Close
Faqja 21 prej 27 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 268
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    GREKĖT, QĖ SHTOHEN ME PARA SHQIPTARE
    Gjergj Buxhuku

    Nuk di ēfarė tė bėsh, tė qeshėsh apo tė qash, kur dėgjon se deputetė tė parlamentit shqiptar i kėrkojnė zyrtarisht Athinės zyrtare, tė shkarkojė Ambasadorin e saj nė Shqipėri, sepse nuk tregon, qė minoritarėt u nėpėrkėmbkan. Nėse vazhdon me kėtė gjykim, ambasadori gati sa nuk e akuzua si pro-shqiptar, tradhtar i grekėve, pėr tė mos thėnė edhe agjent i shqiptarėve. Mė shumė se qesharake dhe tragjike, sa mė sipėr, ku merr vesh se pikėrisht kėto akuza bėhen as mė shumė dhe as mė pak, nga deputetė shqiptarė. Po mos u habisni. Ata janė deputetė shqiptarė, kuptohet nė letra, qė akuzojnė si tradhtar Ambasadorin Grek. D.m.th., tradhtar tė Greqisė nė shėrbim tė vendit ku ata janė deputetė. Paradoks qė ndodh vetėm nė Shqipėri. Parlamentarė shqiptarė, qė fare pa turp dhe pa ju dredhur syri, kėrkojnė qė shteti i tyre tė vihet me shpatulla mbas muri dhe tė penalizohet nga ndėrkombėtarėt. Pėr ti vėnė kapakun, nuk harruan tė kėrkonin shpejtimin pėr regjistrimin e popullsisė sė minoritetit si pėr ti vėrtetuar shefave tė Athinės, mbase edhe institucioneve tė tipit alla-Gejxh, se ata janė patriotėt e vėrtetė tė vendit tė tyre dhe jo ambasadori ose klanet e tjera minoritare, qė ai mbėshtet.
    Degjenerim shpirtėror dhe politik, qė nė fakt burimin e ka jo te grekėt, kudo qofshin ata, por te ne, qė i kemi lenė gjėrat tė shkojnė deri kėtu. Sepse, ėshtė fakt qė deri mė tash, jemi kthyer nė njė, pothuaj koloni ekonomike tė vendit fqinj tė jugut, qė do tė thotė edhe nėpėrkėmbje politike dhe shpirtėrore. Tė mposhtur ekonomikisht dhe psikologjikisht, shqiptarėt janė tė detyruar tė punojnė dhe tu nėnshtrohen qehallarėve tė agallarėve tė Athinės. Prandaj numri dhe vrapi i atyre, qė duan tė bėhen qehallarė tė Athinės nė Shqipėri, ėshtė i madh dhe i shpejtė. Duke u pėrleshur dhe sharė pa kursim mes njeri-tjetrit nė garėn pėr qehallarė, pasi tė sigurojnė postin, do tė shpėrblehen nga puna dhe mundi i bujkrobėrve tė tyre me emrin shqiptarė, pikėrisht dhe pėr turp nė vendin e kėtyre tė fundit. Kjo ėshtė e vėrteta e dhimbshme shqiptare. Kėtu e ka burimin dhe nxitimi grek i fryrė nga qehallarėt e tyre, pėr tė shfrytėzuar rastin dhe kohėn e varfėrisė, pėr tė rritur numrin e grekėve nė Shqipėri. Nė mėnyrė qė mė pas, shqiptarėt tė mos kenė as edhe gojė tė hapin para ndėrkombėtarėve, pėr tė hequr qafe bujkrobėrinė ekonomike tė agallarėve dhe qehallarėve tė tyre greko-shqipfolės.
    Por, kjo ėshtė pjesa qė i takon asaj dhe qė mbulon nė fakt, vetė frikėn e madhe tė politikės greke nga rrota e historisė, qė tashmė po punon pėr shqiptarėt. Nė fakt prepotenca prej fshatari tė prapambetur oriental, tė veshur me frakun e pasunarit tė ri, kuptohet me paratė e Europės, nė marrėdhėniet e saj me shqiptarėt, ka buruar edhe nga nėnshtrimi i pafund i politikės shqiptare. Padyshim, pėr tė shkuar deri kėtu, duhet tė pėrmendim se shteti grek nė mėnyrė sistematike dhe tė organizuar, ka vepruar pėr tė kapur fillimisht ekonominė dhe mė pas edhe politikėn shqiptare dhe pėr ta detyruar tė veprojė kundėr interesave tė qytetarėve tė saj. Duke shfrytėzuar varfėrinė shqiptare, mungesėn totale tė eksperiencės sė ndėrtimit tė shtetit demokratik dhe korrupsionin masiv tė vendimmarrėsve shqiptarė, u arrit qė nė vitet e para tė rrėzimit tė sistemit komunist nė Shqipėri, tė hidhen tentakulat ekonomike dhe financiare tė pėrfaqėsuesve tė oligarkisė greke. Kryesisht, kėta tė fundit ishin pėrfaqėsues tė minoritetit grek, por mė pas edhe politikanė shqiptarė, qė nė skemėn e pushtimit ekonomik u bėnė bashkėpunėtorė tė tė parėve. Zaptimi ekonomik u shoqėrua me presione tė forta politike ndėrkombėtare, qė edhe nė disa ēaste kur shteti shqiptar tregoi disa shenja vullneti tė brendshėm, se dėshironte tė dilte nga dara e parapėrgatitur greke, bėnė qė kėto pėrpjekje tė dėshtonin. Nėnshtrim, qė ka filluar nga ekonomia. Mė pas erdhėn ngjarjet e piramidave, qė shėnuan edhe shkrirjen e pushtetit ekonomik grek me atė politik nė Shqipėri. Grekėt sot zotėrojnė praktikisht, tė gjitha degėt strategjike tė ekonomisė shqiptare duke filluar nga telefonia celulare, nafta, ēimento, pijet e forta, cigaret, etj. Janė me qindra e qindra milionė euro, qė ēdo vit dalin jashtė Shqipėrisė pa asnjė arsye, duke u drejtuar nė arkat e Athinės. Me paratė shqiptare, qė me aq mund dhe gjak sigurohen nga emigrantėt tanė jashtė vendit dhe ndihmat e botės, jo vetėm mbushen xhepat e monopolistėve grekė, pronarė tė degėve strategjike tė Shqipėrisė, por dhe i krijohen vendit tonė probleme tė panumėrta, me qėllimin e vetėm, pėr ta mbajtur nė mėnyrė tė pėrhershme nė tension dhe nė mungesė stabiliteti shoqėror. Mjafton tė kujtojmė krijimin e problemeve tė stisura tė Himarės, ku me paratė shqiptare tė grabitura nga monopolet greke, praktikisht paguhen pėr t’u emėrtuar minoritarė banorėt e saj, pėr tė kuptuar sesa tė fuqishėm janė ende pozitat e Athinės nė Shqipėri. Te varfėria shqiptare bazohet edhe nxitimi i Athinės, i shprehur nga shqipfolės, pėr tė shtuar numrin e grekėve. Ata e kanė tė qartė, sesa sa mė tė pasur tė jenė shqiptarėt, aq mė shumė rritet dinjiteti kombėtar dhe nuk mund tė bėhet mė fjalė pėr ndryshim identiteti kombėtar. Aq mė tepėr, kur duket qartė se kjo diferencė pėr arsye objektive dhe gjenetike, po ndryshon me shpejtėsi nė favor tė shqiptarėve, qė nuk janė mė tė 15 ose edhe 8 viteve pėrpara. Emancipimi shoqėror i ka bėrė, qė ata tė mos kėnaqen vetėm pėr mbijetesė fiziologjike. Punėsimi, arsimimi dhe jetesa nė vende tė huaja, kanė dhėnė ndikimin e tyre pozitiv sidomos te rinia shqiptare. Ata e kanė kuptuar se ku qėndrojnė rrėnjėt e vėrteta tė varfėrisė sė tyre. Qindra e qindra milionė eurot, para djerse dhe gjaku tė tyre, tashmė janė identifikuar se shkojnė nė xhepat e monopolistėve greko-shqiptarė. Nė kushte tė tilla, edhe reagimi i tyre tashmė nuk ėshtė i paorientuar. Nė mjaft raste, ata e kanė bėrė tė qartė se e dinė shume mirė, se cilat janė problemet e vėrteta ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė. Edhe ata e dinė se organizimi dhe shprehja e vullnetit tė shqiptarėve, do tė bėjė tė mundur prishjen e sigurt tė qarkut tė hekurt tė zgjedhės ekonomike dhe politike greke, nė qafėn e shqiptarėve. Tė mos harrojmė se, sot shqiptarėt duhet tė llogariten si njė komb prej tė paktėn 7 milionė banorėsh, duke patur parasysh ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbe. Forca e shqiptarėve pėr zhvillim ėshtė shumė mė e madhe sesa mė parė. Ėshtė e qartė, se bashkė me heqjen e zgjedhės ekonomiko-politike, do tė zhduken edhe privilegjet pėrrallore greke nė Shqipėri. Nuk mund tė lejohet tė ekzistojė nė Shqipėri fara e qehallarėve politikė tė tė huajve dhe as tė shtohen grekėt me paratė e shqiptarėve.
    11/02/2006
    KATEGORIA: Analiza, Shekulli

  2. #202
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Greket kane vetem 24 tinguj e as keta nuk mund ti shqiptojne siq duhet, derisa raca jone ilirike i ka 36 shkronja vetem ne alfabet e sa e sa tjere tinguj qe mund ti shqiptoje lirisht.
    Kjo edhe nje here dokumenton superioritetin e races tone.

  3. #203
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga alibaba
    Greket kane vetem 24 tinguj e as keta nuk mund ti shqiptojne siq duhet
    Di greqisht? Si e di qe as mund ti shqiptojne?

    derisa raca jone ilirike i ka 36 shkronja vetem ne alfabet e sa e sa tjere tinguj qe mund ti shqiptoje lirisht.
    Por alfabeti yt Ilir mer alibabe u vendos ne 1908, apo e trasheguan nga iliret ne Manastir?

    Kjo edhe nje here dokumenton superioritetin e races tone.
    D.m.th. Anglezet qe kane 26, Arabet 28, Hebrejte 22, e keshtu me radhe jane raca te pazhvilluara he?

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Aman re alibaba me keto teorite e racave superiore alla hitler na kenaqe.

  5. #205
    Shqiptari Maska e J-X
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    po lexoj se ca keni shkruar dhe do doja te thoja ca gjera, Shqiptaret nuk kane ardhur ose jane zhvilluar nga greket. shqiptaret kane qene gjithmon zote te vetes dhe kane bere historine e tyre, e cila eshte mare nga greket. Une jame nje emigrant qe jotoj ne greqi, kam mbaruar shkollen greke, dhe di historin e greqis. neqoftese doni te dini se ca kane qene shqiptaret lexoni librin e Zhan Klod Faveirial - historia e shqiperis. botimet plejad.
    Sa per te then per ndryshimin e popullsis ne greqi, greket pas luftes te dyte botrore kan pasur nje lufte civile per dy vjet ne te cilen u vrane 22000 vendas, kur gjate luftes botrore u vrane 24000, kjo te ben te kesh dyshime!!!!
    ne e dime se ne ato vite qeveria greke beri spastrime ne popullsi


    Zoti Tannhauser sa per te then per emrat grek ne shqiperi kjo nuk domethen qe greket na ben ne. sipas grekeve te lasht grek quhesh ai qe dinte shkrim dhe lexim. gjuhe tjeter ne rrajon pervec greqishtes nuk kishte keshtu qe per te komunikuar duhet te flisje dhe te shkruaje greqishten. Nuk mund te thuash qe nje veper ne gjuhen angleze e ka bere anglez????

    Sipas pervojes time ne greqi, un kam lexuar mitologjin greeke. un kam shume prova qe mitologjia greke eshte vjedhur nga iliret te cilet e zhvilluan kete gje.
    neqoftese doni me informacion un do tja u them me vone.

  6. #206
    Shqiptari Maska e J-X
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    Zoti Tannhauser dua te te them edhe nje gje tjeter, po lexoj shkrimet e tua dhe me pelqen qe jep kuptime ne cdo fjale qe eshte greqisht. A mund te me japesh shpjegime ne greqishte (me kuptim) te keture fjaleve me poshte?

    Dias (Mitologji)
    Afroditi (mitologji)
    Athina (Mitologji) (Kryeqyteti Grek)

  7. #207
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser



    D.m.th. Anglezet qe kane 26, Arabet 28, Hebrejte 22, e keshtu me radhe jane raca te pazhvilluara he?
    Pėrse nevoiten shkronjat nė njė gjuhė??
    Nėse kjo shqipja jonė (qė tė pėlqen kaq shumė ty) ka 36 gėrma, kjo ka ardhur nga nevojat pėr tė shqiptuar tingujt dhe pėr tė rregulluar fjalėt, qė pėr gjuhėn tonė tė shkruar dhe tė lexuar, janė eukoli (lehtėsi) tė mėdha.
    Po tė duash tė jap fjalė greke, tė cilat kanė mungesė tingujsh, tė cilat tingėllojnė aq keq nė veshin e atij qė i dėgjon.
    Njė fjalė tė thjeshtė qė tashmė ėshtė kthyer nė fjalė ndėrkombėtare po tė jap:
    OK
    Grekėt kėtė fjalė nuk mund ta shqiptojnė dot ndryshe nga kjo mė poshtė:
    Oqej.
    Shqiptarėt, kudo ku shkuan, u familjarizuan shumė shpejt me gjuhėn e vendit pritės...kjo edhe me Greqinė.
    Por unė e kam tė qartė dhe i kam dėgjuar me veshėt e mia, plakat e pleqtė e Dropullit( jo tė gjithė sigurisht), por dhe mė tė rinjtė, qė e flasin shqipen tė thyer, e pėr tė mos thėnė gjysmake, megjithėse kishit shkolla ku ti mėsonit kėto.
    Po kėshtu edhe kėtu nė USA, njoh mjaft grekė, tė gjenaratave tė ndryshme tė emigrantėve, tė cilėt, e flasin anglishten, shumė mė keq se sa njė shqiptar i ardhur para 5 vjetėsh i tė njėjtės moshė me ta.

    Pėr ato 36 gėrma tė alfabetit shqiptar agapite mou file, dhanė jetėn plot shqiptarė, ndėr tė cilėt, Petro Nini Luarasi (i helmuar nga kisha greke), dhaskal Todri (i vrarė pabesisht nga kisha greke).
    Pėr kėto 36 gėrma dhe pėr njė flamur tė kuq me shkabė, shqiptarėt u ngritėn dhe do ngrihen gjithnjė pėr ti mbrojtur.
    Nuk janė shqiptarėt akoma tė njė niveli tė tillė si populli "vėlla" grek, qė i hynė gazetarėt turq nė Imia dhe i hoqėn flamurin grek e ja zėvėndėsuan me atė turk.
    Njė gjė e tillė, tek shqiptarėt, mbaron me gjak...ē'ti bėsh agapite apo tin mionotita...popull i mbrapshtė ne shqipot dhe i egėr shumė.
    Na eisai kala agapite mas.

  8. #208
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Euxaristo poli... por prape nuk mund te kuptoj se c'do te thuash...

    na sai kala

  9. #209
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga J-X
    Dias (Mitologji)
    Afroditi (mitologji)
    Athina (Mitologji) (Kryeqyteti Grek)
    Ja pergjigjja ime per keto emra. Do ta postoj ne greqisht qe te jete e kuptueshme ne gjuhen e vet dhe me pas ne shqip qe te kuptojne te gjithe.

    Δίας: ουρανιο φως, θεος, ημερα. Στα ελληνικα υπαρχει η λεξη Ευδία = ωραια ημερα, καλος καιρος, καλοκαιρια. Η λεξη συνανταται και στην Καινη Διαθηκη (Μτ. 16:2) οψιας γενομενης λεγευε, ευδια...

    Αφροδίτη: 1. αβροδιαιτη = καλλιμορμη, 2. που εφυγε, πεταξε, βγηκε απο τον αφρο. Το 1. το ενισχυει ο αρχαιος τυπος Αβροδιτη που ειναι παραλληλος του Αφροδιτη. Το 2. απο το αφρος+διω (=φευγω, πετω). Και απο την μυθολογια ξερουμε οτι η Αφροδιτη γεννηθηκε στην Κυπρο απο τον αφρο.

    Αθηνα: 1. γραφει ο Πλατων (Κρατυλος, 407, b), ...λεγει οτι 'α θεονοα' εστιν αυτη, το αλφα ξενικως αντι του ητα χρησαμενος και το ιωτα και το σηγμα αφελων... δηλαδη λεει οτι αυτη ειναι 'α θεονοα' χρησιμοποιωντας το α αντι του η και στη συνεχεια αφαιρωντας το ιωτα και σιγμα δηλαδη Θεονοη (= νους των θεων). 2. αυτη που ανηκει στον πατερα της, απο το ονομα Ασενεθ που εχει βρεθει στη Γραμμικη Β.

    Tani ne shqip:

    Dhias: drita e qiellit, perendi, dita. ne greqisht egziston fjala Eudia = dite e mire, mot i mire. Fjala gjendet dhe tek Dhjata e Re (Mat. 16:2) ..."Do tė jetė mot i mirė, sepse qielli ėshtė i kuq. Emri eshte me origjine indoevropiane. Afersisht ne te gjitha gjuhet i.e edhe perendia edhe dita ka te njejtin emer.

    Afrodhiti: Ka dy burime. 1. nga avrodhieti qe do te thote ajo qe ka trup te bukur. Kuptimi i dyte do te thote ajo qe fluturoi, doli, iku nga shkuma (e detit). Mendimin e pare e perforcon fakti qe emri ndeshet edhe ne kete forme Avrodhiti. Mendimi i dyte nga afros (=shkuma)+ dio (=largohem, dal). per kete emer jam shprehur mijera here ne kete forum. Kam sjelle edhe mendimin e gjuhetarit te madh te shqipes, Cabej qe thote se eshte greke dhe prape nuk e kuptoni...

    Athina: Me dy shpjegime dhe kjo: 1. shkruan Platoni: eshte emri a theonoa dmth i theonoi duke shnderuar a-ne ne i pra emri eshte Theonoi, theos (=perendi) + nus (=mendimi) pra emri do te thote mendimi i perendise. Shpjegimi i dyte: 2. Ajo qe i perket babait te saj, nga emri Aseneth qe eshte gjendur dhe ne tabelat e Linearit B.

    Pra u shjegua ne menyre katrore c'do te thone emrat e Perendive, dhe jo budallalleqet e pa-mbeshtetura te A. Koles. Duke pranuar marrezi te tilla eshte sikur te mohojme te gjithe studjuesit shqiptare....

  10. #210
    Shqiptari Maska e J-X
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    Mund te jete ajo qe thua ti po ama un ne 15 vjet qe jam ne greqi athina eshte quajtur athine dhe asnjeher theonoi po keshtu dhe sta arxaia ellinika.

    po ashtu dhias eshte quajtur dhias dhe jo eudia.

    sipas mitologjis dhia mori nje shqiponje nga lindja nje nga perendimi dhe i bashkoj te dyja keto duke bere shqiponjen dy krenare. si mund ta shpjegosh kete? eshte flamuri i bizantit i cili u trashegua nga shqiptaret me skenderbeun te cilit asnje shtet nuk mund ti thoshte jo per flamurin. a mund te dal ne perfundim qe ne kishim lidhje me bizantin dhe mitologjin???

    Lyco Jay

Faqja 21 prej 27 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  4. Shqiptaret, sa kokeforte
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 18:55
  5. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •