GREKĖT, QĖ SHTOHEN ME PARA SHQIPTARE
Gjergj Buxhuku
Nuk di ēfarė tė bėsh, tė qeshėsh apo tė qash, kur dėgjon se deputetė tė parlamentit shqiptar i kėrkojnė zyrtarisht Athinės zyrtare, tė shkarkojė Ambasadorin e saj nė Shqipėri, sepse nuk tregon, qė minoritarėt u nėpėrkėmbkan. Nėse vazhdon me kėtė gjykim, ambasadori gati sa nuk e akuzua si pro-shqiptar, tradhtar i grekėve, pėr tė mos thėnė edhe agjent i shqiptarėve. Mė shumė se qesharake dhe tragjike, sa mė sipėr, ku merr vesh se pikėrisht kėto akuza bėhen as mė shumė dhe as mė pak, nga deputetė shqiptarė. Po mos u habisni. Ata janė deputetė shqiptarė, kuptohet nė letra, qė akuzojnė si tradhtar Ambasadorin Grek. D.m.th., tradhtar tė Greqisė nė shėrbim tė vendit ku ata janė deputetė. Paradoks qė ndodh vetėm nė Shqipėri. Parlamentarė shqiptarė, qė fare pa turp dhe pa ju dredhur syri, kėrkojnė qė shteti i tyre tė vihet me shpatulla mbas muri dhe tė penalizohet nga ndėrkombėtarėt. Pėr ti vėnė kapakun, nuk harruan tė kėrkonin shpejtimin pėr regjistrimin e popullsisė sė minoritetit si pėr ti vėrtetuar shefave tė Athinės, mbase edhe institucioneve tė tipit alla-Gejxh, se ata janė patriotėt e vėrtetė tė vendit tė tyre dhe jo ambasadori ose klanet e tjera minoritare, qė ai mbėshtet.
Degjenerim shpirtėror dhe politik, qė nė fakt burimin e ka jo te grekėt, kudo qofshin ata, por te ne, qė i kemi lenė gjėrat tė shkojnė deri kėtu. Sepse, ėshtė fakt qė deri mė tash, jemi kthyer nė njė, pothuaj koloni ekonomike tė vendit fqinj tė jugut, qė do tė thotė edhe nėpėrkėmbje politike dhe shpirtėrore. Tė mposhtur ekonomikisht dhe psikologjikisht, shqiptarėt janė tė detyruar tė punojnė dhe tu nėnshtrohen qehallarėve tė agallarėve tė Athinės. Prandaj numri dhe vrapi i atyre, qė duan tė bėhen qehallarė tė Athinės nė Shqipėri, ėshtė i madh dhe i shpejtė. Duke u pėrleshur dhe sharė pa kursim mes njeri-tjetrit nė garėn pėr qehallarė, pasi tė sigurojnė postin, do tė shpėrblehen nga puna dhe mundi i bujkrobėrve tė tyre me emrin shqiptarė, pikėrisht dhe pėr turp nė vendin e kėtyre tė fundit. Kjo ėshtė e vėrteta e dhimbshme shqiptare. Kėtu e ka burimin dhe nxitimi grek i fryrė nga qehallarėt e tyre, pėr tė shfrytėzuar rastin dhe kohėn e varfėrisė, pėr tė rritur numrin e grekėve nė Shqipėri. Nė mėnyrė qė mė pas, shqiptarėt tė mos kenė as edhe gojė tė hapin para ndėrkombėtarėve, pėr tė hequr qafe bujkrobėrinė ekonomike tė agallarėve dhe qehallarėve tė tyre greko-shqipfolės.
Por, kjo ėshtė pjesa qė i takon asaj dhe qė mbulon nė fakt, vetė frikėn e madhe tė politikės greke nga rrota e historisė, qė tashmė po punon pėr shqiptarėt. Nė fakt prepotenca prej fshatari tė prapambetur oriental, tė veshur me frakun e pasunarit tė ri, kuptohet me paratė e Europės, nė marrėdhėniet e saj me shqiptarėt, ka buruar edhe nga nėnshtrimi i pafund i politikės shqiptare. Padyshim, pėr tė shkuar deri kėtu, duhet tė pėrmendim se shteti grek nė mėnyrė sistematike dhe tė organizuar, ka vepruar pėr tė kapur fillimisht ekonominė dhe mė pas edhe politikėn shqiptare dhe pėr ta detyruar tė veprojė kundėr interesave tė qytetarėve tė saj. Duke shfrytėzuar varfėrinė shqiptare, mungesėn totale tė eksperiencės sė ndėrtimit tė shtetit demokratik dhe korrupsionin masiv tė vendimmarrėsve shqiptarė, u arrit qė nė vitet e para tė rrėzimit tė sistemit komunist nė Shqipėri, tė hidhen tentakulat ekonomike dhe financiare tė pėrfaqėsuesve tė oligarkisė greke. Kryesisht, kėta tė fundit ishin pėrfaqėsues tė minoritetit grek, por mė pas edhe politikanė shqiptarė, qė nė skemėn e pushtimit ekonomik u bėnė bashkėpunėtorė tė tė parėve. Zaptimi ekonomik u shoqėrua me presione tė forta politike ndėrkombėtare, qė edhe nė disa ēaste kur shteti shqiptar tregoi disa shenja vullneti tė brendshėm, se dėshironte tė dilte nga dara e parapėrgatitur greke, bėnė qė kėto pėrpjekje tė dėshtonin. Nėnshtrim, qė ka filluar nga ekonomia. Mė pas erdhėn ngjarjet e piramidave, qė shėnuan edhe shkrirjen e pushtetit ekonomik grek me atė politik nė Shqipėri. Grekėt sot zotėrojnė praktikisht, tė gjitha degėt strategjike tė ekonomisė shqiptare duke filluar nga telefonia celulare, nafta, ēimento, pijet e forta, cigaret, etj. Janė me qindra e qindra milionė euro, qė ēdo vit dalin jashtė Shqipėrisė pa asnjė arsye, duke u drejtuar nė arkat e Athinės. Me paratė shqiptare, qė me aq mund dhe gjak sigurohen nga emigrantėt tanė jashtė vendit dhe ndihmat e botės, jo vetėm mbushen xhepat e monopolistėve grekė, pronarė tė degėve strategjike tė Shqipėrisė, por dhe i krijohen vendit tonė probleme tė panumėrta, me qėllimin e vetėm, pėr ta mbajtur nė mėnyrė tė pėrhershme nė tension dhe nė mungesė stabiliteti shoqėror. Mjafton tė kujtojmė krijimin e problemeve tė stisura tė Himarės, ku me paratė shqiptare tė grabitura nga monopolet greke, praktikisht paguhen pėr tu emėrtuar minoritarė banorėt e saj, pėr tė kuptuar sesa tė fuqishėm janė ende pozitat e Athinės nė Shqipėri. Te varfėria shqiptare bazohet edhe nxitimi i Athinės, i shprehur nga shqipfolės, pėr tė shtuar numrin e grekėve. Ata e kanė tė qartė, sesa sa mė tė pasur tė jenė shqiptarėt, aq mė shumė rritet dinjiteti kombėtar dhe nuk mund tė bėhet mė fjalė pėr ndryshim identiteti kombėtar. Aq mė tepėr, kur duket qartė se kjo diferencė pėr arsye objektive dhe gjenetike, po ndryshon me shpejtėsi nė favor tė shqiptarėve, qė nuk janė mė tė 15 ose edhe 8 viteve pėrpara. Emancipimi shoqėror i ka bėrė, qė ata tė mos kėnaqen vetėm pėr mbijetesė fiziologjike. Punėsimi, arsimimi dhe jetesa nė vende tė huaja, kanė dhėnė ndikimin e tyre pozitiv sidomos te rinia shqiptare. Ata e kanė kuptuar se ku qėndrojnė rrėnjėt e vėrteta tė varfėrisė sė tyre. Qindra e qindra milionė eurot, para djerse dhe gjaku tė tyre, tashmė janė identifikuar se shkojnė nė xhepat e monopolistėve greko-shqiptarė. Nė kushte tė tilla, edhe reagimi i tyre tashmė nuk ėshtė i paorientuar. Nė mjaft raste, ata e kanė bėrė tė qartė se e dinė shume mirė, se cilat janė problemet e vėrteta ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė. Edhe ata e dinė se organizimi dhe shprehja e vullnetit tė shqiptarėve, do tė bėjė tė mundur prishjen e sigurt tė qarkut tė hekurt tė zgjedhės ekonomike dhe politike greke, nė qafėn e shqiptarėve. Tė mos harrojmė se, sot shqiptarėt duhet tė llogariten si njė komb prej tė paktėn 7 milionė banorėsh, duke patur parasysh ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbe. Forca e shqiptarėve pėr zhvillim ėshtė shumė mė e madhe sesa mė parė. Ėshtė e qartė, se bashkė me heqjen e zgjedhės ekonomiko-politike, do tė zhduken edhe privilegjet pėrrallore greke nė Shqipėri. Nuk mund tė lejohet tė ekzistojė nė Shqipėri fara e qehallarėve politikė tė tė huajve dhe as tė shtohen grekėt me paratė e shqiptarėve.
11/02/2006
KATEGORIA: Analiza, Shekulli
Krijoni Kontakt