Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Shakaja

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Shakaja

    SHAKAJA


    -Mori fund me kaq,-dhe degjova nje krisme ne qiell, dola ne ballkon me nje shishe ne dore dhe u ula te shijoja ne heshtje shiun qe sapo kishte filluar.
    Ne goten e dyte u degjuan te trokitura.
    -Kush te jete?-mendova dhe u skuqa ne fytyre i inatosur. Nuk i kisha thene kujt per festen time, hodha gjithe mundim hapat por kur e cela deren pashe qe ishte portierja qe kerkonte parate per ndricimin e katit. I buzeqesha, e ftova te vinte brenda te pinte nje gote, por u pendova shpejt kur me pyeti me nje ze qe kerkonte te dinte me shume:
    -Eshte ditelindja juaj sot, zoti Martin?
    I perplasa deren ne fytyre dhe e rrotullova celesin ne brave, eca i brengosur afer gotes, u ula dhe vazhdova te shijoj shiun qe po binte akoma.
    Isha zgjuar ters per ditelindjen time, e nuk doja te kisha rrotull njerez qe me kerkonin te nderroja pamje e te hekurosja buzeqeshjen e dites se shenuar ne kalendar. Me erdhi ne mendje endrra qe po beja kohet e fundit, u shtriva pertoke sic beja ne gjumin tim, i mbylla syte dhe thashe me nje ze te paket:
    -Vdiqa!
    Mbi mua kaluan ethe te akullta, njelloj sikur te me kishte pushuar zemra, ato dy tre sekonda qe nuk mendova asnje gje ishin mrekullia vete, e mbusha prape goten dhe kur i thashe vetes :”Gezuar plakņ”, u shkunda vendit e per pak me shpetoi nje buzeqeshje naive.
    Ne oren njembedhjete isha kthyer ne nje diell shetites, kisha mbyllur shtepine dhe brodha ne fillim ne universitet ku lexova datat e provimit, pastaj shkova ne nje agjensi udhetimesh per te pyetur tarifat e nje fluturimi nderkontinental, shiu nisi te bjere nga e para dhe kur u bera det nga koka tek kembet, i mbajta capat tek salla e basteve, u futa brenda dhe lashe te gjitha parate qe kisha, me erdhi mire qe s’kishte qene me fat ditelindja ime.
    Isha ne zonen e San Lorencos dhe po beja mbrapsht hapat te kthehesha nga kisha ardhur.
    -Miku im, ke nevoje per cader?-dhe e gjeta veten te kapur nga krahet e fuqishem te Lambertos. Beme nje cope rruge ne heshtje, deri sa ai e flaku pertoke cadren, qeshem duke u pare sy nder sy e sikur ta kishim bere me fjale ia dhame vrapit drejt e ne hyrjen e pallatit.
    Para se te ngjiteshim lart, ai ndaloi e me tha te shkonim te merrnim per te pire. U hodh nje vrap tek dyqani i pijeve perballe, u kthye me dy Wiski te futura ne xhepat e medhenj te xhaketes.
    -Po vjen Antuani,-me tha me ze te qete, pa dashur te justifikonte pijet, u ngjitem lart dhe kur i mbushem gotat, m’u duk sikur ishte dhurata e pare e asaj dite qe me pelqeu vertet.
    -Ta le hapur deren?-po ulerinte Antuani, qe i veshi me nje zhurme te gjalleruar muret e apartamentit tim. Qesha dhe dola ta ndihmoj te linte shishen e veres qe kishte sjelle.
    -Erdha edhe me perpara, -tha, -e gjeta vetem ate bukuroshin qe po te priste te vije. Kete,- dhe beri me shenje shishen,- e solla se ke nevoje te dehesh, qe kur t’u hapen fjalet qe ke lindur fatkeq e nuk po fiton njehere ne baste kuajsh dhe ne ndeshje pokeri.
    Une qesha me pikellim kur kujtova fatin e disa oreve me pare, u ulem te tre ne ballkon e pyeta Lamberton si po i shkonin punet kurse Antuani ra ne nje mendje me mua qe ne toke te larget eshte veshtire t’ia nisesh cdo gjeje nga e para.
    I kaluam disa ore te mira ne shoqerine e njeri-tjetrit, pasta sikur ta kishin lene me fjale, dy miqte u ngriten dhe u pervodhen jashte apartamentit per te me lene te qete. Nuk bene urime te rastit e as kerkuan te qendronin gjithe diten me mua, s’me thane gje, sikur mos dinin per c’feste behej fjale. Sikur ta dinin qe ne ditelindjen e tij, njeriu ka nevoje te qendroje vetem, te mendoje e te peshoje gjera te renda qe i vijne ne koke, pasi ka rrokullisur gota urimesh njera pas tjetres qe ne mengjes.
    -C’je duke bere?-degjova nje ze te papritur pas kraheve, kerceva perpjete dhe u ktheva i tmerruar. Perballe meje po qendronte Eduardi, -nuk doja te te trembja,-tha i skuqur ne fytyre, e la mbi tavoline nje kuti te paketuar dhe doli te mbylle deren e jashtme. Degjova si kerciti celesi, perse dreqin e mbyllte gjithmone deren ky njeri?
    -Kam kohe pa te pare,-i thashe,-i tregova vendin ku te ulej dhe i mbusha goten qe kishte patur pak me perpara Antuani.
    -Une jam nje maskara i lindur, e di ti kete? M’u desh kohe ta kuptoj nje gje te tille. Ne fillim s’i zija dot bese atij zeri te vogel brenda kokes, qe sapo mbetesha vetem ne dhome, me ulerinte me gjithe fuqine: ********** muti!
    -Me gjithe mend e ke?!
    -Ti fole?-me pyeti i trembur Eduardi dhe kur une pohova me koke, mori fryme i lehtesuar.
    -Nje djall e gjysem e di c’po me ndodh. E hape shishen, nga vera ime eshte kjo?
    -Jo Eduard,-i thashe une i zene ne befasi nga energjia e atij njeriu qe nuk e shihja prej kohesh. Eduardi kishte ardhur te studionte shume vite me perpara ne kete vend, i kishte bere therrime endrrat dhe kur kishte patur mundesi, ishte hedhur me kembet e para ne lagjien e prostitutave, per te shpenzuar sic duhej parate qe i dergonte familja. Nuk dinte te vishej mire, ishte i turpshem, i ndjeshem, pijanec, **** dhe me nje deformim te dukshem ne nofull, qe e bente te dukej i zymte, i rende, me i madh ne moshe. Nuk kisha patur ndonjehere simpati per te, tani qe kishte gjetur deren e dhomes time ndjeva te me kaploje merzia, dhimbja e kokes, kafazi i kraharorit u mblodh derisa ndjeva kercitjet e kockave, s’po degjoja dot gje dhe turbull po e shikoja tek jepte e merrte me veten e tij, duke folur me zjarr e pasion, pa ndaluar te mbushej me ajer.
    Po fliste aq shpejt sa s’po arrija ta ndiqja, keshtu qe i dola pas kraheve me marifet, e peshperita me gjysem zeri: **********!
    -Ti, ishe ti?-u rrotullua si rrufe Eduardi, por une ngrita supat i besdisur, luajta te paditurin dhe e pashe si u zverdh e nisi te gelltitej i gjori.
    -C’thote familja?-e pyeta kur e kuptova qe ishte gati te fliste serish.
    -C’djallin do ta dish?-m’u kthye agresiv. Une i shtrengova krahun , u mata t’i jap nje grusht t’ia coja ne vend deformimin natyror, por ai me buzeqeshi, e hoqi koken dhe e rrakelleu goten me fund pa me thene “gezuar”.
    U ula ne vendin tim, ia mbusha goten nga e para e nisem te pijme ne heshtje.
    Pas nje ore, kur shiu nisi per here te trete ate dite, u ngrita te pergatisja dicka per te ngrene, e pyeta dhe Eduardin, e kur ai u pergjigj qe kishte drekuar para se te vinte tek une, me iku oreksi, m’u prene fuqite dhe vazhdova te qendroj i ulur, duke pire, prane atij njeriu te cuditshem.
    -Tani nuk shkoj me me ******!- nis me flet Eduardi. -Kam kohe qe s’po e bej me kete gje. Vetem nje jave perpara, qe isha ne nje ditelindje, ate dite m’u desh qe per hir te festes ta prishja rregullin.
    Une psheretiva dhe e ktheva koken ne anen tjeter.
    -Nuk shkoj dot sepse jam dashuruar me njeren. Alba e ka emrin!-me thote sikur te jete kurioz te marre nje opinion nga mua.
    -Nuk kam patur nderin,-i them e me mendje imagjinoj nje prostitute qe kalon poshte nesh, ia ben me shenje ketij miku te besdishem e sa hap e mbyll syte e shtie ne xhep cekun familiar te studimeve te tij.
    -Me mori nje nate ne telefon, renkonte dhe e ngrinte zerin ne qiell, me tha qe donte te argetohej me nje njeri te manget dhe une i thashe qe isha i tille. Me kerkoi te baltosja veten time, te njohurit, miqte, e kenaqa me entuziasmin qe po shaja tim ate dhe e mbylli telefonin kur ndjeu te me mbaronin fuqite. Pastaj me morri prape, une gjithe kohes kisha ndenjur me kembe, ne pritje, me aparatin e telefonit ngjitur meje. Folem dhe ne fund me tha qe isha njeri i mire. Me pyeti c’po mendoja dhe une iu luta te vinte tek une, te benim dashuri, isha aq i vetmuar!
    -Ti i the te benit dashuri qe ne telefonaten e pare?-fola dhe Eduardi u ndje entuziast qe po merrja pjese ne kete bashkebisedim te fshehte me te.
    -Je i pari qe po ta them,-me tha. –Une dua t’i kerkoj te martohemi.
    -Urime,-i thashe dhe bera nje gjest me dore si per t’i thene sa acaruese do ishte po te vazhdonte akoma.
    Eduardi e ndjeu kercenimin. U fut ne mendime, ndenji ne nje pozicion te papershtatshem per te reflektuar drejt dhe u ngrit me kembe i vendosur, e shoqerova tek dera, por para se te ikte, frenoi i merakosur hapat:
    -Une po shkoj,-me tha. –Sonte e kam lene te fle me nje kubaneze shtatembedhjetevjecare. Nuk ka shume qe e ka nisur zanatin.
    -Befsh qejf.
    -Ti, e di, vetem ne raste festash mund ta shkel tani…
    Ngrita supet dhe u ndjeva i pushtetshem mbi ate njeri, qe kishte ardhur tek une te me merrte leje per nje mbremje seksi.
    -Gezuar ditelindjen, pra!
    Une s’iu pergjigja, leviza ajrin me dore si i habitur, per t’i treguar qe as e dija perse e kishte fjalen, e mbylla deren duke i lene fijen e dyshimit ne mes. Eduardi kishte ardhur te festonte ditelindjen time, e kush t’i kishte thene?! I pasigurt, kishte trokitur tek une te mesonte daten e gezimit, keshtu ne rast feste mund te thyente rregullin e te shkonte me nje prostitute, pa u ndier ne faj.
    Kur u mata te kthehesha, u degjuan te trokitura me grusht ne dere. E hapa dhe Eduardi me syte e shqyer, hodhi nje hap kercenues drejt meje e klithi:
    -Ti fole?! Ti, ishe ti?!...
    Mohova me koke, i vendosur.
    -Sot e ke ditelindjen atehere!
    Mohova perseri, e kur e pashe qe po i zbriste shkallet i derrmuar,e dija qe po me degjonte, ia dhashe te qeshures, nje gaz qe nuk donte te pushonte edhe nje ore pasi kishte lene apartamentin tim, ai njeri.
    Si me kaloi ajo ndjene e fresket gezimi, ndjeva serish te pikellohesha, bisedova me familjen, u ula kembekryq te shtija nje fall me letra dhe kur u merzita sa duhej, degjova doren e fatit te trokiste ne dere.
    -Akoma nuk te kane rene nervat me mua?-dhe Matilda kishte hyre brenda, kishte shkuar tek pakoja mbi tryeze qe e hapi me lehtesi, e vendosi shishen e veres ne frigorifer dhe me dha mua te gervishtja bileten e llotarise qe ishte edhe ajo brenda pakos. Nuk fitova, me erdhi akoma me inat me Eduardin qe me dhuronte nje fat te shurdhet ditelindjen time, kur Matilda nisi te fliste:
    -Nuk te solla dot gje! Gezuar ditelindjen!
    Erdhi me ledhatoi butesisht, me fshiku buzet me nje puthje te ajert e kapi nje vend ku u ul dhe po priste t’i coja dicka per te pire.
    Kur i trokitem gotat me njeri-tjetrin, une e pashe butesisht ne fytyre, e m’u duk aq e larget. Kishte kaluar kohe qe kur s’kishim pare njeri-tjetrin, ishte dobesuar, kishte ndruar ngjyren e flokeve, nervoze, e kur fliste nuk dinte si t’i mbante gishterinjte qe i dridheshin pa pushim.
    Nuk po me vinte ne mendje asgje e re per te thene, i kishim dhene fund gjithckaje, kishim ripovuar te lidheshim prape me njeri-tjetrin, s’kishte ecur e ishim ndare duke u share keq.
    Une isha rikthyer tek ajo i penduar, me kishte debuar dhe pas ca kohesh i takonte Matildes te vinte dhe te merrte kokeulur, „bekimin“ tim.
    Tani qe kishte trokitur serish ne jeten time, u ndjeva i lodhur. E mata me sy nga koka tek kembet, e mendova sa e kote kishte qene gjithe ajo loja jone. Kishim kerkuar t’i benim bisht pergjegjesive, sa here e kisha mashtruar ne rikthimet e medha, kur i tregoja nje jete aventurash qe beja atehere kur ajo mungonte.
    Nga ana tjeter Matilda perpiqej ta nxirrte veten nje si nje zuske e mirembajtur nga shume punonjes te sektorit, kenaqeshim, genjenim dhe e uronim njeri-tjetrin. Por sot eshte ditelindja ime dhe une nuk kam me nevoje per te. Dua te rri vetem.
    Nuk flasim, kollitem dhe Matilda shkon te mbylle vetratat e ballkonit, kur kthehet merr ne dore kutine qe kishte hapur e me pyet:
    -Kush ta beri kete dhurate?
    Me vjen ta genjej perseri. Ndjej nje ze te brendshem qe me shtyn te krijoj nje aventure perverse, t’i them gjera qe as ne enderr s’mund t’i shkoj ne mendje, por zeri qe nxjerr eshte i serte:
    -Eduardi! Ishte nje ore me pare ketu, i la dhe iku te shkonte me nje kubaneze.
    -Ah, ti sikur e kishe inat ate njeri?!
    Une i mbusha serish gotat, leviza me rehatshem ne kolltuk dhe ndjeva lehtesi te flisja per Edin:
    -E gjen dot cfare i ka ndodhur?
    Ndjeva si ndryshoi pamja e Matildes, buzeqeshi e per pak sa nuk u kthye ne vajzen qe une mbaja mend i dashuruar.
    -Ti e njeh Alben?-vazhdova.
    -Alba?!
    -Eshte njera qe i telefonon cdo nate. Eduardi do te martohet me te. Edhe prostitutat tani i frekuenton vetem ne ditelindje shokesh, - qeshem sikur mes nesh te ekzistonte nje komplot i fshehte, ia tregova gjithe historine, e ndjeme qe akulli mes nesh sa vinte po shkrihej e kur mbarova, ajo nuk u permbajti pa thirrur zerin qe degjonte Eduardi ne koke, qeshem dhe une i kisha shkuar pothuajse ngjitur.
    -Nuk je i kenaqur qe erdha sot ketu?-me tha me ze te ulet.
    I mora doren dhe e ndjeva qe po dridhej, nuk e pashe ne sy dhe arrita t’i them qe nuk e prisja. Sinqerisht nuk e dija ne e mbante mend apo jo kete date, e te shfaqej aq papritmas as me kishte shkuar ne mendje.
    Pas kesaj ishte njelloj sikur te kishim rene ne nje amulli me te zymte se me perpara. Heshtja u be edhe me kercenuese, une degjoja zhurmen qe bente uiski duke u perplasur ne fytin tim, zhurme qe rrokullisej ne hicin e shpirtit, prisja qe Matilda te ankohej, te cohej dhe te ikte, te mos dukej me tek une.
    -Po bej nje dush te shpejte,-i thashe, ishte e vetmja menyre te mbetesha pak vetem e te reflektoja, pastaj ndjeva qe uji me beri mire. Ndenja gjate nen dush, per nje moment shpresova mos vinte edhe ajo e te perqafuar me njeri tjetrin, mos rigjenim pasionin e koheve te shkuara. Asgje e ketille nuk ndodhi, por kur u futa ne dhome i veshur dhe i rregulluar, pashe Matilden qe qeshte, nuk pushonte, dukej qe kishte qeshur gjate, m’u hodh ne qafe sikur te kishte harruar tensionin e casteve me perpara dhe me tha :
    Ai qenka tip i jashtezakonshem, kishe te drejte i dashur !-e me puthi ne buze gjithe afsh.
    -Kush, cili ?-pyeta pa e marre vesh perse behej fjale.
    -Eduardi ! I telefonova sapo ike ti dhe nuk e ke idene sa jam argetuar.
    E kishte gjetur numrin tek po kontollonte celularin tim, listen e personave qe me kishin telefonuar, mesazhet e te tjera, e te tjera.
    Megjithate ishte shume per te qeshur si i kishin shkuar punet. Eduardi nuk kishte bere dallim me zerin e Albes, kishte rene ne gjunje e kishte bere nje propozim skandaloz, te jashtezakonshem, martese.
    -I thashe te vije tek une, te takohemi ne shtepine time, te rregullojme per se mbari, nje here e pergjithnje, kete pune! Por ishte aq i vetmuar, i gjori!-e me gjithe perpjekjet per te ndjere keqardhje, vazhduam te qeshim, i harruar te tera e shume shpejt rame ne shtrat duke rikthyer ne mendje pasionet e harruara.
    Kaluam nje kohe jashtezakonisht te gjate ne krahet e njeri-tjetrit. Matilda i mbushte heshtjet duke rrefyer fatkeqesine e Eduardit, e bente zerin sikur te interpretonte Alben, pastaj i benim analize situates duke u ndjere te lumtur sa fatkeqe ishin te tjeret dhe perqafoheshim.
    Kur u err gjithandej, Matilda u ngrit ne heshtje, u vesh, me puthi gjithe dashuri e doli pa thene asnje fjale.
    Une ndjehesha i zbrazur nga te gjitha, kalova vertet nje ditelindje te bukur. Mbusha goten, te fundit per ate dite, e dola ne ballkon, te pija.

    & & &
    Ora tre e mengjesit. Me duket sikur po me godasin me cekic brenda kokes, mbreme e teprova me uiskin. I hap syte me mundim, ve veshin te pergjoj dhe e kuptoj qe po i bien deres.
    Cohem duke u marramendur, pa e ditur as vete se si, e hap deren dhe e gjej te zbardhur ne fytyre, perpara meje, Eduardin.
    Qendron para meje i heshtur, sic duket po i peshon mire e mire fjalet para se te flase, une e mbedh veten dhe e pyes:
    -Gjithcka ne rregull? E ke idene se sa eshte ora?
    Nuk me pergjigjet, i them te futet brenda, ai e mbyll deren me celes, une ndez dritat e dhomes, i laj syte dhe freskohem ne lavaman, me nis nje dhimbje koke prej verteti.
    -C’djall te pruri ketu?-i them, por me duket vetja fajtor, kam nje ndjenje turpi per shakane e keqe qe i beme. Jam akoma i pire, e i kam te zmadhuara aq shume gjerat ne mendje sa nuk guxoj te mendoj per to.
    Ky miku me duket misterioz, s’po thote gje e me duket sikur ka ardhur te zihet me mua. E ka marre vesh historine, e tani kerkon shpagim. Ne kete ore te nates? Eshte i rrjedhur fare!
    -C’te ka ngjare keshtu?-i them duke i kthyer kurrizin.
    Eduardi buzeqesh. Mua me vjen keq, dua t’i shkoj prane, nuk e di c’po zjen brenda ketij njeriu e sikur te shoh nje prostitute qe vrapon poshte ballkonit tim, do ta therras dhe do paguaj qe te kaloje nje mbremje me Edin.
    Ai me vjen afer dhe me ve doren ne shpatull:
    -Kam nje etje te tmerrshme, me jep te pi-me thote sikur te me kerkoje falje, e une ndiej nje besdi te madhe, nuk eshte edhe aq interesant, sidomos ne kete ore gjumi. Une i dua miqte interesante, pak kohe me pare mbusha njezet e pese vjec,jam nje gati intelektual e kam nevoje per gjera ekstravagante ne jeten time.
    Jam i bindur qe kete mbremje do zihemi paq e kam per ta debuar nga jeta ime. Do ta rrah, po te jete nevoja, do ta rrah me te njejten deshire qe kisha ta beja cope per ditelindjen time.
    -Eja, ulu, mos me shih ashtu,-me thote,-sikur mezi pret te me nxjerresh me shkelma nga aprtamenti yt.
    Ka nisur te lexoje mendimet e njerezve kjo varke e mbytur, por nuk ia zgjat dhe i shkoj prane.
    -Me thua dot tre gjera te ndryshme qe te vijne ne mendje?-me pyet Eduardi dhe une nenqesh me perbuzje. I mbyll syte dhe mendoj i pashqetesuar me nga prania e tij. I mbush dy gotat me uiski, e me gjithe premtimin qe bera, nis te pi serish.
    -Kur u largova prej ketu, po te mallkoja me ze te larte, kurse brenda kokes ai zeri i fshehte vazhdonte te me ofendonte. Me ofendonit te gjithe.
    -Shumica fiton!-i thashe une pa fshehur nje lloj neverie ndaj tij.
    -Shkoj ne shtepi dhe degjoj zilen e telefonit. E ngre dhe flas Alben. Ishte e dehur, qante dhe lutej ta falja, me tha qe me dashuronte, qe donte te ngrinte nje jete me timen.
    -Ah, nje djall e gjysem,-i thashe,-dhe ti me zgjove per kete? Urime dhe lamtumire!-i tregova me gisht deren.
    -Ndonjehere me dukej sikur kisha ardhur pa kuptim mbi kete toke. Asnje njeri qe te te hedhe syte, gjerat qe ecin pa me lene edhe mua te marr pjese e te jap nje dore qe te bejne perpara. Gjithe bota qe vetem nxiton te me ktheje kurrizin e te qendroje ne paqe. Edhe ti, edhe miqte e tjere, te gjithe, prandaj kur Alba me kerkoi te shaja e te mallkoja njerezit e mi, e bera lirshem, natyrshem, me gjithe shpirt.
    U ula duke vene duart ne koke. Po e lija te bente si te donte.
    -I mbylla te gjitha te carat me nje goditje te vetme: te besohet qe nje njeri i vetem te te beje te ndryshojne te gjitha gjerat sa cel e mbyll syte? Ajo e beri, me telefonoi mbreme, me tha fjalet me te embla, qe sheruan shpirtin tim fatkeq.
    -Po bie te fle, Eduard!
    -Oh, jo! Ti duhet te jesh deshmitari im. Prandaj erdha ketu!
    -Deshmitari?
    -Me la adresen e saj, e po kthehem tani nga shtepia e Albes. Duhet te vish e te na lidhesh ne ligjin e shenjte te marteses. Vetem ti e di...
    -Matilda te la adresen?-klitha i habitur.
    Eduardi beri sikur nuk me degjoi, une u pendova qe kisha shqiptuar emrin e mikes, megjithate po me dukej aq absurde qe ajo ta kishte bere nje gje te tille. Ose ia kishte thene pa u menduar, pa e vrare mendjen qe ky trushkulur mund t’i shkonte vertet ne shtepi.
    -E ka shtepine jo larg teje. Kur iu afrova pallatit tend, ndjeva te rrenqethura ne gjithe trupin. Ti vazhdoje te qeshje,mbreme, gjtihe kohes, me mua, apo jo ?
    -Ke te drejte, une po qeshja,-i thashe serioz.
    -Keshtu pra une i shkova, trokita ne adresen qe me kishte dhene dhe deren ma hapi nje vajze e mrekullueshme, Alba, aq e vogel, e dobet, e pambrojtur, perrallore, qe u drodh sapo me pa e nuk mundi te shqiptoje dot asnje fjale.
    -Eduard,-u mundova t’i shpjegoj.
    -Nje vajze e mrekullueshme, Alba ime, me floket e gjate, te zinj, me nje ze qe tingellonte i larget, mallengjyes, ne ajer!
    Ishte Matilda, kerkova t’i them dicka ngushelluese, nuk kishte marre asgje, i gjori.
    -U habit, nuk kundershtoi te futesha brenda, beri pak rezistence kur mbylla deren me celes, por u qetesua kur ia shpjegova qe beja gjithmone keshtu, ishte nje tilt i pashpjegueshem i sjelljes sime ai gjest.
    I tregova emrin e ajo nisi te qeshe. Si ty, miku im. Pastaj nxorri fjale te bukura, me perkedheli, me tha qe isha aq i mire dhe i dashur, qe mund t’i fitoja zemren kujtdo qe te deshiroja. Si ne telefon.
    Kur i kerkova te martoheshim, u drodh egersisht. Me tha te zhdukesha e t’i jepja fund asaj loje, ndryshe do te lajmeronte policine. E kishte seriozisht.
    C’te te them? U plasa pertoke pa fuqi, nuk kisha force te qaja, te ngrihesha me kembe dhe te ikja te vrisja veten. Ajo qeshte, me tha qe kishte qene e gjitha nje shaka e bukur, qe nuk e quanin Alba e qe sipas mendjes se saj as Alba nuk ekzistonte. Te besohet apo jo?-dhe Eduardi e goditi me grusht veten.
    Mua me erdhi per te qeshur nga ajo pamje e mjere.
    -Nuk u dorezova. I thashe qe e kisha te pamundr te gabohesha, qe ajo me kishte telefonuar, me kishte treguar historine e bukur se si do te ishte jeta ime me te. Befas Alba nisi te flase per ty. Te njihte. Me tha qe kishte qene ketu e me tregoi nje hsitori absurde qe as i vdekur s’kisha per t’i besuar.
    Une kaperdia ndjenja turpi dhe frike brenda vetes.
    -I shkova afer, ta prekja, por ajo me shtyu, me qelloi, me largoi dhe me quajti **********. Si zeri brenda kokes sime. Te besohet? Ajo e dinte si e mendoja per veten time, i njihte mendimet e mia, turpin tim. Me therriste ashtu dhe qeshte, me tregonte me gisht, me kercenonte qe do te lajmeronte policine.
    Bera te pamunduren ta bind qe e kishte gabim, e kur u mata te dorezohem, nje ide shkelqeu ne mendjen time, iu afrova tinezisht, e me nje levizje te befte i dhashe nje grusht te fuqishem qe e goditi drejt e ne mjeker. U rrezua pertoke dhe humbi ndjenjat, e zhvesha, e hoqa me force ne dhomen e gjumit, bera dashuri me te e si mbarova, nisa te kuptoj qe dicka nuk shkonte. Me duket se ka vdekur. Per dreq, e vrava, te them, por pa dashje, te dahsuren time. Nuk e dija ta kisha qelluar aq fort, vecse me kujtohet qe aty ku ra, prane kokes, dyshemeja kishte ca njolla gjaku.
    Tani jam ketu. Ti je miku im. Alba vetem ne te dy na kishte, e i dashur, vetem ti e njeh historine time. C’te te them?...Ajo eshte e shtrire ne dhomene e saj. Une e vesha perseri. Oh, c’po te ndodh keshtu?...Ti je deshmitar…Te lutem, te lutem, s’eshte nevoja te cohesh, mos leviz, te them, nuk e di akoma c’duhet te bej me ty...-e per here te pare me buzeqeshi fuqiplote, e dinte qe une i kisha tashme kembet e prera, nuk arrija te shqiptoja dot fjalen „ndihme“, frika po me rrinte mbi koke si nje gijotine ku do me ekzekutonin pas pak, e kur me tha „gezuar“, Eduardi vete me ndihmoi ta vija goten time ne buze, duart me dridheshin, qe te pija…
    ERIS RUSI

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    mbi te gjitha, hakmarrja ben per letersi
    touche!

Tema tė Ngjashme

  1. Shakaja me e bukur qe keni bere ne shkolle.
    Nga mije nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-01-2009, 11:58
  2. Shakaja
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 05:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •