Berisha, anulohet vizita nė Prishtinė
N. P
TIRANĖ-Anulohet takimi i planifikuar i kryeministrit Sali Berisha me tre kryeministrat e vendeve tė rajonit nė Prishtinė. Kanė qenė arsye tė nxjerra nga kryeministri malazez, Milo Gjukanovic, tė cilat kanė anuluar takimin e kryeministrave tė Malit tė Zi, Shqipėrisė, Kosovės e Maqedonisė. Burime nga Kryeministria kanė konfirmuar mbrėmė vonė faktin se takimet e parashikuara tė kryeministrit Berisha nė Prishtinė janė shtyrė pėr njė kohė tė pacaktuar. Ishte parashikuar dhe pritej qė Sali Berisha tė takonte kryeministrat e fqinjėve tanė, mė tė cilėt, ndėr tė tjerash do tė bisedonte dhe do tė shprehte mendimin e Tiranės zyrtare pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Nėse takimi nuk do tė anulohej nga kryeministri malazez Gjukanovic pė arsye ende te panjohura, Berisha do tė nisej gjatė paradites sė nesėrme pėr nė Prishtinė dhe ishte parashikiuar qė vizita e tij tė zgjaste dy ditė. Gjatė kėsaj vizite tė anuluar, kreu i ekzekutivit do tė takonte kryeministrin maqedonas, Vlado Buēkovski, atė tė Malit tė Zi, Milo Gjukanovic dhe kryeministrin e Kosovės, Bajram Kosumi, tė cilėt nė njė zė janė shprehur pėr pavarėsinė e Kosovės. Ideja pėr zhvillimin e njė tryeze mes tyre ka qenė e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, iniciativė kjo e pranuar sė fundmi edhe nga kryeministri i Kosovės gjatė vizitės qė pati nė Tiranė.
Ftesa e kryeministrit Sali Berisha vjen pas takimeve kokė me kokė qė ka zhvilluar me secilin prej tyre.
Nė kėtė tryezė gjerėsisht do tė diskutohej pėr ēėshtjen e Kosovės dhe tė ardhmen e saj. Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha do tė shprehte edhe qėndrimin e qeverisė shqiptare pėr pavarėsinė e Kosovės dhe garantimin e tė drejtave e lirive tė serbėve dhe pakicave tė tjera si njė kusht thelbėsor pėr paqen dhe stabilitetin nė Kosovė dhe rajon. Qeveria shqiptarem ndėr tė tjera, nė takimin e ardhshėm do tė inkurajojė gjithashtu udhėheqėsit kosovarė tė angazhohen nė dialogun me Beogradin paralelisht me procesin e pėrcaktimit tė statusit. Anulimi i kėtij takimi ka sjellė dhe anulimin e njė takimi qė ishte parashikuar tė kryhej mes presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova dhe kryeministrit Berisha. Ky takim ishte parashikuar nė axhendėn e kryeministrit Sali Berisha.
Shekulli
Krijoni Kontakt