Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Koshtunica kërkon mbështetjen e Greqisë për Kosovën

    Kryeministri Karamanlis: Greqia mbeshtet qendrimet e Serbise per Kosoven

    Ora: 13:10
    Nga: Daniela Bonollari

    ATHINE (31 Tetor)-“Qeveria greke i pranon qendrimet qe paraqiti Serbia ne Keshillin e Sigurimit te OKB. Mendoje se zgjidhja per statusin e Kosoves duhet te mbeshtetet ne parimet universale te Kartes se OKB-se, Rezoluten 1244 te organizates boterore dhe parimet dhe kriteret e Bashkimi Evropian (BE)". Ky eshte konstatimi nga takimi i kryeministrave te Serbise dhe te Greqise, Vojisllav Koshtunica dhe Kostas Karamanlis, te mbajtur sot ne Athine ne kuader te vizites dyditore te kryeministrit serb.

    Sipas Karamanlis zgjidhja per statusin e Kosoves nuk mund te jete rezultat i imponimit, “por e dialogut ndermjet te dy paleve, asaj serbe dhe asaj kosovare”. Edhe Koshtunica deklaroi se pas fjalimit te tij te henen e kaluar ne Keshillin e Sigurimit, ai ka preferuar te vizitoje "Greqine mike" per te fituar mbeshtetje per qendrimet qe ka parashtruar ne OKB rreth zgjidhjes se statusit te Kosoves. Dy kryeministrat kane biseduar edhe per marredheniet bilaterale ndermjet dy vendeve, si dhe per meremetimin e manastirit Hilander qe ishte demtuar nga zjarri, te cilin Koshtunica do ta viziotje te marten. (Makfax/Balkanweb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pesë pikat greke për zgjidhjen e statusit të Kosovës

    Athinë, 1 nëntor - Qeveria greke do të përdorë lidhjet e saj ndërkombëtare për të kontribuar ativisht në zgjidhjen e problemit të Kosovës, ka deklaruar kryeministri Kostas Karamanlis në një mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit grek për politikë të jashtme.
    "Greqia si anëtare e Këshillit të Sigurimit dhe e Bashkimit Evropian, por edhe si kryesuese e Bashkëpunimit Ballkanik, është e gatshme që të përdorë marrëdheniet e saja të jashtëzakonshme me organizatat ndërkombëtare, me të gjitha shtetet e rajonit, me SHBA-të dhe Rusinë që aktivisht të kontribuojë në përpjekjet e zgjidhjes së këtij problemi (Kosovës)", është shprehur kryeministri grek.
    Karamanlis ka thënë se qeveria e tij po shqyrton ide dhe propozime shumë konkrete për statusin e ardhshëm të Kosovës të bazuara në pesë pika.
    Pika e parë është që të gjitha palët, e posaçërisht ajo serbe se plotësisht do të përfshihet në negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës; pika e dytë është që statusi i ardhshëm i Kosovës të përcaktohet në harmoni me parimet e Kombeve të Bashkuara dhe në lidhje me perspektivën e afrimit më të shpejtë të mundshëm të rajonit në institucionet euroatlantike, si dhe që me të (statusin e ardhshëm) të forrohet stabiliteti i rajonit. Pika e tretë, sipas Karamanlisit, është që Kosova të ketë "një decentralizim efikas dhe një nivel evropian të sigurimit të minoriteteve dhe sigurinë e serbëve të Kosovës, ndërkaq e katërta është që të mbrohet trashëgimia kulturore dhe të fillojë rindërtimi i monumenteve ortodokse. Pika e pestë dhe e fundit, është që BE të ketë një rol të fortë dhe udhëheqës... sepse zgjidhja (për Kosovën) nuk mund të jetë e përhershme dhe e qëndrueshme nëse nuk do të jetë kë kornizën evropiane, e bazuar në parimet dhe rregullat e Evropës, është shprehur Karamanlis.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17
    Qendrimi i pales greke eshte ne nje linje me qendrimin e Grupin e Kontaktit dhe perpjekjet e propagandes italiane ne Tirane per te penguar Greqine nga cdo rol i mundhem ne arritjen e konsensusit Prishtine-Beograd, eshte nje levizje e deshtuar qe ne gjeneze.

    Greqia e ka ndryshuar politiken e saj te jashtme ndaj Shqiperise dhe ajo do te luaje nje rol te madh prej mediatori midis Tiranes-Prishtines-Beogradit per te bere te pranueshem njohjen e pavaresise se Kosoves edhe nga pala serbe pasi grupi i kontaktit te vulosi pavaresine e Kosoves.

    Vizita e Koshtunices ne Athine eshte nje akt deshperimi i tij tani qe negociatat jane duke filluar dhe vete Rusia e ka braktisur idene e mbajtjes ne kembe te nje Jugosllavie artificale. Ne turin e tij ballkanik, kryeministri Karamanlis vizitoi Prishtinen dhe kjo vizite nuk ka se si te kete impresionuar Beogradin, pasi vete vizita dhe takimet me kreret e institucioneve shqiptare te le te kuptosh qe shteti grek i shikon ato si legjitime.

    Greqia apo Shqiperia nuk kane ndonje te drejte fjale direkte ne negociatat mbi statusin por roli i tyre do te jete madhor pas perfundimit te negociatave dhe kur te gjitha vendet e Ballkanit te vihen perballe nje fakti te kryer dhe do tu duhet te ndermarrin nje vendim per njohjen e shtetit me te ri ballkanik.

    Albo

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Roli i Greqise per statusin e Kosoves fatmiresisht shpresoj te jete minimal, pasi Greqia nuk ka ndonje influence te madhe ne Evrope, e aq me pak ne bote.
    Kur ne Kosove Natoja me Ameriken ne krye filloi te bombardoje serbet mbas gjithe atyre genocideve qe bene kunder shqiptareve, greket u çane dhe u çorren se beri demonstrata kunder kesaj lufte dhe ne mbrojtje te serbeve; kam qene ne Athine ne ate kohe dhe i kam pare e degjuar me syte e mi...ishte nje nga gjerat me te shemtuara dhe te felliqura qe greket bene dhe nuk i rezistuan dot ndjenjave te tyre dhe e nxorren fytyren e tyre (e gjitha kjo dihet per interesat e tyre dhe nga frika e rihapjse se ceshtjes se kufijve)....

    Tani ama fatmiresisht statusi i Kosoves eshte ne rruge e siper, dhe grekeve s'u ngelet gje tjeter pervec te hiqen sikur jane burra te mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 01-11-2005 më 14:28

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Qendrimi i pales greke eshte ne nje linje me qendrimin e Grupin e Kontaktit dhe perpjekjet e propagandes italiane ne Tirane per te penguar Greqine nga cdo rol i mundhem ne arritjen e konsensusit Prishtine-Beograd, eshte nje levizje e deshtuar qe ne gjeneze.

    Greqia e ka ndryshuar politiken e saj te jashtme ndaj Shqiperise dhe ajo do te luaje nje rol te madh prej mediatori midis Tiranes-Prishtines-Beogradit per te bere te pranueshem njohjen e pavaresise se Kosoves edhe nga pala serbe pasi grupi i kontaktit te vulosi pavaresine e Kosoves.

    Vizita e Koshtunices ne Athine eshte nje akt deshperimi i tij tani qe negociatat jane duke filluar dhe vete Rusia e ka braktisur idene e mbajtjes ne kembe te nje Jugosllavie artificale. Ne turin e tij ballkanik, kryeministri Karamanlis vizitoi Prishtinen dhe kjo vizite nuk ka se si te kete impresionuar Beogradin, pasi vete vizita dhe takimet me kreret e institucioneve shqiptare te le te kuptosh qe shteti grek i shikon ato si legjitime.

    Greqia apo Shqiperia nuk kane ndonje te drejte fjale direkte ne negociatat mbi statusin por roli i tyre do te jete madhor pas perfundimit te negociatave dhe kur te gjitha vendet e Ballkanit te vihen perballe nje fakti te kryer dhe do tu duhet te ndermarrin nje vendim per njohjen e shtetit me te ri ballkanik.

    Albo
    Cka te bej Italia ne ket mes? Po e lexon artikullin se cfare thote apo po ja fut kuturu kot, sepse deri dje thoje qe Greqia e mbeshtet pavarsine e Kosoves. Mund te kete greke qe njef ti qe e mbeshtesin sic njoh dhe une plot greke qe as nuk i intereson fare per budallalleqet ne ballkan, se ka dhe njerez te mire si kudo, por kur vjen puna te qeveria, normale qe Greqia do jete kunder. E tregoi me Clintonin qendrimin, mirepo nese e bejne me ket kapsollin qe kemi tani president, ai nuk do ngurroje t'i fshije nje here e mire nga harta brenda 24 oreve. Qe Clintoni i bute thuj shyqyr Zotit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17
    Cka te bej Italia ne ket mes?
    Gazeta Shqiptare dhe Ballkanweb jane gramafoni italian ne Tirane se bashko me disa televizione te hapura nga i njejti grup.

    Po e lexon artikullin se cfare thote apo po ja fut kuturu kot, sepse deri dje thoje qe Greqia e mbeshtet pavarsine e Kosoves.
    Une i lexova te dy artikujt, por nuk e lexova dot gjekundi se ku kryeministri grek ka dale e eshte shprehur kunder pavaresise se Kosoves apo pro lenies se Kosoves nen Serbi. Shiko se mos e gjen ti qe e ke sjelle shkrimin.

    Vetem titulli qe i kane vene ustallaret e Ballkanweb i ve vulen gjithckaje!

    Albo

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Gazeta Shqiptare dhe Ballkanweb jane gramafoni italian ne Tirane se bashko me disa televizione te hapura nga i njejti grup.

    Une i lexova te dy artikujt, por nuk e lexova dot gjekundi se ku kryeministri grek ka dale e eshte shprehur kunder pavaresise se Kosoves apo pro lenies se Kosoves nen Serbi. Shiko se mos e gjen ti qe e ke sjelle shkrimin.

    Vetem titulli qe i kane vene ustallaret e Ballkanweb i ve vulen gjithckaje!

    Albo
    Albo ju pershendes:

    Me vjen keq qe ju kundershtoj por nese me ke njohur sadopak, ne shkrimet e mia jam mjaft i ashper per te shprehur te verteten. Mos bejme politike Albo djali sepse ajo(Politika) eshte nje labirinth pa rrugedalje, t'i thjeshtezojme disi gjerat dhe ti themi ashtu sic jane ne te treja planet qe vijoj me poshte.

    1) Historia e dy shteteve nder shekuj Greqi-Shqiperi

    Te gjithe e dime miresine e Greqise ndaj shqiperise nder shekuj, fillo qe nga ortodhoksia bizantine qe ketij kombi i imponohej lutja dhe mesha ne gjuhen greke. Le te vime ne kohen e rilindasve ku ekstremiteti grek njohu kulmin e tij deri ne vrasjen e njerezve me te ditur te ketij kombi psh Themistokli Germenji.

    2) Greqia ne luften e dyte boterore dhe Shqiperia

    Ishte i vetmi vend Greqia qe akuzoi shqiperine per bashkepunim me okupatorin gjerman dhe ate Italian. Perseri ishte Greqia qe kreu aktin e turpshem te spastrimit etnik te zones se saj veriore nga popullsia Came dhe ajo Maqedonase.

    3) Greqia ne planin Nacionalist kundrejt Shqiperise.

    Nese ka dicka qe ky komb ze vend te pare eshte fobia e tyre nacionaliste e cila kerkon gjak e lufte. Jo me pak se disa here greqia ka ndermarre provokacione ushtarake ndaj shqiperise, fillo nga viti 49 e deri ne vitet 96 kur nje njesi komando greke masakroi nje repart ushtarak shqiptar ne gjirokaster.
    Eshte i vetmi vend Greqia e cila eshte cilesuar nga organizata prestigjoze si Amnisty International mbi nacionalizmin ekstrem

    Dhe ja tani se fundmi dalin ne mbeshtetje te Serbise, Dhe ti Albo thua ku tha karamalis qe jemi kundra pavaresise se kosoves. Urdhero disa fakte albo te bindesh qe Greqia eshte kunder pavarsise se kosoves. Greqia dhe Rusia ishin dy vendet te cilat kundershtuan nderhyrjen ajrore ne kosove prane OKB-se nese te kujtohet. Ishte pikerisht Greqia ajo qe vonoi nderhyrjen ushtarake plot 1 muaj me veton e saj kunder.
    Besoj nuk duhet me shume Albo qe te kuptosh dhembshurine e madhe qe ushqen nacionalizmi ekstrem grek kundrejt nje vendi te vogel si shqiperia qe ne paste rastin gati eshte te na shqyeje, dhe do ta kish bere ne mos egzistonte nje vella i madh sic eshte Turqia.

    Dito.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    Po te shohesh shkrimin me poshte veren nje perpjekje te ethshme diplomatike te Greqise per t'i dal krah Serbise.
    Shqiperia ne vend qe te beje deklarata kodra pas bregut per pavaresi te kufizuar, etj, do te bente mire te levizte konkretisht per te lobuar qe Kosova te marre cfare i takon dhe qe i eshte mohuar per nje shekull. Greqine e Serbine i lidh ortodoksia, ndersa Shqiperia e Kosova kane nje lidhje shume me te forte. gjakun. Do te ishte ne nderin e gjithe asaj qe mund te quhet elite shqiptare te dalin me nje ze per sa i perket Kosoves, e te tere te mundohen te kontribuojne per te.

    Greqia, Bullgaria dhe Rumania do t'u ndihmojnë vendeve ballkanike për në BE

    Makfaks
    Athinë, 17:05, 02-11-05

    Greqia, Bullgaria dhe Rumania së bashku do t'u ndihmojnë vendeve ballkanike që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, deklaroi sot pasdite në Athinë kryeministri grek Kostas Karamanlis.
    Ai shtoi se këto vende përmes Procesit të bashkëpunimit ballkanik do të orvaten që së bashku të ndikojnë edhe mbi zgjidhjen e problemit me Kosovën.
    Karamanlis sot ishte ikoçir i "takimit të trefishtë" me kryetarët e Bullgarisë dhe të Rumanisë, Georgi Përvanov dhe Trajan Basesku, ku ishin të pranishëm në seancën solemne të Parlamentit grek, në të cilën u ratifikuan marrëveshjet për anëtarësimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga km13

    greqia,rumania dhe bullgaria te treja jane deklaruar kundra pavaresise se kosoves po ce do se asnje si pyet pasi jane shtete shume te varfra.ketu ne amerike greket njihen si pjatalares restorantesh dhe gatues asgje me shume.qejfin dhe lekun e kane amerikanet

  10. #10
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    faktikish une e degjva te plote deklaraten e Karamalis (ne prani te kryeministrave bg dhe ru), se sme zinte gjumi. Dhe tha buckoja:
    ..bla bla .. zgjidhja duhet te jete nje zgjidhje brenda institucioneve euroatlantike, perfundimtare dhe jo e perkohshme, e pranuar nga te gjithe, me respekt te vecante per te drejtat e minoriteteve sic indikohet nga europa .. bla .. bla.. (ne perkthim te lire).

    duket qarte qe greqia bashkepunon me serbine ne ceshtjen e Kosoves sepse:
    1- cila eshte zgjidhja e perhershme? ( pavaresia psh? apo federata me autonomi te kufizuar/plote?)
    2 - Cilet jane ato minoritete ne kosove qe duhen respektuar ne zgjidhjen perfundimtare? (shqiptaret apo serbet?)

    ti genti_durazzo psh cdo pergjigjeshe?
    peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  4. Kreu i Kuvendit të Kosovës, me foton e Enverit në shtëpi
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  5. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •