Fakti që monedhat, mbishkrimet dhe zejtaria e asaj kohe janë në greqisht, nuk do të thotë se grekët kanë qenë zotëruasit e atyre vendeve që përdornin monedhat dhe mbishkrimet apo ku di unë çfarë tjetër shkruhet dhe përkthehet në greqisht.
Sipas kësaj logjike absurde, pas 2000-3000 vjetësh, në të gjitha vendet ku do gjejnë anglisht (që përdoret kaq gjërësisht sot) do të ngrihen versione se paskan qenë nën anglezët apo çdo popull tjetër që flet sot anglisht.
Asaj kohe greqizimi ishte si ideologjitë politike të sotme (afërsisht) dhe ndoshta një gjuhë dhe jetesë më moderne se të tjerat.
Ndërtuesit grekë (dhe ata që punonin nën drejtimin e tyre) ishin më të përparuarit në ndërtime artizanat (nëse mund ta quajmë kështu) dhe mënyrë jetese.
Psh qyteti Nice në Francë, nga grekërit (simpatizantët e të djathtës fashiste dhe monarkëve) konsiderohet si vend grek dhe quhet me absurditet territor grek vetëm sepse e përkthejnë në greqisht Niki= Fitore.
Ndonjë ditë të bukur, prit kur të na nxjerrin broçkulla edhe për USA apo të thonë se edhe vetë Krishti, paska qenë grek.
Të tilla arsye dhe foshnjëri historike, përpiqen tu servirin botës grekët e sotëm dhe ca lëpirës (Glifixouridhes vorio epiPORDHES) e satelitë të tyre si edhe në këtë temë nuk mungokan.
Lerini o miq të kullosin e të rrojnë me megalomaninë e tyre, se ndryshe sëmuren.
Krijoni Kontakt