Partia demokratike u angazhua para dhe pas fushates elektorale se do luftonte korrupsionin , dhe populli Shqiptar e votoi ne mase pasi e shihte me syt e vet qe korrupsioni kishte marre permasa katastrofike per vendin dhe vet familjet shqiptare.
Tani partia demokratike ka pushtetin dhe per mendimin tim po zbaton ne te gjitha fushat aksionin me duar te pastra ,prandaj medova qe te gjitha aksionet e saj ku del hapur abuzimi i socialisteve me pushtetin dhe vjedhjet e tyre te pasqyrohen ne nje teme te vecante ku sejcili te kete mundesi te njihet me bemat e socialisteveper te gjykuar.
dardajan
E Marte, 01 Nentor 2005
ZYRTARET VODHEN 7 MILIARDE LEKET E INVESTIMEVE
Eglantina Nasi
Porosia ka qene e prere: "Me tregoni ku kane shkuar fondet e dhena!". Ministri i ri i Punes Kosta Barka, nuk ka preferuar te zgjatet me tej me sqarime para vartesve te tij. Por ka kerkuar patjeter qe te zbulohet ku kane perfunduar fondet per te cilat ne fakt eshte firmosur, por qe duket se nuk jane vene aspak ne perdorim. Behet fjale per shumen e 700 milione lekeve "te reja), te caktuara si investime per vitin 2005. Por ministri i ri ka mbetur i shtangur kur ka konstatuar se realizimi i ketij "zeri" nuk ka arritur as ne kufijte e gjysmes, megjithese kane mbetur vetem dy muaj kohe para mbylljes se afatit te realizimit te tij. Fakti eshte skandaloz, po te mendosh se behet fjale per nje ministri e cila mbulon sektoret me te ndjeshem sociale te vendit si asistencen sociale, edukimet profesionale apo funksionimin e zyrave te punes, per sigurimin e nje niveli sa me optimal punesimi. Ne vend qe keto fonde te vene ne funksion te realizimit te ketyre objektivave, ato vidhen para kohe nga ana e vete zyrtareve te ministrise se Punes.
Por duheshin "duart e pastra" te ministrit Barka qe te dilnin ne shesh keto afera te bera ne kete ministri, te ngjashme me te cilat nuk eshte aspak cudi qe te kene ndodhur edhe ne ministrite e reja.
Kontrolli nxori fakte tronditese
Sipas burimeve te brendshme, Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale Kosta Barka ka nisur operacionin e "duarve te pastra". Nje grup pune me specialistet me te mire eshte urdheruar te beje kontrollin e investimeve te porositura nga ish-qeverisja socialiste, ne te cilat perfshihen investime me para nga buxheti i shtetit, investime nga burime te brendshme, investime nga burime te huaja etj. Ministri Koco Barka ka mbetur i habitur kur ka konstatuar qe megjithese jane hedhur firma per rreth 700 milion leke "te reja) investime per vitin 2005 realizimi i ketij "zeri" nuk ka arritur as ne kufijte e gjysmes, megjithese kane mbetur vetem dy muaj kohe. Ne siten e kontrollit jane vene dy "thela" te medha, si shumat e dhena per ngritjen e dy qendrave te formimit professional ne Elbasan dhe Fier. Nje pike e erret, e shenuar "me laps te kuq" nga ministri i ri eshte projekti "Shperndarja e sherbimeve sociale", ku Banka Boterore se bashku me shtetin shqiptar ka hedhur miliona dollare, por duket se ato nuk dihet ku kane perfunduar. Sipas burimeve te Ministrise realizimi i ketij projekti nuk ka shkuar me shume se 15 perqind kundrejt objektivit per vitin 2005. Porosia ka qene e prere: "Me tregoni ku kane shkuar fondet e dhena!". Ne veshtiresi jane vene si kontrolloret, ashtu edhe firmetaret, tenderuesit dhe urdheruesit, te cilet kundrejt rezultatit do te pergjigjen per vendet e punes, deri per ndjekje penale ne rast abuzimi, shperdorimi ose mosveprimi. Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale Kosta Barka ka plainifikuar qe pas kontrollit do te ndermarre vete nje verifikim personalte investimeve, nje lloj testi edhe per vete kontrolloret dhe ekipin e punes te ngritur vete nga ai.
Ish-ministri Bejtaj ankohej per fondet e pakta
Nderkaq, ish-ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale Engjell Bejtaj eshte ankuar per fondet e pakta te qeverise socialiste qe i caktoheshin atij per sektoret perkates, sidomos per ate te punesimit. Ne nje raport te detajuar te ish-ministrit Engjell Bejtaj lidhur me nxitjen e projekteve te punesimit, nje vit me pare vihej re ankesa per fondet e planifikuara nga ana e qeverise per vitin 2005. Por kush i fitonte ne te vertete edhe ato pak fonde te cilat akordoheshin? Burime te brendshme prane kesaj ministrie, tregojne se pjesa me e madhe e punedhenesve te cilet perfitonin prej tyre, u duhej pse jo edhe te paguanin nen dore specialistet e ministrise se Punes per t'i patur keto fonde. Keshtu, keta zyrtare perfitonin ne menyre te padrejte dyfish, nga njera ane duke vjedhur fondet e shtetit ne rruge e siper te akorduara per te vene ne jete investimet apo projektet e caktuara te qeverise dhe nga ana tjeter, merrnin jo rralle edhe rryshfete nga punedhenesit. Te gjitha keto shkelje, te cilat perfliteshin me me ze te ulet dhe qe diheshin nga te gjithe ne ministrine e Punes, tashme kane rast qe te publikohen dhe pse jo autoret e tyre te ndeshkohen. Duke besuar plotesisht se operacioni "Duar te Pastra" do te vijoje edhe ne ditet e ardhshme dhe jo vetem ne kete ministri me publikimin e shkeljeve dhe vjedhjeve qe jane bere deri tani nga ish zyrtaret e larte te ministrive.
Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur Powered by WebPhotoPro
Krijoni Kontakt