Po, po ka sa te duash te perziere , por ka edhe greke qe jane te prejardhur nga greket e lashte, sikur ka edhe italiane qe kane prejardhje nga romaket.
Kjo gje eshte fare e thjesht per me u shpjeguar. Historia e Grekve dhe Italianve mund te shpjegohen me qartesi dhe me hollesi te madhe nga 2000 vjet para eres tone deri tani ne kohen e sotme. Te gjithe perandoret Italiane dhe e gjithe jeta ne mesjet dhe deri tani njihet nga bota e jashtme, ashtu sikur njihet edhe per Greket, po te kerkosh.
Kurse historia e Shqiptarve nuk mund te shpjegohet me aq qartesi dhe hollesi, sikur ajo e Grekve, apo e Italianve. Prandaj nuk eshte vertetuar akoma qe Shqipetaret kane prejardhje Ilire, sado deshire qe kemi ne qe ta vertojme. Shqiptaret nuk u ndigjuan me edhe pse ne Shqiptaret kemi mesuar qe jemi direkt pasardhesit e Ilirve. Filluan te ndegjohen perseri andej nga mesjeta (perafersisht ne vitin 1380 ne mesjete) me ardhjen e Skenderbeut dhe te familjes se tij.
Un e di qe shume njerzve kjo gje nuk ju vjen mire, por keto jane faktet tani per tani. Shqipetaret kane nje histori te "humbur" nga shekulli i dyte mbas eres tone der ne shekullin e tret ne mesjete.
Dhe un e kam shpjeguar pak a shume kete humbje. Ne kete kohe kane ndodhur shume gjera ne Ballkan: Roma ndahet ne dy perandori, Sllavet filluan te krijojne shtetet e tyre, ardhja e feve te ndryshme, lufterat qe u bene ne mesjete dhe pushtimet, grabitjet dhe vjelljet e medha ne tokat Shqiptare deri ne ditet e luftes se dyte boterore. Ketu gjera cuan ndoshta ne humbjen e informacioneve per historine e Ilirve mbas shekullit te dyte te eres tone dhe deri ne kalimin e tyre ne Arberi (mesjete).
Krijoni Kontakt