Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Dikush nga ju ndryshon titullin e temes se hapur nga une, tema merr kahje tjeter.

    Pata hapur nje teme para pak ditesh qe te diskutojme rreth qendrimit te shteteve aleate te Serbise per negociatat qe pritet te fillojn ne mes Kosoves dhe Serbise per statusin perfundimtar te Kosoves me tiullin: Cfar qendrimi kane shtetet aleate te Serbise rreth fillimit te bisedimeve Kosove-Serbi? Dikush nga moderatoret ka hyre dhe ka ndryshuar tiutullin qe tema ka mbajte dhe e ka shendrruar ne dicka qe une nuk e kam menduar ta hap per diskutim "Qendrimi serb mbi negociatat per statusin e Kosoves" pasi qendrimet serbe per statusin e Kosoves i dijme te gjithe.
    shih:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=56274

    Te njejten verejtje e shkruajta edhe ne temen perkatese, po ju rikujtoj: nese temat e mia nuk perkasin me rregullat e forumit, ose nese dikujt i pengojne ato fshijini me pare se sa te prekni dicka nga origjinaliteti.
    Ariani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ideus : 30-10-2005 mė 09:43

  2. #2
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    ariani kshu e kan kto vdesin icik po nuk ta ndrryshun ose temen ose postimin

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Ariani_KS, ti je regjistruar me 17-03-2005 dhe ke vetem 101 postime ne forum. Forumi ka mbi 3 vjet qe eshte ne perdorim dhe jane hapur me qindra tema para se ti te hyje ne forum. Po te shpenzoje pak kohe te lexoje temat e shkuara ne forumin e ceshtjes kombetare, do shikosh qe cdo shtet ka nje teme me vete ne lidhje me qendrimin e tyre ndaj Kosoves dhe interesave shqiptare.

    Keshtu qe tema jote ose do te kalonte ne kosh si nje teme e dubluar, ose do ti ndryshohej titulli. Dhe une zgjodha qe ti ndryshoj titullin meqe ty te interesante te mesoje qendrimin e shteteve aleate te Serbise, pra qendrimin e pales serbe.

    Problemi nuk eshte i moderimit te forumit, pasi moderatoret e kane per detyre te moderojne diskutimet dhe ndryshojne edhe titujt e temave kur eshte e nevojshme, problemi eshte se ti nuk ke nje kohe te gjate ne forum dhe nuk ke shpenzuar kohen e duhur per te lexuar te gjitha temat e hapura ne ate forum. Ne kete menyre edhe vete ti do te ishe me i mireinformuar mbi ate qe eshte diskutuar ne ate forum, edhe stafit te forumit do tia beje me te lehte moderimin duke mos hapur tema per se dyti dhe per se treti.

    Cfare do te ndodhte ne forum nese cdo anetar do te hapte nje teme te re diskutimi mbi te njejtin subjekt?!

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Albo, ne rend te pare, koha e regjistrimit ne forum nuk me bene te jem i painformuar rreth temave te hapura ketu, pasi une kam mundur ta frekuentoj forumin edhe gjate kohes sa kam qene i pa regjistruar, pa dhene ndonje koment apo hape nje teme te re. Te lidhemi ne ate qe na solli t'i ndrrojme keto fjale. Une kam pare e lexuar tema, qe ti thua me te njejtin subjekt, eshte shume e vertet (ka mese 100 tema te hapura per flamurin) mirepo ti edhe pasi ke shkruar keto rreshta me lart, nuk e ke kuptuar ne esence thelbin se cfar kam kerkuar une..: Une """nuk""" kam kerkuar qe t'i paraqesim qendrimet serbe tek kjo teme, por kam kerkuar t'i paraqesim qendrimet e shteteve "miq", aleatet e Serbise. Dhe tek shkresa jote diku kishe shkruar se na qenka ne interes timin personal te njoh qendrimet e shteteve aleate te Serbise, une kam besuar dhe vazhdoj te besoj se mesimi i qendrimeve te tilla eshte ne interes te gjithe shqiptareve, edhe perkunder se shumicen vec i dijme.

    Pse nuk mund te jete e dubluar kjo teme, si ti e quan, apo edhe me keq e kishe klasifikuar si te tille qe meriton te hudhet ne kosh? Per shume arsye: e para per shkakun se ne Kosove po behet historia sot, dhe pas ndezjes se drites jeshile nga Keshilli i Sigurimit per fillimin e bisedimeve, edhe diplomacite e shteteve te huaja pritet t'i dhezin jeshilet me prononcime dhe deklarata te reja rreth Kosoves. E dyta: nese Kosova po hyne ne nje faze historike, pa dyshim se disa shtete qe prehen tehet e gersherve per coptimin e Shqiperise, fillojne qe tani t'i prehin ato tehe per coptim Kosove, pas heshtjes qe bene ne kohen e satusquos. E treta: arsyeja e vetme dhe e thjeshte ka qene qe analizat, qendrimet e diplomacive te huaja t'i sjellim ne nje vend, ne nje teme te caktuar, e jo duke komentuar neper pika te ndryshme tek temat e shtypit te dites. Me nje fjale, eshte menduar qe te funksionoje si e tille qe te mundesoje grumbullimin e analizave e deklaratave te tanishme per fazen e kesaje kohe ne te cilen Kosova gjendet.

    E katerta: nuk po vazhdoje me arsye tjera pasi nga kjo teme po dalin nentema tjera me te njejtin subjekt, dhe ty te mbetet te me japesh pergjigjen, cfar ndodhe me te tilla tema, i hudhe ne kosh?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Edhe une e kam ngritur ca kohe me pare nje problem te tille per ndryshim e titullit te temave,dhe un personalisht do deshiroja me mir ne kosh se me nje titull tjeter qe nuk i pershtatet asaj qe kam menduar une.

    Ose le ta ndryshojne por ne fund ti ver emrin e tij e jo timin.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Ariani_KS, sic te thashe edhe me lart ne forumin e ceshtjes kombetare do te gjesh nje teme te vecante per cdo vend qe eshte prononcuar, qe nga Rusia e deri ne Amerika, Itali, Turqi, Greqi, Rumani, Bullgari, Austri, Zvicer e me rradhe.

    Po do te sjellesh nje artikull nga keto vende, hidhi nje sy forumit ne fjale, gjeje temen e atij vendi dhe hidhe artikullin ne ate teme. Nese nuk gjen nje teme per ate vend qe ke ne mendje, hape nje teme te re per ate vend.

    Cdo vend i huaj, nje teme me vete.
    Tema qe kishe hapur u kalua ne kosh.

    Albo

    P.S Te gjitha shkrimet pa brendi qe jane replika ose komente personale fshihen. Temat e dubluara ose pa permbajtje hidhen ne kosh.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Albo, une te thash se kam kerkuar te flasim per prononcimet e diteve te sotme, qendrimet e kesaje kohe qe keto shtete kane per Kosoven, e jo ato te shekullit XX.
    Mbase edhe ti je shqiptar sikur une dhe te tjeret, sigurisht se pak egoizem dhe patriotizem gezon ne gjak, keshtu edhe ne kete rast me hudhjen e temes sime ne kosh ty te duket se ke bere nje pune te madhe, mbase nuk ke bere asgje.

    Une kam besuar ne demokracin e ketij forumi, dhe vazhdoj te besoj edhe sot e tutje duke kujtuar se liron energji nga cdo njeri, ashtu si W. Wilson besonte ne demokracine vet.
    Mire ke bere qe ke kaluar ne kosh temen e hapur nga une, kjo mbase eshte me e drejte dhe reale per nje shoqeri sikur ne, qe temat qe jane me rendesi jetike per vendin nuk lejojme te dublohen, kurse te tjera pa ndonje rendesi te madhe mund edhe te pesefishohen. Thash se mire ke bere qe ke kaluar ne koshe per shkakun se kjo ka efektin me pozitiv tek une se sa te hyhet pa leje dhe te ndryshohet teksti i materialit, dhe tema te dale e qoroditur dhe pa koncept.

    Ariani

Tema tė Ngjashme

  1. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  2. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  3. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  4. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •