A e keni menduar se cdo te ndodhte sikur nje shtetas i huaj te kerkonte nenshtetesine shqiptare se cdo te ndodhte ?.....
Une jam shtetase shqiptare dhe jetoj jashte vendit per me shume se 10 vjet dhe kam shtetesine e ketij vendi dhe te drejta te barabarta me te gjithe njerzit qe jetojne ne kete shtet.
Para 1 muaji vendosa te vija ne Shqiperi pas nje periudhe 10 vjecare, dhe isha shume e kenaqur qe po i tregoja femijes sim vendlindjen time :-).
Peripecite e udhetimit tim filluan qe ne aeroportin e Rinasit ose Mather Tereza's aeroport:-(.Ne momentin qe isha duke dale nga aeroporti te takoja te afermit e mi nje kontrollor atje me tha te kethehesha mbrapsht dhe te coja gjithe bagazhet per kontroll kete kerkese ma beri ne gjuhen angleze per arsye se degjoi qe flisnim anglisht pasi u kontrolluan bagazhet dhe u bene kureshtare per shume gjera dhe donin recetat e dyqaneve ku i kisha blere kalova me ne fund te takoja te afermit e mi.
Mendova se me kaq mbaroi po ky ishte vetem fillimi i pushimeve time ne vendlindje :-(.
Diten qe une mberita ne Tirane me mbaronte afati i pashaportes Shqiptare dhe mendova meqenese jam ne Shqiperi te nxjer pashaporten e re se ku dihet se kur kethehem serisht, gjithashtu kisha menduar ti jepja shtetesine shqipetare dhe femijes po mbas 1 jave ndrova mendje:-(.
Aplikova per pashaporte si gjithe shtetasit e tjere Shqiptare pagova dhe me thane qe per 10 dite do merja pashaporten. Dhe une i besova, kethehem mbas 15 ditesh te mar pashaporten po dokumentat e mija nuk gjendeshin ne asnje sirtar :-(. Kontaktova autoritetet e vendit atje dhe i thashe si ka mundesi qe dokumentat e mija nuk gjenden ? .... me thane je e sigurt qe ke aplikuar? :-((((( megjithese faturen qe kisha paguar per pashaporten e kisha ne dore.Nderkohe qe isha duke pritur per te mare pergjigje se ku ishin dokumentat e mija nje nga njerzit qe priste ne rradhe me pyeti se nga vija dhe pasi e mori vesh qe vija nga jashte vendit me tha se pa pagur mire e mire skisha per te mare pashaporte:-(((((((nqs skisha dhe ndonje te njohur kuptohet(po une kam kaq vjet qe jam larguar dhe s'njof me njeri). pas disa oresh kerkimesh per te gjetur dokumentat e mija me thone se dokumentat ishin gabim dhe ishin hequr menjane sepse nuk kuptohej qarte nje germedhe nqs doja pashaporte duhet te aplikoja nga e pare dhe te beja dhe pagesen e re sepse ato dokumenta skishin me vlere
dhe mbas disa argumenteve qe pata me disa punonjes atje me thane se sdo ma jepnin pashaporten ndonjehere dhe se do ngelesha ne Shqiperi dhe sdo ikja dot ne vendin ku jetoj per momentin:-( sa e dhimbshme shtetase shqiptare e lindur dhe e ritur atje smund te merja dot pashaporten shqiptare kurse ketu ku jetoj vetem per 10 vjet kam cdo te drejte dhe ska asnje arsyje perse duhet te jap lek nen banak si i thone sepse jam shtetase dhe te gjithe shtetasit kane te drejte te paisen me pashaporte.
Pashaporten Shqiptare e mora po ate dite me menyra qe dhe ju i dini shume mire s'eshte nevoja ta shpjegoj ketu, po po mendoja po sikur ashtu dhe si ne emigrojme ne vende te ndryshme te botes dhe kerkojme nenshtetesine dhe pastaj pajisjen me pashaporta cdo te ndodhte sikur dhe ne vendin tone te vinin emigrante dhe te kerkonin shtetesine dhe pashaporten shqipetare?.....
Une mendoj se punonjesit e pashaportave atje do ishin bere mliardere se miljonere jane e jane.........![]()
Krijoni Kontakt