Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Aleks

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Aleks

    Aleksander nje emer shume i madh. Njeriu i pare per te cilin kemi degjuar, dhe qe quhej Aleksander ishte i madh por shume i shkruter.
    Mbas shume vitesh e vit mbas viti, madheshtia e Aleksandrit mbahej mend dhe percillej ne tregime( historike), ndersa shkrutabiclleku u harrua.
    Meqe u harruar shkrutabicllleku, ata qe beheshin me djem filluan tua ngjisn emrin atyre ose Sander ose Aleks.
    Aleksi i perralles se sotme eshte pak me i madh se Sander, dhe me i vogel se Aleksander. Nje burre reth te 40. Le ta zeme se eshte i gjate....

    ( e vazhdoj neser se vdiqa per gjume , por thashe ta nis , qe te mos e harroj).
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Mbas dhjete vjetesh martese, e shoqja kish rene ne dashuri me nje tjeter qe nuk quhej sigurisht as Aleks, as Sander , as te dy emrat e bashkuar bashke. Quhej... ta zeme Era'nd. Erandi shkonte shpesh tek shpia e Aleksit per te vizituar te shoqen. Nje dite i takon fati i mire dhe i keq Aleksit dhe te kthehet ne shpi pa e njoftuar te shoqen. Hap deren dhe c'te shoh, ata te dy. Erandi mbi te shoqen dhe e shoqja nen Erandin.Aleksi me qetesine me te madhe , u kerkon falje qe i shqeteson dhe kalon nga dhoma e te bijes e cila sigurisht qe nuk ishte ne dhome as ne shpi. Ata vishen sa hap e mbyll syte. Prej nga dhoma ku kish hyre Aleksi thote: A mund te dal tani? Ata sigurisht qe asnjeri nuk folen. Rrinin te dy te shtangur duke pare syte e penduar te njeri tjetrin dhe duke pergjuar friken e secilit se cfare mund te bente Aleksi. Mbase kishin menduar ne ata pak minuta se minuta e fundit po u afron , ne mos te dyve te pakten njerit. Aleksi njihej si gjaknxehte, por ate dite i kish rene gjithe qetesia e botes ne bark. Doli nga dhoma ashtu i qete fundshem, teroqi njeren nga te gjashte karriget qe rrethonin tavolinen e bukes ne aneks dhe i ftoji edhe ata te dy te terhiqnin nga nje karrige e te uleshin me te. Mbasi ata u binden, u ngrit , mori nje shishe vodka nga frigoriferi dhe 3 gota te lara nga bufeja e eneve , dhe i vendosi gotat secilit perballe. Pastaj po ashtu shume i qete, i mbushi ata , dhe pasi la shishen diku ne mes te tavolines, griti te tijen. Priti ashtu me goten ne ajer deri sa edhe ata te dy bene si ai, vecse duart e te dyve dridheshin kaq shume sa gishtat u ishin logur nga vodka qe derdhej buzeve te gotes. Pasi i toku gotat me te dy percolli nje gllenke .Krojti zerin po ashtu i qete, dhe iu drejtua Erandit. Shiko, do te le te shkosh, asgje nuk do te ndodhe , vecse kerkoj nje nder te madh prej teje. Po e quaj nder se nuk dua te te le te shkosh duke te vene kusht. Erandi nuk u besonte vesheve, as vetes . I dukej vetja ne mos i cmendur , ne enderr te pakten.
    Dhe nuk kish si te mos i dukej ashtu, sepse Aleksi ishte nga veriu. Dhe kish degjuar se nqs nje burre nga veriu e kap gruan flagrance ai i vret te dy pa pritur as te vishen. Pra, .... vazhdoji Aleksi, ti do te shkosh tani, je i lire. Vecse dua qe kurre ne jeten tende, te mos e tregosh kete qe ndodhi sot. Doli ne korridor i hapi deren e apartamentit dhe e la te shkonte.Teksaberi te dilte Erandi, Aleksi e zuri per berryli dhe i tha. A nuk te qellon nje monedhe ne xhep? Tjetri u nxitua te nxirrte portofolin. Jo jo i tha Aleksi, po te kerkoj nje monedhe. Erandi zuri nga fundi i xhepit te pantallonave , nje monedhe 500. Aleksi duke marre monedhen i tha, sic e lame he, te mos i tregosh askujt kete qe ndodhi sot, madje provo ta harrosh edhe ti vete. Erandi zbriti shkalllet duke pesheperitur premtime se nuk do ti thoshte askujt, duke peshepritur lutje dhe falenderime se shpetoj pa i hyre ferre ne kembe ndonese ai i kish hyre ne shpi ne krevat e ne grua dikujt tjeter.
    Aleksi mbylli deren dhe hyri serish brenda. Gruaja nuk ishte me grua, ishte nje statuje e ngrire, e cila as fryme nuk merrte. Nuk dukej e frikesuar. Thjesht priste e bindur se me te hyre serish brenda Aleksi qe e la te shkonte Erandin kaq qetesisht, do ta vriste te shoqen ne mos me arme zjari , me thike, me litar. Ndoshta edhe do i kafshonte ndonje damar qe te vdista avash. Ndoshta me helm. Mjaft ta vriste. Mirpo Aleksi perkundrazi, krejt i qete, me monedhen qe i mori Erandit , u shtri ne divan. Nuk beri e nuk tha asgje per pothuaj 6 ore rrjesht, thjesht hidhte-priste monedhen, me nje fytyre te qete po domothenese.
    Mbasdite vjen e bija nga shkolla. Me te cilen ai sillet gjithe dashuri si gjithnje. Mbasi e bija mbaroji se ngreni dhe mesimet, Aleksi e fton te bijen te luanin nje loje me monedhen qe kish luajtur vete vetem per gjashte ore rrjesht qe kur ia kish marre Erandit. Ai shpiku nje loje qe luhet me monedhen duke zgjedhur njeri lekun tjetri shqiponjen. Ne mbremje fjeten si gjithemone , vajza ne dhomen e saj dhe Aleksi me te shoqen ne dhomen e tyre. Te nesermen ne mengjes Aleksi sapo zgjohet, dhe mbasi eshte bere gati per te shkruar ne pune, ka bere edhe kafet per vete e per te shoqen dhe po e pret qe ta pine bashke (si cdo mengjes) nxjerr monedhen nga xhepi dhe fillon ta hedhe e ta pres . Ashtu beri edhe gjate kohes qe po pinte kafen. Pastaj doli duke e puthur e duke u pershendetur me te shoqen si perdite. Aleksi shkonte e vinte ne pune, ne kafe vetem ose me shoke, ne shpi me te bijen ose me te shoqen , nuk bente gje tjeter vecse lozte me monedhen. Mbas disa muajsh kish rene ne sy te te gjithe qytetit. Dhe njerezve te gruas u kish rene ne vesh ky veprim prej pothuaj psikopati i te dhenderrit. Keshtu qe per ta vertetuar ose per te bere dicka , ata vendose t'i ftojne nje nate per darke qe te tre, gruan , te bijen dhe Aleksin. Aleksi sigurisht qe shkon pa e bere ftesen me dysh. Me te hyre ne shtepine e prinderve te se shoqes, ai nxjerr nga xhepi monedhen. Dhe fillon ta hedhe e ta prese. Njerezit e gruas shohin njeri tjetrin. Ai ben sikur nuk e ve re aspak shqetesimin e tyre , i cili ky shqetesim ishte edhe arsyea pse ata i kishin ftuar. Ai ashtu gjithe i qete vazhdon t'u ktheje pergjigjet pyetjeve te rendomta (si ke qene me shendet, me pune.? Me gocen si i keni punet , po me njeri tjetrin....???? etj etj . te gjitha pergjigjet e Aleksit ishin te buta , te njejta , te sakta, te shkrutra. (mire shyqyr Zotit-mire shyqyr zotit-mire shyqyr Zotit.) Dhe sa here i takonte te thoshte fundin e fjalise pergjigje, i qellonte qe emrin Zot-it ta thosh kur monedha ishte ne ajer. E shoqja ngrihet nga divani ngjit tij , hap deren e ballkonit pastaj e mbyll mbas vetes me kujdes.Pasi sigurohet se durimi i saj ka marre fund me gjithe martesen e saj, hidhet nga ballkoni pa u degjuar asnje ze , prej saj pervec nje klithme e komshise qe shikon trupin e gruas se Aleksit te derdhur ne asfaltin perballe ballkonit. Sigurisht qe ajo ra e vdekur ne vend.


    .... Mbas nje viti!

    Aleksi nuk e ka humbur monedhen as qetesine me te cilen e vrau te shoqen e nuk u akuzua kurre. Por i ruan si gjerat me te cmuara qe i kane mbetur nga martesa pervec te bijes , e cila tashme nuk jeton me Aleksin por me prinderit e te shoqes. Nje mbasdite vendos te hyje ne barin zhurmemadh te qytetit ku nuk kish hyre qe kur ishte beqar, dhe i dashuruar me kamarieren (te shoqen).
    Afrohet ne bar dhe porosit dicka. Ngjit karrges se tij eshte Erandi me dy miq te tijet por qe nuk e ka vene re ardhjen e Aleksit . Nderkohe Erandi kishte vjedhur lojen e Aleksit dhe hidhte nje monedhe gjate gjithe kohes. Aleksi e njohu qe ishte Erandi por jo monedha e tij. Mbas disa minutash Aleksi i flet Erandit dicka ne lidhje me monedhen , pa ia dhene fytyren e duke ndryshuar zerin. Erandi po pa ia dhene fytyren i kthen pergjigje. Monedha 500 eshte fati im more vella, sepse nje here para ca kohesh me zuri i shoqi i asaj qe ra nga ballkoni dhe vdiq, me te dhe me xhobiti vetem nje monedhe. Teksa po thoshte "vetem nje monedhe" u drejtua nga personi te cilit po i pergjigjej duke dashur t'i tregonte numrin e monedhes. Aleksi qesh dhe fut doren ne xhep prej nga nxjerr dhe ai monedhen e tij me te njetin numer. Me kete monedhe e ke paguar xhoben. Ndersa me doren tjeter , nxorri nga xhepi i xhupit te cilin e kish varur ne karrigen e larte te barit , armen te cilen ia vuri ne balle dhe ia shkrepi me shpejt se Erandit ti kujtohej fytyra e Aleksit.
    ....


    .......Tashme....



    Thone se: Aleksi ka ikur ne Amerike , dhe jeton me njeren nga infermieret e psikiatrise ku eshte kuruar per disa muaj rrjesht.


    (nuk e mora vesh as vete , pse personazhet i kam thirrur Aleks dhe Erand) lol
    Me falni per gabimet nese ka shume sepse nuk kam kohe as ta lexoj c'kam katandisur e jo me ta korrigjoj.
    ...
    flm!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 02-11-2005 mė 15:51
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Mace-blu, shume turbulluese, ose ne gjuhen tuaj te pertej-Atlantikut, very disturbing... Ne fakt, kjo tema e hakmarrjes se ngadalte eshte shume e perhapur ne letersi : le te kujtojme Edmond Dantès te Konti i Monte-Kristos, ose dhe Matias Sandorf...

    Por, per hir te se vertetes, per mua si person, hakmarrja e ngadalte, e sigurte por e ngadalte, eshte nje cinizem dhe shpirtligesi e pashoq. Kur viktimes nuk i jepet as mundesia te jete nje viktime, kur ajo e kujton veten krejt si te tjeret, dhe ne nje moment ndodh "magjia" e kthimit nga gjithçka ne hiç, kjo eshte diçka teper e rende, edhe per mekataret qe kane lenduar dikend. Nuk them se hakmarrja aty per aty eshte me e mire, larg kesaj. Por te pakten, kesaj te dytes i mungon idhtesia e shpirtit, "pelini" siç i thone plakat...

    Sidoqofte, e shkruar bukur, dhe me nje fund qe afrohet pa u ndjere...

    Te faleminderit.

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    ... per momentin

    E gjitha filloi ne Janar 2005 kur vellai Tanit iu hakerrye Leksit nje nate ne klub, kot, per dicka te zakonte, dhe e quajti "bir k'urve." Nuk e prisja pergjigjen qe i dha Leksi, per te cilin edhe sot e kesaj dite nuk mund te fsheh nje fare admirimi per menyren se si fjalet i dolen krejt natyrisht, urte e bute, pa tradhetuar asnje ndjenje krejt te njeanshme pervec asaj kur paraqet nje fakt te perhapur. Ndoshta ishin gjithshka qe kishte pasuar ate jave, te gjitha te nxitura nga nena e tij, qe e imponuan ate ti shpjegoje vellait te Tanit se ai nuk e shihte te dobishme kundershtimin e dickaje te vertete, dhe se k'urvat rralle here jane ato qe sheh rrugeve. Jo, vallaj, k'urvat jane shpesh gra te respektuara, shumica e tyre e martuar, me muhabet te embel kur vijne per kafe, e s'tregohen me gisht ne shoqeri sepse kot nuk thone "pac fatin e k'urves." Ngelem te gjithe te befasuar me Leksin, njeriu inteligjent dhe shume i duruar, por i dashuri im, Landi, u permend i pari dhe mori masat per te ulur gjakra qe nga njera ane dukeshin se mungonin dhe nga ana tjeter ishin zevendesuar me habi. I shtrengova krahun per te shprehur pendimin pse dolem dhe Tani i nderpreu reagimin me nje te qeshur te thate. Nena e Leksit e kishte perjashtuar nga shtepia kur Leksi, qe tashme e kishte nje diplome per programim kompjuterash, vendosi te linte shkollen qe kishte nisur per ekonomi, diploma qe do e siguronte nenen e tij se Leksi do kishte nje zanat te vertete dhe te respektueshem. Ishte nje levizje graduale, prej nje femer inatcie, por e nje nene sidoqofte, pasi a nuk kane te gjitha nenat nje fare (per mungese te nje fjale me te denje -- dhe me ndihmoni nqs e gjeni) ligesie qe sipas teorise time vjen nga zhgenjimi pse nuk linden nje Aleksander nga barku i tyre. Te gjitha nenat ngulin kembe te shperblehen per mundin e tyre, qofte hapurazi apo ne subkonshience, dhe Leksi filloi te gjente darken e ftohte, ose shpesh here ne frigorifer, thuajse kurre te shtruar ne tavoline sic ia bente ajo dikur. Corapet e palara i gjente shpesh here tek ato te larat, gje qe e tmerronte Leksin kur mendonte se njera prej kembeve te tij po merrte trajtim tjeter nga kemba tjeter, e cila me c'do hap qe hidhte ai zhgerryheshe ne djersen e corapeve te palara. Per me teper, carcafet e krevatit duhet ti nderronte ai, qe s'i kishte rastitur ta bente me shume se 3-4 here ne gjithe jeten e tij. E pra, Leksi thoshte se nena e tij ishte k'urve dhe 6 muaj me vone, ne Korrik, kur vajta ne TR rastesisht e pyeta Landin nga beheshe Leksi. Fjala ishte perhapur, nga ndo nje ligesi apo budallallek i vellait te Tanit apo vete Tanit qe ndoshta s'prisnin qe te dilte gje prej ngjarjes qe cuditerisht e tregonin me krenari, dhe kishte marre permasa qesharake. Babai i Leksit, burre i respektueshem (me kuptimin se s'kishte bere ndo nje skandal ne rini, jo me kuptimin se beri dicka te vecante ne jeten e tij per ta fituar titullin "burre i respektueshem") kish filluar pijen. Dikur ai nuk gjindeshe jashte pas ores 9, ndersa tani ka edhe nje bar ku rri rregullisht deri ne 12 apo 1 te nates. Gruaja e tij rralle dilte per te bere pazaret, te cilat kishte kohe qe ia kish lene per detyre vajzes se tyre 18 vjecare. Leksi jeton me nje vajze qe vazhdon shkollen per psikologji.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •