Nomar Garciaparra,Pedro Martinez i pare 9 vjet ,i dyti 7 vjet me ngjyrat e kuqe kishin krijuar nje popullaritet te madh ne Boston,ishin si te thuash heronjte e rinj.Largimi i te dyve mbushi me ndjenja deshperimi fansat e shumte te Red Sox-ve.
Largimi i Johny Damon e varferoi me teper imazhin e ish kampioneve te 2004,jo vetem brenda fushes por edhe jashte saj,pasi "Krishti" ishte nje nga idhujt sidomos i moshave te reja.
Johny Damon ishte heroi i ri,ndoshta pas largimit edhe te Mueller dhe Millar i fundit i Mojkaneve.
Vjet ne prag te krishtlindjeve te 2004 Presidentet e Soxave u bene dhurate fansave kontraten 4-vjecare te capten Varitek.
Te njejten dhurate prisnim edhe kete vit por te urryerrit e New Yorkut me rrufjanesi mbipaguan Damon dhe e rrembyen kur keta tanet po kerkonin letren te mbeshtillnin dhuraten.
Damon la gjurme ne tifozerine tone por dhe ne mbare bejsbollin kur e quajti veten dhe lojtaret e ekipit "idiote",pas ikjes dhe shtrirjes ne krevat me armiqte e perjetshem ,kuptuam se vertet ishte nje IDIOT.Nuk ka si komentohen ndryshe deklaratat kur flistet per Yankes dhe kaq shpejt i quajti "NE".
E falenderojme per gjithcka dha ne keto kater vjet,por kur te rikthet ne Fenway Park,per ne do jete vec nje nga te yrryerrit e uniformes heretike me vija.
Gabimet e drejtuesve te Red Sox nuk kane mbarim.Tani na duhet ne te mbipaguajme lojtare te tjere,pasi edhe cmimet kur ke nevoje rriten.
Soxat ne keto momente gjenden pa first baseman,pa shortstop,pa center field.
Nese Santa ekziston i veshur ne te kuqe si ngjyra e pasionit tone le te vere doren.
Cdo dhurate e mirpritur.
Krijoni Kontakt