Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 66
  1. #11
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Shkupi
    Ndoshta e njeh Shkupin e mbremjeve rinore, e mbremjeve studentore te fillim viteve te 90-ta por tani ky qytet eshte i shkrete (ne pjesen shqiptare) dhe rinia shqiptare9ajo qe ka guxim) "sillet" ne pjesen maqedone ku ka me shume rehati e liri. Eja ne Shkup dhe pije nje kafe ne carshine e vjeter. Nese mund te shohesh nje te ri apo nje femen do te ishte cudia e dites. Mund te shohesh mjekrra me do bastune te gjata si coban te veshur me fustan te bardhe e kapela talebane e prapa i ecen me kater gra te veta. Mund te shohesh do femij me kapela "tentene" te bardha qe hyne e dalin neper disa rrugica te gazi babes me do libra ne dore qe as dine ti lexojne. Mund te shohesh femije me ferexhe te mbulueme qe mezi syte i shihen nga velloja e zeze. Mund te shohesh "komandanta" qe "shlljafuvat" rrotat e vetures e qet allti. Mund te shohesh skamje, erresise dhe frige ne rruge mos valle ndonje plumb te qellon. Kjo eshte realiteti e ai qe eshte nga shkupi dhe qe jeton ne shkup e di se kjo eshte e vertete e jo ekzagjerim.
    Tani per keto tema duhet te flas edhe njerez tjere qe jetojne ne Shkup. Apo do ishte mire te shkruajne dhe anetare tjere nese kemi dikend nga Shkupi.
    Kam degjuar per histori te tilla me `komandanta` dhe me arme e idiotlleqe te tilla. Por si thua ti nese jane ne nivel shume te larte eshte problem. Me sa e di une edhe shume fetare jane neper shkolla dhe jane te moderuar e jo te gjithe `talibansa` si thua ti. Ishallah s'eshte e vertete ashtu si thua ti. lol
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    E mire tema por vetem per konflikte.
    E respektoj fene, besoj ne zot por keto kohet e fundit sikur po teprohet si shume nga hoxhallaret tone dhe nga te shumtat shoqata humanitare qe dolen keto vitet e fundit. Nuk me pelqen fare qe feja eshte bere biznes se shoqatat humanitare paguajne ato familje qe kane vajza e gra te mbuluara. Njerezit duhet te mbulohen nga deshira e jo per para.

    Pastaj ktheni koken dhe shihni shtepijat e hoxhallareve sa te "vogla" jane.

    E te mos flasim per keta shoqatat e shumta te cilat keto kohet e fundit na kane deklaruar se jane dhe disa lloje te sektave, po ne sikur kemi nje fe, nje zot cjane tash sektat.

    Rrinia sipas mendimit tim eshte me mire te lodhet te gjen nje zgjidhje per te punsuar veten se na iken gjith te rrinjte nga qytetet. Jo per te tjeret do flas per Dibren kur para 10 vitesh ishte plot e perplot me te rrij e tash e presim veren i presim kurbetqaret qe te mbushim qytetin me pak rrini.

    Nuk e di ndoshta e kam gabim por ky eshte mendimi im.
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  3. #13
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Pergjigje per postimin nr.6, te Shkupit

    Citim Postuar mė parė nga Shkupi
    Nuk ben te genjesh ajo eshte harram. A nuk duatrokisje kur profesoret "e nderuar" e fajesonin ameriken per cdo gje qe po ju ndodh muslimaneve?

    Qe kur na qenka problem shqiptar Iraku apo Palestina? Athua kur dhe ne c`moment arabet (vellezerit) na ndihmuan neve kur e kishim me ngushte. Kush na la pa shtet e ne erresise shekullore kur greket, bulgaret e serbet fitonin autonomi apo shteteformesi brenda nje perendorie islame si ajo otomane qe shumica e trefrtalkave enderrojne se nje dite do te kthehet ne come backun e saj te madh?

    Athua ka ndonje lidhshmeri flamuri Al Akses dhe injorantet (pa fajin e tyre) shqiptar qe shesin e blejne keso simbolika.Al Aksa mund te jene martir per palestinezet dhe kjo eshte e drejta e tyre por ata asnjehere nuk mund te jene martir per shqiptaret nderkohe qe ata qe i promovojne keto martir tek ne jane dhe vetem jane injorant dhe keqberes te kombit dhe te interesave tona strategjike. Ti mund te deshirosh te shohesh sa ma shume qytetare te lire qe valojne flamujt e All Kaides apo jo?

    Edhe nje gje.Gjithhere kur ju kritikojme ju na e nxjerrni fejen perpara vehtes si mburoje per cdo sulm ndaj juve. Sipas kesaj taktike ju jeni te paprekshem se jeni musliman te forte dhe ne qe prentedojme vlerat liberale properendimore jemi pafe apo qafiret Taktike e fort nese ju sulmon dikush e sulmon fejen islame dhe aty mbyllet cdo debat normal.

    Per ne fund. Pse eshte amerika aq qafire per ju? Sipas statistikes Ruset ( me te cilet gjysma e shteteve arabe kane marredhenie vellezerore) kane vra miliona musliman gjithandej e vazhdojne te vrasin. Pse Serbia nuk eshte qafire? Po ajo Serbi ka dhunuar e vrare qindra mijera musliman ne tere hapesirat e ish Jugosllavise. Kjo eshte nje enigme per te gjithe ne qe ju kemi marre ne thu- kerkojme pergjigje sinqerte.
    I nderuar!
    1. Se pari, u falenderoj per njoftimin se genjeshtra qenka haram, vetem desha tu tregoj se kjo eshte nje gje te cilen te gjithe e dine.
    Per tu vertetuar ju dhe forumistet tjere ne genjeshtrat e mia, u kisha propozuar qe ti shikoni edhe nje here video incizimet e tribunes per te cilen ju beni fjale, (por me kujdes).
    Sidoqofte une edhe njehere po ju perkujtoj dhe po ju them se ne nuk u duartrokitnim frazave dhe mendimeve antiamerikane-sepse te tilla nuk kishte, por u duartrokisnim ideve dhe mendimeve perparimtare, demokratike, civilizuese te ligjeruesve , te cilat kuptohet ishin ne frymen e Islamit tolerant dhe paqedashes, ashtu sic eshte dhe ka qene cdoher Islami.

    2. Iraku dhe Palestina, asnjehere nuk kane qene problem shqiptar, sic thoni ju (une asnjehere nuk e kam thene kete), dhe asnjehere nuk mund te jete problem I yni, sepse ne nuk kemi qene dhe nuk jemi te involvuar direct ne ato kriza. Mirepo,as ju dhe askush tjeter nuk keni te drejte tia mohoni popullit shqipetar te drejten qe te interesohet per paqen dhe stabilitetin kudo ne bote, (Palestina, Irlanda,Baskia,Afganistani,Cecenia, dhe cdo krize tjeter e armatosur jane probleme qe e preokupojne gjith popujt,e jo vetem shqiptaret), sepse kjo eshte nje obligim moral e human, ne rend te pare, per gjith njerezimin,gjithashtu eshte edhe rregull dhe parim I te drejtes nderkombetare qe cdo popull te angazhohet dhe te kontribuoje ose se paku te interesohet per ruajtjen dhe kultivimin e paqes dhe stabilitetit ne bote,(shih Karten e OKB-se).

    3. Une askun nuk e kam thene se vetem arabet I kemmi vellezer, por cdohere them dhe do te them se te gjithe kombet e botes jane vellezer ne mes veti.
    Nuk kam thene asnjehere se arabet na kane ndihmuar me shume se amerikanet,( une bile ne postimin tim te fundit kam theksuar ndihmen amerikane).

    4. Greket, serbet dhe bullgaret, autonomine ne kuader te per.Osmane e fituan me ndihmen e Rusise dhe te aleateve te tyre evropian (Frances, Anglise,Gjermanise etj), kurse ne shqipetaret edhe perkunder pengeave nga fqinjet dhe disa aleateve te tyre,e fituam autonomine pak vone (me gjakun tone,krah per krah toske e gege,musliman, krishtere,orthodoks e bektashij) .
    Sa u perket atyre qe enderojne come back-un e perandorise Osmane , nuk besoj se ka te atille, por edhe ne paste ndonje, besoj se se shpejti do te zgjohen nga gjumi dhe do te shohin se nje gje e tille nuk mund te ndodh.

    5. Ne postimin tim te parafundit kam theksuar nje maxime te njohur, te ciles une mundohem cdohere ti permbahem,dhe u pata propozuar qe ti permbaheni edhe Ju,(por si duket nuk e keni lexuar ose nuk keni dashte).
    “Cdohere flisni per gjera qe I keni te njohura mire, e jo per gjera nuk I dini”
    Tani une do te mundohem tu tregoj (ose tu mesoj) dicka me teper rreth flamurit te shumeperfolur nga ju, qe prej sot te jeni pak me I informuar rreth kesaj ceshtje,dhe kuptohet herave tjera te keni me shume te drejte te flisni per flamurin islam ose te “Al-Akses/Kaedes” –sic e quani ju.
    Ne flamurin per te cilin Ju flisni me aq mllef, ne gjuhen arabe shkruan: “ Zoti eshte nje , pervec tij tjeter s’ka” –gje te cilen ju eshte dashur ta dini, po nejse. Une nuk kuptoj cka eshte ajo qe juve ju iriton aq shume ne keto fjale te flamurit,dhe u pyes publikisht, a mos shihni ketu ndonje mesazh urrejtjendjelles,apo luftenxites ose dicka te ngjashme ?
    Une per vete nuk po shoh dicka te tille.
    Dhe desha qe juve tu perkujtoj dicka qe besoj ta dini,se flamuri eshte simbol I shprehjes se identitetit, qofte kombetar ose fetar. Rjedhimisht une nuk shoh asnje pengese pse nje shqipetar musliman mos ti mbaje bashke perkrah njeritjetrit flamurin kombetar shqipetar dhe flamurin islam.

    6. Martiret.
    Kam shume per tu thene per martiret,por per mos e zgjatur shume, do tu them vetem shkurt ,se Martiret jane martire per te gjithe njerezit njesoj, pervec se per kundershtaret e tyre (nga ana tjeter e frontit), e une nuk mbaj mend qe ndonjehere ne te kishim qene kundershtare te palestinezeve konkretisht. (sa per ilustrim, martiret shqipetare ne Kosove, Kosove Lindore dhe ketu tek ne, ishin dhe do te mbeten martire per te gjithe boten, pervec per serbet dhe maqedonasit.)

    7. Sa u perket intereseve strategjike te shqipetareve,te cilat ju I permendni ne postimin tuaj, ju lutem percaktoni pak qe ti mesojme edhe ne se cilat jane ato, nese eventualisht I dini, dhe pastaj bisedojme.
    (Pres pegjigje)

    8. Ndarjet ose grupimet e njerezve qe ju e keni bere ne “musliman te paprekshem” dhe “liberal-properendimore”, eshte aq I gabuar dhe shume banal, sa aspak nuk mban.
    Se pari, askush ( asnje njeri) nuk eshte I paprekshem dhe realisht nuk mund te jete. I paprekshem eshte vetem Zoti (simbas gjitha librave te shejte dhe filozofise).
    Gaboheni ju dhe cdokush tjeter qe mendon se liberalizmi eshte pjelle ose zbulim I perendimit (urdheroni me gjeni fakte qe ta vertetoni prejardhjen evropiane te liberalizmit, kuptohet jo per prejardhjen e fjales te cilen gjithe ne e dime se rrjedh nga nje fjale frenge)
    Po me thoni ju lutem, liberalizem ju duken juve politikat kolonialiste te shteteve “demokratike-perendimore” te deri para disa viteve,?
    Po liberale ju duket juve sjellja e Spanjes dhe Anglise ndaj popujve autokton, baske dhe irlandez? Apo liberale ju duket juve sjellja e shteteve perendimore (ushtrive te tyre,holandezeve ne radhe te pare dhe francezeve) ndaj masakrimit te me shume se 7000 civileve ne Srebrenice.(shpresoj te jeni te njoftuar pak a shume me ngjarjen).
    Jo zoteri I nderuar, Jo. Nuk eshte liberalizem kjo.
    Liberale eshte (ka qene) Kushtetuta e pare e shkruar (edhe pse kjo nuk njihet ose nuk deshirojne ta dijne/pranojne shtetet “demokratike-perendimore”), Kushtetuta e Medines e vitit 622, e cila ua ka njohur te gjithe te drejtat dhe lirite, duke mos harruar edhe taksat,te gjithe krishtereve dhe cifuteve.
    Ja ku I ka rrenjet liberalizmi,z-ri “liberal” I nderuar .

    9. Per ne fund
    Me brengos mosdija juaj qe del ne pah kur gabim e kuptoni dhe e perdorni fjalen “qafir”.
    Pyetja juaj drejtuar mua, shtrohet keshtu (per fat te keq shum gabim),citoj “Pse Amerika eshte qafire per ju?” dhe “Pse Serbia nuk eshte qafire?”
    Sa per informim fjalen qafir arabet e perdorin per njeriun pabesimtar, qe do te thote se pabesimtar mund te jete vetem njeriu ( I shendoshe dhe I logjukshem), e nuk mund te jete toka-cilado qofte ajo. dmth: pabesia (mosbesimi) eshte veti njerezore,dhe aspak nuk ka te beje me sendet (latinisht: Res).
    Sipas kesaj del se Amerika dhe asnje vend tjeter nuk jane dhe as qe mund te jene qafir per askend, por njerezit mund te jene pabesimtare.
    -Rusia. Sa I perket Rusise une po ju permiresoj pak dhe po ju them se jo gjysma po thuajse te gjitha shtetet arabe kane maredhenie shume te mira ekonomike (tregetare) me Rusine, e assesi vellazerore-sic pretendoni ti quani ju. Bashkepunimi ne fusha te ndryshme ekonomike, kreyesisht ne fushen e industrise ushtarake,metalurgjike,industrise se naftes, nuk don te thote marredhenie vellazerore, z-ri “liberal-perendimor”.
    Fund

    Jam I bindur se ua kam plotesuar deshiren, dhe jam pergjigjeur sinqerisht , sic kerkuat !
    Rrespektet e mia.
    Bashkimi
    P.S: Kam edhe shume per te thene.

  4. #14

    Arrow Te mos barazohet Islami me fanatizem.....

    Citim Postuar mė parė nga Shkupi
    Zana e Malit. Do te ishe paksa me e relaksuar po ti kishe vendosur anash ndjenjat e tuaja anti PDSH-se vis a vis ndjenjave pro BDI-se.Nuk na tregove se cka ne te vertete eshte nje rini e shendoshe.Kjo i vjen era propagandes se mjekrrave te cilet regrutojne ne emer te shendetshmerise naturalistike te para 5 shekujve kur ne kete bote nuk ka pasur vetura por deve apo kur ne kete bote nuk ka pasur muzike te shfrenuar por vetem dy instrumente sic i quajne "hallall"(se tjerat jane krejt haram)
    Shkupi,

    Sinqerisht me vjen keq te "trazoj" kete teme serish, me debate, per te cilat edhe vete s'e shoh te arsyshme te vazhdoj me postime shkrimesh ketu, mirepo disi e shoh se duhet te shkruaj..per te qartesuar ca gjera, mirepo do te shkruaj shkurte, sa me shkurte.......(Sqarimi e qartesimi jane veti e cdo njeriu te urtė dhe te matur...)

    Pike se pari me lejo t'iu pyes: Mos valle une diku shkruajta se jam kunder PDSH-se si parti dhe Pro BDI-se?!...Eshte e padrejte te gjykoni per njerezit te cilet nuk i njihni aspak...!

    Sa i perket pyetjes suaj se cka eshte apo se si do te dukej nje rini e shendoshe, do t'iu rekomandoja qe te mos parashtroni pyetje per te cilat i keni dhe i dini edhe vete pergjigjet, sidomos pergjigjen e keni ne shkrimin tim ku une permenda shume anomali qe e kane perfshire rinine e koheve te sotshme, e me minusimin e anomalive te tilla fitojme rinine e shendoshe...

    Per pjesen tjeter te shkrimit serish do me duhet te them se, nese nje shtet demokratik do te lejonte ecjen e njerezve sipas kohes se gurrit, atehere s'ka arsye pse ky shtet demokratik te mos lejonte njerezit te ecnin edhe sipas kohes se para 5 shekujve, madje koha e para pese shekujve konsiderohet pak me e avancuar sesa koha e gurrit...(mendo pastaj fol)...


    Si duket disa kete demokraci e kutpojne sic ju ka endja.Deri dje ne shqiptaret kemi luftuar te kemi te drejte per flamur e tani kur e kemi kerkojme qe te valojme edhe flamuj te All Zarkawit.A nuk e kupton fare ku na con kjo? A nuk e di se edhe ne vet boten arabe e muslimane me te madhe po luftohet tendenca per kthimin e njerezise ne shekujt e mesjetes "ku cdo gje ka lulezuar dhe njerezit kane ecur me deve"?
    Ke te drejte sa i perket fillimit te ketij paragrafi...Disa demokracine e kuptojne keshtu: te keshe nje shtepi 5-10 kateshe, te keshe BMW, madje madje te keshe aq liri sa edhe te fitosh parane pa djerse, vetem e vetem te jeshe mbi te gjithe njerezit, te keshe liri te plote (apsolute) per cdo gje, te besh padrejtesi, diskriminime, si ndaj njerezve ashtu edhe ndaj ceshtjeve te shumta qe kane te bejne me njeriun dhe per njeriun...Demokraci do te thote DIKUSH t'i gezoje te gjitha te drejtat e dikush tjeter t'i gezoje nje pjese te vogel te saj. A e kupton se ku na con kjo demokracia?!...
    Cudi, si nuk i preokupon njerezit fakti qe, DEMOKRACIA po i kthen njerezit miliona vite pas, atehere kur njeriu ka jetuar ne mal dhe veshja e tij perbehej vetem nga nje cope e thjeshte (shembull e ke simbolin e filmave animues "TARZANIN" ) e po i preokupon ajo qe ISLAMI na meson te jetojme me nder, te dime t'i ruajme si karakterin njerezor, moralin e plus edhe traditat ne pergjithesi.....A e kupton se c'do te thote ISLAM?!...Mos ia mvesh fese islame fanatizmin, ashtu sic bejne ca pseudo-intelektual, sepse secili do te te marre per te paditur, pasi te gjithe e dine, perfshire edhe shkenctar e filozof te botes se ISLAMI eshte ajo qe e luftoi paganizmin, ai solli drite mbi njerezimin, ai eshte ne te njejten kohe SHKENCE dhe FE....KUJDES!!!....


    Pse vetem te shqiptaret e Maqedonise kjo propagande e rrezikshme sqarohet me" te drejta demokratike e te shprehurit". A e di se nese vijne ne pushtet po keto mjekrra ti nuk ke per te dale nga pragu i shtepise pa e vendosur ferexhene apo pa lejen e burrit" A e di se ne disa shkolla fillore ne Shkup disa arsimtar i kane dekurajuar nxenesit te gjinise femerore per te vazhduar shkollimin sepse femna duhet te rije ne shtepi? Nese mendoni se keshtu krijohet ne shoqeri e shendoshe atehere ju qofte per hajr pra.
    Keshtu, ne kete menyre mendojne njerezit te cilet KANE ide te gabuar per fene e Islamit, te cilet e kane keqinterpretuar kete fe dhe akoma fillojne ta keqkuptojne ate...Une do te iu sugjeroja: LEXO dhe KUPTO....

    S'do te hyj ne detaje per gjerat te cilet mund te sherbejne poashtu si nje propagande e keqe per fene e Islamit, sepse kjo gje nuk eshte per t'u habitur, pasi shumica e botes bejne propaganda te tilla per kete fe....


    Do te doja qe ne kete teme te kyceshin edhe te tjere banore nga Shkupi dhe qe dine te i sqarojne gjerat, duke u bazuar ne fakte, argmunete dhe logjiken e shendoshe, DUKE e lene anesh urrejtjen fetare....

    Nga,
    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    e une e pyesja vehten valle ku eshte lidhshmeria mes komunizmit dhe ideologjise talebane kundrejt kapitalizmit te cfrenuar amerikan. Ma dhe pergjigjen Zana Malit. Ne rregull, nuk do e bisedojme me per kete se nuk paskeni deshire te bisedoni keto "tema te renda".Une ju tregoj pse:-) Promovuesit e filozofise talebane ne Maqedoni kane krijuar nje mekanizem te sigurt i cili thote: "po me sulmove e sulmove besimin islam dhe ti je qafir". Ky mekanizem eshte mbjelle ne shume koka te njerezve te tjere dhe vet-terheqja nga tema te tilla ndoshta mund te kuptohet sepse sipas kesaj logjike "mos kritiko mbetesh i paster sepse mund ti hysh ujrave te "qafirizmit" si duket funksionon. Faktet ne terren tregojne dicka krejt tjeter dhe lexohemi pas nje kohe kur gjerat mund te kene shkuar edhe aq larg sa do jete vone per ndonje debat rreth ketij fenomeni taleban ne Maqedoni.
    Sa i perket incizimit qe flet James Bondi 007 e di mire se nje gje e tille nuk mund te prezentohet ketu dhe shpifja apo shtremberimi i se vertetes le te mbetet per tu vleresuar nga te gjithe. Ata qe e kane pare kete debat e dine fare mire se cfare fryme anti-amerikane eshte shfaqur dhe percjellur me duartrokitje frenetike te pasuesve te kesaj filozofie te mbrapshte anti-kombetare.

    Pra shkurt une personalisht nuk e sulmoj fene, kuranin apo Zotin por individet dhe grupet e caktuara qe nen mbrojtjen e fese atakojne menyren tone liberale te jetes duke promovuar vlera politike dhe shoqerore talebane gjithnje per interesa te Shkupit (sllav) Beogradit, Pekingut dhe Moskes. Boshti funksionon dhe ju vazhdoni ta mbroni ne menyre te pavetedishme apo nga frika se gjoja nese flisni kunder tyre e keni sulmuar besimin.Shikoni faktet dhe analizoni nga shkon kjo.

  6. #16

    Arrow

    Shkrimin tim ne kete teme e permbyll me fjalet e popullit:

    "Cdo fis ka nga nje pis, e cdo mehalle ka nga nje budalle"

    dhe kete thenie do ta nderlidh me ate se, feja ISLAME nuk duhet te krahasohet me FANATIKET talibane, afgane..etj.....KJO ESHTE MENYRA SE SI KEQKUPTOHET ISLAMI SI FE DHE QE BEHEN PROPAGANDA NEPER BOTE PER KETE FE.....
    Sikur te gjithe njerezit te ishin aq te mprehte e te ditshem per ta kuptuar Islamin....!

    Per fund po them nje lutje:

    O Zot mundesoi njerezit te shkojne drejte rruges se ndritshme te Islamit qe dhuron drejtesi, pasterti, miresi e i ndrit zemrat e shpirterat e njerezve. O Zot mundesova njerezve te kuptojne ne menyre te drejte fjalen "IKRE" - LEXO- fjale kjo qe tregon qarte se Islami udhezon per ne rrugen e diturise dhe jo te injorances. AMIN!

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #17
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    [COLOR="Red"]Jam shqiptare dhe muslimane-krenare per te dyja![/COLOR]

    Ti ZeM, pasqi na qenke njohese e mire e Kuranit me cudite kjo"firma"jote per arsye se Kurani nuk njeh kombin?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #18
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Shkupi, mė ke habit pak me kėto nonsense qė ke shkruar!
    Nga kėto shkrime, e vetmja qė gjė qė tė vleka ėshtė stili i tė shkruarit, si gazetar qė je, kurse pėrmbajtja s’vlen gjė.

    E para, duhet ta dijsh se gjersa organizohet njė debat me temė tė caktuar, pritet qė debatuesit t’i pėrmbahen temės. Me qė tema ėshtė“Muslimanėt dhe jomuslimanėt” ėshtė mė se normale qė tė diskutohet gjendja aktuale, marrėdhėniet midis muslimanėve dhe jomuslimanėve nė botė dhe problemet mė serioze tė muslimanėve nė kėtė aspekt .
    E dyta, duke u nisur nga fakti se musafiri dhe njėherit ligjėruesi kryesor i tribunės ėshtė nga trojet arabe, ėshtė mė se normale tė flitet pėr problemet e shteteve qė janė diskutuar. Pse mos deshe t’i profesori nė fjalė tė flet pėr gjendjen e popullit shqiptar tė Maqedonisė?

    Pastaj, ishte njė tribunė ku vetėm ėshtė diskutuar gjendja e mjeruar aktuale nė botė, kėnvėshtrimet e ligjėruesve pėr arsyet e kėsaj gjendjeje, e jo se vėrtet pjesėmarrėsit po tentonin tė zgjidhin problemin e Palestinės apo Irakut, prandaj s’ka nevojė pėr panik…

    Sa i pėrket dėshpėrimit qė tė ka shkaktuar jehona e ilahieve dhe valvitja e flamujve gjatė blerjes sė harxhit nė Bit Pazar, edhe kėtu nuk ka vend pėr panik apo dėshpėrim, sepse nė tė gjitha anėt e Shkupit, edhe nė getot e shqiptarėve tė Shkupit jehojnė kėngė amerikane nga zhanret mė tė ndryshme, bile edhe nga bėrllogu RAP, qė e kemi pėrvetėsuar edhe ne shqiptarėt. Ghithashtu nė standet e flamujve, krahas flamujve shqiptarė, turk e arab, gjindet edhe flamuri amerikan, ėshtė vetėm tendecė e individit tė fitojė kafshatėn e bukės, e jo pėrfaqėsim i ndonjė shteti, organizate, frakcioni apo… ehhh sa keq kur njerėzit i shofin gjėrat nė kėtė mėnyrė… pastaj, edhe mė keq ėshtė kur fillojnė e ekzagjerojnė. Pėrshkrimi qė i ke bėrė Shkupit ėshtė ekzagjerim. Pse gėnjen? Tipat qė i ke cekur, janė njė pakicė qė mezi hetohen nė turmat e tė tjerėve nė ēarshi apo gjetkė edhe nuk janė fare tė rrezikshėm, bile as nė ēerek sa janė tė rrezikshėm kėta kriminelėt tjerė dhe narkomanėt qė po plaēkisin e po vrasin pėr kokėrr qejfi.

    Ėshtė e vėrtetė se paraqitja e kėtyre grupacioneve mua mė shqetėson personalisht dhe nuk mė pėlqen vetėm nga arsyja se ka shkaktuar pėrēarje midis shqiptarėve nė bazė fetare dhe hutim tė xhematit e jo se kėta njerėz janė tė rrezikshėm dhe gjoja i kontribuojnė Shkupit sllav apo Beogradit.
    Feja nuk paraqet kurfarrė rreziku pėr njė shtet, popull apo krahinė, janė politikat e liga anti- islame qė tentojnė tė prezantojnė si tė rrezikshėm ēdo besimtar tė besimit islam.

    Kah po shkojne shqiptaret e Maqedonise ne nje ambient ku fetarja e merr primatin mbi cdo gje tjeter.
    Andej nga do ti prijnė politikanėt e jo njerėzit e rėndomtė qė dėshirojnė ta praktikojnė besimin e tyre nė mėnyrė qė mendojnė se ėshtė e drejtė.

    Politika amerikane ka filluar tė bėhet mė zi se komunizmi i ditėve tė Stalinit, frikė edhe tė praktikosh besimin, menjėherė ta vejnė etiketėn, pale shumė i rrezikshėm se ke lėshuar mjekrėn?!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Fjollat.Edhe une mendoja si ti para disa viteve kur keto elemente talebane ishin vetem se nje turme e vogel e pazakonte per keto treva e cila ne fillim zgjonte vetem nje interesim te cuditshem tek njerezit.

    Me kalimin e kohes keto njerez i instaluan fillimisht neper xhami e koheve te fundit edhe neper selite e partive politike neper shkolla, ndermarrje publike me tendence qe ta marrin pushtetin nepermjet inkluzimit neper cdo pore te jetes. Ndoshta mllefi im eshte i teperuar apo i pakontrolluar por ajo qe me shtyri te nis nje fushate te tille ishte ngjarja e pazakonte ne shkollen e mesme ekonomike ne Shkup ku disa profesor-mjekrra kane kerkuar qe ne ore te mesimit te kryhen rituale fetare dhe ju kane propaguar femrave qe te "vetdijesohen" te mbulohen dhe ti kthehen familjes dhe burrit te ardhshem sepse aty e ka vendin femra muslimane. Kjo pakice e zhurmshme po shendrohen ne nje elite e rrezikshme dhe cdo dite nepermjet infliltrimit ne BDI kane gjetur rrugen me te shkurte per te arritur te pushteti. Po frigohem se nuk eshte larg dita kur keto mjekrra-taliban do te kene deputet apo ministra te vet e do te kerkojne zbatimin e ligjeve dhe kodekseve fetare ne perditshmerine tone.Ne kete cast ne nuk e shohim rrezikun por tani keto taliban po i krijojne parakushtet per marrjen e kontrollit dhe sa me shume pushtet ekzekutiv ne mesin e shqiptareve.

    Edhe nje sqarim.Edhe ti sikur shumica ketu paraqitjet e mia e kane lidhur me gjoja nje qendrim kunder fese islame qe ne fakt nuk eshte e vertete. Po keto talibanca e shfrytezojne kete strategji se po fole kunder tyre paske folur kunder fese,kuranit dhe zotit.Gjushi im ka qene Hoxhe si edhe axha dhe i njoh cilesite e fese islame.Une ketu paraqitem kunder simbolikes se disa rrymave anti-fetare dhe parasegjithash antikombetare qe duan nga shqiptaret te krijojne talibanez ne Evrope.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shkupi : 07-11-2005 mė 11:27

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    [QUOTE=Zana e malit]Shkrimin tim ne kete teme e permbyll me fjalet e popullit:

    "Cdo fis ka nga nje pis, e cdo mehalle ka nga nje budalle"


    Do te isha njeriu me i lumtur po te isha nje budalle e vetme ne kete muhalle.Uroj qe ju jobudall te mos zgjoheni nje mengjez te kapur ne nje situate te papritur me vellezerit e juaj taleban.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Nga Manastiri filloj Pranverė e re me Demokracinė e Re
    Nga Progres nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 13:28
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •