Close
Faqja 20 prej 27 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 268
  1. #191
    AlbxTeam INC Maska e KoRn_
    Anėtarėsuar
    15-04-2005
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    50
    Presioni grek në Lidhjen e Kombeve: Mos njihni Shqipërinë

    Debatet shqiptaro-greke dhe Lidhja e Kombeve. Lufta e Fan Nolit për të mbrojtur të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve dhe konflikti i hapur verbal dhe intensive me përfaqësuesin e Athinës, Aleksandropullos. Argumentat dhe kundërargumentat e politikanëve ballkanas në Nju Jork

    M.A Ledia Dushku


    Pranimi në Lidhjen e Kombeve e bënte Shqipërinë anëtare me të drejta të plota ashtu sikurse Greqia dhe i hapte rrugën e diskutimit çështjeve që preokuponin dy shtetet, të tilla si kufijtë, pakicat, karakteri etnik i jugut të Shqipërisë, etj. Le të ndalemi e të shikojmë ecurinë e këtyre debateve dhe qëndrimeve L.K mbi to.




    Çështja e kufijve të Shqipërisë ishte prekur nga Lidhja e Kombeve që në seancën e 6 dhjetorit 1920, ku Asamblesë i ishte bërë i njohur raporti përkatës rreth pranimit të saj. Anëtarët e Lidhjes nuk duket se e kishin të qartë nëse kërkesa e palës shqiptare për kufijtë e 1913 ishte e drejtë apo jo, megjithëse “sipas një marrëveshjeje të bërë midis grekërve dhe shqiptarëve (marrëveshja e Kapshticës L.D), pronësia rreth kësaj pike ishte lënë për bisedime të mëvonshme”. Nga ana tjetër, fakti që në traktatin e Sevrës (gusht 1920) Shqipëria nuk ishte përmendur asgjëkundi i pengonte ata t’i konsideronin kufijtë e saj si të fiksuar. Si rrjedhojë anëtarët e Lidhjes konkluduan se kufijtë, siç kërkoheshin prej Shqipërisë, mund të vlerësoheshin si kufinj “de facto” dhe si të tillë ato mbeteshin subjekt i veprimeve të mëtejshme diplomatike. Ky përfundim rriti presionin e palës shqiptare në Lidhjen e Kombeve (L.K) dhe më gjerë, e cila nëpërmjet apeleve dhe notave bërë nga personalitete politike të saj, kërkoi zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kufijve dhe evakuimin me urgjencë të territoreve shqiptare. Kështu, çështja e kufijve shqiptarë u la të diskutohej në sesionin e 13 të L.K që u mbajt më 25 qershor të vitit 1921. Pikëpamjet shqiptare dhe greke u pasqyruan në memorandumet përkatëse. Debatet midis përfaqësuesit shqiptar Fan Noli dhe atij grek, z.Aleksandropullos u zhvilluan në mënyrë intensive dhe prekën këto linja kryesore:



    (Materialin e plotë mund ta lexoni në gazetën që gjendet në treg)


    ABC nr.22-M.A Ledia Dushku
    06.02.2006

  2. #192
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Postime
    9

    pershendetje sum sum!!

    Kam ndjekur prej ditesh postimet et tua. Jane teper intressante.
    Eshte hera e pare qe postoj dicka ne forum dhe pyetjen e pare e kam ndaj teje; meqe s'di greqisht a mundet te na shpjegosh ēfare do te thote :sum sum -ja jote : egho e di qe eshte peremri vetor une... per te tjerat jam kureshtar.

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Greket nuk kan shkronjen "sh" dhe keshtu thon "sum sum" ne vend te thon "shum shum"

  4. #194
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga BRON
    Eshte hera e pare qe postoj dicka ne forum dhe pyetjen e pare e kam ndaj teje; meqe s'di greqisht a mundet te na shpjegosh çfare do te thote :sum sum -ja jote : egho e di qe eshte peremri vetor une... per te tjerat jam kureshtar.
    ego sum qui sum eshte latinisht dhe do te thote une jam ai qe jam.

    Latinishtja dhe greqishtja si dy gjuhe motra kane shume te perbashketa

    Citim Postuar mė parė nga King_Gentius
    Greket nuk kan shkronjen "sh" dhe keshtu thon "sum sum" ne vend te thon "shum shum"
    Ua, nuk ke degjuar fshataret te flasin ti prandaj thua...

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Fshataret greke kane shkronjen "sh"? Nuk e kisha degjuar ndonjeher kete. Ben vaki ata qe flasin dialektin e ishullit se Kretes ta shqiptojne po te tjere nuk di.

  6. #196
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Fshataret greke kane shkronjen "sh"? Nuk e kisha degjuar ndonjeher kete. Ben vaki ata qe flasin dialektin e ishullit se Kretes ta shqiptojne po te tjere nuk di.
    Posi, por jo si shkronje por si shqiptim dhe jo vetem ne Krete por edhe ne Maqedoni, Epir dhe Thesali

  7. #197
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    eeeee, te pakta me kreten. ne krete ska te tilla.
    vetem ne fshataret e thesalise ka "sh" te tilla
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shqiptaret dhe greket kan nje histori pothuaj te perbashket shekullore 2000-3000 vjecare.

    ku mbaron shqiptarlleku e ku fillon greklleku.. eshte zor ti ndash..

    sot.. jemi dy shtete.

    greqia dhe shqiperia..
    ne te dy shtetet ka probleme te pazgidhura..ne lidhje me shqiptarllekun e grekllekun..

    respekti e sinqeriteti jane e vetmja arithmetik qe na con ne prosperitet te perbashket..si ne shqiptaret ashtu dhe greket..

    sinqeritet do te thote..e vertete..
    e verteta thote se.. ne dy teritoret si ne ate shqiptar si ne ate greke ka popullate te ndersjelle.. pra ka grek ne shqiperi..dhe ka shqiptar ne greqi..
    nje e vertete e madhe thote se..

    shteti shqiptar qe nga krijimi nuk i ka bere genocid grekve..
    dhe se shteti grek i ka bere genocid shqiptareve..
    pra ka nje pale te padrejte mes nesh.. qe i duhet ta ndreqe kte te padrejte..
    dhe ky eshte shteti grek..

    rasti i fundit ndodhi dje..
    gjykata e larte greke merr vendim per konfiskimin e tokave ku jetonin camerit ne shekuj e shekuj.. me arsyen e gjetur fallco..se camerit nuk kan ven ujet ne zjarr te interesohen..ne me shum se 20 vjet..

    kjo arsye eshte njesoj sikur qeveria e hitler gebelsave tu thoshte cifutve ne 1944..
    shtepijat qe kishit neper gjermani ju a morrem se i lat bosh juve ca muaj e bile vite..

    po a ishte hitler geringu qe i perzuri e i coj ne aushvic.. te mjeret cifute?
    e po pse nukerdhet ju nga krematoriumet ti merrnit shpijat..
    ktu ska llogjike..pra as argument juridik..

    as te gjykata greke ska llogjike..as juridik por vec kanibal-llik..
    camerit e bilbili xhaferrit u perzune.. plumbat ja tregonin udhen.. e shpijat ne flake ndriconin shtigjet.. e ku vane camerit e perzene..
    ne burgun e enverit (shqiperi) nga ku smundeshe me te interesoheshe askush per trojet e veta ne cameri..

    le te shohim si do reagojne greket, vllezrit tane ndaj ketj vendimi kriminal-hajdut te institucioneve te tyre..

  9. #199
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Brari, gjerat nuk jane gjithmone ashtu sic duken.

    Me mareveshjen e Llozanit (1923) Greqia dhe Turqia shkembejne popullsi qe ishin te vendosura ne c'do shtet.

    Ne baze kesaj mareveshjeje Greqia detyrohet te ktheje ne Turqi te gjithe popullsine myslymane te saj (nga Kreta, Maqedonia etj) pervec popullsise myslymane te Trakes. Ne baze te kesaj mareveshjeje edhe duhet te shpernguleshin dhe te dergoheshin ne Turqi si popullsi myslymane.

    Qeveria e atehershme kerkoi qe edhe camet te perjashtohen nga mareveshja si shtetas greke po qe i perkisnin nje kombesie tjeter.

    Pra ne qofte se greqia nuk i donte camet mund ti kishte shperngulur qe ne vitin 1912 kur u clirua Epiri, dhe me rast te dyte ne vitin 1923.

    Pse e beri kete gje ne 1944? Atehere kuptoi se camet nuk jane te mire?

    Shpjegimi eshte gjetke...

  10. #200
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    edhe duhet
    lexo: edhe camet duhet

Faqja 20 prej 27 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  4. Shqiptaret, sa kokeforte
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 18:55
  5. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •