Presioni grek në Lidhjen e Kombeve: Mos njihni Shqipërinë
Debatet shqiptaro-greke dhe Lidhja e Kombeve. Lufta e Fan Nolit për të mbrojtur të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve dhe konflikti i hapur verbal dhe intensive me përfaqësuesin e Athinës, Aleksandropullos. Argumentat dhe kundërargumentat e politikanëve ballkanas në Nju Jork
M.A Ledia Dushku
Pranimi në Lidhjen e Kombeve e bënte Shqipërinë anëtare me të drejta të plota ashtu sikurse Greqia dhe i hapte rrugën e diskutimit çështjeve që preokuponin dy shtetet, të tilla si kufijtë, pakicat, karakteri etnik i jugut të Shqipërisë, etj. Le të ndalemi e të shikojmë ecurinë e këtyre debateve dhe qëndrimeve L.K mbi to.
Çështja e kufijve të Shqipërisë ishte prekur nga Lidhja e Kombeve që në seancën e 6 dhjetorit 1920, ku Asamblesë i ishte bërë i njohur raporti përkatës rreth pranimit të saj. Anëtarët e Lidhjes nuk duket se e kishin të qartë nëse kërkesa e palës shqiptare për kufijtë e 1913 ishte e drejtë apo jo, megjithëse “sipas një marrëveshjeje të bërë midis grekërve dhe shqiptarëve (marrëveshja e Kapshticës L.D), pronësia rreth kësaj pike ishte lënë për bisedime të mëvonshme”. Nga ana tjetër, fakti që në traktatin e Sevrës (gusht 1920) Shqipëria nuk ishte përmendur asgjëkundi i pengonte ata t’i konsideronin kufijtë e saj si të fiksuar. Si rrjedhojë anëtarët e Lidhjes konkluduan se kufijtë, siç kërkoheshin prej Shqipërisë, mund të vlerësoheshin si kufinj “de facto” dhe si të tillë ato mbeteshin subjekt i veprimeve të mëtejshme diplomatike. Ky përfundim rriti presionin e palës shqiptare në Lidhjen e Kombeve (L.K) dhe më gjerë, e cila nëpërmjet apeleve dhe notave bërë nga personalitete politike të saj, kërkoi zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kufijve dhe evakuimin me urgjencë të territoreve shqiptare. Kështu, çështja e kufijve shqiptarë u la të diskutohej në sesionin e 13 të L.K që u mbajt më 25 qershor të vitit 1921. Pikëpamjet shqiptare dhe greke u pasqyruan në memorandumet përkatëse. Debatet midis përfaqësuesit shqiptar Fan Noli dhe atij grek, z.Aleksandropullos u zhvilluan në mënyrë intensive dhe prekën këto linja kryesore:
(Materialin e plotë mund ta lexoni në gazetën që gjendet në treg)
ABC nr.22-M.A Ledia Dushku
06.02.2006
Krijoni Kontakt