Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Prifti i Fiksit dhe misioni i gazetarit

    Prifti i Fiksit dhe misioni i gazetarit

    E Hene, 31 Tetor 2005


    Pergjigje opinionistit Mustafa Nano

    Nga Filip Cakuli


    Me keqardhje veme re se nje analist i njohur politik nuk arrin te kuptoje mesazhin e nje emisioni ku ne qender paraqitet nje prift katolik, i cili zhvishet lakuriq para kamerave te "Fixit". Zoti Mustafa, pasi jep leksione per fene katolike, duke qene i pafe, na citon pasazhe nga libri i fundit, qe me sa duket po lexon keto dite, te nje prifti legjendar francez, i cili mbetej gjithnje i pakenaqur edhe pas permbushjes se nje deshire seksuale. Duke harruar fare priftin tone, Mustafai rreket te na emocionoje nepermjet nje pyetjeje retorike, se nese do te ishte e drejte ne qofte se prifti i tij francez do te filmohej, ndersa lozte ne shtrat me ndonje konkubine?! Po, do te ishte gabim nese do te vinim nje kamera te fshehte ne dhomen e priftit ne nje kishe diku ne periferi te fshatit, ku ai krejt lakuriq i lexon Biblen nje rrefenjese po krejt lakuriq si ai.

    Ju si njeri i kulturuar e kuptoni qe "Fixi" nuk ka marre persiper rolin e priftit francez qe permendni ju per t'u falur mekatet njerezve te zotit. Natyrisht nuk duam te behemi martire te fese si Martin Luteri, qe i befasuar nga jeta e shfrenuar e prifterinjeve ne Romen e pese shekujve me pare, vendosi ne deren e kishes se Vitenbergut 95 tezat e tij te famshme, me anen e te cilave akuzonte kishen katolike romake per korrupsion etj, etj. Ju e dini qe Kisha pas kesaj e shpalli heretik dhe fundi i natyrshem i tij duhej te ishte djegia ne turren e druve. Do te ishte logjike qe te na shpallte heretike, pushteti ose Kisha, dhe jo Mustafa Nano.

    Pra, nuk jemi reformatore te kishes dhe as te ndonje sistemi tjeter shoqeror. Problemi ne emisionin tone eshte me i thjeshte: te luftojme kunder dukurive qe na nxijne jeten perdite, pa pretenduar se mund t'i zhdukim ato dhe te sensibilizojme opinionin per t'u bere bashke te gjithe kunder tyre. Ne kete suaze e pershendesim zotin Mustafa qe shpreh opinionin e tij per kete teme te ngritur nga "Fixi" dhe jemi te hapur per cdo keshille nga ana e kolegeve dashamires. Po ne nuk kemi nevoje per shume keshilla se dime te gabojme edhe vete kur na jepet rasti.

    Do te ishte me vend shqetesimi i analistit te siperpermendur, nese kamerat e "Fixit" do te na sillnin pamje filmike sensuale nga ndonje manastir i vecuar, ku prifti mekaton me murgeshen, duke mbuluar me carcaf ikonat murale. Por ketu nuk behet fjale per nje eremit, por per nje drejtor shkolle, ku vajzat dhe djemte tane i besohen me shume se kujtdo, njeriut te zotit. Nje grup nxenesish te kesaj shkolle erdhen dhe u ankuan te "Fixi' per ngacmime seksuale te drejtorit te veshur me rroben e priftit. Dhe sic e kerkon profesioni yne, dmth dhe i Mustafait, cuam kamerat, jo per te bere skup, sic shkruan "Korrieri", po per te vertetuar nese kishim te benim me nje monster te tille ne nje shkolle, e theksoj, ne shkolle. Kete gje do ta benin edhe Mustafai, edhe koleget tane te gazetes "Korrieri", e njohur per profesionalizmin e saj.

    Dhe doli ajo qe ju e pate te gjithe ne ekran. Ndoshta analisti yne i mirenjohur ne vend qe te citoje priftin legjendar francez do te bente mire te citonte fjalet e priftit tone, te cilat do te tmerronin jo vetem Mustafane, por gjithe sojin tone. Se drejtori i Don Boskos i fton gazetaret tane te vinin si ekspert ne shkolle per t'i zgjedhur atij nje vajze apo djale te mire, nga nxenesit qe do te regjistroheshin atje. Kuptohet, jo per t'i dhene medaljen e me te mirit ne mesime, por per te kaluar nje nate me drejtorin, veshur me veladon. Ne kete pike, i dashur koleg, nuk kam asnje dyshim se do te biesh dakord, per te mos e lene thjeshte me nje kamera te fshehte, po per te vazhduar me tej se si ka ardhur ky njeri ne Shqiperi per te hapur shkolle, cfare CV-je ka patur dhe kush i kontrollon keta individe, kur thyejne rregullat dhe ligjet e vendit mikprites.

    Pra ketu nuk kemi te bejme me qendrime teologjike, "te nje formimi te rrepte dogmatik e religjoz" dhe as me ato deontologjike per te cilat flet me hollesi analisti yne. Dhe per ta lehtesuar kolegun tone mund te themi se mbron nje budallallek. Kete mbrojtje Muci e ben me sa duket dhe me sa besojme ne, pa e pare me vemendje emisionin. Vecse jo cdo gje mund te pritet holle! P.sh, nje budallallek, prijeni holle sa te doni, ai perseri mbetet i trashe.

    Dhe keshtu, nese per Mustafain eshte cnderuar dhe eshte turperuar nje individ, si ish-drejtori i shkolles "Don Bosko", per mua eshte goditur nje fenomen i rrezikshem, qe ka te beje, jo me personazhin tone, por edhe me gjere. Ne fund te fundit te pakten sensibilizojme opinionin ndaj ketyre shfaqjeve te shemtuara, te cilat na prekin te gjitheve.

    Nje prift apo nje hoxhe qe mekaton dhe mban vete pergjegjesi para Zotit nuk perben objekt te "Fixit", por nese ky individ behet i demshem per shoqerine dhe ne nje fare mase tolerohet nga organet kompetente, atehere ky shnderrohet ne nje personazh i emisionit tone dhe besoj se jemi brenda etikes profesionale dhe deontologjise, gje qe e ka prekur se tepermi Mustafane tone.

    Analisti e mbyll opinionin e tij duke u ngutur te thote shpejt e shpejt se autoret e programit "Fix Fare" kane gabuar rende. Ky deduksion kategorik i kolegut tone, pavaresisht se nuk pajtohemi me te, nuk na shqeteson. Vetem na vjen keq qe nuk na ka kuptuar. Po debati qe celi zoti Nano ka vlere, si per ne, ashtu edhe per ate vete. Se edhe Nano gabon ndonjehere. Por e ka zakon qe ngul kembe ne gabimet e veta. "Erare humanum est, stultum in erare perseverare", thoshin latinet.

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Cja paska bere mire Filipi ketij Muços.E pra Shoku Mustafa shikoji me thelle gjerat se ka te tjere me te zgjuar.
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  3. #3
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Ky prifti la nam,

    pu pu pu

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anėtarėsuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    E pra e Mustafai e ka gabim kurse fiksi, qe ben ne shumicen e rasteve shantazhe e ka shume mire.

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Spiro Prifti, mjeku qė shėroi me qindra pacientė ..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 03:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •