj u duhet qe ceshtjen te zgjedhin vete.



    Ka eksperte dhe zyrtare qe thone se me zgjidhjen e statusit te Kosoves perfiton dhe Beogradi,sepse ne kete menyre Serbise i hapen dyert e integrimeve euroatlantike. A mendoni se nje perspektive e tille Serbise mund mund te zbuse qendrimet zyrtare te Beogradit qe vazhdojne te insistojne se nuk ka politikan serb qe do te pranoje pavaresine e Kosoves?

    - Te huajt i kane bere nje dhurate shume te bukur Beogradit duke i ftuar perfaqesuesit serb qe te marrin pjese ne keto negociata. E dime qe negociatoret serb jane shume te shkathte dhe shume te ashper dhe do ta shfrytezojne dhuraten qe u beri bashkesia nderkombetare,ashtu si kushdo ne vendin e tyre,per te arritur perfitimet maksimale per veten e tyre,sidomos sic e thashe me pare me afrimin e zgjedhjeve ne Serbi. Ka spekullime qe Beogradi do kerkoje disa kompensime ndoshta ne Bosnje.Por nuk mendoj se kjo eshte ceshtje me rendesi per udheheqjen politike ne Beograd.Mendoj se ajo qe do perpiqen te bejne,eshte qe te luajne me kete avantazh diplomatik,qe u eshte ofruar sa me shume te jete e mundur, me qellim arritjen e nje qendrimi teper liberal nga ana e Brukselit lidhur me integrimin e Serbise ne Bashkimin Evropian.Bashkimi Evropian nenkupton tre gjera per cdo vend te rajonit:status,para dhe udhetim pa viza dhe gjithsecila nga keto gjera do te jete teper e fuqishme si argument per t'u perdorur gjate fushates elektorale.

    Intervistoi:Melazim KOCI

    Burimi:www.kohajone.com
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Petersen e ka përshëndetur vendimin e Grupit Negociator për themelimin e Këshillit Konsultativ të Pakicave
    Shefi i UNMIK-ut, Jesen-Petersen, e ka përshëndetur sot vendimin e Grupit Negociator të Kosovës për themelimin e Këshillit Konsultativ të Pakicave. “Procesi i statusit do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek të gjitha grupet etnike dhe qëndrimet e tyre për statusin duhet të merren parasysh”, tha Jesen-Petersen, në Konferencën e parë të Forumit të Boshnjakëve të Kosovës. Në të mori pjesë edhe kryeministri Bajram Kosumi, i cili u zotua se në këtë proces do të jenë të përfshira të gjitha pakicat që jetojnë në Kosovë.
    Kreu i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Jesen-Petersen dhe kryeministri Bajram Kosumi, e kanë zgjedhur Konferencën e Parë të Forumit të Boshnjakëve të Kosovës që u mbajt sot në Prishtinë, për të adresuar rëndësinë e përfshirjes së pakicave në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Jesen-Petersen e përshëndeti vendimin e djeshëm të Grupit Negociator për themelimin e Këshillit Konsultativ të Pakicave dhe i porositi ato që t’i bëjnë të njohura pikëpamjet për statusin.

    “Procesi i statusit do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek secili qytetar dhe grup etnik në Kosovë. Prandaj, këto grupe duhet t’i bëjnë të njohura pikëpamjet e tyre për statusin, të cilat duhet të merren parasysh”.

    Shefi i UNMIK-ut tha se ruajtja e vlerave dhe identiteteve të bashkësive etnike nuk është vetëm detyrë e autoriteteve të Kosovës, por edhe e komunitetit ndërkombëtar. Ai e çmoi diversitetin e shoqërisë kosovare si dhuratë për gjeneratat e ardhshme, ndërsa kërkoi nga grupet etnike që të bashkëpunojnë më ngushtë për realizimin e interesave të tyre.

    “Mbrojtja e pakicave dhe e të drejtave të tyre do të jetë komponentë themelore për çdo marrëveshje mbi statusin e Kosovës. Por, kjo mbrojtje duhet t’u garantohet të gjitha komuniteteve pakicë, e jo vetëm njërit. Gjithashtu, është me rëndësi të thuhet se realizimi i interesave dhe mbrojtja e tyre kërkon bashkëpunimin e komuniteteve, sepse më shumë mund të dëgjohen 5 zëra që janë së bashku sesa 5 që thonë të njëjtën gjë ndarazi”.

    Kurse, kryeministri Kosumi tha se qeveria që ai drejton është e përkushtuar ndaj qëllimit që Kosova të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj.

    “Zgjidhja e statusit politik të Kosovës do të largojë shqetësimin e qytetarëve të saj për të ardhmen dhe sigurinë e tyre dhe njëkohësisht kjo do të hapë rrugën për ripajtimin ndërmjet të gjithash
    komuniteteve”.

    “Nuk ka proces më të rëndësishëm se sa ai i zgjidhjes së statusit”, u shpreh Kosumi, duke u zotuar para boshnjakëve se të gjitha pakicat do të jenë të përfshira në këtë proces.

    “Zëri juaj, duhet dhe do të dëgjohet, sepse është e drejtë e juaja sikurse edhe e të gjitha komuniteteve të tjera, të jeni zot të fatit dhe të jetës tuaj. Dhe të tillë do të jeni në Kosovën e re që do ta ndërtojmë së bashku”.

    Tema e Konferencës së Forumit ishte “Boshnjakët dhe Kosova e re”, në të cilën referoi profesor Ferid Muhiç, nga Universiteti i Shkupit. Ai tha se bashkësitë etnike janë faktorët qenësor për funksionimin e Kosovës.

    “Vetëdija e tyre e ndërsjellë se të gjitha sfidat i kanë tejkaluar së bashku, mendoj se është garancia më e përkryer dhe ndoshta propozimi më i fortë drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, që të kuptojë se ky rajon do të funksionojë mirë, ashtu siç edhe pret Evropa e Bashkuar. Mirëpo, kjo nuk mund të arrihet pa respektimin e të drejtave të bashkësive etnike, që në fakt është kusht për sovranitetin e Kosovës”.

    Në Konferencën e Forumit të Boshnjakëve morën pjesë deputetë të këtij komuniteti, ministri i Shëndetësisë, Sadik Idrizi, publicistë, shkrimtarë e personalitete të tjera boshnjake në Kosovë.

    Arben Fetoshi


    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Nov 19, 05 | 2:40 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Frenk Uisner, përfaqësues amerikan në negociatat për statusin e Kosovës


    Frank Wisner
    Uashington, 3 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 12 : 46

    SHBA-të kanë zgjedhur Frank Uisner, diplomat i lartë i karrierës, tashmë në pension, si të dërguar në bisedimet e Kombeve të Bashkuara për statusin e ardhshëm të Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 03-12-2005 më 08:02
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pa keqkuptime,nëse deri me përcaktimin e statusit të Kosovës mbetet në fuqi rezoluta 1244,atëherë është rrezik që Kosova të mbetet nënë: sovranitetin,teritorialitetin dhe integritetin e Serbisë.

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  3. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04
  4. Javën e ardhshme nis dialogu Prishtinë-Beograd
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 11:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •