Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Eshte e vertete qe numri i operacioneve ne lindje kudo ne bote eshte rritur shume, por personalisht mendoj se perdorimi i injeksionit epidural (per shmangjen e dhimbjeve) ka nje fare ndikimi....ne pegjithesi jemi nje shoqeri e drejtuar drejt gjerave me sa me pak mundime, kerkojme gjithmone rrugen me te thjeshte dhe pa mundime, dhe kjo shpeshere na ben te harrojme pasojat.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e susglob
    Anëtarësuar
    05-08-2005
    Vendndodhja
    MALDEN, MA
    Postime
    163
    Shume teme e bukur. Urime.
    Eshte e vertete qe ketej nga America preferimi i operacjoneve per lindje eshte shtuar. Kam pare nje emisjon vetem per kete tem. Shume i bukur. Por thosthe qe operacjonet jane bere sepse NENA E ZGJEDH te behet keshtu per arsye te ndrryshme. Personi qe ka hapur kete teme thote qe ne Shqiperi behet sepe doktorrat duan leke. Kjo eshte kmplet ndrryshe dhe jo e drejte.
    Une per vete kam lindur gocen time ne Amerike ne Mass General Hospital (keta nga Mass duhet ta njohin) e konsideroj veten me FAT qe kam lindur ketu pa paguajtur gjysem leku (free care). Dhome me vete vetem une aty, Infermjerja 12ore ne koke vetem me mua biles dilte nga dhoma kur kisha njerez dhe me bente monitoring nga jashte ishte i lidhur computer me monitorin e dhomes time, sa here qe me ikte epidural therrisnim mjekun dhe vinte me. 100 femije beja po te ishte vetem per lindjen aq shume sa degjojme per dhimbje etj etj.

    Nje experience qe kam pasur ne Greqi kam qene ne salle kur ka lindur goca cunit tezes burri tim. My god 10 veta me nje dhome, therrisje infermjeren dhe ajo vazhdonte muhabetin. Une i kam nderruar gjerat qe beheshin pis. Dhe atje keshtu ishte duhet te jepje pak leke. Por me sa dij une ne Shqiperi eshte fare me keq.

  3. #23
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Lol, e di c'po me kujtohet nje Spartak ne Elbasan, kusheri i time eme, 'doktorr grash'. E zhvati nje jevge nga paret para se t'i bente operacion. Nuk e di c'pesoi jevga me pas... infeksion a dicka te tille. Nejse, si perfundim, iu hodhen nje lukuni jevgjish. E ai akoma insistonte, "Jo, mer po hoqa 1 dham' ene mu ka enjt noflla".

  4. #24
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    You know Spartaku, too??? lol (Harroj qe jemi nga Elbasani and know the same people anyway.)

  5. #25
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Jane mjeke

    Nje pyetje kisha ne fillim per juve qe i quani mjeket kasape se bejne "operacion"

    Care pune bene juve dhe sa te kenaqur jini me pagen?

    Une jetoj ne Amerike dhe kam nje shembull te thjeshte per te sjelle. Vete ne shkolle per ekonomist ose llogaritar. Paguan per shkollen cmim material dhe moral se lodhesh vete e di sa. Kur del ne pune te te paguanin me $ 5 ne ore ose 5, 000 leka si i thone andej nga Shqiperia do t'iu vinte mire?

    1. Per punen qe ben mjeket nuk Shqiperi nuk marren as 1/10 e pages qe meritojne. Nga ana tjeter ama jane dhe ata njerez , NUK JANE PERNDI, Q
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  6. #26
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Jane mjeke (Pjesa I)

    Nje pyetje kisha ne fillim per juve qe i quani mjeket kasape se bejne "operacion"

    Care pune bene juve dhe sa te kenaqur jini me pagen?

    Une jetoj ne Amerike dhe kam nje shembull te thjeshte per te sjelle. Vete ne shkolle per ekonomist ose llogaritar. Paguan per shkollen cmim material dhe moral se lodhesh vete e di sa. Kur del ne pune te te paguanin me $ 5 ne ore ose 5, 000 leka si i thone andej nga Shqiperia do t'iu vinte mire?

    1. Per punen qe ben mjeket nuk Shqiperi nuk marren as 1/10 e pages qe meritojne. Nga ana tjeter ama jane dhe ata njerez , NUK JANE PERENDI, qe te jetojne me frymen e shenjte. Kane dhe ata familje dhe duan te jetojne dhe detyrohen te marrin rryshfete. GABIM I MADH QE MARRIN RRYSHFETE POR AJO ESHTE SITUATA DHE GJENDJE NE SHQIPERI. Me c'me kane thene po nuk pagove rryshfet nuk nxjerr dot gje ne drite. Peshku qelbet nga koka. Doktoret mund te jene afer me koken po nuk jane koka ama.

    2. Pastaj nuk jane vetem gjinekologet qe marrin leka, jane dhe mesuesit qe te nxjerrin gjinekolog. Keshtu qe problemi lind qe nje hap me pare. Kur nxjerr nga Universiteti i Tiranes (qe valla eshte ne 5 Universitetet me te mira te Evropes pas nje artikulli ne gazeten Shekulli) nje KASAP, nje njeri pa etike profesinonale pastaj domosdo qe nuk ke te besh me mjek.

    3. Sa per faktin e operacioneve ne Bote

    - Angli (Mbreteri e Bashkuar), Amerike, Kanada niveli i ketyre lindjeve eshte rreth 35 %.
    - Ne Amerike ne vitin 1989 numri i operacioneve u pesfishua nga 10 vjecari i pare per te arritur ne 23 %, ne Kanada per te njejtjen periudhe ku numer u katerfishua.

    Konkluzioni eshte qe ne Perendim vertet lindjet normale ku shtohesh ne spital dhe ha kos a pipeka me gjize per kater dite eshte ulur ne 40%. Lindjet e tjera qe nuk behen me operacion behen me "Induced labor" (te provokon doktori ato shtyrjet qe duhet te jene normale).

    Fundi i pjeses te pare
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  7. #27
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Isomer937
    Care pune bene juve dhe sa te kenaqur jini me pagen?

    Menyra e juaj e te konceptuarit nuk ben pjese ne humanizem!!! Po flisni mbi nje profesion te shejte per te cilin nuk mund te aludosh asgje pasi flet per vete jeten.
    Vete menyra jote e te konceptuarit qe ne momentin e pare te ben te kuptosh qe bisedon me nje person komercial, materialist i cili nuk njeh ligje natyre pervec faktit Sa do mund te Fitoj.
    Ne asnje moment nuk duhet te japesh argumenta te cilat nuk lidhen me mjekesine por e devijojne ate ne fusha krejt barbare sic eshte edhe Kapitalizmi.

    Dito.

    Ps. Shko pyet nje mjek te vertete per pagen dhe une jam i bindur qe do te thote JETOJ.

  8. #28
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Mjeket

    Une nuk jam person materialist mgjate mendo si te duash.
    Bota ku jetojme eshte nje bote materialiste.
    Lekat nuk te bejne te lumtur por ama ne shumicen e rasteve te ndihmojne per te jetuar. Shko pyeti njehere mjeket ne Shqiperi dhe shiko sa mjeke te vertete gjen.

    Ketu ne Amerike, po qe se mjeku gjinekolog ben nje gabim hidhet ne gjyq dhe paguan miliona dollare; nuk po genjej le ta konfirmojne dhe te tjere. Ne Shqiperi po mos linde femija mire eshte akoma me keq se te vrasin fare a te kercenojne.

    Kohet e romanticizmave kane ikur, mjeket nuk jane me mjeket qe shpetonin per pasion, shumica e atyre mjekeve ndihmon ne Afrike ndersa te tjeret mbledhin leka. Ta kam thene mos i shiko mjeket si qenie superiore jane dhe ata njerez kane nevoje dhe deshira, MOS U HABIT fare dhe materiale.

    AMA TRAGJEDIA ME E MADHE ESHTE KUR KE MJEKE TE PAAFTE SI AI SPARTAKU A NDONJE TJETER QE E KANE MARRE SHKOLLEN ME LEKA. DHE KUR TE BEJNE OPERACION NE ZEMER THONE :
    JO MO SI NUK QENKE ZEMRA NE ANE TE DJATHTE

    Me fal nqse replika eshte pak e ashper, nuk dua te te ofendoj, po perpiqem thjesht te te sjell realitetin.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e susglob
    Anëtarësuar
    05-08-2005
    Vendndodhja
    MALDEN, MA
    Postime
    163
    Citim Postuar më parë nga Isomer937
    Une nuk jam person materialist mgjate mendo si te duash.
    Bota ku jetojme eshte nje bote .........
    Une personalisht i shikoj qe ti ke te drejte qe te gjithe sot punojme per leke etj etj. Por ti me kete ide po thua qe mjeket mire e bejne qe marin leke??? Ato mire e bejne kur i japin njerezit leke e i marin por kur tjetri nuk i jep qe ata s'levizin as gishtin e vogel se tjetri skishte ti jepte kete llogjike une nuk e kuptoj.

    Te lutem me jep nje pergjigje te sinqerte sic e ndjen. Ti po te ishe doktorr ose jo doktorr dhe te ishe ne rruge dhe ti bienin te fiket dikujt ti do rrije dhe do prisje ambulancen??? Apo do i thoje sa me jep qe te perpiqem te mbaj gjalle??? (remember he/she is unconcious), apo do hyje me shpirt dhe me 1000% te mundesive tua qe te beje cmos ta shpetoje??? Sepse ti ose cdo njeri ne kete rast nuk paguhesh as nga spitali as nga njeri fare. Atehere cdo ndodhi me kete njeri??? O burra te rrime te gjithe e te shikojme???

    Nuk po e kuptoj se cfare po thua sikur je nga te dyja anet por nuk po behesh e/i qarte ose une nuk po te kuptoj une 100%. Me fal nqs une nuk po te kuptoj jam e sigurt qe do jete faji im por po me dhe pergjigjen e pyetjeve te mia me lart mund te kuptoj se ku eshte shikimi jot. Faleminderit.

  10. #30
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Pse habitemi me mjeket? Ne Shqipri po bejn kerdine politikanet me ryshfete, qe rrin ter diten duke pi kafe edhe qe i kan rrogat e larta, jo nje mjek i thjesht i cili punon me nje pergjegjsi te madhe se ka te bej me jeten e tjetrit, dhe kur vjen puna ka nje rroge me te cilen maksimumi shtyn nje jave.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •