Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    BASTARDODENTRO Maska e reni00
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Vendndodhja
    * jetoje jetën sic e di unë :-) *
    Postime
    805

    Post Sa eshte ne rrezik Shiperia nga VIRUSI PULAVE?

    Nje nder ceshtjet ne kryesore te mediave boterore eshte VIRUSI I PULAVE...qe tani po rrezikon dhe Europen...Rasti me i afert eshte greqia...
    Po SHQIPERIA sa i kanoset ketij VIRUS?

    MENDIM I PERGJITHESHEM!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gripi epidemik i zogjve ka mbërritur në Ballkan

    rd
    --
    Shoqata e Pularritësve organizon takimin "Të konsumojmë prodhime nga shpërndarja shqiptare". Marrin pjesë politikanë dhe qeveritarë.


    Asnjë rrezik nga shpendët e vendit


    Dje, në një nga mjediset e restorant "Leonardo", Shoqata e pularritësve shqiptarë organizoi një workshop me temë "Të konsumojmë prodhimet e shpendarisë shqiptare. Përveç kryesuesve të kësaj shoqate, merrte pjesë edhe kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, qeveritarë dhe politikanë si dhe fermerë e pularritës të vendit. Në takim e morën fjalën shumë të pranishëm, ndër të cilët edhe zoti Topi, i cili, ndër të tjera, tha se realiteti ynë garanton një konsumim normal të mishit, vezëve, dhe produkteve të shpendarisë shqiptare. "E rëndësishme është që ta ruajmë këtë mjedis të pastër dhe të mos përhapim panik të kotë te konsumatori', tha ndër të tjera zoti Topi. Gjithashtu folën edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, zoti Sallabanda, zoti Durim Hushi, kryetar i Grupit parlamentar të Prodhuesve, nënkryetari i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit Shqiptar si dhe përfaqësues të ndryshëm të organizatave ndërmjetëse midis konsumatorit dhe prodhuesve. Administratori i Përgjithshëm i kompanisë "Floryhen", një nga rritëset kryesore të shpendëve në vend dhe prodhuese më të rëndësishme të vezëve për tregun shqiptar, zoti Ndriçim Fortuzi, duke u uruar mirëseardhjen në emër të Shoqatës së Fermerëve Pularritës Shqiptarë, ndër të tjera tha: "Do të doja të bëja një përshkrim të shkurtër të bizneseve pularritës në Shqipëri:

    Aktualisht në Shqipëri marështohen rreth 5 milionë shpendë të të gjitha llojeve. Peshën kryesore në grupin e shpendëve, rreth 70% të tyre e zënë pulat për vezë dhe për mish.

    Në sektorin e shpendarisë janë investuar rreth 200 milionë EURO, si dhe janë punësuar mbi 12 mijë punonjës. Biznesi i shpendarisë ka ardhur duke u rritur dhe konsoliduar nga viti në vit me ritme të shpejta. Prodhimi i vezëve në Shqipëri, plotëson 100% nevojat e tregut vendas, madje që nga viti 2000 Shqipëria eksporton vezë në vendet e rajonit si Kosovë dhe Maqedoni. Duhet theksuar fakti se disa kompani shqiptare të prodhimit të vezëve janë çertifikuar për të eksportuar vezë në vendet e BE-së.

    Situata e krijuar ditët e fundit në lidhje me qarkullimin e virusit të gripit të shpendëve në Azi dhe disa vende të Europës, ka tronditur shumë edhe prodhuesit shqiptarë të vezëve dhe mishit të shpendëve, si rezultat i panikut të përhapur tek konsumatori shqiptar.

    Ky ndikim duket qartë në treguesit e shitjeve, të cilët për vezën kanë rënë 30-40%, ndërsa për mishin e shpendit shitjet pothuajse kanë rënë 100%.

    Prania juaj këtu na jep ngrohtësi, mbështetje për të sqaruar opinionin publik se në Shqipëri nuk ka grip shpendësh dhe për rrjedhojë të konsumojnë pa frikë produktet e shpendarive tona vezë e mish pule, sepse ato janë të freskëta, të shëndetshme dhe të kontrolluara mirë nga organet kompetente. Veza njihet si kuruese e sëmundjeve të ndryshme si ato të lëkurës, gjakut, tiroideve, diabetit, të sistemit nervor, reumatizmës, zemrës, tensionit. Veza gjithashtu mbron mëlçinë, ndihmon në rritje dhe është shumë e mirë për konsum nga fëmijët, gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri. Edhe pse veza ka shumë vlera kurative, është fakt që konsumi në Shqipëri i saj është shumë i ulët, rreth 100 kokrra/frymë në vit, kundrejt 280 kokrrave që është në vendet e BE-së dhe 310 kokrra në Japoni. Një tregues kaq i ulët për vendin tonë, është i lidhur me nivelin e zhvillimit të industrisë ushqimore, e cila po ecën me ritme shumë të ngadalta e për rrjedhojë duhet nxitur e stimuluar".

    Më pas, të pranishmit shijuan një drekë, menuja e së cilës përbëhej vetëm me prodhime nga shpendaria shqiptare. Takimi u përcoll me një interesim të madh nga ana e medias.

    Sulë Cakoni


    ---------

Tema të Ngjashme

  1. “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  2. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  3. Të dhënat fosile hedhin poshtë evolucionin
    Nga monarku në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  4. "Shqipëria etnike është projekt antievropian dhe civilizues"
    Nga Irfan në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 15:23
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •