Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Krim në Manfredonia

    KRIM NĖ MANFREDONIA

    Manfredonia ėshtė njė fshat me njė mijė banorė, i izoluar nga bota, majė maleve, ka njė rrugė tė ngushtė, tė asfaltuar, ku trafiku ėshtė gjė e rrallė. Shtėpitė nė kėtė fshat shikojnė pėrballė njera tjetrės, formojnė njė grusht tė mbyllur, nė qendėr, e rrotull, tė shpėrndara kuturu, gjendet shkolla fillore, njė kinema, rajoni i policisė dhe njė ambulator i drejtuar nga dy ndihmės mjekė qė ndėrrojnė turnet me njeri-tjetrin.
    Kėtu lindin thashetheme tė ēuditshme, tė detajuara, pikante, me prapaskena dhe hollėsi qė mundohen t’i kėnaqin tė gjithė.
    Banorėt janė gjithmonė tė gatshėm tė vihen nė shėrbim tė ndonjė ēudie qė mund tė tundė nga themelet shpirtrat e pluhurosur nga mėrzia, mund tė bėjnė sakrifica tė paimagjinuara nga mendjet e njerėzve qė jetojnė nė qytete, por fatkeqėsisht skandalet janė tė rralla nė kėtė vend, ėshtė aq e vėshtirė tė ndodhin gjėra nga ato qė shihen nė filma dhe sa vjen e mė tepėr, banorėt tėrhiqen mbrėmjeve nė shtėpitė e tyre, nuk preferojnė tė shkėmbejnė mė tė njėjtat fjalė dhe lajme, ulen nė kolltuk me telekomandėn nė dorė dhe marrin me rradhė stacionet televizive njeri pas tjetrit. Shumica i merr informacionet nga ekrani, darkon nė paqe e bie nė gjumė pa trokitur akrepat e dymbėdhjetės, kurse mė guximtarėt, aventurohen nė programe erotikė, i ulin zėrin televizorit dhe shijojnė kėnaqėsinė e njė tabuje tė thyer me dashje.
    Ėshtė jeta e vdekur e Provincės, qielli gjithmonė i zi, i mbledhur mbi kryet e shtėpive tė para tė fshatit, kėrcėnues, sikur t’i mbajė gjithmonė nėn kontroll se mos dalin nga shinat banorėt e durueshėm tė Manfredonias.Kjo atmosferė lodhjeje dhe trishtimi, tė ngjall idenė e njė province tė vdekur.
    E megjithatė sikur t’iu binte rastėsisht rruga nė Manfredonia, tė hėnėn e 24 tetorit, do kapnit kokėn me tė dyja duart, nga gjithė ajo lėvizje e gjallėri, klithma, ankime, zėra tė ngritur nė kulm, njerėz qė vėrsuleshin pėrjashta, kapėrcenin njeri-tjetrin kush e kush tė arrinte mė pėrpara dhe tė shihte.
    Duhej tė kishte ndodhur diēka serioze. Nga shtėpia e Potencave ishte dėgjuar njė klithmė e gjatė, rrėnqethėse, qė mbetej akoma e varur pezull, nė ajėr, deri sa ta dėgjonin dhe ta merrnin vesh tė gjithė.
    Ē’kish ngjarė?!
    Pėshpėrimat e para treguan qė kishte ulėrirė Ariana Potenca, e ky emėr ishte garanci qė duhej tė bėhej fjalė pėr diēka tė rėndė, qė s’kishte fjalė ta pėrshkruante.
    Xhuzi Potenca, vajza 15 vjeēe e Arianės dhe Jozefit, e masakruar vitin e shkuar nė kodrat e periferisė sė Manfredonias, kishte vdekur pa mundur dot tė tregonte kush e kishte katandisur nė atė mėnyrė.
    E kishin gjetur me kafkėn e thyer, me fytyrėn e deformuar e pothuajse tė xhveshur, kishin abuzuar me tė dhe i kishin dhėnė fund me njė dhunė aq brutale, sa kishin folur tė gjitha televizionet dhe gazetat, u mbodhėn prova dhe u morėn nė pyetje tė gjithė banorėt, por fatkeqėsisht nuk u gjet asgjė.
    Hetimet ishin ndėrprerė, pastaj kishin nisur nga e para. Dyshimet kishin rėnė edhe mbi Arianėn, qė nuk kishte derdhur njė pikė lot, kishte marrė njė ēehre tjetėr-bote, i kishin ngrirė qerpikėt dhe pėr tė kthyer kokėn, duhej tė rrotullohej bust, qė tė merrte vesh kush po e thėrriste nga prapa.
    Nuk u gjend gjė. Ishte vėshtirė tė mendohej sikur kishin hyrė tė huaj nė fshat, e kishin bėrė gjėmėn dhe ishin larguar qetėsisht.
    Flitej mos vajza kishte parė apo dėgjuar diēka qė s’duhej ta dinte, gabimisht mos ishte ndodhur nė vendin e gabuar, nė momentin e gabuar, e ja, tani, duhej tė kishte lėvizur ndonjė gjė, Ariana kishte klithur e tė gjithė po nxitonin tė shikonin ē’kishte ngjarė prej vėrteti nė atė shtėpi.
    -Pėrse klithi?
    -E dėgjoni, vazhdon tė ulėrijė akoma? Ajo ėshtė!
    -Tani do tė marrim vesh tė vėrtetėn. Ajo i dinte tė gjitha, nuk duroi dot mė. Duhet t’i tregojė gjėrat si janė, pėrse vdiq Xhuzi? Kush e vrau ? Si e vrau, dua ta di…
    -Nė varrimin e Xhuzit ajo nuk i shikonte dot njerėzit nė sy. I rrinte afėr tė shoqit, i gjori Jozef, qė dridhej, qante dhe shtrėngonte pa u ngushėlluar dot, duart e njerėzve.
    -Drejt e ke! Shpirt njeriu, i mjeri! I ra nė hise kjo shtrigė qė nuk derdhi njė pikė lot pėr tė bijėn. Tani ėshtė i duruar ta dėgjojė e t’i bindet akoma. Ajo rri gjithė ditėn brenda, e mbyllur, kurse Jozefi zbret deri nė Foxhia, punon dy ditė, tre ditė rresht, pastaj kthehet dhe e gjen gruan qė e pret me kėmbėt e para…
    -E dėgjoni? Po ia nis prapė, po klith Ariana, iu them! Tė ketė qenė ajo? Ta ketė masakruar ajo tė bijėn?
    -Shtriga!
    -Vrasėsja!
    -Nuk e shikoj dot me sy!
    -Pati turp tė mbetej me barrė ca muaj pas vdekjes sė tė bijės. Ajo e urrente atė ėngjėll tė gjorė, qė tani na sheh nga lart, qoftė bekuar Jezu Krishti !
    -Mari e virgjėr, ke tė drejtė, i shkoi barku te goja, ėshtė nė muajin e shtatė, e pas ca javėsh do lindė e do sjellė nė dhomėn e vajzės sė vdekur, njė tjetėr krijesė.
    -Ajo ėshtė lubi qė ha foshnjat e saj !
    -Lubi, lubi, e bukur kjo…ha ha ha…Le tė shohim, tė dėgjojmė, tė marrim vesh ē’po bėhet…
    Turma u vu nė rregull, tė gjithė flisnin njėkohėsisht, ishin dakord qė cilido tė ishte motivi i asaj ulėrime, tani Ariana duhej tė jepte shpjegim.
    Me tė drejtėn e shumicės dėrrmuese, qėndruan para portės sė madhe, trokitėn, i bėnė zė Arianės, e thirrėn me emėr dhe e urdhėruan tė hapte derėn.
    Nga dritarja e katit tė dytė, qė shihte sipėr tyre zgjai kokėn Emilia, qė merrej me pastrimin e shtėpisė:
    -Ariana ka vdekur!-e klithi.Ishte e njejta ulėrimė qė kishin dėgjuar mė pėrpara tė gjithė, zbriti poshtė dhe hapi derėn, e si u sigurua e rrethuar nga njerėzit, ra pėrtokė duke humbur ndjenjat
    Banorėt kishin vėrshuar brenda, dera e dhomės sė gjumit ishte e hapur, njė heshtje varri i mbuloi tė gjitha zhurmat. Ariana kishte varur veten nė dollap, akoma me flokėt e shprishur tė mėngjesit, me njė buzėqeshje pa ngjyrė, sikur tė sfidonte kėdo me heshtjen e atyre buzėve qė s’do hapeshin mė, ngjante e qetė, barku i fryrė e tregonte tė bukur, vazhdonte akoma tė lėkundej sikur tė ndjente kėnaqėsi nė atė lėvizje rrotull vetes.
    Burrat e mblodhėn tė parėt veten, e zbritėn dhe ia ēliruan qafėn e nxirė, tė bėrė mavi.
    Dikush provoi t’i bėjė frymėmarje artificiale, i vuri duart dhe e shtypi nė gjoks, qė nuk ishte ftohur akoma, i tentuan tė gjitha mėnyrat.Pastaj ashtu befasisht u kujtuan pėr fėmijėn.
    -Fėmija, fėmija, tė shpėtojmė foshnjėn!
    -Ėshtė akoma gjallė !
    -Nxitoni, ta ēojmė nė ambulator, tė bėjmė tė pamundurėn.
    E ngritėn tė vdekurėn nė krahė, ishin tė bindur qė shpresat ishin tė pakta, por duhej ta provonin.Sikur tė shpėtonte foshnja, atėhere po, kishin bėrė gjestin mė fisnik nė sytė e qiellit dhe tė botės.
    Ndėrkohė pastruesja e shtėpisė e kishte rimarrė veten, po bėnte kryqin e po iu tregonte grave me njė fije zėri, se si e kishte gjetur viktimėn.
    Atė kohė kishin ardhur tre karabinierėt e vetėm tė rajonit tė policisė, edhe ata banorė tė Manfredonias. I detyruan njerėzit tė braktisnin dhomėn. Nisėn tė bėjnė njė kontroll tė detajuar, e morėn nė pyetje pastruesen, u pėrpoqėn mos gjenin njė letėr qė tė sqaronte kėtė vetvrasje.
    Pastaj njeri prej tyre u drejtua nė spital, tė informohej mbi gjendjen e tė vdekurės.
    -Duhet t’i bėsh roje foshnjės, po tė jetė akoma gjallė, e mos e ler t’i afrohet njeri !-po i jepte porositė e fundit shefi. –Kjo ėshtė gjėja mė me rėndėsi qė ka ndodhur nė jetėn tėnde, mos e harro kėtė, dėgjove, sytė katėr, more vesh ?
    Ishte e pamundur mos bėhej lidhja e vrasjes sė Xhuzit me vetvrasjen e Arianės.
    Tė kishte qenė ajo shkaktarja ?
    Nė spital e futėn kufomėn nė njė sallė tė improvizuar operacioni. Ishte njė rrezik qė mund tė merrej kur dihej qė mundėsia e pacientes pėr tė mbijetuar gjallė, qe zero.
    Edhe dy ndihmėsmjekėt e ambulancės ndjeheshin protagonistė e shpresonin tė bėnin njė mrekulli tė paparė duke shpėtuar fėmijėn.
    Rruga zjente nga njerėzit.
    U mor vesh qė Leone dhe Xhovani kishin hipur makinėn, tė zbrisnin nė Foxhia, tė lajmėronin pėr gjėmėn Jozefin.
    I gjori, fatkeqi Jozef. Ai duhej ta merrte vesh tė vėrtetėn. Ishte aq i mirė, e njerėzit mezi prisnin tė vinte, ta shihnin kur vuante, ta ndjenin si do t’i thyhej copash zemra, e pastaj t’i shkonin afėr, ta ndihmonin tė qante, t’i rrihnin shpatullat e t’i thoshin qė i ishin pranė pėr ēdo lloj nevoje. Eh, kėshtu ndodh normalisht me njerėzit e vegjėl tė provincave si Manfredonia.
    Ardhja e policit shkaktoi rrėmujė, zhurmė. Ai u pėrpoq tė shpėrndante turmėn, por nisėn ta pėrqeshin, ta shajnė, ta ofendojnė.Jashtė ambulancės ndodhi njė trazirė e vogėl, e u vu rregull, vetėm kur njeri nga ndģhmės-mjekėt doli me njė pamje serioze, e tha nė mėnyrė tė prerė:
    -Zotėrinj! Ju lutem, zotėrinj! Po bėjmė ēmos t’i shpėtojmė jetėn kėsaj foshnje tė pafajshme! Lutuni nė heshtje, ngrini sytė dhe i kėrkoni zotit njė mrekulli, kemi nevojė, bėj njė mrekulli, Zot!


    & & &

    Jozefi po hante mėngjes nė barin pėrballė ofiēinės ku punonte, kur pa tė vinte drejt tij Xhovani.
    -Lėviz, duhet tė vish me mua nė Manfredonia,-i tha miku i tij dhe i futi krahun, e hoqi tė habitur pas e i shpjegoi qė i kishte kėrkuar lejė drejtorit tė ofiēinės pėr kėtė ditė.
    -Ē’ka ngjarė?-e pyeti Jozefi, nisėn t’i dridheshin gjunjėt, u nxi nė fytyrė, por Xhovani nuk i shpjegoi gjė.Kur u futėn nė makinė pa qė nė timon ishte Leone, i cili i shtrėngoi dorėn dhe i tha: “Mė vjen keq miku im!”
    -Si ėshtė puna?
    -Ariana vdiq! Po pėrpiqemi tė shpėtojmė fėmijėn!
    Makina u vu nė lėvizje, e zhurma e motorit i ngjau njė klithme tė heshtur, tė Jozefit, qė i hapi sytė pa arritur tė shihte gjė veē njė pikėllimi pa emėr.
    Deri nė Manfredonia e dėgjoi atė rrėfim tė kobshėm shumė herė, si nga goja e njerit, ashtu edhe nga tjetri, kur pushonin, ai shpėrthente nė lotė, nuk pėrmbahej, ngrinte zėrin dhe qėllonte me grusht sediljen e pasagjerit.
    -Ishte e thėnė tė bėhej!
    -Tė shpėtojė fėmija!
    -Edhe pak arritėm!
    Ardhja e tyre nė fshat ngjalli nga e para atė eksitim tė ēuditshėm tek njerėzit, turma u bė njė kortezh qė po ndiqte nga pas makinėn, qė kishte ngadalėsuar shpejtėsinė sikur tė kishte rėnė dakord me atė kombinim lėvizjesh.
    U nisėn nė ambulator, por Jozefi, kur shpejtėsia e makinės ishte ulur fare, e hapi derėn nė lėvizje e sipėr dhe u hodh jashtė.
    -Mė lini vetėm,-klithi, e ia dha vrapit duke fshehur vėshtrimin mes shuplakave tė mėdhaja, mos e shihnin qė qante. U fut nė shtėpi.Dy karabinierėt qė kishin dalė nė ballkon tė pinin cigare, sapo e panė, e nderuan duke vėnė dorėn tek cepi i kapelės, komandanti zbriti i pari e kur dėgjoi lutjen e Jozefit, pohoi me kokė. I gjori bashkėshort, kėrkoi tė mbetej vetėm, nė dhomėn bosh ku kishte dhėnė shpirt e ndjera. Nė atė dhomė tė zbrazėt nuk kishte njeri, megjithatė kjo kėrkesė e ēuditshme iu pėrmbush nė ēast Jozefit, qė e mbylli derėn me ēelės pas vetes.
    Ia dha tė qarit, me zė, ishte njė klithmė fatkeqe shpirti. Komandanti e kuptoi qė ai burrė kėrkonte tė ruante dinjitetin, edhe nė atė ēast zije s’donte tė ngjante i dobėt nė sytė e botės.
    -Ē’njeri,-tha me vete e i bėri shenjė ndihmėsit tė mos e shqetėsonte Jozefin pėr sa kohė ai tė kishte nevojė tė mbetej vetėm.
    -Kurvė e dreqit, i dhe fund jetės !-tha me vete Jozefi, duke fshirė sytė e enjtur, si e kuptoi qė e kishin lėnė vetėm policėt.
    U vu nė kėrkim, e ngriti mė kėmbė tė gjithė dhomėn, i luajti edhe vendet sekrete tė dhomės, hoqi pllakėn ku mbanin tė hollat, hapi kasafortėn sekrete, nuk gjeti dot gjė.
    -Tė ketė lėnė gjė shenjė tė kėsaj vetvrasjeje ? Nuk ia mbante tė mė denonconte sa isha gjallė?!
    Truri i punonte i ēakorduar.
    Nga e kishte marrė vesh Ariana krimin e tij?
    T’ia kishte treguar e bija? Xhuzi disa ditė para se tė vdiste, i kishte thėnė qė Ariana dyshonte pėr ta. I kishte rėnė erė ndryshimi i papritur mes babait dhe vajzės, vetė Xhuzi i ishte lutur tė atit t’i jepte fund dhunės, duhej ta mbyllnin atė faqe turpi, ajo, Xhuzi, do gjente forca ta falte, tek e fundit ishte babai i saj. Kjo s’kishte funksionuar, e bija i bėri kėrcėnim, i tha qė po tė mos ndalonte dhunėn mbi tė, do ia tregonte tė gjithėve ē’i bėnte ai kur mbeteshin vetėm. Do t’i fliste edhe mamit pėr kėtė…
    -Tė ketė folur me tė ėmėn, para se tė vdiste?-dhe i kėrcitėn dhėmbėt, ndjeu njė marramendje tė lehtė, por u pėrmblodh. Duhej tė ishte i fortė, ato momente.
    Kontrolloi nga e para. Jo, sikur nėnė e bijė tė kishin folur mė parė, gjėrat do ishin marrė vesh me kohė dhe Xhuzi do ishte akoma gjallė.
    Duhej t’i kishte ndjekur, t’i kishte pėrgjuar, t’i kishte gjurmuar kur bėnin dashuri pas krahėve tė saj…
    Atėhere pėrse nuk kishte folur Ariana!? Mos iu duk e drejtė vdekja e tė bijės?
    Por sikur t’i ishte ftohur e bija, duhej t’i kishte dalė nga zemra edhe ai, Jozefi.
    Por ata kishin bėrė dashuri disa muaj pas vdekjes sė Xhuzit! Ariana kishte ngelur me barrė, pėr historinė e vajzės nuk kishin folur e ai duke u larguar tė punonte disa ditė nė javė nė Foxhia, kishte nisur tė mendonte vėrtet sikur mes tyre kishte nisur tė qepej njė raport i ri, qė kishte qenė gjithė jetėn i lėkundur.
    Pėrse vdiq, atėhere, pėrse e vrau veten? Kjo shtrigė e mallkuar duhej t’i dinte tė gjitha. E vrau foshnjėn qė kishin bashkė, qė mos i jepte kėnaqėsinė e njė mashkulli atij. E kishin parė nė eko, ishte njė mashkull i shėndetshėm, qė do ēonte mė tej, pėrpara, emrin e familjes sė Jozefit.
    E kishte vrarė, bashkė me veten.
    I dinte, tė gjitha, ku ishte prova atėhere? Njė letėr, duhej ta kishte lėnė, patjetėr, njė letėr ku e akuzonte pėr njė marrėdhėnie tė fshehtė, me vajzėn e tij, ku i tregone botės, me zė tė lartė, qė ai e kishte vrarė tė bijėn, duke e qėlluar nė kokė, nė fytyrė, shumė herė, dhjetra herė.
    I ra edhe njė herė nga fillimi, kėrkimit nė dhomė.e hapi derėn, nuk e ēau kokėn pėr patrullėn nė oborr,kontrolloi dhomat e tjera. Nuk gjeti dot gjė.
    Sa do mbushej me frymė, tė rregullonte idetė, u shtang nga mendimi qė ajo mund ta kishte letrėn me vete, nė rrobat e trupit.
    Doli si i marrė nė rrugė, ia dha vrapit, pa u ndalur tė dėgjonte asnjė lloj ngushėllimi, drejt ambulancės ku po bėhej operacioni.
    Aty u shtang nga gjithė ata njerėz.
    Priti ta kishin gjetur letrėn e akuzės, e t’i hidhnin sipėr gurė, ta mbulonin, ta vrisnin, t’i pėrcaktonin fatin e Xhuzit tė gjorė.
    U mat tė kthehej, aq u tremb nga kjo ide, por prapa ishin dy karabinierėt e shtėpisė, qė kur e kishin parė tė ikte nė atė mėnyrė, qenė trembur mos bėnte ndonjė tė pabėrė dhe kishin kėrkuar ta ndalonin tė qetėsohej.
    Vėshtrimet e njerėzve ishin gjithė dhimbje e mirėkuptim.
    -Nuk dinė gjė!-mendoi.
    -I shkreti, i shkreti, i shkreti...-pėshpėrima,duar qė e preknin.Ai ec si njė hero i vrarė, i vrenjtur, nė turmėn qė u hap dhe e la tė kalonte.
    Ndihmėsmjekėt dolėn ato ēaste, e tė gjithė njerėzit e panė qė i shkuan afėr Jozefit, i pėshpėritėn diēka nėn zė, ngritėn shpatullat, u mor vesh qė as fėmija nuk kishte shpėtuar.
    Pastaj e ēuan nė sallėn e operacionit. E vdekura ishte e shtrirė, e Jozefi bėri diēka tė pakuptimtė pėr ndihmėsmjekėt. Nuk i hodhi asnjė sy foshnjės sė paformuar, as vetvrasėses, por shkoi e kontrolloi xhepat e teshave qė ajo kishte patur dhe qė ata ia kishin hequr tė punonin mė tė lirshėm.
    Kur i kishte ndjerė vėshtrimet pyetėse tė tyre, kishte tentuar tė nxirrte njė zė tė butė, duke thėnė:
    -Domethėnė, nuk la asnjė gjė, pėr mua?
    Jo, ata nuk kishin gjetur gjė.
    Atėhere si i dehur, Jozefi doli jashtė, asnjė minutė nuk ndenji me kufomat, ishte si i ēlirėt, sikur tė kishte hequr njė peshė nga shpatullat.
    -Pėrse, pėrse atėhere?
    Filloi tė dridhej.Oh, ishte njė ndjenjė gati euforie, qė s’e kishte provuar kurrė mė parė.
    -U mbyll me kaq,-mendoi, e kokėvarur, hodhi ēapat drejt shtėpisė sė tij.
    -Zoti Jozef, zoti Jozef, prisni, prisni,- ishte klithma qė tashmė e njihnin tė gjithė.
    Pastruesja e shtėpisė sė tij, po vraponte, e ndjekur nga dy gra tė tjera, duke tundur diēka nė dorė.
    Ishte larg tė shihte mirė, njerėzit kuriozė i rrethuan menjėherė gratė, por pastruesja, me tė cilėn ai ishte sjellė gjithnjė si njeri pėr sė mbari, ulėrinte:
    -Do t’ia jap zotit Jozef! Atij i takon ta dijė…
    U kthye me vrap prapa, ēau turmėn me duar, “Moooossss”, klithi kur pastruesja ia dorėzoi letrėn komandantit tė policisė. Po i tregonte qė ishte kujtuar pėr njė fjalė tė thėnė turbull nga zonja Ariana, nė lidhje me varrin e Xhuzit. Me t’i rėnė nė kokė kjo gjė, kishte shkuar urgjentisht nė varrezė, e kishte gjetur kėtė letėr brenda zarfit, pa emėr. Duhej tė ishte e Arianės. Brenda do tė ishte shpjegimi i gjithė krimit tė bėrė.
    -Lexoje, lexoje me zė!-nisi tė nxitė me njė klithmė gjithnjė e mė tė fortė, turma, shefin e policisė.
    Jozefi ishte zbardhur krejt.Shefi e ēeli zarfin, e nxorri letrėn dhe eci drejt Jozefit, ia zgjati atij e foli me njė ton solemn :
    -Duhej ta lexojė ai, mė parė !-sikur tė donte tė respektonte me kėte gjest human, dhimbjen e kėtij njeriu tragjik.
    Me tė patur letrėn nė duar, ndodhi ēudia mė misterioze nė Manfredonia : Jozefi e ndau mė katėrsh letrėn e sa hap e mbyll sytė, me shpejtėsi skėterre, i gėlltiti rresht, njera pas tjetrės, katėr copat e mėdha. Tė kota ishin tentativat pėr ta ndalur, shkoi dėm mundimi pėr ta bėrė t’i nxirrte provat duke i vėnė gishtat nė fyt.
    -Jam i ēmendur, luajta mendsh, i ēmendur,-ulėrinte dhe komandantit tė mbuluar nga njė inat i verbėr, i papritur, qė po mundohej ta mbante, pati rastin t’i shkulte flokėt, ,t’i ēirrte faqen e ta kafshonte nė vesh.

    -Si e katandis humbja e njerėzve tė dashur, tė shkretin njeri!
    E pėr shumė kohė, si histori, nė Manfredonia s’u tregua tjetėr veē dhimbja ēnjerėzore e atij babai bujar, bashkėshorti besnik, qė zhduku nė njė raptus ēmendie provėn e vetme tė vrasjes sė vajzės, tė vetvrasjes sė nėnės sė saj…
    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Eris..

    Sa vjec je ti?

    Eris Rusi, te lumte pena..
    Je prozator i mrekullueshem..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    [QUOTE=Brari]Eris..

    Sa vjec je ti?


    imagjino qe cdo mengjes me duket sikur duhet t'i nis gjerat si para 22 vjeteve. nje "ankth" pa fund, s'kam si ta mohoj.
    ERIS RUSI

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shkruan bukur nganjihere.. kur nuk sforcohesh .. per te bere surpriz..
    vazhdo keshtu thjesht.. duke dhene qarte e hijshem peisazhet e vendeve e portretet e personazheve.. e leri ata te flasin e te tregojne me gjuhen e tyre sa me afer te vertetes.. e sa me pak komento ti vete.. e do te dale nje proze e bukur magnetike.. pra do lexohesh me nje fryme..

    mbas 2-3 vjetesh ti do jesh tregimtar i njohur..ne letersine shqipe..

    nje pyetje..

    cili personazh tek "Te mjeret" .. e beri zhanvalzhanin te ktheje.. te ndryshoje ..te fisnikerohet.. si njeri..?

    her tjater te them pse ta bej kte pyetje..

    Suksese..Eris !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    [QUOTE=Brari]nje pyetje..

    cili personazh tek "Te mjeret" .. e beri zhanvalzhanin te ktheje.. te ndryshoje ..te fisnikerohet.. si njeri..?

    her tjater te them pse ta bej kte pyetje..

    QUOTE]


    Prifti (ipeshkvi) te cilit i vodhi shandanet e arte kur e futi ne shtepi

    Na i thuaj arsyet pse e ben kete pyetje.

    Eris me fal per nderhyrjen
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D&G Feminine : 28-10-2005 mė 15:02

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    goxha e kenduar je ti DG...por une pieta kte cunin..

    qe thua ti.. nejse po e le se eshte teme me vehte kjo..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Nje mike nga Korca,vjet me dhuroi dy libra.Nje nga te dy,ishte dhe nje vellim me tregime "Nje bote kunder meje",autor Eris Rusi.
    Jo vetem mosha qe me habiti,por me impresionoi filozofia e te menduarit e ketij djaloshi gjeni.
    E pra Eris,cdo njeri e ka nje yll,por ky i joti ka ndritur prej kohesh mor djale dhe e ka gjetur rrugen e tij.Te uroj frymezime te pakufishme.

    p.s. tregimet Ditari i nje adoleshenti dhe Nje bote kunder meje,jane me mbreseleneset personalisht.Gjuha jote e shpirtit ka tela shume te holle dhe delikat.

    Urime.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Eshte nje vleresimet me te bukura qe me kane bere ne forum, faleminderit Ard!
    ERIS RUSI

  9. #9
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    kam ndjekur kete histori ne tv, eshte shume e dhimbshme me te vertete....
    dhe ti e ke rrefyer shume bukur, me gjithe zbukurimet personale
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helene : 31-10-2005 mė 18:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •