Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Rugova: Dënoj gjuhën e urrejtjes të presidentit iranian ndaj Izraelit

    Presidenti i Kosovës dënon gjuhën esktreme të urrejtjes të Presidentit iranian ndaj Izraelit

    Prishtinë, 1 nëntor - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dënon fuqishëm gjuhën esktreme të urrejtjes ndaj Izraelit që përdori Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, javën që shkoi, kur kërkoi "fshirjen nga harta" të Izraelit.
    "Gjuha që ka përdorur Presidenti iranian është thellësisht antinjerëzore dhe në kundërshtim të plotë me rregullat ndërkombëtare.
    Bota demokratike kaherë ka hequr dorë nga logjika e fshirjes nga faqja e dheut e kombeve të caktuara.
    Jemi të ndjeshëm posaçërisht ne, shqiptarët e Kosovës, sepse gjatë shekullit të kaluar ne vetë kemi qenë në shënjestër të kërkesave dhe veprimeve për të na fshirë nga faqja e dheut", - thuhet në këtë deklaratë të Presdentit të Kosovës, të lëshuar nga i zëdhënësi i tij Muhamet Hamiti.


    ----------



    I lumtë !
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Qeveria e Kosovës dënon deklaratën e Presidentit iranian kundër shtetit të Izraelit


    Deklarata e Presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad që Izraeli duhet të eliminohet nga harta janë në kundërshtim me paqen, mirëqenien dhe prosperitetin e popujve. Deklaratat e tilla luftënxitëse janë papranueshme për Qeverinë dhe popullin e Kosovës. Në kohën kur e tërë bashkësia ndërkombëtare është angazhuar për një politikë të bashkëpunimit e jo të urrejtjes, deklarimet provokuese për zhdukjen e shteteve dëmtojnë në thelb mirëbesimin midis popujve dhe procesin e paqes.
    Qeveria e Kosovës i bashkohet qëndrimeve të Kombeve të Bashkuara në dënimin e vendosur të deklaratës së presidentit të Iranit Ahmadinejad për shkatërrimin e Izraelit.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Hera e pare qe po me pelqen Rugova.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Me thane ndrysh kishte me kene marri e e damshme per kosovaret.
    Defend the second amendment

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  5. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-06-2002, 14:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •