NGA MUHAMED VELIU / LONDĖR
REVISTA SHQIP


Mirela Bogdani takohet me "Zonjėn e Hekurt" qė la gjurmė nė histori.
Hollėsitė e takimit privat me ish-kryeministren angleze, baroneshėn
Thatcher.

Pėr herė tė parė njė shqiptare ka mundur tė takohet me ish-
kryeministren britanike, baroneshėn Margaret Theēer. Mirela Bogdani,
ish-kryetare e Forumit tė Gruas republikane shqiptare dhe aktualisht
anėtare e Partisė Konservatore Britanike, ishte e ftuar nė njė darkė
speciale, organizuar nė Londėr nga "Conservative Way Forward", me
rastin e zgjedhjes sė Margaret Thatcher, 30 vjet mė parė, si lidere
e Partisė Konservatore. Dr. Bogdani, e cila aktualisht jeton nė
Britaninė e Madhe dhe punon si pedagoge e "Politikave tė Bashkimit
Europian" nė Universitetin e Kardifit, pati rastin pėr disa minuta,
nė njė audiencė private, tė bashkėbisedojė me "Zonjėn e Hekurtė",
siē njihet ndryshe Margaret Thatcher.

Si u bė i mundur takimi juaj me zonjėn Thatcher?

Pjesėmarrja ime nė kėtė takim u bė e mundur nga fakti qė, veē
anėtarėsimit nė Partinė Konservatore Britanike, unė jam prej mėse
njė viti anėtare e grupit "Conservative Way Forward", grupi
Thatcherian i djathtė i partisė, qė ėshtė krijuar pikėrisht pėr
mbajtjen gjallė, ruajtjen dhe avancimin e ideve, parimeve dhe
ideologjisė Thatcheriane, nė gjirin e Partisė Konservatore,
presidente e tė cilit ėshtė baronesha Thatcher. Nė aktivitetin qė u
zhvillua me rastin e kėtij pėrvjetori, ishte organizuar njė pritje
dhe darkė, ku kishte njė numėr tė madh tė ftuarish, por unė pata
fatin tė jem e ftuar nė pritjen private prej 30 vetash me
pėrfaqėsues nga Kuvendi dhe Dhoma e Lordėve. Ndoshta arsyeja pėr
kėtė, siē u shpreh dhe kryetari i CWF, Chris Chope (anėtar i
kuvendit) ishte se "ne nuk kemi shumė anėtarė tė partisė sonė apo tė
grupit CWF nga Europa Lindore, aq mė tepėr nga njė vend si
Shqipėria, qė tė jenė kaq Thatchēerianė nė bindje dhe parime si ju".

Ēfarė biseduat konkretisht?

Pasi i thashė sa e lumtur dhe e nderuar ndihesha tė takohesha me tė
shtova: "Znj. Thatcher, unė vij nga Shqipėria dhe, siē mund ta dini,
vendi ynė vuajti pėr rreth 50 vjet njė nga diktaturat mė tė egra dhe
ishte vendi mė i izoluar i Europės. Gjithsesi nė izolimin dhe
ideologjinė komuniste, emrat dhe fama e vetėm dy prej politikanėve
britanikė mundėn tė depėrtojnė dhe tė bėhen tė njohur te ne: ai i
Churchillit dhe i juaji, znj.Thatcher. Kontributi juaj nė pėrmbysjen
e komunizmit nė Europėn Lindore ėshtė i jashtėzakonshėm dhe prandaj
ne ju jemi shumė mirėnjohės". Ajo u pėrgjigj: "Tė faleminderit
shumė, e dashur, mė vjen shumė mirė qė i dėgjoj kėto fjalė". Ajo qė
mė bėri pėrshtypje ishte qė fjalėt dhe vėshtrimi i saj ishin aq tė
ngrohtė, shumė larg pėrfytyrimit qė kisha krijuar pėr tė si e
famshmja "Zonja e Hekurt".

A ishit e emocionuar gjatė takimit, pasi besoj do tė ketė qenė njė
takim impresionues?

Po, isha shumė e emocionuar para dhe gjatė takimit dhe kjo sepse tė
parit nga afėr dhe takimi me tė ka qenė njė ėndėrr qėkur fillova tė
ingranohem nė politikė. Margaret Thatcher ėshtė idhulli im, heroina
ime (siē i thonė kėtu "my role-model"). Ajo ėshtė inspirimi nė
karrierėn politike qė kam nisur, jo vetėm pėr faktin qė pėrbėn
shembullin e njė gruaje tepėr tė suksesshme nė politikė, por mbi tė
gjitha sepse vlerėsoj cilėsitė e saj si integritetin, kurajon,
eficiencėn, pėrkushtimin si dhe ndaj tė njėjtat bindje, ide dhe
parime, tė njohura me emrin "ideologjia Thatcheriane".

A ndjeheni e lumtur tani qė ėndrra juaj pėr tė takuar zonjėn
e "Hekurt" u bė realitet?

Miqtė, tė afėrmit dhe shokėt e mi, tė gjithė e dinė admirimin tim
pėr kėtė grua tė rrallė qė la gjurmė jo vetėm nė historinė dhe
politikėn britanike, por edhe atė botėrore, pėr kryeministren me
qeverisjen mė tė gjatė nė Britani gjatė gjithė 150 viteve tė fundit.
Prandaj, tė takohesha me Margaret Thatcher, ta shikoja nga afėr, tė
shtrėngoja duart dhe tė bisedoja mė tė ka qenė njė nga ėndrrat e
jetės sime dhe jam shumė e lumtur qė arrita ta realizoj kėtė
ėndėrr.

Dr. Bogdani, ju vendosėt ta linit profesionin e mjekes pėr t'u bėrė
politikane dhe karriera juaj pėsoi njė ndryshim "kursi" nga shkencat
mjekėsore nė ato politike. Si ndodhi kjo?

Pėr mua ka qenė njė sfidė e vėrtetė ndryshimi i kursit tim tė
karrierės nga shkencat mjekėsore nė ato politike pėr shumė arsye: sė
pari, sepse mjekėsia dhe politika janė dy fusha shumė tė ndryshme
nga njėra-tjetra, ku nga ana pragmatike dhe materiale (ndoshta dhe
prestigjioze) e para ėshtė shumė mė tėrheqėse se e dyta. Sė dyti,
sepse u detyrova qė kėtė kthesė ta bėjė nė njė moshė jo fort tė re
dhe sė treti, ta filloj nė njė vend tė huaj. Pra, ishte njė
ndėrmarrje qė kėrkonte iniciativė e guxim, po e rėndėsishme ėshtė qė
kuptova qė kjo ėshtė ajo qė mė pėlqente tė bėja dhe qė mė sjell
kėnaqėsi. Fatkeqėsisht njerėzit duhet tė vendosin pėr gjėra tė
rėndėsishme tė jetės nė moshė jo fort tė rėndėsishme (d.m.th. tė
pjekur dhe me eksperiencė), pėrfshi kėtu profesionin qė duhet tė
zgjedhėsh nė jetė. Ndryshimi i kursit tim tė karrierės erdhi shumė
gradualisht. Pas njė periudhe 4-vjeēare angazhimi nė Partinė
Republikane, politika nė fund po mė kthehej nė njė pasion, megjithė
sfidat qė mbarte, aq mė tepėr pėr njė femėr. Sa mė thellė hyja, aq
mė shumė mė tėrhiqte, siē thonė kėtu "Politics is addictive"
(politika tė bėhet sėmundje). Kėshtu, gradualisht erdhi braktisja e
profesionit dhe vendimi pėr t'i hyrė karrierės sė mirėfilltė
politike. Nė vjeshtėn e vitit 2002 u largova nga Shqipėria dhe
fillova nė "Cardiff University" (UK) njė program Masteri (MSc) mbi
politikėn dhe politikat publike nė vendet e Europės Perėndimore dhe
nė Bashkimin Europian. Pak muaj pasi erdha nė UK, u angazhova nė
Partinė Konservatore Britanike, duke u bėrė anėtare e njė prej
partive tė djathta mė prestigjioze nė Botė. Ky angazhim si dhe puna
si investiguese pėr grupin kuvendor konservator nė Asamblenė
Nacionale tė Uellsit gjatė vitit tė kaluar, pėrbėn njė eksperiencė
shumė tė mirė pėr mua nė politikė.

Zonja Bogdani me ēfarė po merreni tani? Pas suksesit tė botimit tė
librit tė parė pėr aderimin e Shqipėrisė nė BE, a parashikoni tė
botoni nė libėr tė dytė?

Aktualisht, punoj si lektore (petagoge) nė Universitetin e Kardifit
dhe jap lėndėn e "Integrimit Europian" dhe atė tė "Politikave tė BE-
sė". Lėndėt mė pėlqejnė shumė, jo vetėm se janė shumė interesante
dhe tė informojnė me gjithė zhvillimet qė ndodhin nė Europė dhe
Botė, por edhe sepse njė nga fushat e mia tė interesit ėshtė
marrėdhėniet Shqipėri-BE dhe perspektiva e saj, e cila shpresojmė tė
finalizohet nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt me hyrjen e vendit
tonė nė familjen e Bashkimit Europian. Kjo ėshtė fusha ime e
interesit, po edhe e studimit, sepse gjatė tre viteve tė fundit,
gjithė punimet e mia kanė qenė nė kėtė subjekt: fillimisht
dizertacioni, pastaj libri i botuar vjet (i dyti i imi dhe i pari nė
fushėn e politikės) me titull "Shqipėria dhe BE: Integrimi europian
dhe perspektiva e pranimit". Momentalisht po mbaroj (sė bashku me
Prof. John Loughlin), versionin e dytė tė librit, qė do tė jetė mė i
zgjeruar dhe mė analitik se i pari dhe do tė botohet vitin qė vjen
nė UK.

Ju morėt pjesė nė kongresin e fundit tė Partisė Konservatore. Ē'mund
tė na thoni pėr mbresat qė ju la ky aktivitet?

Po, unė mora pjesė nė konferencėn e fundit tė Partisė Konservatore,
ngjarja mė e rėndėsishme politike e vitit, e cila sivjet u bė nė
Blackpool. Sigurisht, kongreset e partive kėtu janė aq tė ndryshme
nga ato tė partive shqiptare dhe kėtu s'kam parasysh vetėm nga
niveli i pėrkryer i organizimit, niveli shumė cilėsor i fjalimeve,
diskutimeve e debateve, shumėllojshmėria e mbledhjeve tė veēanta e
tjerė. Ajo qė mua mė bėn pėrshtypje si e ardhur nga njė vend nė
tranzicion si i yni, ėshtė nė radhė tė parė niveli i demokracisė nė
parti (qė pėrbėn defektin kryesor aktualisht nė partitė shqiptare).
Nė lidhje me kėtė mė kujtohet gjithmonė viti i parė kur dėgjova pėr
konferencėn. Unė isha mėsuar me njė eksperiencė tė tillė nė Shqipėri
me pėrzgjedhje delegatėsh nė kongres (mundėsisht favoritėt e
kryetarit apo `leadershipit' tė partisė). Kur njė nga kėshilltarėt
lokalė mė pyeti "a do tė shkosh nė konferencė?", unė u
pėrgjigja: "Pse s'e keni me delegatė e ftesa ju?" Ai qeshi dhe mė
tha qė mjaftonte tė hapja websit-in pėrkatės nė internet, tė
plotėsoja formularin dhe tė bėja njė pagesė (dhe sigurisht pas
verifikimeve qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet e sigurisė) dhe do tė
isha "delegate nė kongres". Pra, konferenca, ngjarja mė e
rėndėsishme politike e partisė, ishte e hapur pėr ēdo anėtar qė
dėshironte tė merrte pjesė. Gjėja e dytė qė mė bėn pėrshtypje ėshtė
nė zgjedhjen e liderit tė partisė. Ndryshe nga eksperiencat
shqiptare ku kryetari i partisė zgjidhet, apo mė mirė vendoset nga
njė grusht njerėzish dhe me turlilloj makinacionesh, kėtu
pėrkundrazi ai ėshtė njė garim i ndershėm dhe i hapur, qė i mundėson
anėtarėve tė zgjedhin individin qė paraqet cilėsitė mė tė mira dhe
alternativėn mė tė mirė tė `leadership'-it. Jo vetėm kaq, po
pėrzgjedhja e liderit tė ardhshėm (qė ishte ēėshtja me e rėndėsishme
e konferencės sė kėtij viti) nuk do tė bėhet vetėm nga votimi i
anėtarėve (konservatorė) tė kuvendit, por nga tė gjithė 300.000
anėtarėt e thjeshtė tė Partisė Konservatore nė tė gjithė Britaninė.
Demokraci, shumė larg asaj demokracisė sonė tė brishtė nė Shqipėri.